Close

Rezultati i Sondazhit: Cili mendoni se do tė fitojė Kafazin e Artė?

Votues
98. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Enkeleda (Enki)

    22 22.45%
  • Arbeni (Beni)

    22 22.45%
  • Gloria (Gloria)

    4 4.08%
  • Arturi (Turi)

    4 4.08%
  • Ardiana (Diana)

    17 17.35%
  • Enveri (Enveri)

    16 16.33%
  • Ariola (Ariola)

    2 2.04%
  • Gano (Geni)

    11 11.22%
Faqja 8 prej 61 FillimFillim ... 6789101858 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 610
  1. #71
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    Surprizat nė mbrėmjen e sotme do tė jenė tė shumta

    Tė gjithė po presin qė spektakli i sė martės mbrėma tė fillojė. Janė premtuar surpriza tė shumta pėr teleshikuesit tė cilėt janė shumė tė interesuar pėr fatin e banorėve tė “Kafazit tė artė”. A do tė jetė Geni, ish kafazieri mė i adhuruari i femrave, ndėr tė ftuarit e mbrėmjes? Kush do tė dalė nė balotazh dhe me kė? Si do tė votojnė banorėt, njėri-tjetrin? Kush do tė skualifikohet pėrfundimisht nga banorėt nė mbrėmjen e sotme? Kush do tė jetė kafazieri qė do tė zėvėndėsojė Genin? Pėrgjigjet e kėtyre pyetjeve do ti zbulojmė tė gjithė sė bashku vetėm pas pak minutash. Shikim tė kėndshėm.
    FieRaK

  2. #72
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    Banorėt mė tė rinj tė kafazit

    Do tė zbulojnė pėr kėnaqėsinė e shikuesve tė “Kafazit tė artė” dy emrat e banorėve me te rinj qė hynė pikėrisht nė natėn e sotme nė shtėpi.
    I pari ėshtė njė futbollist shumė i njohur pėr teleshikuesit, i cili ka qėnė golshėnuesi mė i mirė i “Partizanit”, ka lozur me “Tiranėn” dhe me ekipin “Mtv Lyneburg” tė Gjermanisė. Ėshtė beqar, 30 vjeē, shėnja e peshqve, 1.84 cm i gjatė, peshon 89 kg. Emri i tij ėshtė Alban Rexha, pėr momentin ėshtė i dėmtuar dhe pret qė shumė shpejt ti rikthehet fushės.
    Banori i dytė qė hyn nė kafaz nė natėn e sotme ėshtė Elvis Kolvani, 26 vjeē, 1.76 cm i gjatė, 95 kg. Merret me aktivitet privat dhe hobi i tij ėshtė futbolli. Ėshtė i martuar prej dy vjetėsh, ka njė vajzė tė vogėl dhe i pėlqen shumė muzika popullore sidomos ajo tironse.
    Banorėt mė tė rinj tė kafazit kanė dy tė pėrbashkėta , kanė nga njė tatuazh nė trup dhe kanė hyrė nė kafaz pėr tė fituar famė.
    FieRaK

  3. #73
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    Nga Kafazi u Largua Ariola ,Dhe Pritet Te Futet Zevendesuesi i saje.
    Ne Balotazh doli Ariola Dhe Enveri ,Dhe me Votimin ne Dhomen E Sekreteve, Vendosen te Largohej Ariola. Vetm Arturi ka qen Kundra Enverit .
    FieRaK

  4. #74
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    Ariola skualifikohet e para

    Sapo ka mbaruar spektakli i dyte i “Kafazit tė artė” i cili na ka befasuar me surprizat e shumta.I ftuar i mbrėmjes se sotme ka qėnė Geni, i cili ka komunikuar dhe njė herė tė fundit me Enkin e cila ja ndjen shumė mungesėn. Dy banorėt e rinj qė janė futur nė shtėpi, kanė ngjallur kureshtjen e kafazierėve tė tjerė. Befasia ka qėnė shumė e madhe kur i kanė takuar sepse janė shumė tė ndryshėm.
    Nė balotazh kanė dalė Ariola me Enverin dhe shumica e banorėve kanė votuar kundėr Ariolės. Asaj i erdhi shumė keq qė u largua dhe qė nuk arriti tė shfaqte plotėsisht veten. Por kjo ėshtė lojė dhe ajo i ka pranuar rregullat e saj qė nė fillim. Nė vazhdim do tė shohim sesi do tė zhvillohet jeta nė kafaz pa Ariolėn por me dy antarė tė rinj.
    FieRaK

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    E ndjeka sonte kafazin e arte, dhe me erdhi keq per Ariolen qe doli nga dhoma
    #VamosArgentina

  6. #76
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Miri ke filluar korespondent i Kafazit te Arte

    Nejse,per sa i perket kafazit.Nuk para e kam ndjekur vazhdimisht,e kam ndjekur kur kam pas kohe te lire nga pak.Por ajo qe dua te them eshte se ai Beni eshte shume njeri antipatik ne ate shtepi.Per mua ai duhet te dal javes tjeter.

    Feel the pump √

  7. #77
    bitter girl Maska e marsela
    Anėtarėsuar
    11-06-2002
    Postime
    1,163
    Un pashe ca fragmente sot:-)//Pritej te ikte Arjola.Ai Turi me duket idiot fareperkrahja qe gezon nga mesazh shkruesit tregon pak a shume edhe se c`pjese e njerzve e ndjekin kafazin.Po Enki me Genin me ato belbezimet ashtu..lol..sa shpejt u ndikuan aman..
    Per mua e fiton Beni ose Enki..Edhe pse per te dy nga aq pak sa kam pare e lexuar kam antipati
    Inner beauty takes some finding, but it lasts forever..

  8. #78
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    Banorėt e rinj

    Banorėt e rinj sapo kanė hyrė nė kafaz janė miqėsuar me tė tjerėt dhe kanė filluar nga shakatė. Meqėnėse numri i meshkujve ėshtė shtuar nė kafaz dhe krevatat nė dhomėn e tyre nuk dalin pėr tė gjithė, Enveri u detyrua tė flė nė dhomėn e vajzave.
    FieRaK

  9. #79
    Eri_eri DjAl KuCoVaR Maska e EnRy
    Anėtarėsuar
    07-05-2006
    Vendndodhja
    Verdalle
    Postime
    310
    Citim Postuar mė parė nga marsela
    Un pashe ca fragmente sot:-)//Pritej te ikte Arjola.Ai Turi me duket idiot fareperkrahja qe gezon nga mesazh shkruesit tregon pak a shume edhe se c`pjese e njerzve e ndjekin kafazin.
    Nuk eshte ashtu sic mendon ti po Turi thjesh eshte per ate lloj jetese te mbyllur sepse nuk e vret shum mendjen.
    Dihet qe kafazin do e fitoje ai do te jete me i duruar dhe nuk merzitet me ate lloje jetese te mbyllur.
    ,,,,,,,,,,,,((((""""))))
    ~<@@@(((EnRY)))@@@>~
    """"""""'''((((,,,,,))))

  10. #80
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anėtarėsuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430

    Java e Dyte e KafazitArte 5

    Nis java e dytė nė “Kafazin e Artė”

    Nis java e dytė nė “Kafazin e Artė”, ku sėrish nė garė janė tetė personazhe. Kafazierėt janė zgjuar tė lodhur sot, pasi nata e djeshme ka qenė vėrtetė e lodhshme pėr ta. Albani dhe Elbisi janė dy personazhet e rinj, qė i janė shtuar lojės sė “Kafazit tė Artė”, ndėrkohė, qė Ariola ėshtė larguar gna loja. Enveri sot ka fjetur ne dhomėn e vajzave, nė krevatin e Ariolės, pasi numri i djemve ėshtė shtuar nė shtėpinė e “Kafazit tė Artė”. Banorėt po lėvizin nėpėr shtėpi, ndėrsa Albani ka provuar palestrėn.

    Biseda tė qeta nė dhomėn e vajzave

    Banorėt janė mbledhur tė gjithė nė dhomėn e vajzave. Muhabetet kanė qenė nga mė tė ndryshmet. Beni ka treguar pėr punėn e tij dhe pėr natyrėn e njerėzve nė Pukė, vend nga ai ėshtė. Ndėrkohė Arturi ka qėndruar nė tualet, ku ka larė rrobat e tij. Gloria dhe Enveri nuk kanė lėvizur nga shtrati. Banorėt e rinj, Albani dhe Elvisi janė ambientuar lehtė me banorėt e tjerė, ata kanė hyrė mjaft lirshėm nė biseda me ta.

    Albani shprehet se me hyrjen e tij ne Kafaz ka nisur loja

    Arturi, Albani dhe Elvisi janė ngjitur nė tarracė, ku kanė biseduar me njėri-tjetrin. Albani i ka thėnė Arturit se do ta votoj nėse ai kalon javės tjetėr nė balotazh, por Turi i ka thėnė se nuk ka nevojė pėr kompromise tė tilla. Albani ka propozuar tė kėndojnė kėngėn “Te rrapi nė Mashkullorė”. Mė pas Albani dhe Elvisi nisėn tė flasin prapa krahėve pėr Benin, ku thėnė se Beni e kėrkoi vetė armiqėsinė, sepse sipas Benit ata u treguan armiqėsor sapo erdhėn nė shtėpi. Por sipas Albanit tani ka filluar loja e vėrtetė nė Kafaz pėr Benin. Pėr Albanin tani ka nisur loja se ka ardhur pėrbindėshi. Albani ka thėnė se “Beni kujton se ėshtė i zgjuar dhe u morr gjithė javės me Turin. Unė e kam kuptuar tipin e Benit, qė ditėn e parė. Pėr kafazierėt loja ka filluar sapo unė hyra brenda. O ėshtė mashtrues Beni o nuk ka njeri. Ai nuk ėshtė ai njeri, qė ėshtė jashtė, ai ėshtė fallco”, ka thėnė pėr Benin Albani. Edhe Elvisi e ka mbėshtetur Albanin. Albani ka vazhduar duke thėnė se “unė kam njohur dy vajza nga Puka, Beni ėshtė vajza e tretė. Por Turi nuk e ka kuptuar kėtė. Turi dhe Enveri janė mė tė drejtėt nė kafaz”. Nga ana tjetėr Diana dhe Beni bisedojnė pėr dy kafazierėt e rinj. “Kėtė javė unė do rri i qetė”, ka thėnė Beni.

    Ndizet atmosfera ne Kafaz


    Albani ka kėnduar kėngė dashurie shqiptare pėr kafazierėt. Ndėrkohė qė Beni ėshtė ankuar se sa ka ardhur Albani nė Kafaz ka shpallur njė sulm tė hapur ndaj tij. Dhe ėshtė ndjerė shumė keq. Enki kėtė paradite ėshtė marrė me pamjen e saj, ndėrsa tė tjerėt kanė qėndruar nė kuzhinė. Tingujt e muzikės kanė bėrė qė kafazierėt tė ngrihen tė gjithė pėr tė dėfryer. Ata kanė lėvizur sa nga kuzhina nė korridor, ndėrkohė qė mė pas me grupin ėshtė bashkuar edhe Enki.

    Nė Kafaz po krijohen dy klane

    Enki po pėrpiqet tė mėsojė papagallin tė thote fjalėn “Kafaz”. Me tė ėshtė afruar dhe Gloria, por deri mė tani rezultati ėshtė zero. Gjithsesi ata kanė njė javė kohė pėr ta mėsuar. Albani dhe Elvisi kanė provuar pishinėn me hidromasazh dhe mė pas kanė marrė rreze. Bisedat mes tyre kanė vijuar rreth Benit dhe sjelljes sė tij ndaj Turit deri mė tani. Por gjėrat tani e tutje do tė ndryshojnė sipas tyre. Tė gjithė kanė hyrė nė Kafaz pėr tė luajtur dhe nuk kanė pėrse tė sillen nė kėtė mėnyrė kanė shtuar ata. Ndėrkohė tė tjerėt kanė menduar se ēfarė do tė gatuajnė pėr drekė. Beni ka kėrkuar supė pėr drekė, por Enki ka propozuar pastiēo. Diana me Benin kanė diskutuar pėr ardhjen e dy personazheve tė rinj. Siē duket nė Kafaz po krijohen dy klane. Albani ndėrkohė ka treguar dhe pėr njė lidhje tė tijėn pesė vjeēare me Evisin. Beni ka ngacmuar Glorian duke i thėnė se Enveri e ka qejf atė.

    Kafazierėt bisedojnė nė tarracė

    Vajzat janė mbledhur bashkė, ndėrsa gatuajnė dhe kanė diskutuar rreth dy personazheve tė rinj. Sipas Dianės ai qė do dalė i pari ėshtė Albani. Ajo po bėn plan qė gjithė vajzat tė votojnė kundra tij. Nė tarracė kafazierėt kanė debatuar pėr fjalorin e pėrmbajtur, qė duhet tė kenė gjatė qėndrimit tė tyre nė Kafaz. Albani ka treguar pėr jetėn e tij. Ai ka rrėfyer lidhjen e tij pesė vjeēare me Inėn, tė cilėn ende e dashuron. Gloria i ka thėnė se Albani do tė rilidhet me ish tė dashurėn e tij.

    Banorėt lahen nė pishinė

    Banorėt janė larė nė pishinė. Beni me Enverin kanė qenė ata, qė i kanė bėrė pėr tė qeshur tė gjithė, kur kanė futur Turin nė pishinė. Situata e krijuar ka sjellė humor nė Kafaz, pasi njė pjesė e tyre kanė qenė me rroba. Ata kanė kėrcyer me rroba tė lagura, ndėrsa mė pas kanė zbritur pėr tė ndėrruar rrobat. Enki me Glorian janė ulur nė dhomėn e vajzave dhe bisedojnė pėr meshkujt e Kafazit. Pėr to ėshtė e rėndėsishme tė kalojnė mirė nė shtėpi me njėri-tjetrin. Enki ėshtė shprehur se pėlqen mė shumė njerėzit e qetė dhe se nuk i ka qejf, kur disa gjatė gjithė kohės bėjnė humor. Asaj i vjen pak inat qė ėshtė ‘qaramane’, po ky ėshtė tipi i saj, i ka treguar ajo mikes sė Kafazit, Glorias. Ato kanė folur pėr natyrėn e femrave dhe meshkujve nė pėrgjithėsi. Enki ka treguar pėr shoqėrinė e saj, ndėrsa Gloria ka thėnė se miqtė e saj mė tė mirė janė familja e saj. Nė bisedė ėshtė afruar mė pas edhe Diana.

    Noti, sporti i preferuar i Dianės

    Kafazierėt janė ulur rreth tavolinės, ku kanė biseduar pėr sportet e ndryshme. Diana ėshtė shprehur se pėlqen shumė notin. Edhe djemtė, qė mė sė shumti pėlqejnė futbollin, kanė rėnė dakord, qė noti ėshtė njė sport qė ta mban trupin nė formė mė shumė se ēdo lloj sporti. Turi ėshtė shtrirė nė dhomėn e djemve pėr tė fjetur gjumė. Enki ka pėrgatitur sallatė me fruta pėr banorėt e tjerė, ndėrsa Gloria ėshtė marrė me pėrgatitjen e drekės. Turi mė pas ėshtė bashkuar me kafazierėt e tjerė dhe kanė bėrė shaka tė ndryshme. Beni ėshtė larguar nga kuzhina duke mos u pėrshtatur dot me bisedėn, qė bėnin Albani dhe Evisi. Ai ėshtė shtrirė nė dhomėn e gjumit, ku e kanė ndjekur dhe Diana me Enverin.

    Gjėndje e acaruar nė kafaz

    Banorėt janė duke u ēlodhur pas dreke nė sallonin e shtėpisė duke diskutuar pėr gjėra tė ndryshme. Sot ėshtė dita e parė pa Ariolėn nė shtėpi dhe dita e parė me dy banorė tė rinj nė kafaz. Nuk afrohen shumė me pjesėn tjetėr tė grupit ose ata vetė nuk i afrojnė shumė. Ajo qė bie mė shumė nė sy ėshtė Arturi i cili njė ditė mė parė rrinte i vetmuar ndėrsa sot e afrojnė tė gjithė. Enveri me Gloriėn si gjithmonė janė tė buzėqeshur dhe nė humor. Por jo ēdo gjė shkon vaj, Beni konfliktohet me Albanin, ai e quan banorin mė tė ri tė kafazit mashtrues qė e njeh gjithė Tirana, Diana i mban krahun Benit. Gjėndja acarohet shumė nė kafaz.

    Beni preket dhe fillon tė qajė

    Sherri vazhdon nė “Kafazin e artė”. Albani i ka thėnė Benit pederast, sepse nuk i ka pėlqyer mėnyra sesi ai ka kėrcyer apo sesi ai ka imituar rolin e prostitutėn dhe kaq ėshtė dashur qė tė shkėmbejnė batuta fyese pėr njėri-tjetrin. Por Beni ėshtė prekur shumė nga fjalėt e tij fyese dhe ka shpėrthyer nė lot. Diana ėshtė pėrpjekur ta ngushėllojė duke i thėnė se Albani e sulmon se e shikon si kundėrshtarin mė tė fortė nė kafaz. Ajo mendon se njeriu duhet tė bėhet mė i fortė kur e sulmojnė dhe ai nuk duhet ta lėshojė veten, i premton qė do ti dalė gjithmonė nė krah. Me ta bashkohet dhe Turi me Glorian tė cilėt i mbajnė anėn. Enki qėndron asnjanėse.Vendosin tė hanė drekė dhe ulet tė gjithe rreth tavolinės por pa diskutuar si mė parė.

    Beni nuk ėshtė kundėrshtari kryesor
    Elvisi dhe Albanit u ėshtė puqur muhabeti qė natėn e parė qė kanė hyrė nė kafaz. Pasi Albani u zu me Benin shkoi nė dhomė pėr ta diskutuar me Elvisin gjendjen e krijuar. Ata mendojnė se vetėm femrat qajnė dhe se Beni u tregua i dobėt qė qau. Pėr Dianėn kanė pasur respekt se u ėshtė dukur burrneshe dhe femėr e fortė por qė kur i mbajti anėn Benit ėshtė bėrė e padurueshme. Ndėrsa Enki me Glorian janė shumė goca tė mira dhe simpatike pėr mė tepėr Glorian e quajnė top modelen e kafazit, Enveri nuk para flet ndėrsa Turin e kanė fiksim. Albani nuk e konsideron Benin kundėrshtarin kryesor por nuk e duron dot kur ai bėn si i zgjuar dhe si lider i grupit.Ndėrkohė vajzat pastrojnė shtėpinė, fshinė, lajnė dhe marrin pluhrat.

    Papagalli duhet tė mėsojė emrin “kafaz”

    Elvisi me Albanin janė zhvendosur nė tarracė, pėr pak kohė me ta ėshtė bashkuar dhe Arturi por nuk ka ndenjur shumė dhe ka zbritur pėrsėri nė sallon ku ndodhen tė tjerėt.Tė gjithė sė bashku pėrpiqen ti mėsojnė papagallit emrin “kafaz” i cili pėrbėn sfidėn e kohės qė u ka mbetur nė kafaz. N.q.s papagalli thotė fjalėn kafaz a.t.h banorėt mund tė kėrkojnė ē’farė tė duan. Por papagallit duhet ti flasėsh me delikatesė, me butėsi dhe kur nuk i pėlqen njė person i ngrihen puplat pėrpjetė prandaj duhet tė bėjnė shumė kujdes kur i afrohen.Mė pas kanė diskutuar pėrsėri pėr largimin e Genit nga kafazi. Beni me Dianėn mendojnė se tė gjithė fansat e Genit tani votojnė atė sepse ėshtė pikėrisht ajo qė u prek mė shumė nga largimi i tij dhe i qėndroi mė afėr nga tė gjithė. Duket se Enkit i pėlqen shumė tė flasė pėr Genin.

    Dy dele, dy dele treqind pare

    Me kėngėn “Dy dele, dy dele treqind pare”, Albani dhe Elvisit kanė shprehur talentin e tyre nė tė kėrcyer, duket se dhe u pėlqejnė shumė kėngėt popullore. Por nuk kanė mjaftuar me kaq, ata kanė kėrcyer tė gjitha kėngėt qė janė dhėnė nė sfond. Por asnjė nga kafazierėt e tjerė nuk ka kėrcyer me ta. Ata vazhdojnė tė qėndrojnė mė vete dhe duket se nė kėto momente kafazierėt janė ndarė nė dy grupe. Nė mbrėmjen e djeshme Enveri ka fjetur nė dhomėn e vajzave ndėrsa sot ėshtė Beni ai qė do tė flė nė dhomėn e vajzave dhe kėtė e ka vendosur pas konfliktit qė ka pasur me Albanin gjatė gjithė ditės sė sotme.Gloria kėndoi kėngė tė ndryshme anglisht pėr kėnaqėsi tė banorėve tė tjerė tė kafazit. Tė gjithė e dėgjojnė me kėnaqėsi

    Historia e fundit e dashurisė

    Banorėt e “Kafazit tė artė” janė mbledhur nė tarracėn e shtėpisė pėr tė treguar historinė e fundit tė dashurisė. Por jo tė gjithė janė rrėfyer.

    Albani

    Dashuria mė e madhe e jetės sime ka zgjatur 5 vjet. Kur e kam njohur i kam falur njė trėndafil. Ja kemi kaluar shumė mirė sė bashku dhe ka qėnė faji im qė jemi ndarė. Do tė ishte fat i madh pėr mua tė kthehesha me atė femėr. E kam takuar para se tė hyjė nė kafaz dhe mė kanė dhėnė fjalėn se do tė jetė tifoze me mua.

    Elvisi

    Me familjen e nuses kemi pasur hyrje dalje familjare. Ajo ishte 16 vjeē dhe unė nuk doja ti bija nė sy qė e doja. I shkoja shumė shpesh nė shtėpi dhe nuk shkėmbenim veēse ndonjė puthje tė vogėl. Por rashė shumė nė sy dhe njė ditė vendosa tė shkoja ti kėrkoja dorėn se bashku me babanė tim. Nuk ma dhanė fjalėn menjėherė. Megjithatė u fejuam dhe pas katėr vjetėsh u martuam. Kemi dhe njė vajzė tė vogėl tė cilėn e dua jashtėzakonisht shumė.

    Arturi

    Nuk dua tė flasė pėr histori dashurie. Nuk jam tip qė tregojė.

    Vazhdojnė tė tregohen historitė e dashurisė nė “Kafazin e artė”

    Beni
    Unė jam dashuruar mė shumė se njė herė nė jetė. Por sa herė qė jam larguar mė shumė se 1 muaj ose 2 muaj prej tyre jam ftohur dhe nuk kam ndjerė mė gjė. Megjithatė njėrėn prej tyre e kam prezantuar dhe me tė shtėpisė. Kishte muhabet shumė tė ėmbėl gjatė gjithė kohės shkėmbenim sms. Intelekti ishte ajo qė vlerėsoja mė shumė tek ajo vajze. Por iku jashtė shtetit dhe kur je larg syve larg zemrės gjėrat ftohen gradualisht.
    Diana
    E kam njohur nė shoqėri aktualisht ndodhet jashtė shtetit. Mė shumė nuk dua tė flasė mė tepėr.
    Gloria
    Nuk kam qėnė kurrė e lidhur mė njė djalė megjithatė po ju tregojė se njė djalė qė mė ka propozuar ka qėnė shumė i sinqertė por unė nuk e kam dashur.
    Enki
    E kam sekret dashurinė time dhe nuk ja tregoj njeriu.
    Enveri
    Dashuria pėr mua ėshtė kur fantazon pėr diēka. Vlerėsoj mė shumė bukurinė e brendshme te njė femėr dhe jo bukurinė e jashtme.

    Sekreti i Arturit

    Arturi e merr mėnjanė Benin dhe i tregon njė sekret. Ai dėshiron tė flasė me Dianėn dhe kėrkon ndihmėn e Benit. Ai ka menduar ti dhurojė njė trėndafil dhe ēokollatė. “Do ti bėj flokėt me xhel dhe do tė vesh xhinse kur tė takojė Dianėn nesėr, dua tė pajtohem sepse nuk dua tė dalim tė zemėruar me njėri-tjetrin nga kafazi,”- i ka thėnė ai Benit. Ai e vlerėson shumė Dianėn por nuk provon pėr tė veēse simpati dhe nqs i dashuri i sa ose i vėllai bėhen xheloz ai nuk ja bėn dhuratėn.Mbrėmja ka vazhduar me acarime tė shumta midis Albani, Elvisit dhe pjesės tjetėr tė kafazit. Enki u ka thėnė haptas tė gjithėve se nuk i pėlqejnė kunjat dhe ofendimet dhe mqs janė tė detyruar tė rinė tė gjithė nė njė shtėpi duhet tė sillėn mirė.Beni ka imituar sesi kėrcen Albani dhe kjo ka shkaktuar shumė tė qeshura. Arturi i tregon dy tė rinjve se dhe shakaja e ka njė kufi por ata nuk i marrin parasysh fjalėt e tij


    FieRaK

Faqja 8 prej 61 FillimFillim ... 6789101858 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kafazi i Arte
    Nga Brari nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 10-05-2007, 15:11
  2. Kafazi i lirisė
    Nga fjollat nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-12-2006, 06:03
  3. Kafazi i artė
    Nga AuGuSt_ nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-04-2006, 13:32
  4. Kafazi I Degjenerimit
    Nga Doktorr Sakica nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 11-11-2004, 22:04
  5. Kafazi i Arte !
    Nga helene nė forumin Kinematografia dhe televizioni
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-11-2004, 19:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •