Close
Faqja 12 prej 17 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 168
  1. #111
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Ku mund te blihet Alga Klamath ?
    Ne te gjitha dyqanet erboristerike ose ne internet.

    Pervec ketyre 12 superushqimeve ka edhe ushqime te tjera qe nuk e kane fuqine e tyre por qe zevendesojne shume mire buken, mishin, vezen,qumshin , etj.
    Keto ushqime i keni ne liber prandaj nese ju intereson lexojeni vet sepse tema do rendohej shume dhe une nuk kam kohe te jap edhe recetat ketu.
    larguar forever

  2. #112
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Kush eshte Gillian Mckeith ?

    Ajo ishte nje gazetare dhe drejtonte nje emision radiofonik per mjekesin nga New Yorku qe titullohej "Healthline Across America" ne te cilin ftonte edhe shum mjek per te shpjeguar problemet e organizmit. Per kete problem ajo shpesh rrinte e semure ne shtrat dhe bente analiza e kura te ndryshme neper spitale por pa asnje rezultat, perkundrazi dobesohej gjithnje e me shume derisa i dhane nje diagnoze te dyshimte per Kancer.Pra ne ate kohe ajo kishte shum probleme shendetsore dhe nje dit rastisi te ftoj ne emisionin e saj nje mjek pranoterapeuto te cilit ju lut ta vizitonte pas intervistes. Ky i fundit e viziton dhe vetem me nje te kaluar te dores i heq dhimbjen e kokes dhe i thote qe nuk ka kancer por eshte alergjike dhe ka shum myk dhe kerpudha, prandaj i rekomandoj te beje analiza biokimike per alergjine dhe kerpudhat.
    Pergjigja e analizave doli Pozitive ajo kishte nje kerpudhe qe quhet Candida albikans dhe reaksione te forta alergjike nga myku.
    Dhe qe nga ajo dite ajo la punen dhe filloj studimet ne fushen e ushqimit duke mbaruar shkollen dhe mbrojtur doktoraten me temen mbi algen klamath qe e studioj per 10 vjet.Mbas shkolle ajo u kthye ne Londer qytetin e saj te lindjes dhe hapi kliniken me emer McKeith Clinic ku pati nje sukses aq te madh saqe u detyrua te mbylle prenotimet ne kliniken e saj per dy vjete e ardhshem sepse vizitat ishin prenotuar.Kjo ka qene nje mga arsyet qe ajo shkruahti kete liber ne menyre qe njerzit te mos vuajne te mos semuren te ushqehen ne menyre natyrale dhe te mos presin sa te lirohet nje vend ne kliniken e saj per tu vizituar e mjekuar me ushqime.Pra ajo vuri ne dispozicion te gjith njerzve dijet e saj ne kete fushe qe shpesh here shum njerez i ruajne me 7 kyca per te fituar sa me shume .Ose te tjere qe ja u lene trashegimi femijeve si zanat me shum fitim.

    Pse ndodh kjo tek Gillian Mckeith ?
    Pse ndodh e njejta gje te Arnold Ehret ?

    Sepse ata kane arritur nje nivel shume te larte ndergjegje dhe inteligjence qe eshte shume here superiore nga njerzit e tjere.
    Ja cfar shkruan ajo lidhur me kete fakt;

    Jam e bindur qe arsyeja superiore e jetes sone nuk eshte thjesht fitimi i njohurive individuale por ndarje e tyre me individet e tjere. Kam bere nje betim me veten time ,me pacientet e mi me lexuesit e mi, qe do bej te pamunderen per te ndare dijet e mia me te gjithe ata qe duan te me degjojne.

    Po te njejten gje pak a shume shpreh edhe Ehret por me fjale te tjera.

    Pse ? pse e bejne kete ?

    Sepse kur njeriu ndryshon ushqimin e meparshem dhe te demshem me ate natyral brenda tij ndodhin gjera te pabesueshme, duke filluar nga ato fizike, organike dhe Psikologjike qe Arnold Ehret e shpreh ne keto rrjeshta;

    E kaluara jote do t'ju duket si nje enderr ,dhe per here te pare gjate egzistences tende vetedija do te zgjohet drejt nje vetedije te brendshme te unit.
    Mendja, mendimet,idealet,aaspiratat dhe filosofia e jetes do te ndryshojne rrenjesisht ne nje menyre te atille qe do jete e pamundur ti pershkruash.
    Shpirti juaj do te ulerase nga gezimi dhe triumfit mbi gjith mizerjet e jetes, duke i lane ato pas.Per here te pare do ndjesh nje vibrazion (dridhje) jete qe do t'ju pershkoje gjith trupin , si nje korrent i lehte energjie,qe do t'ju shkund duke ju dhene njefar kenaqesie te brendshme.
    Do te mesosh e kuptosh se ushqimi dhe agjinimi superior jane i vetmi celes per nje jete superiore dhe nje bote superiore , dhe jo librat voluminoz te psikologjise.



    Shenimi im

    Une i kam provuar ato ndjenja dhe jane mese te verteta prandaj dhe i shkruajta megjithate une ende nuk kam arritur te bej agjinimin superior.
    Te dy keta super njerez kane nje gje te perbashket , ishin te semure dhe mjeksia nuk beri dot asgje per ta, ndersa ata vete vetem nepermjet ushqimit u kuruan e u sheruan dhe ky zbulim u be motivi (arsyeja ) kryesor i jetes tyre.

    Ja dhe nje vidio e Gilian Mckeith
    http://it.youtube.com/watch?v=PgRPztecfb8

    Shikoni edhe kete tjetren por kujdes mos villni edhe ju .
    http://it.youtube.com/watch?v=CySktp...eature=related
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 10-10-2008 mė 19:16
    larguar forever

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    TikTak
    po kshu nuk nijsha nai gjo mer daj asigjo nuk mdhimte. as kok as dor as kom as bark asigjo
    E keqja qendron se shenjat e para te sumudjeve nga ushqimi njerzit dhe shume mjeke nuk i njohin .
    Biles kur shkon tek mjeku dhe i thua qe ke shum probleme ata ju pergjigjen se me keto shenja ka shum semundje prandaj duhet te presim disa dite derisa te plasi mir semundja.Por ateher eshte pak vone dhe ndonjeher shum vone per tu kuruar.

    Konkretisht le te bejme nje pasqyre te shenjave me te thjeshta te nje semundje ne trupin tuaj.

    Po e fillojme qe maja e flokut e deri tek gishti i kembes.

    1-Kontrolloni floket tuaj nese ata jane te thyeshem,jane me shume vaj dhe ngjiten,kane filluar te bien me shumice , apo kan filluar te marrin ngjyre gri do te thote se terreni qelizor ku qendron rrenja e flokut eshte i ndryshuar ne drejtim negativ pra semundje.
    Beni nje prove , hapni gishtat dhe kalojini doren pak te shtrnguar nder floke dhe shikoni nese ndermjet gishtave kane mbetur floke, nese po ateher rrenja e tyre eshte shum e dobet gje qe vjen nga nje ushqim i gabuar.

    2-Shikoni lekuren e kokes nese ajo eshte shume e thate dhe ka zbokth apo njolla te erreta do te thote se pjesa e poshteme e saj nuk arrin ta furnizoje ate me ushimin e nevojshem dhe ajo fillon te thahet e coptuar ne forme zbokthi.

    3-Kalojme tek syri Shenjat e para te mungeses se kriperave jepen ne sy nepermjet rrafjeve apo dridhjes se pavetedijshme te kapakeve te syrit. Ndjenja e djegjes se syrit , apo dhimbjes gjate qendrimit ne diell tregon per nje aciditet te larte ne organizem.
    Merrni nje pasqyre nga ato qe e zmadhojne fytyren dhe shikoni syrin tuaj, ai duhet te jete i paster pa pika apo njolla te erreta, dhe nese keni te tilla do te thote se keni probleme me organet tuaja sepse cdo njolle ne sy percakton nje semundje, ndersa po te keni rrathe tregojne nervozizem te theksuar.Ato si fije apo peta te holla qe perbejne syrin duhet te jene uniforme dhe cdo crregullim i asaj strukture do te thote semundje.
    Veshtroni kapakun e poshtem te syrit tuaj nese ato jane pak te varura dhe te fryra do te thote qe eshte nje rezerve me acid urik.Kur kjo rezeve barazohet me forcen elastike te lekures ai zbret poshte dhe ben qe dy ose njera mollze e fytyres te skuqet shume.

    4-Kalojme tek lekura e fytytres nese ajo ka shume pucra do te thote se po ushqeheni ne menyre te gabuar me shume drithera, si buk,pica, byrek,oriz, makarona, etj..Amidoni sic e kam shpjeguar edhe me pare eshte i demshem per organizmin prandaj ai e nxjerr jashte nepermjet lekures ne pjesen me te holle te saj ( fytyra).

    5-Tani kalojme tek hunda beni kete eksperiment :
    Mbyllni gojen fort dhe merrni fryme thelle vetem me hunde pastaj nxirreni frymen po nga hunda, perseriteni disa here rrjesht dhe nese merrni fryme normalisht dmth qe jeni disi ne rregull me kanalet e frymemarrjes dhe me mushkerite.
    Tani mbyllni perseri gojen dhe njeren vrime te hundes, provoni te merrni fryme vetem me njeren vrime te hundes pastaj mbyllni tjetren, nese ju perseri arrini te furnizoni mushkerite tuaja pa asnje problem mund tju them qe kanalet e frymemarrjes dhe mushkeria punojne normalisht, ne te kundert do keni hundet e zena nga muco, dhe keni filluar te merrni fryme me goje qe nuk eshte e keshillueshme.

    6-Buzet , duhet te jene gjithmon te njoma te kuqe ose rose , dhe pa plasaritje.

    7- Goja, xhenxhiva apo mishi qe rrethon dhembet duhet te kete ngjyre te kuqe dhe te jete i ngjitur pas dhembit dhe dhembet tuaj nuk duhet te kene prishje te zmaltit apo me keq. Pastaj shikoni ne pasqyre dhembet tuaj te pare ne nofullen e poshteme aty ku takon maja e gjuhes normalisht duhet te jene te bardhe dhe pa gurza ne mes hapesires se dhembeve.Por shpesh tek gjithcka ngrenesit ato jane te bllokuara me gurza ne ngjyre te verdhe, gje qe tregon se lengjet e gojes se tyre kane permbajtje te larte aciditeti.

    8-Gjuha tregon me shum gjera nga te gjitha sepse eshte e lidhur direkt me gjith aparatin tretes , nje gjuhe e bardhe, apo me shum ngjyra te tjera tregon cregullime ne intestino, dhe carjet e gjuhes tregojne probleme me organet e tjera sidomos melcia.

    9-Gusha nese keni nje gushe te fryre dhe te varur do te thote se keni nje rezeve te madhe acidi urik ne organizem.

    10- kontrolloni kycet tuaja si berrylat, gjunjet, kyci i dores dhe kembes, nese keni kokrra
    te fryra jane rezerve e acidit urik.

    11-Thonjte, shikoni thonjte tuaj nese ato kane pika te bardha do te thote qe ne organizmin tuaj mungon dicka ose ka munguar ne momentin e rritjes se thoit qe mund te jete para disa javesh. Zakonisht tregojne nje mosfunksionim te rregullt te melcise, por kjo mvaret nga individi.

    Sqarim

    Kur organizmi ka shum acid urik dhe nuk arrin ta perpunoje per ta nxjerre jashte nepermjet urines e bllokon ate ne nje zone te caktuar larg organeve kryesore dhe afer lekures dhe meqense rrime pothuajse ne kembe gjate gjith dites depozitat e para per efekt te gravitetit do jene ne pjesen e poshteme te trupit dhe konkretisht mbas gjunjeve, pastaj kur ky nivel rritet depozitohet ne berryla apo kyce duarsh, kur niveli rritet perseri depozitohet ne gushe dhe me se fundi ne qeskat qe formohen poshte syrit.
    Ne qoftese dikush i ka te gjitha keto shenja do te thote se po noton ne acid urik qe eshte vdekjeprures per organimin pra qelizat.Ai po ju gerryen ju nga brenda sepse organizmi per te tretur ate do konsumoje kriprat dhe mineralet e organizmit qe gjenden ne kocka dhe dhembe.Keshtu qe ju do keni dhimbje te kockave dhe konsumim te tyre.

    Ka edhe shenja te tjera por besoj se kaq jane te mjaftueshme per nje veshtrim te shpejte.

    Kura :
    Nuk ka nevoje per asnje ilac, mjafton te ndryshoni dieten sic eshte pershkruar ne kete teme dhe organizmi juaj do normalizohet dhe do rinohet te pakten 10 vjet.

    Uroj qe ju te mos keni asgje nga gjith ckam shkruar ne kete postim.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dardajan : 19-10-2008 mė 17:18
    larguar forever

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e Preng Sherri
    Anėtarėsuar
    19-02-2007
    Postime
    1,274
    hani djegs sa t'muni edhe speca t'kuq por hudrat ma sė mirti ėshtė me i ngrėnė nė mėngjez posa tė zgjoheni sepse krej mikrobet ua mbysin sepse ato ikin nga hudhra!
    pernjemend e kam!

  5. #115
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Ky postim eshte pak jasht teme por ne mbeshtetje te postimit te fundit.
    Ne postimin e fundit kam shkruar per njollat ne sy dhe lidhjen e tyre me semundjet brenda organizmit tone kjo shkence qe merret me kete studim quhet Iridologjia
    Si ka lindur ajo.
    Praktikimi i kesaj shkence njihej qe 1000 vjet para eres sone por libri i para dhe i detajuar mbi njollat ne sy doli ne vitin 1880 nga Hungarezi Ignaz Von Peczely
    Ky njihet edhe si babai i Iridologjise ai lindi ne Hungari ne vitin 1826 dhe zbuloi iridologjine rastesisht.Kur ishte ne moshen 10 vjec gjate nje shetitje ne pyll gjen nje Buf qe kish ngelur ne nje gracke dhe i ben shum pershtypje syte e tij te medhenj dhe te bukur prandaj vendosi qe ta shpetoje por gjate shpetimit ai i keputi njeren kembe keshtu qe u detyrua ta coje ne shtepi per ta ushqyer dhe kuruar, por u befasua me syte e Bufit sidomos me njerin sy sepse nuk ishte me aq i bukur ai ishte shemtuar nga nje pike e erret qe nuk ishte me pare ,dhe djali e vogel mendoj pse kjo pike u be pikerisht ne syrin qe u thye kemba mos valle ajo kishte lidhje me kemben e thyer ? Dhe per te provuar kete hipoteze ai i thyen edhe kemben tjeter dhe pa se pas pak e njejta njolle doli edhe ne syrin tjeter po ne te njejtin vend ne pjesen e poshteme te irides.U be ky shkak qe ky djal i vogel me vone studioj per mjeksi dhe u dipllomua ne vitin 1868.Ne librin e tij te pare ai botoi edhe nje harte te hollesishme mbi zonat e syrit dhe korespodenca e tyre me organet e brendhme dhe te jashtem.Sot kjo shkence eshte shum e zhvilluar por edhe ju mund ti shikkoni keto njolla ne syrin tuaj nepermjet nje pasqyre zmadhuese tualeti.Por per te hequr meerakun duhet te beni nje vizite tek iridologu dhe ai do tju lexoj pikat dhe do ti komentoj sipas aftesise se tij si mjek iridolog.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    larguar forever

  6. #116
    ***VIP***
    Anėtarėsuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    1. Mbushet luga me ushqimin e pergatitur.
    2. Hapet goja.
    3. Futet luga ne goje.
    4. Nxirret luga bosh nga goja
    5. Levizet nofulla e poshtme lart e poshte deri sa ushqimi ne goje copetohet plotesisht.
    6. Kaperdihet ushqimi i copetuar.

    Perseritni procesin e mesiperm deri sa tju krijohet nje gjendje " e ngopur". Here pas here futi ene nje gote uje.

  7. #117
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Citim Postuar mė parė nga ^SHIU^ Lexo Postimin
    1. Mbushet luga me ushqimin e pergatitur.
    2. Hapet goja.
    3. Futet luga ne goje.
    4. Nxirret luga bosh nga goja
    5. Levizet nofulla e poshtme lart e poshte deri sa ushqimi ne goje copetohet plotesisht.
    6. Kaperdihet ushqimi i copetuar.

    Perseritni procesin e mesiperm deri sa tju krijohet nje gjendje " e ngopur". Here pas here futi ene nje gote uje.
    Do ju lutesha moderatorve ta pastrojne temen nga postime te tilla.

    Faleminderit
    larguar forever

  8. #118
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Postimet e ardhshme ne kete teme do jene

    1-Kura e limonit ( pastrimi i shtratit qelizor nga muco)
    2-Kura natyrale per pastrimin e veshkes brenda 24 oreve
    3-Kura natyrale per pastrimin e melcise ( heqja e gureve ne melci nepermjet ushqimit brenda 24 oreve.)
    4-Kura kunder kancerit nepermjet bimeve mjeksore.
    5-Ushqimi dhe bisnesi.
    larguar forever

  9. #119
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Ne postimet e meparshme kam shkruar per 12 superushqimet, por pervec tyre ka edhe ushqime te tjera, qe jane me pak ushqyes se 12 superushqimet, por qe mund ti zevendesojne ato perkohesisht, prandaj me poshte po jap vetem emrat e ketyre ushqimeve .

    Cereale ( integrale )

    Orizi integral ai koker vogel keshillohet te gatuhet ne vjeshte dhe ne dimer ndersa ai kokerr gjate gjate veres.

    Orzo

    Avena

    Gruri saracen nuk permban Glutine dhe ka reaksion freskues ne organizem.

    Amaranto

    Farro

    Tef

    Kamut
    --------------------------------
    Legumi

    Fasulet azuki

    Fasulet mungo

    Fave

    Soja

    Lentike
    -------------

    Farat

    Fara kungulli

    Fara sesamo

    Bajame

    Geshtenja

    Arra
    Arra pecan
    -------------------
    Alga te tjera

    Spirulina

    Clorella
    ----------
    Prodhime blete

    Papa reale

    Polline bletesh

    Propoli

    Per te gjith ata qe duan te dine me shume rreth ketyre ushqimeve dhe recetave te tyre ju keshilloj te lexojne kete liber .

    http://www.buy.com/prod/miracle-supe.../33780971.html ne Anglisht


    dhe http://www.macrolibrarsi.it/libri/__..._la_salute.php ne italisht.
    larguar forever

  10. #120
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Para se te tregoj Kuren me limon do t'ju tregoj pak per limonin dhe vitaminen C

    Limoni njihet qe prej 4.000 vjetesh dhe perdorej me shume si ilac per semundje te ndryshme. Aleksandri i Madh mbret i Maqedonise e solli limonin nga Persia dhe i quanin molle Persike. Greket i mbillnin limonat perreth rrenjeve te ullinjve se mendonin qe mbanin larg parazitet.Nga Greket limoni arriti edhe tek Romaket ku sklleverit Persian ju mesuan se si limoni perdorej per gatim.Ne 1493 Kristofor Kolombi mbolli limonin e pare ne Haiti.Sot vetem Amerika,Spanja, Italia dhe Greqia prodhojne 3.5 milion ton limon .

    Limoni i bere ka ngjyre te vedhe te hapur dhe i pa bere mire kur ka njyre pak jeshile ose njolla jeshile.Ndersa e ka tejkaluar pjekjen kur merr ngjyre te kafte.

    Qe limoni te duroje me gjate nuk duhet qe te rrine ngjitur me fruta te tjera ose me limone te tjere per te kene nje distance qe tju lejoje atyre te marrin ajer.

    Per te nxjerre sa me shum leng vereni limonin ne uje te vaket 40-50 grade per rreth 4-5 min pastaj vereni mbi tavoline dhe shtypeni pak me dore duke e rrotulluar ne tavoline dhe tani eshte gati per tu prere.
    Limonat biologjik pra qe nuk jane trajtuar me pesticide mund te haen me gjithe lekure biles kjo e fundit ka shume veti kuruese.

    Ne lengun e limonit kemi 90% vitamine C dy te tretat me calcio dhe nje te treten hekur.

    C'far permban nje kokerr limoni .

    -90 g uje
    -3,2 g karboidrate
    -1,2 g fibra
    -0,7 g proteine
    -0,6 g yndyre
    -150mg potasio
    -55mg vitamine C
    -30mg magnes
    -16mg fosfor
    -11mg calcio
    -3mg sodio
    -450ng hekur
    -270ng acido pantotenico
    -170ng niacina

    Nga lekura e limonit del vaji i limonit ku per te nxjerre nje liter vaj limoni duhen rreth 3000 limona

    Vaji i limonit eshte insekticid i fuqishem ai shkaterron brenda disa sekondave Larvat, kristalidet dhe vezet e mushkonjave .

    Stafilokoku shkaterrohet plotesisht brenda 5 minutave nga kontakti me vajin e limonit

    Salmonella qe provokon tifon shkaterrohet plotesisht brenda nje sekondi nga kontakti me kete vaj.

    Pneumokoki, qe shkakton polmonit, milingjit, otit,peritonit, ngordh nga brenda tre oreve ne kontakt me vajin e limonit

    Ndersa lengu i limonit po te shtrydhet ne nje gote me uje dhe te lihet 30 min shkaterron te gjitha bakteriet duke bere ujin mikrobiologjikisht te paster.

    Studimet kane vertetuar se organizmi yne mund te perdore 20mg vitamine C per cdo kg peshe, pra nese peshoni 100kg mund te konsumoni deri ne 2000mg vitamine C ne dite.
    Pjesa tjeter e tepert del jashte pa u perdorur.

    Vitamina C (acido ascorbico)

    Vitamina C ben pjese tek vitaminat mbrojtese antioksiduese qe bllokojne radikalet e lira.
    Vitamina C transformon kolesterolin ne acid bilar paresor, i cili kur arrin ne melci kthehet ne acid bilar dytesor qe perdoret ne intestino per te tretur yndyrnat.

    Vitamina C favorizon sherimin e plageve dhe ngjitjen e kockave

    Vitamina C forcon sistemin imunitar .
    Marrja rregullisht e vitamies C permirson shume jetesen dhe e zgjat ate deri ne 6 vjet.

    Vitamina C e injektuar direkt ne vene me dosa shume te larta shkaterron brenda disa diteve cdo lloj semundje infektive me perjashtim te atyre shum te renda si aids, hiv etj qe duan nje pregatitje paraprake.

    Bioflavonoidi (Flavus-latino e verdhe ) jane ata qe shoqerojne vitaminen C ne te gjitha reaksionet pa bioflavonoidit vitamina C nuk ka asnje efekt ne organizem.

    Organizmi yne nuk e sintetizon dot vitaminen C keshtu qe i duhet ta marre ate nepermjet ushqimit, ndersa shume kafshe te tjera e prodhojne vete psh gati te gjith Mamiferit,retili, dhe amfibet.
    I mamiferi e sintetizojne ne melci vitaminen C kurse retili dhe amfibet ne veshka .
    Dhia prodhon me shume se cdo kafshe tjeter vitaminen C.

    Pse ne nuk prodhojme (sintetizojme ) vitaminen C ?

    Sepse ne kemi nj difekt specifik gjenetik dhe eshte mungesa e ENZIMES epatike qe njihefet me emrin L-gulonolatone osidasi (GLO) ajo transformon glukosen ne ne vitamine C. Eshte interesant fakti qe genoma e GLO-se ose la sequenza e kodit DNA eshte gjetur edhe tek njerzit (Nishikimi et al.1988) por per arsye jo shum te qarta ky kod nuk njifet dhe qendron pa-aktivizuar nga sistemi yne qendror.

    Neqoftese ky kod do te deshifrohej dhe do vihej ne pune nga organizmi yne ateher jeta jone do ishte shume here me e gjate dhe pa semundje.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    larguar forever

Faqja 12 prej 17 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si tė ushqehemi?
    Nga dardajan nė forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Pėrgjigje: 133
    Postimi i Fundit: 05-10-2012, 06:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •