Close
Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 168
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Ushqimet e paketuara gjysem te gatshme dhe te gatshme.

    Ne ditet e sotme, plot stres dhe gjithnje e me pak kohe ne dispozicion,te ushqyerit eshte kthyer ne nje pune si gjithe te tjerat dhe shpesh here nuk duhet te na marre shume kohe.Ne kohet e sotme edhe grate nuk jan me te afta per te pregatitur ushqimin ose edhe ato qe jane te afta punojne dhe nuk kane kohe te gatuajne edhe ne shtepi keshtu qe shumica e atyre qe jetojne ne perrendim jane te detyruar te perdorin ushqime te gatshme dhe gjysem te gatshme te cilat jane pregatitur neper fabrika .Keto ushqime te mbyllura neper qese dhe kofeksione te ndryshme kursejne kohen e amvisave dhe shpesh here jane edhe te shijshme.
    Kohet e fundit ne Itali kjo industri ka arritur deri aty sa te shese per restorantet konfeksione makaronash te ziera dhe te ngrira nga 20 kg, Keshtu qe ato vetem lihen te shkrihen pastaj merren me enen prej teli qe eshte si rrjet dhe futen ne uje te valuar per tu ngrohur per disa minuta para se te sherbehen dhe ti kujton se po ha nje pjat makarona te fresketa kur ato mund te kene edhe nje vit qe kane zier.
    Nje shembull tjeter eshte ai i qofteve te gatshme ku pasi ngrohen ne mikronde apo furre per disa minuta jane gati per tu ngrene, dhe ketu nuk dua te flas per ate se c'far ka brenda ne qofte pasi do t'ju vije per te vjelle.
    Por dua t'ju tregoj nje gje tjeter akoma me te rendesishme dua tju them qe kur te merrni ne dore nje ushqim te konfensionuar lexoni mir cfar eshte shkruar nga mbrapa dhe shpesh do gjeni nje shkronje te shoqeruar me nje numer, ose do gjeni te shkruar se eshte conservim natyral apo kimik.
    Une do ndalohem tek konservivimi kimik pasi eshte shume i rrezikshem per organizmin.

    Qe keto ushqime te ruajne "freskine" e tyre pra qe te mos prishen, dhe qe te kene nje afat skadence sa me te gjate trajtohen kimikisht dmth ju hiqen enzimet ose bllokojne aktivitetin e tyre kimikisht,pastaj trajtohen me soluzione te ndryshme kimike.
    Per kete eshte hartuar nje liste e gjate e ketyre soluzioneve dhe qe njerzit te mos kuptojne gje ne vend te emrave kimik kane vene nje shkronje dhe disa numra qe i korespondojne soluzioneve te ndryshme .Kjo listi ka qene shume e gjate por shume prej tyre jane ndaluar me ligj te perdoren pasi jane shume te rrezikshme, ndersa shum te tjera ne disa vende jane ndaluar dhe ne disa te tjera jo.
    Ndersa kohet e fundit kane dale teori pseudo shkencore se edhe ato te ndaluarat po ti ulet shume doza nuk jane te demshme prandaj nderhyjne neper qeveri te ndryshme qe te bejne ligje se ne doza te vogla nuk demtojne duke ju lene rruge te hapur industrive qe i perpunojne keto ushqime.Kjo eshte nje loje e dyfishte dhe fitim prurese per te dy Shoqerite shesin prodhimet e tyre dhe shteti paguan me pak pensione pasi vdesin me shpejt.
    Ja dhe disa shembuj te ketyre elementeve kimik qe perdoren ne ushqime.



    E128--eshte ngjyroses i kuq dhe perdoret tek salcicet dhe hamburger
    Strasburgo, 9 lug. (Apcom) e kosideroj kete element shum te rrezikshem sepse mbas asimilimit ne organizem kthehet ne ( Anilina ) qe eshte nje substance kanceroze.per me shume lexoni ketu http://www.laleva.org/it/2007/07/all...geno_e128.html

    E951 Aspartame ose L-alpha-aspartyl-L-phenylalanine-methylester
    Ky eshte nje lloj embelsire qe perdoret neper kafe apo ne te gjitha cmcakezat per ti sheqerosur dhe ne te gjitha embelsirat.
    Cfar eshte ?
    Ai perbehet nga fenilalanina, acido aspartico e metanolo.
    Il metanolo, Kur arrin ne intestino ai shperbehet ne acido formico dhe formaldeide, qe te dy me efekt helmues per organizmin.
    fenilalanina e l’acido aspartico kur merren nga ushqimi jane te nevojshem per org ndersa kur nuk shoqerohen nga aminoacidi te tjere kthhen ne NEUROTOSSINE
    Studimet kane vertetuar se shkakton verberine, probleme neurologici dhe vascolari, tumori, leucemie, dhe sipas studimeve me te fundit rrit shume mundesine e abortit tek femrat.

    E211 Sodio Benzoato
    Perdoret si antimikrob dhe gjendet ne majoneze , dhe ne pjet analkolike (es. coca cola light, fanta, sprite, nestea, ecc)
    Ne organizem kthehet ne acido benzoico, qe eshte nje substance vecanerisht helmuese ,dhe sipas studimit te professor Peter Piper,i dipartimentit biologise molecolare e biotecnologie ne ’Universitą di Sheffield,qe e ka provuar ne qeliza te gjalla konkludoi se Sodio Benzoato demton rende DNA mitocondrile
    Ketu keni listen e plote
    http://www.laleva.cc/alimenti/Enumbers.pdf
    larguar forever

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Faleminderit per informacionet e veēanta dhe te nevojshme qe na sjell dardajan.
    Problemi qendron se eshte e veshtire ti permbahesh te gjitha rregullave per ushqimin, do kushte per tu ushqyer mire.

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    Faleminderit per informacionet e veēanta dhe te nevojshme qe na sjell dardajan.
    Problemi qendron se eshte e veshtire ti permbahesh te gjitha rregullave per ushqimin, do kushte per tu ushqyer mire.
    Nuk eshte shum e veshtire mungon vetem informazioni mbi ushqimin dhe kur shkon per te ngrene apo per te bere pazar zgjedh ato qe nuk te bejne dem , por nuk i di ske se si te zgjedhesh prandaj duhet informazioni ne radhe te pare pastaj vjen edhe dita qe do vendosesh ti kushtosh vemendje ushqimit qe fut ne organizem.

    Ushqimi i gabuar te con dalngadal ne semundje te sigurte dhe vetem ateher do kuptosh se pa shendetin cdo gje tjeter ska kuptim.

    Do kuptosh se sa me i paster eshte ushqimi aq me i fresket dhe energjik do jesh.
    Sa me i paster eshte ushqimi aq me mire me shpejt dhe me lir leviz gjaku neper vena.
    Sa me paster eshte ushqimi aq me shpejt behen reaksionet ne tru si rrjedhoje edhe mendimi e llogjika jane me te shpejte .
    Sa me i paster eshte gjaku aq me te pastra e te kthjellta jan edhe mendimet dhe idete

    Dhe e kunderta nje gjak i renduar e i trashur nga papastertite con ne ngadalesim te reaksioneve ne tru, dhe shpesh cojne ne mendime dhe ide te gabuara.

    Shpeshhere ne nje darke ku haet mish e pihet raki njerezit fillojne e zihen ne mes tyre shahen e ofendohen biles edhe vriten.
    Gje qe nuk do ndodhte nese ata do ushqeheshin ndryshe ne kete darke.

    Nje gjak i trashe dhe i papaster demton enet ku ai kalon njesoj si ai lumi i turbullt qe gerrryen shtratin e tij.
    Nje gjak i papaster e detyron veshken te punoje me kapacitet te plote dhe te sforcuar.
    Te gjith shqiptaret vuajne nga semundjet ne enet e gjakut sidomos Varicet ku enet e gjakut duken edhe me sy se si kane humbur elasticitetin dhe jane deformuar duke grumbulluar gjak ne pika te ndryshme te ketyre eneve.

    Per efekt graviteti keto papasterti kur nuk pastrohen dot nga veshka shkojne ne fund te kembeve dhe krijojne varicet.
    Por kur ato jane krijuar dhe enet jane shkateruar eshte shume veshtire ose e pamundur qe te kthehen ne fazen fillestare.
    Shembull: i thjesht
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 20-01-2008 mė 07:43
    larguar forever

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-07-2007
    Postime
    18
    Si te ushqehemi? Vetem nje luge edhe nje pirua na duhet, dhe ashtu ushqehemi
    Lidhjet e faqeve personale mund ti vendosėsh vetėm tek profili i llogarisė suaj!

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Formula e jetes dhe Vdekjes

    Ose sekreti i jetes shprehet me ane te kesaj formule

    "V" = "F"-- "O"

    "V" = vita (vitalita) = " JETE "

    "F" ose "X" eshte forca qe leviz makinen njeri, dhe qe mban gjalle organizmin.

    "O" = Ostruzione (pengese ferkimi) forca ferkuese qe pengon motorin te punoje ne rregjim ideal dhe te shfrytezohet 100%.

    Asnje motor nuk punon pa ferkim pa humbje te gjithe kane nje koeficient humbje qe eshte ne perpjestim te drejte me oret e punes se kryer pra sa me shume te kete punuar aq me shume rritet edhe koeficienti i ferkimit aq me shume ferkim ka dhe si rrjedhoje edhe humbje te Forces "F" e cila ēon rrjedhimisht ne zvogelimin e jetes " V"
    .

    Pra mund te themi se sa me e madhe eshte "O" aq me vogel eshte " F" rrjedhimisht edhe "V" dhe kur "O" = "F" kemi "V "= 0 pra makina ndalon se punuari ( vdekja).

    Dhe anasjelltas kur "O" eshte shum e vogel rrjedhimisht "F" eshte me e madhe e kemi si rrjedhim "V" (jete) shum te madhe pra me te gjate.

    Per te mposhtur "O" ostruzion (ferkim) ne rrisim artificialisht forcen e motorit "F" por sa me shume e sforcojme motorin "F" aq me shume dobesojme jeten "V".

    Makina njeri duhet pare si nje makine qe punon me ajer-gaz njesoj si nje pompe qe punon me presionin e ajrit dhe me nje qarkullim te brendshem te lengjeve.
    Ne kete makine mushkrite jane POMPA dhe ZEMRA eshte VALVOLA dhe jo e kunderta sic shpjegohet ne mjeksi keto 400 vitet e fundit.

    konkretisht:
    Kontropresioni i jashtem eshte eshte rreth 2,5kg per centimer kuadrat dhe mbas cdo leshimi fryme (espirazione) krijohet nje boshllik ne zgavrat e mushkrive te cilat thithin (aspirojne) ajer si pasoje e presionit atmosferik dhe leshojne ate perseri te modifikuar kimikisht.
    Kjo eshte " F"-ja forca e jetes pa ajar njeriu nuk rron dot me shume se 5 minuta ndersa pa buke dhe uje rron me dite te tera.

    Kjo ndihet shume edhe kur je ne maje te nje mali te larte atje presioni atmosferik eshte me i vogel dhe si rrjedhim thithim pak ajer gje qe na detyron te shtojme rritmin e frymemarrjes.
    Fjala latine "Spira" do te thote para se gjithash " Ajer" nga ku vjen edhe fjala "spirito"
    shpirt.

    Kthehemi perseri tek formula jone : V=F--O

    Per te rritur " V" nuk duhet te rrisim "F" pra ushqimin por te eliminojme "O" pra ushqimet qe krijojne ferkim dhe ulin " F" ne kete menyre F do jete me e lire dhe me pak presion ajri do te levize lirshem neper vena me pak energji te harxhuar.

    Pra sekreti i jetes konsiston ne nje qarkullim sa me lirshem te gjith lengjeve qe ndodhen brenda kesaj makine nepermjet presionit te ajrit.

    Dhe nga elasticiteti i organeve ku keto lengje kalojne gje qe arrihet duke marre ushqimin e duhur i cili mban nje ph Alkaline te lengjeve dhe organeve.

    Alkalin bazik= elasticitet
    Acid= kristalizim koncentrim thyerje.


    Tani mund te kuptoni se jeta nuk mvaret se sa ushqim ha por se cfar ushqimi ha, dhe keto ndahen ne dy grupe .

    1-Ushqime qe krijojne "OSTRUZIONE" (pengese ferkim)

    2-Dhe ushqime qe nuk krijojne OSTRUZIONE (pengese ferkim)

    Me kete postim mund te kuptojme se te gjith njerzit mbi toke (me perjashtime te vogla te atyre qe ushqehen ne menyre natyrale) ushqehen ne menyre te gabuar dhe si rrjedhim edhe semuren asnje kafshe mbi toke nuk ka kaq shume semundje sa ka njeriu biles edhe kafshet qe ka zbutur njeriu kane pothuajse te njejtat semundje pikerisht sepse ushqimin ja zgjedh njeriu dhe nuk e le te llire ta zgjedhe me instikt.
    Asnje kafshe e eger nuk vuan aq sa vuajme ne nga shendeti.

    Prandaj duhet ndryshuar menyra e te ushqyerit tek cdo njeri por per kete duhet ne rradhe te pare informazioni i nevojshem.

    Ndryshimi i ushqimit nuk eshte aq i lehte sa mund te mendohet pasi krijon probleme te ndryshme dhe nganjeher edhe te rrezikshme per jeten, prandaj per kete do shkruaj ne pjesen e trete te kesaj teme.

    Dardajan

    Pershtatur nga mua dhe marre nga libri:
    http://www.macrolibrarsi.it/libri/__...senza_muco.php
    larguar forever

  6. #66
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Dieta me e mire ajo italiane:
    Nje capuccino me brioche -ne mengjes
    Nje pjate e lehte ,pasta ( all arrabaita) ( ka mbi 100 lloje)+ feta pule, peshk, apo bisteke+uje, 1/2 vere te kuqe+ fruta+kafe+ tretes( amaro lucano, raki etj.........)---Ne dreke
    Po keshtu dhe darka, dhe keshtu jeton i shendetshem, i lumtur, dhe i gezuar
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga brandon : 22-01-2008 mė 20:54
    La vida es un carnaval

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Qeliza, si ushqehet ?

    Ky postim do te shenoje kulmin e postimeve te deritanishme dhe do te mbylle pjesen e dyte te kesaj teme.
    Mbas gjith atyre qe kam thene e shkruar ne kete teme mu duk e arsyeshme qe ti kulmoja me kete postim ,qe do ju tregoje perfundimisht perse ne ushqehemi, dhe ku perfundojne ushqimet tona, duke kuptuar njekohesisht edhe pse ne semuremi.


    Qeliza
    Ne fillim te jetes kemi vetem nje qelize ate femerore dhe menjeher mbas pllenimit pra hyrjes ne te te spermatozoitit ajo ndahet ne dy qeliza, pastaj 4,8 e keshtu me radhe qelizat qe lindin jane te ndryshme nga njera tjetra dhe kryejne gjithashtu funksione te ndryshme per te kryer funksionet te cilat i jane ngarkuar ajo duhet te ushqehet gjithmon me ushqimin e nevojshem dhe sa me shume qeliza prodhohen aq me shume ushqim duhet qe ato te funksionojne rregullisht sidomos kur je ende ne procesin e rritjes.
    Por mbas mbarimit te procesit te rritjes, edhe ushqimi qe nevojitet, nuk eshte aq i madh, pasi ne kete moment organizmi yne ka nevoje vetem qe te mirembahet.
    Prandaj lind pyetja, Si ta mirembajme kete organizem ?
    Per te mirembajtur nje makine duhet te dish se si fumksionon ajo, dhe kur nuk e di e con tek dikush qe di se si funksionon ajo"mekaniku" ndersa ne rastin tone konkret ne shkojme tek doktori dhe tek spitali ku ne mendojme se ata din dhe njohin makinen funksionim e organizmit "makines" tone.Gje qe jo gjithmon eshte e vertet biles akoma me keq ne per ta jemi lenda e pare me te cilen ata fitojne dhe ushqehen , ku sa me te shumte dhe te semure jemi aq me mire per ta dhe anasjelltas,Bashke me ta ne kete loje futen edhe shoqerite farmaceutike dhe te dyja sebashku ecin paralel me te vetmin qelllim fitimin ku ne nuk jemi me pacient por klient ilacesh dhe spitalesh ose me mire te themi konsumatore dhe kur nuk ka konsumatore ka faliment dhe ku ka faliment ka humbje gje qe nuk mund ta pranoje "kapitali" shteteror apo privat qofte ky.
    Prandaj ashtu sic mekaniku apo c'do zanatlli tjeter nuk ti tregon apo nuk ti riparon te gjitha qe neser te shkosh prap ashtu edhe mjeket, spitalet ,farmacite etj... nuk te tregojne te verteten ose rrugen me te thjesht per tu sheruar.Vitet e fundit dy shoqerive te mesiperme ju ka ardhur ne ndihme edhe nje shoqeri tjeter e cila pregatit dhe ben te mundur lindjen e te gjitha semundjeve, e kam fjalen per te gjith ate industri qe perpunon ushqimet, qe prodhon pije, duhan, e droga te lehta.
    Te treja keto e rrjepin njeriun per se gjalli dhe nuk arrin dot te haje as pensionin per disa vjet nga semundjet e ndryshme gje kjo qe shkon ne favor te rrjepsit kryesor qe eshte shteti.
    Shof qe paskam dale pak jasht teme por nuk mund te rrija dot pa treguar me gisht armiqte e vertet te njeriut dhe shendetit te tyre.
    Dhe tani le ti kthehemi temes dhe te shpjegojme se cfar ndodh me organizmin tone .

    Ushqimi qe eshte tretur deri ne atome dhe ka perfunduar ne intestino thithet nga enet e gjakut sic eshte treguar ne figurat e meparshme ne postimet nr- 12,13.
    Nje pjese shkon ne vena dhe nje pjese ne enet limfatike, sidomos yndyrnat pastaj qe nga vena ky gjak i pasur me shum lloj elementesh shkon ne melci nga ku pastrohet perpunohet dhe vazhdon rrugen per furnizimin e gjith trupit me keto element ushqyes te domosdoshem.Ketu duhet sqaruar pak roli i melcise ; Gjaku qe vjen i pasuruar nga intestino ne gjendjen qe eshte nuk mund te furnizoje trupin pasi qe ka shume mbeturina dhe shume elemente jane ne vlera te larta per organizmin dhe e demtojne ate keshtu qe lind nevoja e pastrimit dhe rregullimit te vlerave te elemteve qe e perbejne ate dhe vetem pas kesaj eshte i lire te qarkulloje dhe furnizoje cdo qelize,prandaj pikerisht per kete pune gjaku shkon ne melcine te cilen jane te perqendruar rreth 10% e gjakut te njeriut , dhe melcia nuk eshte gje tjeter vecse nje fabrike qe perpunon , prodhon dhe kontrollon "ushqimin" gjakun para se te niset e furnizoje te gjith organizmin me shpejtesi rreth 1,5 litra ne minute , por ajo ben edhe dicka tjeter nga ky perpunim ajo ruan ne magazinat e saj pjeset e teperta te ketij ushqimi dhe i perdor ne nje rast tjeter kur ato mungojne, sepse ne jo gjithmone marrim te njejtin ushqim ,por duhet patur kujdes sepse ato magazina kane nje kufi maksimal dhe pas mbushjes se tyre ky magazinim vjen ne zona te tjera te trupit qe nuk jane destinuar per magazinim, organizmi yne e ben kete me shprese se shum shpejt do ket nevoje per to dhe do ti konsumoje, ndersa ne vazhdojme akoma te ushqehemi me shumice gje qe sjell edhe ērregulllime ,duke e detyruar organizmin ti shkarkoje keto nepermjet urines, ajo gjithashtu prodhon edhe lengun e temthit qe duhet perseri per te tretur ushqimet me shume yndyre kur kalojne ne intestino.
    Pra shkurt gjith ky proces quhet MATABOLIZEM.
    Ndokush mund te mendoje se qenka i zgjidhur problemi, perderisa kemi nje organ qe rregullon permbajtjen e gjakut dhe kjo eshte e vertet por ka nje problem te " vogel " se kur mgazinat e melcise jane plot, edhe gjaku i prodhuar nga keto ushqime del ne kufijte e tij maksimal me shprese se nje dite tjeter do prodhoje gjak ne kufijte e ushimit minimal gje qe nuk ndodh, nese ne ushqehemi gjithmone shume shpesh dhe keq.
    Dhe tani le te ndjekim rrugen e gjakut dhe te ushqimeve qe ndodhen ne te dhe qe jane te destinuara te arrijne deri tek qelizat e gjith trupit.

    Mbas daljes nga melcia gjaku vazhdon rrugen deri ne barkushen e djathte te zemres nga ku hyjne edhe linfa e pjeses se poshteme te trupit dhe ajo e pjeses se siperme te trupit dhe te gjitha se bashku pompohen drejt mushkrise ku nepermjet sistemit te valvolave dhe frymemarrjes gjaku nuk mund te kthehet me mbrapsht,ne mushkri ky gjak furnizohet ose me mir te themi qe thith oksigjenin pra pasurohet me oksigjen dhe prej aty pompohet nepermjet fymemarrjes ne barkushen e majte te zemres , ne kete moment ne barkushen e majte kemi gjak te paster me ushqim dhe te pasur me oksigjen ky gjak eshte gati qe te furnizoje te gjtih trupin dhe cdo organ dhe qelize te tij.
    Lind pyetja si e ralizon ai kete ?
    Gjaku shperndahet ne degezime gjithnje e me te vogla deri ne kapilare qe jane segmenti i fundit i ketij rrjeti, Kapilaret kane dimensione shume te vogla dhe pergjat tyre ndodhen vrima shum te vogla te cilat lejojne kalimin jashte tij te gjakut kur ai spruzohet nga presioni i brendshem 40% e gjakut te spruzuar ngelet jashte kapilarit ne zonen nderqelizore pra aty ku nuk ka kapilare por qeliza te cilat e marrin kete ushqim dhe kryejne funksionet e tyre te jeteses ne rradhe te pare ato marrin oksigjenin dhe leshojne dioksid karboni i cili thithet po nga gjaku (emoglobina) gjithashtu ato marrin edhe kriprat e nevojshme per te prodhuar energji elektrike ,cdo qelize funksionon si nje pompe dhe japin energji ato jane si gjeneratore te vegjel dhe energjia qe prodhohet nga ato ushqen ne rradhe te pare trurin dhe gjith organet e tjera.Por gjate ketij procesi qelizat nzjerrin edhe mbetje te cilat ngelen ne hapesiren ndermjet qelizave keto mbetje nuk mund te kthehen perseri ne te njejtin kapilar qe dolen sepse jane te demshme keshtu qe organizmi yne i thith ato nepermjet disa kapilareve te tjere qe ndodhen po ne ato zona dhe qe kane vrima pak me te medhaja se kapilaret e pare ku cdo spruzimi gjaku i korespondon edhe nje thithje e tij nga ana tjeter e kapilareve te cilet me pas degezohen duke formuar sistemin limfatik i cili nuk gje tjeter vecse gjaku me gjith papastertite e tij mbasi ka ushqyer qelizat ky gjak kalon ne rrjetin linfatik nepermjet shtytjes qe i jep gjakut vete rrjeti dhe nepermjet valvolave qe e perbejne ate per te mos lejuar kthimin e tij mbrapa, gjate rruges se tij drejt barkushes se djathte te zemres ne kete rrjet ndodhen disa gjendra qe quhen LINFONODI ne keto gjendra gjaku pastrohet nga mbetjet dhe pasurohet me elemente te tjere imunitar, para se te arrije ne barkushen e djathte ky gjak qe vjen nga skajet me te largeta qelizore te organizmit duhet te kaloje patjeter disa nga keto linfonodi (nyje-limfe) dhe ne milze (Shpretke) dhe pastaj hyn perseri ne barkushen e djathte per tu pompuar ne mushkri dhe te pasurohet me oksigjen duke nisur keshtu ciklin nga e para. Eshte llogaritur qe nje sasi e caktuar gjaku e kryen nje cikel te tille per rreth 30 sec.
    Ky gjak kalon edhe ne nje sistem tjeter filtrimi qe jane veshkat ato nxjerrin jashte gjithcka eshte e demshme dhe e paperdorshme.

    C'far lidhje ka ushqimi me kete qe shpjegova deri tani:

    Perberja e gjakut qe spruzohet ka shume rendesi pasi nje gjak i trashe dhe me shume elemente ngjites sic jane disa ushqime nuk thithet dot nga sistemi linfatik duke krijuar keshtu rreth qelizave nje pellg i cili i mbyt qelizat, nje gjak i trash dhe dendur me keto elemente krijon presion me te madh tek vrimat e vogla te kapilareve dhe i zgjeron ato duke bere te mundur kalimin e nje sasie me te madhe gjaku, dhe kalimin e disa elemeteve te gjakut qe nuk duhet te kalojne ne hapesiren nderqelizore pasi e mbysin perfumdimisht ate dhe sistemi limfatik nuk eshte ne gjendje qe ti thithe pra te pastroje hapesiren nderqelizore gje qe sjell mosfunksionim te rregullt qelizor dhe si rrjedhim edhe mos krijim energjie i cila ndjehet me pas ne organet e tjera sidomos trurin nga ku organizohen te gjitha veprimet e organizmit tone.Edhe ilacet qe ne marrim perfundojne ne hapesiren nderqelizore dhe depozitohen aty.Ushqimi i tepert rrit shume hapesiren nderqelizore pra krijohen pellgje te medha me nje qelize ne mes,kur qelizat largohen nga njera-tjetra nuk ka me bashkveprim ndermjet tyre dhe ai organ fillon te humbase elasticitetin deri edhe funksionin e tij duke bere te mundur edhe lindjen e semundjes.
    Ky pellg behet mbartes ose shtrati i shum semundjeve virale.
    Ky eshte ai terreni per te cilin kam shkruar me pare dhe kur ky terren eshte acid eshte vdekjeprures per qelizat ,por eshte vdekjeprures edhe kur nuk eshte acid pasi krijon kushtet per zhvillimin e viruseve pra lejon nje shtrat nga ku mund te linde cdo gje.Dhe ilaci me i mire eshte qe ky shtrat pra hapesira nderqelizore te jate sa me i thate mbas sprucimit te gjakut gje qe do te thote se sistemi limfatik duhet te funksionoje 100% dhe qe ai te kryeje kete detyre duhet qe gjaku te jete sa me i lehte dhe i paster.

    Shembull sqarues;

    Mendoni ( imagjinoni) nje fushe te madhe te mbjelle me kokrra gruri mendoni qe anash tyre te kaloni nje rrjet tubash uji me vrima te vogla hapni ujin dhe vadisni fushen , do shikoni se mbas pak oresh fusha do permbytet dhe ēdo jete e gjalle jo ujore do vdese, mendoni tani sikur me pare ne kete fushe te keni vene nje rrjet drenimi pra nen toke do shikoni se uji qe pompuat do kulloje dhe bimiet do rriten ne kete rast uji duhet per te shkrire elementet qe gjenden ne toke ndersa ne rastin tone keto elemente jane marre ne intestino dhe mushkri.Te gjithe besoj keni pare se cdo fushe e mbjelle ka anash kanale te medhaja per drenim, me perjashtim te orizoreve.

    Te njejtin funksion ka edhe organizmi yne nje sistem qe pompon ushqim dhe nje qe drenon filtron mjafton njeri te mos funksionoje dhe qelizat mbyten,vdesin,ose thahen.

    Dhe tani shohim konkretisht si funksionon qeliza :

    Gjith organizmi yne punon me elektricitet, qe prodhohet nga qelizat, nepermjet pompes Sodio-Potasio qe ndodhet ne cdo qelize pra edhe jeta,vdekja semundja apo sherimi varen nga kjo pompe. Ajo qe ne kete rast quajme pompe ne te vertet eshte nje proces biokimik por per thjeshtesi shpjegimi e quajme pompe, pra ne organizmin tone gjenden miliarda pompa te tilla gjithmon ne pune qe japin energjine e nevojshme organizmit.

    Si punon kjo pompe ?

    Ne brendesi te qelizes ka nje Koncentrim te larte (joni) potasio dhe nje Koncentrim me te vogel te(joni) Sodio.
    Ndersa jashte qelizes ka nje Koncentrim te paket potasio dhe nje Koncentrim te larte Sodio .
    Pompa rregullon pikerisht ekuilibrin e ketyre mineraleve brenda dhe jashte saj,pasi qe keto minerale kerkojne te levizin nga pjesa me koncetrim te larte ne ate me koncetrim te ulet dhe anasjelltas , dhe roli kryesor i kesaj pompe eshte te nxjerre jashte saj sasine e tepert te Sodio qe vjen nga jashte dhe fuse brenda saj Potasio , Kalcio,hekur glukoze etj.
    Kjo levizje e mineraleve prodhin energji elektrike dhe kamp manjetik.
    Te gjitha semundjet lindin pikerisht ne kete nivel pra ne ate qelizor, ku cfardo gje qe shkakton mosfuksionim te rregullt te ketyre qelizave behet shkaktari kryesor i jetes apo vdekjes.
    Oksigjen+Glukoze prodhon adenisone-tri-fosfato ( trifosfato adrenisone ) qe eshte puro energjia dhe qe ben pompen te punoje .

    Ne kete faqe mund te shikoni realisht qelizat dhe hapesiren nderqelizore, ne foto qeliza me forme jo te rregullt eshte qelize e semure.

    http://ise.fi.cnr.it/Heamatococcus_cellule2.jpg

    Ndersa ne kete faqe mund te shikoni te ilustruar nje pjese tesuti te rregullt dhe te crregullt, mund te shikoni gjithashtu ne fund e faqes edhe nje ilustrim pamor mbi funksionim e qelizes.



    http://www.arnoldehret.it/News-file-article-sid-38.html

    dardajan
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 05-02-2008 mė 20:02
    larguar forever

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Pjesa e trete

    Disa antare me kane njoftuar se jan munduar te ndryshojne dieten e tyre po pa rezultat pasi ju duket shume e fort per ta mbajtur , te tjere bien dakort per ato qe thuhen por qe ne realitet nuk mund ti permbahesh atyre rregullave per shum arsye .

    Jam dakort me te dyja palet prandaj po vazhdoje kete teme me pjesen e trete ku do shpjegoj edhe arsyen pse nuk mund te ndryshohet menjeher dhe si duhet ndryshuar megjithse kur e hapa kete teme nuk mendoja se do shkonte kaq gjate, por nuk mund ta as pergjysem.


    E kam thene edhe ne postimet e meparshme qe ndyshimi i ushqimit eshte shume e veshtire edhe berja e cdo lloj diete eshte e veshtire per disa arsye.

    1-Arsyeja e qellimit ( pse do te ndrush dieten ?)

    2- Arsye psikologjike, dhe kulturore

    3-Arsye reale fisiologjike

    1-Arsyeja e qellimit ( te ndryshimit)
    Nese ke nje qellim te caktuar per te ndryshuar dieten mund te arrish dicka dhe nese nisesh sa per prove nuk arrin asgje, sa me i forte dhe real do jete qellimi aq me sukses do kesh ne realizimin e tij.Por per te gjetur nje qellim te bindshem per vetveten duhet te kesh njohuri ne fushen perkatese , dhe pak intelekt.
    Nje qellim i bindshem p.sh. mund te jete ndryshimi i ushqimit per efekt semundje pra i detyruar.

    2-Arsye psikollogjike dhe kulturore
    Arsyet psikollogjike lidhen me menyren e deritanishme te ushqyerit me shijet dhe memorjen qe kane lene tek ju te gjitha ushqimet , p.sh. gjat veres dikush e shuan etjen me nje birre,dikush me coca cola e dikush me aranxhata, ose akullore.
    Gjate ngrenies dikush e shoqeron me Bire,me Vere,me Raki ose me Uje, e shum shije te tjera
    Te gjitha keto ushqime ngulen fort ne tru dhe lene memorjen ( kujtesen ) e tyre e shoqeruar kjo edhe nga nje publicitet masiv i ketyre ushqime ne te gjitha menyrat,qe nga gazetat ,televizori ,mjeket , etj.
    Kulturore :
    Kulturore sepse qe te vegjel na kane thene se sheqeri eshte shum i mire, po ashtu edhe qumeshti, mishi,veza,cokollata, etj...jane te domosdoshem per rritjen normale te organizmit, dhe se pa keto ushqime do rritemi keq nuk do jemi te fort , ose do semuremi.

    3-Arsye reale fisiollogjike :

    Arsye reale fisiollogjike sepse keto lloj ushqimesh kane krijuar lidhjet e tyre ne organizem dhe organizmi yne duke u ushqyer gjithmon ne kete menyre ka hartuar programet e veta per tretjen dhe jashteqitjen etyre.
    Dhe ketu lind edhe konflikti kryesor pasi ne nuk mund ti ndryshojme keto programe ato jane shkruar ne tru gjate viteve dhe ne nuk mund te hyjme ne tru dhe te ndryshojme programin pasi ky i fundit eshte dicka abstrakte e pa prekshme, por edhe sikur te arrinim ta ndryshonim programin artificialisht nuk do ishim ne gjendje tja pershtasnim ushqimin atij lloj programi.Prandaj ne duhet te ndryshojm ushqimin dhe truri yne do ti pershtase nje program te ri per tretjen e tij, por per kete duhet nje kohe relativisht e gjate dhe qe ndryshon ne mvartesi te cdo individi.

    Pika nr 1- dhe 2 mbeshtesin njera tjetren biles mund te thoja se per te arritur qellimin duhet ne fillim njohurite e nevojshme dhe arsyetim i ri psikollogjik dhe ne baze te saj mund te arrish ne nje qellim te caktuar te vetvetes.Besoj se per keto dy pika postimet e bera deri tani japin disa element fillestar per te krijuar nje ide te re mbi ushqimin por per tu bindur me shume duhet te lexoni edhe libra te tjere te kesaj natyre.Po nuk ishit i bindur 100% per ate qe beni me mir mos e beni fare sepse shpejt do terhiqeni mbas qe me veshtiresite e para.Dhe vetem kur te keni keto njohuri dhe ate bidje mund te filloni te ndryshoni.

    Ndersa per piken 3 do bej sqarime te tjera ne postimet e ardhshme pasi eshte pak me e nderlikuar.
    larguar forever

  9. #69
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    grrrrrup
    grrup
    grrup
    cfare desha te thoja,se harrova lol
    Po ha biskota tani.

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Pertypja dhe Truri

    Ne postimet e meparshme kam shpjeguar se si eshte ndertuar ap.tretes dhe si funksionon ai kam shpjeguar se cilat ushqime na demtojne dhe cilat jo ndesa tani do shpjegoj se si kryen keto funksione kush i drrejton dhe organizon gjith keto procese.

    Ne radhe te pare duhet te dini qe truri yne ka nje funksion te fshehte them te fshehte sepse ky funksion nuk mund te perceptohet nga ne dmth nga pjesa tjeter qe perdorim gjate dites, ajo pjese e trurit nuk fle kurre ajo punon 24/24 ore ajo pjese kontrollon te gjitha sistemet dhe programet e organizmit tone,ajo pjese e trurit eshte me mijra,mijra here me intelegjente se te gjitha universitet, mjeket, doktoret, dhe shkencetaret te marre se bashku, dhe gjith kjo pasuri ndodhet brenda sejcilt prej nesh ndodhet brenda cdo lloj kafshe dhe gjeje te gjalle, kjo esperienze eshte fituar gjate miliona vjeteve te lindjes dhe mbijeteses kjo esperience trasmetohet gjenetikisht tek cdo pasardhes kjo esperience pasurohet,ose mangesohet nga cdo individ gjate bashkimit te kopjeve dhe lenies se trashegimtareve.

    Konkretisht:
    Supozojme, ose imagjinojme sikur papritur ju dhe nje gomar keni dale ne breg te nje ishulli te pabanuar mbas nje stuhie qe mbyti anijen tuaj.Mbas pak oresh gjeja e pare qe do keni nevoje eshte ushqimi, asnje prej jush nuk e njeh ishullin dhe ushqimin qe mund te hani keshtu qe filloni kerkimin. Gomari mjafton te nuhase per te vendosur nese ai eshte nje ushqim qe haet apo jo. Ndersa per ju jo cdo gje qe nuhasni ka arome biles edhe ato me arome te mire duhet ti provoni shijen per te pare nese mund te haet apo jo .
    C'far ndodh kur e provoni?
    Ndodh qe nese ju pelqen e pertypni dhe e coni ne stomak por nese nuk ju pelqen ose ju duket ushqim jo i pershtatshem e nxirrni jashte.
    Ose mbasi e keni cuar ne stomak prisni si do ta prese ai dhe nese atje fillojne probleme qe shkaktojne dhimbje apo fryrje te stomakut ju e villni ate.
    Cfar do te thote kjo ?
    Kjo do te thote se shqisa e pare qe zgjedh ushqimin eshte syri pastaj nuhatja ,me vone prova dhe akoma me vone reaksioni.
    Te gjitha keto jane shqisa qe cojne informazionin e tyre ne tru dhe truri i analizon keto te dhena dhe arrin ne konkluzion pozitiv ose negativ kur eshte pozitiv ushqimi i gelltitur vazhdon rrugen e tij deri ne jashteqitje ndersa kur eshte negativ e bllokon ate dhe aktivizon pjese te organizmit per ta nxjerre jashte ate, nga lart " (vjella ose nga posht diarreja) " si te rrezikshem dhe te gjitha keto ndodhim pa pyetur ndergjejgjen tone.
    Solla kete shembull per te treguar se aparati yne tretes, dhe shqisat jane te lidhura me trurin dhe ky i fundit organizon dhe koordinon te gjith veprimtarine e ketij laboratori kimik qe jep energji dhe ushqimin gjith organizmit nepermjet programeve te shumte per perpunimin dhe shperndarjen e tyre .
    Akoma me konkretisht:
    Kur ne fusim ne goje nje ushqim fillojme pertypjen e tij dhe truri nga ana e tij leshon lengje ( enzime ) dhe hormone per tretjen e tij por ne te njejten kohe ai merr informazion prej tyre se c'far lloj ushqimi po marrim dhe ne baze te ketij informazioni pregatit lengjet qe do hedhi ne stomak per tretjen e metejshme te ketij ushqimi, ai percakton saktesisht edhe dozen e lengjeve (acid clorhidrik ) dhe muco qe sherben per veshjen e stomakut me nje shtrese qe te mos demtohet nga acidi.Gjate kesaj kohe truri ka pregatitur edhe lengjet e tjere qe do hedhe ne intestino pas daljes nga stomaku dhe sasine e ushqimit qe do thithe ne intestino sipas informazionit qe ka marre me pare per nevojat e organizmit dhe per rezervat e tij.Pra per ne duket nje fakt i thjesht kur pertypim ushqimin ndersa ne realitet ndodhin shume procese te tjera qe as na shkojne nder mend dhe sa me shume dhe mire te pertypemi aq me shume informazion cojme ne tru ( ne baze te ketij parimi egziston edhe nje diete e vecante) e cila thote se cdo kafshite duhet te pertypet te pakten 100 here para se dergohet ne stomak.
    Ne literature ka me qindra dieta por ne duhet te marrim ate me realen dhe pozitiven nga secila diet.Dhe ne kete rast na intereson fakti i pa kundershtueshem se gjate pertypjes ne dergojme informacion ne tru mbi llojin dhe permbajtjen e ushqimit dhe ky i fundit ne baze te ketij informazioni pregatit programin per tretjen e metejshme te tij.
    Prandaj edhe populli thot qe mos ha shpejt , mos dergo ne stomak kafshata te papertypura,dhe shpesh here kur hame shpejt ose pijme lengje frutash te shtrydhura stomaku gjendet i papregatitur per tretjen e tyre dhe ne ndjejme nje dhimbje te lehte e themi qe me ka rene si gur ne stomak, arsyeja e kesaj eshte pikerisht fenomeni qe shpjegova me lart.
    Nje fakt tjeter bindes qe truri organizon tretjen e ushqimit shte edhe ky:
    Shume njerez per srye orari pune hane ne ore te caktuara si psh ketu ku jam une kam 13 vjet qe nga ora 12 deri ne oren 13 bejme pushim dreke pra ushqehemi dhe organizmi im eshte mesuar me kete orar pra truri im e di qe une ne oren 12 jam prane tavolines ai di pak a shume edhe se une ha te njejtat ushqime qe kam ngrene keto 12 vjet dhe ka hartuar nje program pikerisht ne kete orar dhe me njesasi te caktuar lengjesh per tretjen e tij, por ndodh qe une jam i zene ne pune dhe nuk respektoj orarin menjeher ndjej qe me dhemb stomaku dhe kam nje uri te madhe , kjo ndodh sepse ne stomak jane derdhur lengjet per tretjen e ushqimit sipas programit te hartuar nder vite dhe qe une nuk kam qene i perpikt ne kete rast faji eshte i imi dhe jo i trurit.Dhimbja do te thote se acidi qe ra ne stomak ka geryer mukosen e tij pasi ajo nuk e mbrojtur nga muko nje leng qe del para se te vije ushqimi dhe qe sheben per te veshur stomakun dhe ta ruaj nga acidi.
    Truri harton programe jo vetem per ushqimin , fakt tjeter:
    Kur dikush zgjohet ose fle gjithmon ne te njejten ore nuk ka me nevoje qe te verre zilen per zgjim syte hapen vete ne oren e caktuar.
    U zgjata pak per tju treguar se ndryshimi i dietes duhet bere ne radhe te pare ne ndryshimin e ketyre programeve, askush nuk mund te haja menjeher fruta ne mengjes nese ka ngrene gjithmon pace dhe ka pire raki askush nuk mund te rri pa ngrene mengjes nese ka gjith jeten qe ha rregullisht mengjes.Askush nuk mund te ndryshoje menjeher ushqimin nga gjithcka ngrenes ose me keq mish- nfrnes ne frut-ngrenes.
    Sepse acidrat qe do derdhen ne stomak do fermentojne menjeher frutat dhe ju do ndiheni shum keq dhe per kete do tja vini fajin frutave gje qe nuk eshte e vertet, sepse faji eshte i joti qe nuk arrin te kuptosh se si funksionon tretja e ushqimit.

    Prandaj rregulli nr 1 eshte qe :
    Per te ndryshuar ushqimin duhet ulur niveli i acidit dhe i gjith lengjeve te tretjes se ushqimit, dhe kete gje e ben vetem truri yne me ndihmen tone, dhe kjo ndihme konsiston ne ndryshimin e llojit te ushqimit ne menyre graduale duke i dhene kohe trurit qe te korrigjoje programet e tij te tretjes se ushqimit.

    Pyetja :
    Si realizohet kjo konkretisht ?
    Vazhdon ne postimin tjeter.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 10-02-2008 mė 20:07
    larguar forever

Faqja 7 prej 17 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si tė ushqehemi?
    Nga dardajan nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 133
    Postimi i Fundit: 05-10-2012, 06:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •