Nuk mbaj anen e asnjerit , shikoj se kush e merito por kete vit ka qen katastrof!Postuar mė parė nga SaS
![]()
Enkeleda (Enki)
Arbeni (Beni)
Gloria (Gloria)
Arturi (Turi)
Ardiana (Diana)
Enveri (Enveri)
Ariola (Ariola)
Gano (Geni)
Nuk mbaj anen e asnjerit , shikoj se kush e merito por kete vit ka qen katastrof!Postuar mė parė nga SaS
![]()
#VamosArgentina
Pershendetje Te Gjithve !
Pra sipas tradites ai qe e hap Siparin Ai duhet Ta mbyll.
Ishte nje kenaqesi qe dham Informavionet e nje Reality Show ne Shqiperi
Pavarsishte ne Nivele shume te Dobta por Plot Emocione Grindje (Sharje)Biseda Benda shtepis se kafazit te arte 5
Sa per dianen Them se e k meritur Fitoren Se ka qen e Vetmja qe ka mundur ti bej Ball Vetes Durimi kultura dhe Krenaria e saj e beri ate Fituese ,
Ju Faleminderit Te gjith Juve QE morret Pjes ne kete Loje Dhe keni dhen Mendimet Tuaja Per baoret e Kafazit Te Arte 5.
Ujoj qe Kafazi Arte 6 Te Beje Zgjelljen e Duhur Te Banoreve Te Saje .
Faleiminderit Te Gjithve .
Me Respekt Saimiri
FieRaK
un ve bast qe e fiton (Diana)
kush ka nei bast LIVE ketu n`ven![]()
Femra ne Sex:
Akmerikanka: o yes o yes
Gjermanja: ja gut ja gut
Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"
Enki: Jam e gėzuar, u rilidha me tė dashurin
Ka zgjedhur tė pushojė pas Kafazit nė bregdetin e mrekullueshėm tė Vlorės. Por nuk e kishte menduar qė gjatė gjithė kohės do tė ishte e rrethuar nga fansat. Njerėz qė e ndalonin nė rrugė pėr t’i marrė autografe, brohoritje dhe urime pafund. Kanė qenė emocione tė pakrahasueshme, qė Enkit, fitueses sė vendit tė dytė tė edicionit tė pestė tė “Kafazit tė Artė”, i fali pikėrisht ky realit-show. Kėto ditė tė para pėr tė kanė qenė tė pazakonta. Nuk e kishte menduar, por tashmė po jeton me idenė e tė qenit njeri publik.
Si ke kaluar kėto ditė pas Kafazit?
Ēfarė tė them. Ndihem e mrekulluar. Kam qenė nė Vlorė, nė Fier dhe nė Durrės, ku njerėzit mė kanė bėrė njė pritje tė mrekullueshme. Njerėz qė mė ndalonin dhe mė pėrqafonin e kėrkonin autografe. Janė mbresa tė pashlyeshme. Nė Vlorė, sidomos kemi dalė dhe qindra njerėz mė janė afruar dhe mė kanė pėrshėndetur gjithė dashamirėsi. Ajo qė mė ra nė sy, ėshtė se asnjė nuk mė tha je sjellė keq. Por vetėm mė kanė kritikuar pėrse nuk ja hoqa maskėn Dianės dhe tė tregoja tė gjitha tė vėrtetat pėr tė. Dhe nuk kanė qenė vetėm tė rinj ata qė ma thoshin kėtė, por edhe intelektualė, jo si fėmijėt qė kanė pritur Dianėn dhe grupin e saj.
A e kishe parashikuar kėtė para se tė hyje nė Kafaz?
Unė i kam ndjekur edicionet e para tė Kafazit dhe pak a shumė e dija qė Kafazi do tė mė jepte famė. Por tė them tė vėrtetėn, asnjėherė nuk e kisha menduar nė kėtė shkallė. E kam thėnė qė Kafazi ishte eksperienca mė e bukur e jetės sime dhe ende po eci me emocionet qė mė fali. Nuk e kisha menduar kurrė qė do tė ndihesha kėshtu.
Cili ka qenė momenti mė i bukur qė pas daljes nga Kafazi?
Jam rikthyer sėrish me tė dashurin tim, Baēin, qė e kam pėrmendur shpesh nė Kafaz. Ai mė kėrkoi tė falur dhe e kam falur. Ai ėshtė shumė krenar pėr mua dhe ndihem shumė e lumtur. U ndava me tė para se tė hyja nė Kafaz, pasi ai nuk ishte dakord me kėtė gjė. Dhe ai mė kishte ndjekur ēdo ditė. Mė kishte mbėshtetur gjatė gjithė kohės qė isha atje dhe vetėm njė gjė mė tha dhe ai, si shumė njerėz qė mė takojnė rrugės, qė pėrse u tregove aq e qetė me Dianėn. Ajo nuk e meritonte sjelljen tėnde tė butė. Por tani gjithēka mbaroi. Unė ndihem shumė e lumtur pėr ata fansa qė kam fituar, pėr ata njerėz qė mė pėrshėndesin gjithė dashuri dhe kjo ėshtė gjėja mė e veēantė qė Kafazi mė fali.
Ē’mendon pėr Dianėn, tani qė ke dalė nga Kafazi?
Unė nuk e dija qė ajo kishte folur me banorėt e tjerė keq pėr mua. Nuk ma merrte mendja. Kur kam dalė kam mėsuar tė vėrtetėn. Sigurisht qė nuk mė ka ardhur aspak mirė. Pasi unė shpesh i thosha brenda, qė fol Diana, mė thuaj ēfarė ke me mua dhe ajo nuk fliste. Pasi donte qė tė dilte si e mirė, kur nė tė vėrtetė nuk ėshtė aspak e tillė. Tė gjithė e kanė kuptuar kėtė dhe shumė njerėz tė njohur dhe tė panjohur ma kanė vėnė nė dukje kėto ditė, qė i kam takuar. Vėrtet Diana zuri disa miq tė rinj, por ka humbur tė gjithė ata qė kishte, se asnjė nuk rri mė me tė.
A e vazhdon miqėsinė me Albanin?
Sigurisht. Albani ėshtė i vetmi qė mė qėndroi pranė nė Kafaz dhe i vetmi qė mė doli krah, kur shoqja ime mė kishte kthyer shpinėn pėr Benin. Kemi dalė me Albanin kėto ditė dhe patjetėr qė do ta vazhdojmė miqėsinė. Albanin unė e kam konsideruar vėlla dhe ai mua motėr. Shumė njerėz e kanė paragjykuar kėtė marrėdhėnie tonėn. Por unė nuk e kam quajtur asnjėherė shok atė, pasi njė shok edhe mund ta kesh tė dashur mė pas, por dikė qė e quan vėlla, kurrsesi. Dhe unė me Albanin jemi si motėr e vėlla.
Ēfarė ke menduar tė bėsh kėto ditė. A i ke planifikuar pushimet?
Nė tė vėrtetė, do tė kem njė surprizė kėtė fundjavė pėr gjithė njerėzit. Por do ta rrėfej mė vonė. Ndėrkohė, javės tjetėr do tė shkoj nė Mal tė Zi pėr pushime. Mė pas do tė shkoj tek motra ime nė Zvicėr, ku mė kanė kėrkuar shumė shqiptarė qė jetojnė atje. Ndoshta do tė organizohet ndonjė koncert, ku unė do tė jem mes tyre, dhe mbase edhe kėndoj. Pastaj do tė shkoj nė Gjermani, tek babai im. Kėshtu qė pėr pak kohė do tė largohem nga kryeqyteti.
Albani: Me fitoren e Dianės, fitoi injoranca
Alban Rexha flet pak ditė pas mbylljes sė Kafazit
Ka tė njėjtat mendime pėr Benin, si nė ditėt e zhurmshme e plot debate tė Kafazit. Ndėrkohė qė nuk ka qenė aspak dakord me fitoren e Dianės. Megjithatė, ashtu si edhe mikesha e tij, Enki, ėshtė i lumtur pėr audiencėn qė ka fituar. Fansa dhe oferta pune pa fund. Mes tė tjerave, edhe njė album muzikor. Alban Rrexha, banori mė problematik i “Kafazit tė Artė 5”, do tė na shfaqet shumė shpejt si kėngėtar, me njė album tė tijin. Dhe jo vetėm kaq. Por atė e presin edhe turne tė shumtė jashtė shtetit, apo oferta pėr t’u bėrė imazh publicitar i disa firmave. Nė njė intervistė pėr “Gazetėn”, Albani na rrėfen edhe mendimet e tij pėr finalen dhe fituesen e Kafazit.
Keni deklaruar se do tė shfaqeni me njė album muzikor. Mund tė na tregosh diēka rreth kėsaj iniciative?
Ėshtė grupi “Lela”, me tė cilėn kam lidhur njė kontratė pėr tė bėrė njė album me kėngė, ku unė pėr herė tė parė do tė shfaqem si kėngėtar. Ėshtė njė kėngė shumė e bukur, qė flet pėr gjithė njerėzit, qė janė shqiptarė, pėr djemtė dhe gocat, qė nuk e vrasin mendjen fare, pėr nėnat shqiptare, etj. Unė jam nip i Bab Myslymit dhe kėtė e demonstroj, qė bėj ēfarė mendoj. Shqiptari ėshtė i egėr nga natyra dhe njė varg nė kėngė thotė; “bėj gjithēka pėr shqipen/, flet ujku nė errėsirė”. Gjithashtu, pas albumit, do tė bėj njė hit me kėngėtarin Stine, njė tjetėr ujk si unė, qė do tė jetė njė kėngė e mrekullueshme.
Ndėrkohė, keni pasur edhe oferta tė tjera, apo jo?
Ėshtė njė firmė italiane, “Ēezare”, qė mė ka kėrkuar tė bėj njė reklamė flokėsh. Por janė edhe disa kontrata tė tjera, me njė firmė greko-shqiptare, por qė bėhet fjalė pėr nga muaji shtator, ku edhe do tė lidh kontratė me to.
Gjithashtu, do tė zhvilloni edhe njė turne jashtė shtetit?
Po, ėshtė e vėrtetė. Do kemi vizita nė disa qytete tė Shqipėrisė dhe pastaj me grupin “Lela” do tė jemi nė njė turne jashtė shtetit, ku do tė zhvillohen disa koncerte dhe bėhet fjalė pėr nė; Greqi, Itali, Turqi, Gjermani, Holandė, Angli, Kanada.
E kishit parashikuar kėtė famė dhe kėto oferta pėrpara se tė hynit nė Kafaz?
Me thėnė tė drejtėn, Albani e kuptoi qė brenda Kafazit tė Artė kėtė famė. Por me sinqeritet, nuk e kisha menduar asnjėherė tė kėtyre pėrmasave dhe qė do tė ndodhte kaq shpejt.
E quan tashmė veten VIP?
Jam i kėnaqur, por nuk e quaj veten VIP. Jam shqiptar. Ky ėshtė Albani brenda dhe jashtė Kafazit. Dhe unė do tė kėndoj pėr shqipen.
E vazhdoni miqėsinė me Enkin?
Po, dhe ėshtė njėsoj si nė Kafaz. Dalim bashkė, flasim nė telefon. Enki ėshtė shumė e mirė si gjithmonė dhe do ta vazhdojmė miqėsinė. Edhe pse ėshtė e dashuruar, ne do tė vazhdojmė tė dalim si motėr dhe vėlla, sikurse jemi.
Natėn e finales ike rrėmbimthi. Ē’mendon pėr fituesen?
Pėr fitoren e Dianės them se ka fituar injoranca. Ēfarė kulture i dha rinisė Diana, atė tė mos pastėrtisė. Beni nuk ėshtė nga Veriu. Beni ėshtė ai qė kam thėnė gjithė kohės. Ata njerėz, qė i bėjnė presione Ujkut nėpėr televizione, Ujkun e kanė gjithė ditėn rrugėve dhe tė mė takojnė nėse mė duan. Nuk i trembet njeriu Ujku. Zoti ta jep jetėn dhe ai ta merr. Beni ėshtė njeriu mė i ndyrė qė mund tė ekzistojė. Unė do tė jem nė Shkodėr nė njė miting madhėshtor me Enkin shumė shpejt. Sepse shkodranėt e ndjejnė shqiptarin e vėrtetė dhe kėtu dua tė pėrshėndes edhe njė fanse tonėn, qė ėshtė poete, Linditėn, e cila ka krijuar edhe poezi pėr mua dhe Enkin.
Cila ėshtė gjėja mė e veēantė qė more nga Kafazi?
Meqė mė jepet rasti, dua tė falėnderoj pėr tufat e luleve qė na kanė ardhur nga fansat nga burgjet. Dhe u uroj atyre bij nėnash, qė tė dalin sa mė shpejt dhe paqe atyre, qė janė rivalė, se jemi shqiptarė. Gjithashtu, dua tė pėrshėndes News 24, qė na dha kėtė famė, por njėkohėsisht edhe e urrej, se na mori fitoren.
Kryqėzatat e injorancės televizive
Nga Celo Hoxha
Disa nga ish-tė burgosurit nė kafazin elektronik tė njė televizioni lokal, nė Tiranė, u pritėn nė Bulqizė me tė njėjtin entuziazėm qė Fushė-Kruja priti mė 10 qershor presidentin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Arsyet pėr entuziazmin e fushė-krujasve, veē investimit qė ka bėrė qeveria amerikane aty, ishte deklarata e qartė e Bushit pėr pavarėsinė e Kosovės qė ai bėri atė paradite nė Tiranė. Ndėrsa arsyeja e entuziazmit tė banorėve tė Bulqizės pėr banorėt e “Kafazit” ishte fakti qė ata kishin dalė pėr disa javė, ēdo natė, nė ekran.
Dhe gjėrat nuk mbarojnė kėtu. Disa anėtarė tė tjerė tė kafazit, lajmėronin dje nė “Gazeta Shqiptare”, se do bėjnė vizita nėpėr Shqipėri dhe jashtė vendit e madje do tė jenė tė ftuar edhe nėpėr koncerte e do tė kėndojnė edhe vetė. Duket se bota shqiptare po ecėn pėrpara me rregullat e lojės tė lexuara nga e kundėrta: dikur njerėzit shkruanin e botonin libra, bėnin piktura e ekspozonin, ose luanin muzikė, e pastaj bėheshin tė famshėm, ndėrsa sot duket se njerėzit bėhen tė famshėm, pastaj mendojnė tė merren me muzikė, letėrsi ose ndonjė gjė tjetėr. Secili pėr hesap tė vet, por tė gjithė nė shfrytėzim tė “famės” qė iu dha ekrani, kafazierėt kanė nisur njė kryqėzatė entuziazte pėr tė pėrhapur injorancėn.
Sigurisht, kėta idiotė tė famshėm nuk kanė faj. E keqja janė e ideatorėt dhe organizuesit e kėtij programi, tė cilėt, duke shfrytėzuar fuqinė e medias, tentojnė tė ēorientojnė hierarkinė e vlerave nė vend, duke krijuar modele protagonistėsh shoqėrorė, qė nuk kanė asnjė cilėsi diferencuese nga miliona njerėz tė tjerė. Asnjėri prej tyre nuk ishte njė atlet rekordmen, njė biznesmen i sukesshėm, njė student fitues olimpiade, njė kėngėtar, albumi i tė cilit udhėheq shitjet nė treg, njė romancier i parakohshėm premtues, askush prej tyre nuk kishte bėrė diēka me vlerė pėr shoqėrinė e gjerė – tė kishte qenė infermier vullnetar nė Irak pėr shembull, tė kishte shpėtuar, duke rrezikuar jetėn e vet, dikė nga rrotat e trenit apo dallgėt e detit. I vetmi dallim qė ata kanė nga anėtarėt e turmės qė iu shkojnė nga mbrapa, ėshtė fakti qė kanė dalė nė ekran, 24 orė papushim, gjatė disa javėve.
Siē duket, tė bėhesh idhull i njė komuniteti tė caktuar, mjafton tė dalėsh nė ekran. Mirėpo kjo ėshtė e rrezikshme, sepse synimi i adhuruesve – tė ndjekin shembullin e idhujve tė tyre, siē ndjek njė shkrimtar i ri shkrimtarin qė ka idhull, pėr shembull – do tė jetė dalja nė ekran, pa asnjė shqetėsim tjetėr anėsor. Njė gjė e tillė mund tė bėhet me shumė mėnyra, njėra prej tė cilave ėshtė krimi; mjafton tė vėsh tritol nė ndonjė godinė, ose tė vrasėsh dikė me thikė, sepse, tė shpresosh tė hysh nė “Kafazin” e ardhshėm, ėshtė shumė e vėshtirė, pėrveē korrupsionit qė stimulojnė kėrkesat e shumta, probabiliteti mes atyre qė duan tė futen dhe numrit tė atyre qė pranohen ėshtė shumė i vogėl. Ndėrsa krimet mund tė realizohen mė lehtė; gjithkush ka njė thikė buke nė shtėpi, tė cilėn mund ta pėrdorė kundėr dikujt, edhe pa dalė prej banesės.
Konkurrenca e mediave ėshtė bėrė shumė e ashpėr e pėr pasojė, disa media kėrkojnė tė bėjnė bazėn e shikuesve tė tyre atė pjesė tė popullsisė qė, pėr arsye tė ndryshme, ka patur dhe vazhdon tė ketė kontakt tangent me shkollėn. Deri kėtu nuk ka asgjė tė keqe, e keqja ėshtė se mentaliteti i tė qenit dikush, vetėm sepse je prezent nė ekran, ėshtė shumė i pėrhapur, edhe tek ata qė mund tė pėrkufizohen, shumė herė nė mėnyrė abuzive, si aktorė tė opinionit publik.
Individėt qė shikojmė nė ekran janė pothuajse njė bashkėsi e njėjtė, ajo qė ndryshon, janė temat e diskutimit, ndėrsa ata llomotisin seriozisht pėr tė gjitha. Te ne nuk ka specialistė, kėtu ka vetėm njerėz me licencė tė dalin nė ekran.
Rreziku ėshtė se nė njė moment tė caktuar, kėta lloj njerėzish fillojnė tė besojnė se janė, pa qenė faktikisht, ata qė kanė ėndėrruar tė jenė dhe e shtrijnė veprimtarinė nė sfera, ku ndikimi i tyre merr rėndėsi pėr tė gjithė shoqėrinė.
Mbartėsi tipik i mentalitetit tė “Kafazit” ėshtė Edi Rama. Ky njeri, duke marrė kontrollin e partisė sė dytė mė tė rėndėsishme nė vend, e imponoi atė tė kandidonte pėr deputet nė zonėn 86 nė Pogradec, nė zgjedhjet e 16 qershorit, njė individ me format kafazieri. Vlera e vetme e kandidatit ishte fakti qė atij i del koka ēdo natė, mes shalėve tė dy vajzave tė veshura thuajse vetėm me njė gjethe fiku, nė ekran.
Nuk ėshtė keq qė t’iua shpjegojmė ēdo ditė kalamajve dallimin mes kafshėve, se ndonjė ditė mund tė zhvillohet kafazi televiziv me shimpaze, siē ndodhi nė Rumani para disa kohėsh dhe do t’i shohim fėmijėt tanė tė brohorasin shimpazenė fituese, si tė ishte krijesa mė e rėndėsishme e planetit.
--
Tema
Programi me fallco qe egziston ne Shqiperi (edhe te jete me fallco do te thote qe me te vertete ja kalon te gjithave)!
p.s nga nje qe ka pas punuar aty!![]()
me falni si mund ti gjej fotot e kafaziereve te edicionit 4
Krijoni Kontakt