Dita 5 6/5/07
Mėngjesi i parė pa Genin. Kafazierėt e ndjejnė mungesėn
Kafazierėt janė zgjuar dhe mendimi i parė ka qenė Geni. Edhe pse qėndruan vetėm katėr ditė me tė, banorėt e kanė ndjerė mungesėn e Genit. Bisedat mes Arturit, Glorias janė vėrtitur rreth tij. Ndėrkohė Gloria ka hekurosur rroba dhe Beni ka kritikuar Arturin pėr sjelljen e tij. Arturi ėshtė mėrzitur sot pėr shkak tė sėmundjes sė tė atit dhe ka pasur probleme me kėmbėn e tij kėtė mėngjes. Ai ėshtė ankuar se kėto ditė nuk ka qenė mirė me shėndetin, por pėr shkak tė lojės nuk ka treguar asnjė gjė.
Kafazierėt pėrgatiten pėr mėngjesin
Arturi nuk ka qenė mirė kėtė mėngjes. Ai ėshtė ankuar se vuan nga Henrie viskale dhe ka kėrkuar qetėsues. Diana dhe Ariola po pėrgatisin mėngjesin, ndėrsa Gloria ka menduar qė sot meqė koha ėshtė e vrenjtur do tė shkonte shumė mirė njė supė. Ajo e ka marrė pėrsipėr ta bėj atė pėr drekė. Enveri ka qenė mė i pėrgjumuri nga tė gjithė, nuk i ka ndjerė as zhurmėn qė kanė bėrė banorėt e tjerė, por ka vazhduar tė flejė gjumė.
Kafazierėt hanė mėngjesin e pėrgatitur nga Diana
Tė ulur nė kuzhinė kafazierėt kanė ngrėnė mėngjesin e pėrgatitur nga Diana. Bisedat kanė qenė tė ndryshme. Beni ka hedhur idenė, qė banorėt tė tregojnė se ēfarė bėjnė zakonisht njė ditė tė diel. Kjo ka qenė njė temė qė ka vėnė nė lėvizje kafazierėt, tė cilėt kanė shijuar tė qetė mėngjesin. Ata kanė falėnderuar Dianėn pėr pėrgatitjen e mėngjesit. Ndėrkohė qė Beni ka marrė pėrsipėr tė pastrojė tavolinėn, por tė gjithė kafazierėt e kanė ndihmuar. Gloria ka hedhur idenė tė dalin nė tarracė, por koha jo shumė e favorshme i ka penguar.
Ritme muzike, por edhe sfilata
Vetėm ritmet e muzikės kanė mundur tė sjellin nė humor banorėt e Kafazit. Nė skenėn e improvizuar nė tarracė, Enki, Diana, Arturi, Enveri dhe Beni kanė kėrcyer e kėnduar. Ndėrsa Ariola ka larė enėt e mėngjesit. Gloria ka bėrė dush dhe ėshtė kujdesur pėr pamjen e saj. Arturi i ka bėrė komplimenta Glorias duke e pėrgėzuar pėr pamjen e saj, por edhe duke e cilėsuar si njė vajzė zė menēur dhe me tė cilėn nuk mund tė grindet kurrė. Banorėt kanė qėndruar nė dhomėn e ēunave, ku Arturi ėshtė kapur me fjalė me Enkin dhe mė pas edhe me Dianėn. Banorėt kanė menduar tė organizojnė njė lojė me dėnim, ku ai qė humbet duhet tė bėjė striptizėm para tė gjithėve. Duke mos rėnė nė njė mendje tė gjithė pėr tė bėrė striptizėm, si dėnim vendosėn tė bėnin sfilitė.
Banorėt kanė vendosur tė pastrojnė shtėpinė
Ariola dhe Enveri kanė fjetur gjumė, ndėrkohė qė Gloria, Enki dhe Diana kanė provuar tė kėndojnė hite tė ndryshme botėrore. Mė pas Enki ka hipur nė tavolinė dhe ka kėrcyer. Beni, Diana dhe Gloria kanė shoqėruar mikeshėn e tyre, ndėrsa Arturi nuk ėshtė pėrzier gjatė kėsaj kohe, por ėshtė kujdesur pėr veshjen e tij. Beni dhe Enki kanė marrė fshesėn nė dorė dhe kanė menduar tė pastrojnė shtėpinė dhe tarracėn, kurse Diana dhe Gloria kanė vendosur tė gatuajnė drekėn.
Turi grindet me Enkin
Turi me Benin dhe Enkin ndėrsa pastronin tarracėn, u grindėn me njėri-tjetrin. Nė fillim gjithēka nisi me shaka, po pastaj muhabeti ka degraduar dhe Turi ėshtė larguar nga tarraca i mėrzitur. Gjithsesi Turi ėshtė pėrpjekur tė bėj paqe me Enverin, ndėrkohė qė Beni i premtoi Enverit se nėse del nė balotazh nuk do tė votoj kundėr tij. Banorėt janė zhvendosur nė dhomėn e vajzave dhe kanė biseduar pėr personazhet e kaluara, qė kanė marrė pjesė nė Kafazin e Artė
Gatimi i drekės bashkon kafazierėt
Gjithė kafazierėt janė bashkuar pėr tė pėrgatitur drekėn dhe kanė planifikuar qė njė ditė tė gatuajnė byrek. Ndėrkohė qė Beni ka kėrkuar, qė njė ditė tė bėjnė pastiēo. Arturi ka qenė shumė i mėrzitur dhe nuk ėshtė pėrzierė fare me tė tjerėt. Por ka qenė Ariola ajo qė e ka vėnė nė lėvizje atė, duke e mėsuar pėr provėn e javės, qė ėshtė vallėzimi tango. Ata kanė bėrė prova nė tarracė, ndėrkohė qė mė pas tė gjithė janė mbledhur nė tavolinė dhe po bisedojnė. Beni ka sjellė humor nė Kafaz, duke bėrė bejte pėr kafazierėt e tjerė.
Kafazierėt diskutojnė pėr marrėdhėniet nė ēift
Kafazierėt kanė shijuar supėn e gatuar nga Gloria dhe kanė kaluar njė kohė tė gjatė duke qėndruar nė tavolinė. Nė qendėr tė bisedave tė tyre kanė qenė personazhet e kaluar tė edicioneve tė Kafazit. Ata kanė dhėnė opinioni e tyre pėr ta, duke pėrshkruar karakteret dhe lojėn e tyre. Bisedat mė pas kanė vijuar pėr familjet e tyre dhe pėr marrėdhėniet mes meshkujve dhe femrave nė Shqipėri. Apo edhe dashuritė e tyre. Beni ka rrėfyer se ka dashuruar me zemėr katėr herė, ndėrkohė qė Enki pretendon qė i dashuri i saj sė pari duhet ta respektojė. Respekti pėr tė ėshtė njė gjė mjaft e rėndėsishme.
Rrezik vdekje, mos u ul
Pasi kanė drekuar dhe janė shpėrndarė nėpėr shtėpi dyshe, dyshe bisedat janė tė ndryshme. Diana mendon se kur tė dalė nga kafazi do tė ndryshojė ngjyrėn e flokėve qė mos ta njohin njerėzit. Edhe Beni do ti lyejė tė bardha flokėt por askush nuk e ka besuar.Vėmendja ėshtė zhvendosur te krevati i Arturit i cili ka lėnė njė shėnim Rrezik vdekje, mos u ul. Kur e kanė lexuar , banorėt janė shkrirė sė qeshuri dhe kanė hedhur batuta tė ndryshme nė lidhje me rrezikun e vdekjes. Arturi pėrsėri shėtit i vetmuar nė tarracėn e shtėpisė. Ai e ndjen se askush nga banorėt e shtėpisė nuk e do mė shoqėrinė e tij.
Kėngėt shqiptare mė tė preferuarat
Mbasditja vijon e qetė nė Kafazin e artė. Arturi ka zbritur nė dhomė por nuk ėshtė pėrzier nė biseda me tė tjerė. Gloria dhe Enki sė bashku me Benin kanė kėnduar kėngė shqiptare shumė tė njohura duke filluar qė nga kėngėt e Vaēe Zelės, Elsa Lilės, Aurela Gaēes e Soni Malaj.Arturi i ka kėrkuar Glorias ti kėndojė njė kėngė tė huaj, ajo ėshtė treguar shumė e gatshme dhe ia ka plotėsuar dėshirėn ath ai ėshtė ngritur tėrė delikatesė dhe nė shėnjė mirėnjohjeje i ka puthur dorėn. Enki ka bėrė vokalica tė ndryshme dhe ka provuar zėrin duke u shprehur se sa mė shumė tė kėndosh aq mė mirė ėshtė.Ndėrkohė Diana dhe Beni po flenė gjumė, Ariola bėn ndonjė punė shtėpie dhe Enveri dėgjon vajzat sesi kėndojnė.
Njė mbasdite e qetė
Gjatė gjithė kohės Arturi bėn prova pėr tangon, sa nė tarracė, sa nė dhomė derisa ndėrhyn Ariola partnerja e tij nė kėrcim dhe e korrigjon pėr lėvizjet por nuk merr pjesė nė prova.As kėsaj rradhe ai nuk ka mundėsi tė rrijė me tė tjerėt sepse tė gjithė i largohen duke iu shmangur njė sherri tė mudshėm. Njė pjesė e tyre janė ngjitur nė tarracėn e shtėpisė, Beni me Enverin po studiojnė hapėsirat pėrreth tarracės madje dikush qė kalon andej ua bėn me dorė. Enki qėndron e vetmuar e zhytur nė mendime dhe paksa e trishtuar. Gloria po lan enėt dhe Diana nuk ėshtė zgjuar akoma nga gjumi. Nė sfond dėgjohet muzikė greke e cila pėlqehet nga banorėt e kafazit.
Ku ti kalojmė pushimet verore
Beni, Enveri dhe Ariola diskutojnė pėr pushimet verore se ku i kalojnė zakonisht , se kush janė vėndet e tyre tė preferuara. Ariola megjithėse banon vetėm 5 minuta larg detit, preferon ti kalojė pushimet nė mal. Beni me Enverin preferojnė detin.Turi i dėgjon por pa ndėrhyrė nė bisedėn e tyre. Beni kalon nė qėndėr tė vėmėndjes duke treguar pėr punėn e tij, hotelerinė, vendin se ku ajo ndodhet etj. Gloria vazhdon tė bėjė punė tė ndryshme nėpėr shtėpi, Enki bėn palestėr dhe Diana i jep kėshilla sesi tė stėrvitet mė mirė.
Krijoni Kontakt