Close
Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 92
  1. #71

    ua kemi,apo s'ua kemi borxh!

    Te nderuar forumista,desha te di mendimin tuaj per kete qe do ju pyes, dhe pastaj do e them dhe une te timin: Ketu ne Greqi ku jam si emigrant keto 10 vjetet e fundit <e nuk e di dhe per sa te tjere>,kam degjuar shpesh nga greket te thone se ,u kemi marre vendet e punes,ato pune qe mund ti bente nje grek psh,sot i bejne shqiptaret,dhe si te tille jemi fajtor .Dhe si fajtore,ne duhet te ikim nga greqia.Te pakten ky eshte mendimi i nje pjese jo te vogel te popullsise greke dhe keto mendime nuk i kane per gje qe ti thone ne sy ,gje qe te ben te ndjehesh do s'do fajtor,FAJTOR me kuptimin qe ti ndjehesh per prishjen e qetesise,shpirterore e ekonomike te tyre ,kjo patjeter vlen per nje pjese te popullsise e jo per pronaret. Tani me thoni se , ua kemi apo s'ua kemi borxh?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bani : 31-08-2003 mė 11:40

  2. #72
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-07-2003
    Postime
    726
    jo sua kemi fare borxh.. seshte se i marrin ne punet... shqiptaret paguhen shume me pak se greket.. prandaj dhe punesohen..
    Be yourself and you will always be in fashion.

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Bani sju a kemi fare borxh por kur vemi ne ne Greqi ju lumt atyre. Sa per ate qe u tha me lart qe shqipetaret paguhen me pak per punen qe bejne ajo nuk eshte gjithmon ashtu dhe kjo eshte qe i djeg me shum greket.

    Ps. 10 vjet aty ti dhe ske ikur akoma? ta lumte!!



    Alda.

  4. #74
    alda ,ai rrjeshti i fundit <me dogji>te them te drejten,ke shume te drejte ,por te gjithe e dime sa e veshtire eshte te emigrosh ne nje vend tjeter,ku duhet nga fillimi te mesosh gjuhen ,vendin ,dokumentat etj etj,megjithate do ta konsideroj si keshille.Ciao
    Nuk ka perėndi tjetėr pėrveē ZOTIT

  5. #75
    i/e larguar Maska e Fredi
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    55
    Ishte me te vertete nje keshille e mire . Do ta konsideroj edhe une si te tille. Persa i perket temes te huajt sot bejne shume pune te renda qe greket nuk mund ti bejne ose eshte nje pjese shume e vogel qe bejne te tilla pune. Po te jene te zotet ata dhe te punojne te mos jene dembela pronaret greke e kane me mire te kene nje grek ne pune se sa nje te huaj per shume shkaqe qe nuk mund ti shpjegoj tani.
    Mos u merzit fare pra sepse shumica e grekeve jane me aftesi te kufizuara nuk jua kemi fajin neve.

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    56
    Sėrish dhunė nė kufi, ndonėse ministrin e Jashtėm grek kėrkon ndjesė


    Nė gjendje shoku, me shenja dhune nė fytyrė, Arian Tarko, ėshtė paraqitur nė orėt e mbrėmjes nė komisariatin e Korēės. Me zėrin qė i dridhej, por plot duf e mllef, ai ka bėrė denoncimin, qė tashmė ėshtė bėrė i zakonshėm: “Mė kanė rrahur policėt grekė!” Dhe siē ndodh nė tė tilla raste, policėt e komisariatit tė Korēės, kanė plotėsuar njė formular, ku ka firmosur dhe viktima, i cili mė pas, ėshtė nisur drejt shtėpisė sė tij nė Gramsh.

    Akoma pa u shuar mirė buja e vrasjes sė Vullnet Bytyēit nga kufitarėt grekė, kėto tė fundit kanė shkaktuar njė tjetėr incident. Arian Tarko, 28 vjeē, ėshtė rrahur nga policėt grekė nė postėn e doganės greke tė Kristolopogjisė. Sherri ka nisur nė prani tė dhjetra personave tė tjerė, tė cilėt ishin nė radhė si Tarko, pėr tė hyrė nė tokėn greke. Por duke dashur qė gjithēka tė ngelė brenda pėr brenda, policėt grekė e kanė marrė tė riun shqiptar dhe e kanė futur brenda nė postė. Aty, ata kanė e rrahur dhe e kanė qėlluar, duke i shkaktuar plagė tė rėnda.

    Megjithatė, 28-vjeēari u ka shpjeguar grekėrve se ai e kishte nxjerrė pasaportėn nė policinė e Gramshit
    e nuk e kishte blerė rrugėve apo ta kishte tė falsifikuar. “Nė kėto momente njėri nga policėt mė ka goditur me grushta disa herė nė fytyrė dhe me shkelma nė pjesėn e prapme tė trupit”, dėshmoi gramshioti. Pasi e kanė rrahur, policėt e kanė detyruar atė qė tė firmoste njė formular, tė cilėn e kanė plotėsuar para syve, por ai nuk ka pranuar qė tė lėrė firmėn mbi tė. Autoritetet greke e kanė kėrcėnuar dhe i kanė thėnė qė tė largohej urgjentisht. “Nė rast se do tė kalosh nė Greqi, tė duhet njė pasaportė e re dhe vizė”, mėsohet t“i kenė thėnė ata. Pasi ka shkelur sėrish nė token shqiptare, Tarko ka mbėrritur nė policinė e Korēės. Menjėherė ai ka bėrė denoncimin pėr ngjarjen e rėndė. Shenjat e dhunės nė fytyrėn e tij nuk kishin nevojė pėr ndonjė dėshmi tė stėrholluar. Grushtat dhe shqelmat e policėve grekė kishin shkaktuar enjtje dhe tė ēara nė fytyrė, ndėrkohė qė nė pjesėn e pasme tė trupit dukeshin qartė tė mavijosurat. Tarko ka qėndruar pėr disa minuta nė policinė e Korēės, e cila i ka premtuar se do
    tė marrė masa pėr tė sqaruar akoma mė tej kėtė incident.


    VIKTIMAT E TRI JAVĖVE TE FUNDIT

    Vullnet Bytyēi i vrarė (18 vjeē, nga Hasi)
    Ligor Halili i gjymtuar (45 vjeē, nga Elbasani)
    Mili Halili i rrahur (43 vjeē, nga Elbasani)
    Rrahman Pashollari i rrahur (60 vjeē, nga Elbasani)
    Leonard Shmilka i rrahur (19 vjeē, nga Pogradeci)
    Dashamir Brekolli i rrahur (26 vjeē, nga Devolli)
    Sokol Hallka, i rrahur 26 vjeē, nga Cėrriku


    KRYEMINISTRI SHPREH NGUSHĖLLIMET PĖR EMIGRANTIN E VRARĖ

    Kryeministri shqitar Fatos Nano, ka bėrė dje njė vizitė nė shtėpinė e emigrantit tė vrarė nga kufitari grek, Vullnet Bytyēi. Rreth orės 13.00 tė mesditės sė djeshme, i shoqėruar nga shtabi i tij dhe ministri i Rendit Publik, Luan Rama, ai ka shprehur ngushėllimet nė familjen e Bytyēėve. Ndonėse dialogu nuk ka qenė shumė intensiv, kryeministri Nano, i ėshtė drejtuar kryefamiljarit Mehdi Bytyēi: “I kam kėrkuar autoriteteve tė pushtetit lokal qė tė bėjnė bilancin e tė gjitha nevojave emergjente qė ka familja juaj dhe unė angazhohem, se brenda njė kohe shumė tė shkurtėr, do t’i realizoj ato”. Ai ka vazhduar mė tej se ka kontaktuar dhe me palėn greke pėr tė zbardhur rrethanat e ngjarjes. Kam folur nė telefon me ministrin e Jashtėm grek, Papandreu. Ai mė ka thėnė qė tė tė bėj shumė tė fala dhe tė kėrkon ndjesė pėr incidentin e ndodhur nė kufi”. I zhytur nė trishtim, kryefamiljar Mehdi Bytyēi ėshtė shprehur se familja e tij kėrkon vetėm drejtėsi. “Djali im ėshtė nisur me njė ēantė tė mbushur me bukė dhe nuk ka pasur armė. Unė dua qė kėsaj ēėshtje t’i shkohet deri nė fund dhe tė zbardhet plotėsisht”.

    7 Tetor 2003
    Gazeta PANORAMA

  7. #77
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    56
    Greqia nė listėn e zezė te SHBA-s



    Greqia do t'u kėrkojė Shteteve tė Bashkuara tė korrigjojnė listėn e organizatave terroriste ndėrkombėtare, tė publikuar prej tyre tė enjten e kaluar, me qėllim qė tė merret parasysh shkatėrrimi i grupit terrorist grek "17 Nėntori", njoftoi njė zėdhėnės i Ministrisė sė Jashtme greke.
    Shefi i diplomacisė greke, Georges Papandreu, urdhėroi ambasadorin e Greqisė nė Uashington tė kėrkojė korrigjimin e kėsaj liste, nė mėnyrė qė ajo tė pėrputhet me realitetin", tha zėdhėnėsi i tij, Panos Beglitis, gjatė njė takimi me shtypin. Njė ndėrmarrje e ngjashme duhet tė bėhet edhe pranė ambasadės sė Shteteve tė Bashkuara nė Athinė, saktėsoi ai.

    Nė listen e 25 organizatave terroriste ndėrkombėtare, tė bėrė publike tė enjten nė njė version tė rishikuar, pėrmendet edhe grupi "17 Nėntori". "Greqia dėshiron qė ky raport, qė nuk pasqyron zhvillimet e fundit, tė plotėsohet, duke marrė parasysh vlerėsimet e saj", shpjegoi Beglitis, duke pėrsėritur se, pėr Athinėn, ky grup ishte shkatėrruar. Media greke kishte reaguar ashpėr ndaj faktit tė pėrfshirjes sė kėtij grupi nė listėn amerikane. Kjo e fundit citon edhe njė grup tjetėr grek, "Celulat Revolucionare", qė, sipas policisė greke, janė formuar nga organizata e dytė "historike" nė vend, ELA (Lufta Popullore Revolucionare). Grupi "Celulat revolucionare" kishte marrė pėrsipėr njė atentat me bombė kundėr njė hoteli interkontinental nė Athinė nė vitin 1999, si pasojė e tė cilit kishte gjetur vdekjen njė punonjės.

    Pak ditė mė parė njė varg shpėrthimesh ndodhėn nė qendėr tė Athinės nė zyrat e partisė qeveritare PASOK dhe tė opozitės, Demokracia e Re. Bombat shpėrthyen nė zyrat e PASOK-ut, nė lagjen e Athinės, Kato Patisia dhe nė Antupoli. Nga shpėrthimi u thyen tė gjitha dritaret e ndėrtesės, ndėrsa zjarri shkaktoi dėme nė brendinė e ndėrtesės. Shpėrthime pati edhe nė zyrėn e Partisė Demokracia e Re, nė lagjen e Athinės, Moshato, qė ka shkaktuar dėme tė vogla materiale. Ndėrsa nė lagjen Kolonaki, shpėrtheu edhe automjeti i deputetit tė opozitės konservatore, Jorgos Vulgarakis. Policia deklaroi se sulmuesit kishin vendosur disa bomba nė tri makina dhe nė njė motoēikletė tė deputetit, i cili nė atė moment nuk ka qenė nė shtėpi. Si rezultat i shpėrthimeve, janė shkatėrruar edhe disa automjete tė tjera. Asnjė organizatė nuk e ka marrė pėrgjegjėsinė pėr sulmet. Kjo ėshtė goditja mė e madhe qė merr siguria e Greqisė nė prag tė Lojėrave Olimpike 2004, nė njė kohė qė nga SHBA ka
    patur vėrejtje pikėrisht pėr nivelin e sigurisė. Tė shqetėsuar nga rrezikimi i Lojėrave Olimpike, autoritetet zyrtare deklaruan javėn e kaluar se "pėrtej ēdo skenari fantastik dhe hiperbolizimi ka vetėm njė realitet: Greqia po pėrgatitet me pėrpjekje tė madhe pėr tė organizuar Lojėra Olimpike krejtėsisht tė sigurta nė 2004".


    7 Tetor 2003
    Gazeta PANORAMA

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    I ati viktimes nuk ka nevoje per te falat e Papandreut,ato ti mbaje zoti nano,ai ka nevoje qe te dali e verteta mbivrasjen e djalit te tij,i cili nuk ishte nje "kontrabandist"sic u shpreh policia greke,por nje femije qe mori mbi shpatulla barren ekonomike te familjes se tij.Shteti dhe qeveria jone do ta bejne veshin e shurdher si gjithmone se mos"prishin marredheniet e mira me shtetin mik",prandaj u bie barra gjithe shqiptareve te ndershem brenda dhe jashte atdheut te ngrejne me ne fund zerin kundra ketyre nazisteve te shqiptareve,te behet sa eshte e mundur nepermjet medias,internetit,por edhe tubime paqesore kudo ku ka shqiptare qe t'i behet e ditur Bashkimit Europian dhe SHBA-se.
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-09-2003
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    56
    Vritet nė Greqi ish-oficeri i SHIK
    Mitat Mersinllari 47-vjeē goditet me makinė nė mes tė Selanikut


    Njė aksident i dyshimtė i merr jetėn ish-agjentit sekret shqiptar nė qėndėr tė Selanikut. Ngjarja ka ndodhur nė 2 tetor 2003 ku ėshtė vrarė aksidentalisht nė Greqi ish-oficeri i SHIK-ut Mitat Mersinllari, 47 vjeē. Vrasja e tij ėshtė mbuluar me mister, ndėrsa vėllai dhe shokėt e tij, kėmbėngulin pėr njė vrasje shtetėrore tė projektuar mirė dhe jo pėr njė aksident automobilistik tė zakonshėm.

    Kjo nuk ėshtė hera e parė qė ndodh kėshtu, tha vėllai i tij Mersin Mersinllari, pedagog nė Universitetin e Tiranės. Sipas familjarėve dhe shokėve tė tij, aksidenti mund tė ketė lidhje me tė shkuarėn e tij si oficer i Shėrbimit Sekret Shqiptar (SHIK), detyrė qė ai e ushtroi deri nė vitin 1997. Mitati, njėkohėsisht njihej edhe si veprimtar politik nė Greqi dhe merrte pjesė nė aktivitete tė tilla.

    Policia ka mbėrritur menjėherė nė vendngjarje, por nė emėr tė mbledhjes sė provave dhe fakteve, e ka vonuar rreth dy orė dėrgimin e Mitatit nė spital, i cili ishte jo mė larg se 200 metra. Sipas variantit tė policisė, Mitati ėshtė goditur nga njė makinė me targė NZN 2698 e drejtuar prej 18-vjeēares Theofili Zeropulos, e bija e ēifutit Jakov. Policia thotė se makina e ka goditur Mitatin nė rrethana tė paqarta, por, ndėrkohė, ajo nuk e ka kapur autorin e ngjarjes. Makina, menjėherė pas goditjes, ka ikur nga vendngjarja, duke e lėnė viktimėn tė shtrirė pėrtokė. Pas ngjarjes tragjike, aty ka shkuar ekipi hetimor, i cili ka marrė me vete tė gjitha provat e krimit, dhe si pėrfundim i ka lėnė fajin viktimės. Ekspertėt policorė nuk kanė deklaruar rrethanat e kėtij krimi, duke u mjaftuar me mbrojtjen e autorit tė krimit.

    Vėllai i viktimės, por edhe disa prej shokėve tė Mitatit, kėmbėngulin se krimi ishte i planifikuar dhe se nė timonin e makinės nuk ishte 18-vjeēarja, por i babai i saj, i cili jashtė ēdo mundėsie ka goditur shqiptarin pėr vdekje dhe mė pas ėshtė larguar qetė-qetė pa u ndjekur nga policia dhe nga askush.

    Mitati ka qėndruar i shtrirė nė asfalt rreth dy orė, pra nga ora 21.30 deri nė 22.45, kur ai u dėrgua nė spital. Pasi u dėrgua nė spital, ai mori ndihmėn e parė, por vdiq nė orėn 22.30. Nėse policia do ta kishte marrė menjėherė nė vendngjarje, sipas burimeve shqiptare, ai do tė kishte shpėtuar, por miqtė e tij kėmbėngulin se ai u la aty pėr tė vdekur me ēdo kusht. Njė detaj tjetėr, pėr tė cilin kėmbėngulet, ėshtė fakti se policia e Selanikut nuk e lajmėroi konsullatėn shqiptare, derisa pėr kėtė u kujtuan shokėt e Mitatit. Konsullata, pasi i bėri telefon policisė dy ditė mė pas konfirmoi vdekjen e Mitat Mersinllarit. Kur shefi i konsullatės kėrkoi shpjegime pėr mosinformimin, zyrtari i policisė tha se ne nuk e dinim numrin e telefonit. Shokėt e Mitatit thanė se kur e kėrkuan kufomėn e shokut tė tyre, polica e fshihte. Bashkė me kufomėn policia, sipas tyre, ka zhdukur edhe provat e krimit, duke krijuar pseudoprova tė tjera. Policia i dha tė shoqes sė Mitatit rroba pa gjak, njė portofol me 40 euro dhe lejėn e vjetėr tė qėndrimit. Gruaja e tij nuk di greqisht, kėshtu qė ajo firmosi pėr marrjen e kėtyre gjėrave, pa ditur se policia po pėrdorte njė mekanizėm pėr fshehjen e provave tė sė vėrtetės. Ne kėrkojmė drejtėsi. Po ata qė thanė se djali nga Hasi u vra nga plumbi qė bėri rikoshetė nė ajėr, thanė se vėllai im u vra aksidentalisht. Por hetimet pėr djalin nga Hasi treguan se ai u vra me qėllim, ashtu siē gjurmėt e krimit pėr vėllanė tim u fshehėn pėr tė bėrė fajtor viktimėn, shprehet i revoltuar Mersini.

    Dy emigrantė korēarė kanė nderruar jete gjithshtu dje pas njė aksidenti nė kryeqytetin grek, Athinė. Burimet nga qyteti i Korēės bėjnė tė ditur dje se, dy viktimat, Vaskė Ceci dhe Romeo Treni, banues nė qytetin e Korēės, pėsuan fundin tragjik gjatė njė pėrplasjeje mes automjetesh nė njė autostradė nė dalje tė Athinės.

    Nė morgun e Selanikut, qė prej dy muajsh vazhdon tė dergjet trupi i pajetė i njė shqiptari nga Gjirokastra. Quhet Jorgo Vasili. Kėtė e dėshmon pėr gazetėn prof. Mersin Mersnillari. Kur unė shkova tė merrja trupin e vėllait, shefi i morgut m'u lut tė bėja publik faktin qė nė kėtė morg dergjej edhe njė shqiptar tjetėr, pėr tė cilin nuk kujdesej askush. Ne i kemi kėrkuar ndihmė konsullatės shqiptare, por ajo na ka thėnė se po interesohemi, por nė fakt askush nuk ka ardhur tė marrė trupin e tij. Mė thanė se nė disa qytete tė tjera, ka edhe shqiptarė tė tjerė, qė dergjen nė morg pa ditur se kush janė dhe qė nuk kujdeset askush pėr ta, saktėson Mersini.


    Gazeta Panorama
    11 Tetor 2003

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e Skerdi Sika
    Anėtarėsuar
    01-10-2003
    Postime
    172
    Kur grekėt mė folin pėr borxhin qė u paskemi ne shqiptarėt, mė kujtojnė hajdutin qė tė bėn borxhli pse nuk t'i paska marrė edhe brekushet.

    Nė mos qofsha krejt gabim, Greqia ka rrėmbyer toka tė pasura shqiptare, ka zbuar qindra-mijėra shqiptarė, e ka piskuar kurdo ka mundur interesin e shtetit shqiptar nėpėr organizmat ndėrkombėtare, dhe s'e ka hequr ende tamam gjendjen e luftės kundrejt nesh. Praktikat e autoriteteve greke kundrejt imigrantėve shqiptarė janė turpi dhe faqja e zezė e tėrė Evropės, njė dėshmi e re e haverisė sė demokracisė greke.

    Ē'e do, ėshtė faji jonė qė jemi njė shtet tė haverisur; pale qė jemi popull idiot, e s'kemi njė shkrimtar ta pėrshkruajnė jetėn e imigrantit shqiptar nė Greqi, s'kemi njė piktor ta pikturojnė, njė fotograf ta fotografojnė, njė sociolog ta dėshmojnė me shifra; djalli e marrtė, as njė kompozitor s'e kemi ta kopmonojė nė nota adagio...

    Kur tė shpėrthejė tamam nė publik sekreti i trajtimit tė imigrantėve nė Greqi, do ta trand Evropėn. Po ē'e do, sigurisht qė sherri do tė gjendet te kurdėt, a te ndonjė popull tjetėr mė i zgjuar, se shqiptarėt s'ia varin hejben vetes sė tyre...

Faqja 8 prej 10 FillimFillim ... 678910 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •