Fiku, pema e parajsės
Pėrqindja e lartė e sheqernave natyrale nė fiq do tė sigurojė qė truri juaj tė punojė mė shpejt, tė marrė edhe klasifikojė mė mirė informacionet.
Profeti i njohur Muhamedi njė herė kishte thėnė: Nėse do tė dėshiroja njė fryt tė parajsės, ky me siguri do tė ishte fiku. Me siguri pema mė e njohur nė traditėn biblike, fiku pėrmendet edhe nė Kuran, dhe disa shkrime tė Babilonisė, dhe me siguri civilizimi Sumer ishte i pari qė e kishte pėrdorur si ilaē. Gjethi i fikut simbolizon epshin dhe seksualitetin, ndėrsa e kanė veshur edhe Adami dhe Eva.
Fiku rrjedh nga Mesopotamia, nė Egjipt pėrmendet 4.000 vite para Krishtit, por ishte edhe pema e preferuar e Kleopatrės. Konsiderohet qė fiku ėshtė nga Azia Jugperėndimore, ndėrsa pėrmes Turqisė ka arritur nė Mesdhe. Sot kultivohet nė tė gjitha viset e ngrohta tė globit tė tokės.
Fiku hyn nė tė ashtquajturat bimė tė lashta, dobitė shėruese tė tė cilit njeriu i njeh qė nga fillesat e civilizimit.
Mjeku i vjetėr, Plini Plaku pėr fikun ka thėnė: Fiqtė ripėrtėrijnė. I bėjnė tė rinjtė mė tė fuqishėm, ndėrsa tė vjetrit i mbajnė tė shėndetshėm dhe ua fshijnė rrudhat pėr tu dukur mė tė rinj. Pėrveē vlerave shėruese, fiku pėr popujt e lashtė me siguri ka paraqitur vlerė tė rėndėsishme religjioze ose simbolike. Kėshtu, nėse do tė ishit pjesėtar i Lojėrave Olimpike nė Greqinė Antike, nė vend medaljes sė artė rreth fytit do tė kishin fituar pikėrisht fikun.
Dallojmė dy lloje themelore dhe ato janė: fiku i egėr (Ficus caprifilus) dhe fiku i zakonshėm (Ficuscarica). Nė popull ja shumė emra, varėsisht nga klima. Ka rrėnjė tė forta dhe lehtė i pėrshtatet terrenit nė tė cilin rritet, nė veēanti i do vendet shkėmbore.
Sa u pėrket veēorive shėruese tė fikut, me siguri njė nga karakteristikat themelore ėshtė pėrqindja e lartė e magnezit. Magnezi ėshtė njė nga elementet themelore qė mbrojnė sistemin tonė nervor nga stresi. Ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr eshtrat, imunitetin, shėndetin e trurit dhe sistemim nervor. Nxit shėndetin dhe vitalitetin, shėron shumė sėmundje, dhe nė mėnyrė tė konsiderueshme ngadalėson procesin e plakjes. Nė vitet e fundit ėshtė konstatuar qė pėrveē kalciumit, i cili ėshtė mjaft i theksuar tek kompanitė pėr shėndetin, magnezi po ashtu luan rol shumė tė rėndėsishėm, respektivisht, ekuilibri adekuat nė mes kalciumit dhe magnezit, do ti kontribuojė kualitetit dhe gjatėsisė sė jetės suaj.
Tė theksojmė qė fiqtė e thatė pėrmbajnė trefish mė shumė magnez se sa ata tė zakonshmit. Pėrveē magnezit nė fiq kemi edhe kalium, kalcium, hekur, fosfor, bakėr dhe vitaminat B6, vitaminė C dhe beta-karoten. Fiku ka nivel shumė tė ulėt tė yndyrave dhe pėrmbajtje mė tė lartė tė fibrave se sa ēdo pemė dhe perime tjetėr.
Pektina ėshtė fibėr tretėse e cila redukton kolesterolin nė gjak. Triptofani, ndihmon te problemet me qarkullim dhe tek pagjumėsia. Pėrqindja e lartė e sheqernave natyrore nė fiq do tė sigurojė qė truri juaj tė punojė mė shpejt, tė pranojė mė mirė edhe informatat e ndryshme, kėshtu qė mund tė themi qė fiku ėshtė stimulans i mirė natyror. Sigurisht, diabetikėt duhen tė kjenė pak kujdes te fiqtė e thatė meqenėse pėrmbajnė pėrqindje mė tė madhe tė sheqerit.
Veprimi themelor i fikut ka natyrė laksative, sikurse edhe i kumbullave, por pėrveē kėsaj fiqtė (saktėsisht lėngu i bardhė i fiqve)nė mjekėsi natyrore pėrdoren edhe pėr shėrimin e tumoreve, kollit, inflamacioneve tė fytit, tė thatit etj. Ēaji nga fiqtė shėron sėmundjet e mėlēisė, fytit, organeve tė frymėmarrjes, gurit tė tėmthit, fshikėzės. Po ashtu popullor ėshtė aplikimi i tij si mjet nė rastin e shėrimit tė sėmundjeve tė kancerit, forcimin e imunitetit dhe forcimin dhe ripėrtėritjen e vitalitetit.
Fiqtė e freskėt pėrmbajnė deri 80 pėr qind ujė dhe 60 pėr qind sheqer natyral, prandaj pėrfitimet e konsumimit tė fiqve, tė freskėt apo tė thatė, janė tė shumėfishta, shėrbehen mė ushqime tė ndryshme, si meze, desert, pekmez, lėng, reēel, akullore etj. Ėshtė e nevojshme vetėm pak imagjinatė pėr tu pėrzier biznesi me kėnaqėsi.
(d.b/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt