Close
Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 92
  1. #51
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    Portugal
    Postime
    100
    Honeizmi
    Mos me sha mua se une nuk te kam borxhe.
    Mendimin time une do ta jape dhe patjeter Gerqine e konsideroje si nje mike dhe aleate te shqipetareve.
    Greket jane shquar per miqesi me shqiptaret dhe per kete duhet te vesh ne Gerqi te shohesh te verteten me sy tua.
    Ne qoftese nuk te pelqen temua, atehere fare mire mund te shkruash ne nje teme tjeter.
    Rrofte Gerqia, populi mik i shqiptareve.
    Poshte antikombetaret si Honeizmi me shoka.
    Enri une te pershendes ne menyre miqesore dhe te uroj nje jave te mbare.
    Qenkat le te lehin karvanka te shkoje perpara

  2. #52
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    O gjethi i fikut
    Duket fare qarte qe ti as skuqesh e as zverdhesh, e qe ke per flamur -koken e gomarit-.
    Ti po deshe duaj Greqine e Serbine,po po deshe, vetem mos u hiqe si shqiptar, dhe mos fole ne emer te tyre.
    E kuptove tani -o shoferi-? E di cfar do te thote kjo (o shoferi)?Pit ndonje Jugor ne Greqi , dhe do ta kuptoshe kuptimin.
    Ne (shqiptaret) do te vuajm,sic po vuajm, se nuk ditem te pastronim Shqiperine nga bastarte qe kan pjelle...pjella si puna tende, qe se njohin turpin .

  3. #53
    ZGALEMI I FURTUNES Maska e Randi
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Vendndodhja
    N.Y U.S.A
    Postime
    147
    Postuar mė parė nga gjethi
    Honeizmi
    Mos me sha mua se une nuk te kam borxhe.
    Mendimin time une do ta jape dhe patjeter Gerqine e konsideroje si nje mike dhe aleate te shqipetareve.
    Greket jane shquar per miqesi me shqiptaret dhe per kete duhet te vesh ne Gerqi te shohesh te verteten me sy tua.
    Ne qoftese nuk te pelqen temua, atehere fare mire mund te shkruash ne nje teme tjeter.
    Rrofte Gerqia, populi mik i shqiptareve.
    Poshte antikombetaret si Honeizmi me shoka.
    Enri une te pershendes ne menyre miqesore dhe te uroj nje jave te mbare.
    Qenkat le te lehin karvanka te shkoje perpara
    Une nuk urej njeriun,por mendimin,kur kete ai e ben me qellim.

    RANDI
    Budallai eshte gjithmone i bindur se asnje me shpejt se ai nuk e kupton njeriun e mencur.

    :q qetesi

  4. #54
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835
    e hoqet mesazhin o????????????????????
    s'iu rri mire?????????????
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  5. #55
    SPHINX
    Anėtarėsuar
    17-04-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    835
    cfare te pelqen te degjosh o xhaxhi Enver???
    qe ne dhe bar do hame dhe doren kapitalizmit nuk ja shtrime?
    qe greku eshte i lig maskara dhe i poshter po ne prape veme punojme ne Greqi?
    Apo te pelqen DHI E ZGJEBUR BISHTIN PERPJETE, si theshte xhaxhi Enveri qe femijet shqiptare jane femijet me te lumtur ne bote dhe qe ta hanin femijet sallam e veze prindi hiqte nga goja e tij qe tia jepte femijes;apo u harruan rradhet e bukes dhe trimerite e '97 ku u dogjen dhe u vodhen dhe shkollat; Shqiperia eshte vatra e Evropes, Porta e Evropes zgjohu nga endrra-enderr e bukur dhe mua me pelqen por eshte vetem nje enderr dhe jo realitet.

    HIQENI DHE KETE POST SE NUK JU PELQEN PO TE TERA QE JANE SHKRUAR ATJE JANE TE VERTETA DHE VETEM TE VERTETA DHE NUK MUND TA FSHEHNI TE VERTETEN
    Liberty, if it means anything, is the right to tell people what they don't want to hear.
    WCC 2006 ITALY

  6. #56
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Lufta pa fund me Greqine

    Nga Revista Klan

    Analize

    Nga Arban Hasani

    Dekreti i gjeneralit Metaksa eshte plotesisht i zhvleftesuar nga zhvillimet e viteve te fundit, qe nga vendosja e ambasadave e deri tek Traktati i Miqesise. Por eshte po kaq e sakte se ai ligj ruan vleren e tij per deportimin, heqjen e te drejtave dhe sekuestrimin e pronave te shqiptareve ne Greqi. Pse eshte me e nderlikuar se nje mohim i thjeshte pergjigja e pyetjes "a jemi ne lufte me Greqine?"

    A jemi ne lufte me Greqine? Kjo pyetje ka mberthyer se fundi thuajse te gjithe opinionin publik shqiptar, debatet e perditshme madje eshte reflektuar ne polemikat e ashpra parlamentare. Madje nje grup deputetetsh te opozites thirren kete jave ne Kuvend kryeministrin per te dhene shpjegime te qarta nese duhet te rroken armet, apo me fqinjet jugore eshte vendosur njehere e mire paqja. E gjithe kjo 63 vjet pas perfundimit te luftes italogreke, 32 vjet pasi jane vendosur marredheniet diplomatike, 13 vjet qe kur mbi 300 mije shqiptare nisen te jetojne dhe punojne ne Greqi. Pyetja ne dukje jashte kohes, beri qe pas shume muajsh divorci Fatos Nano dhe Sali Berisha te kthenin te njejten pergjigje identike: "Jo, nuk jemi ne gjendje lufte me Greqine". Pervec argumentave politike dhe sociale qe kundershtojne armiqesine mes dy vendeve, Nano dhe Berisha sollen si fakt thelbesor traktatin e miqesise mes dy vendeve te nenshkruar ne vitin 1996. Nje dokument i rendesishem sipas dy lidereve kryesore te politikes shqiptare, i cili shumezon me zero ligjet e vjetra te luftes, te harruara ne sirtaret e shtetit grek. Atehere i gjithe ky debat eshte vetem nje stuhi ne gote qe ka shperthyer pa asnje kuptim?

    Aresyeja e kesaj zhurme te madhe eshte diku tjeter: mijera shqiptare jane shpronesuar, deportuar dhe shpallur armiq nga Greqia pikerisht nga ligji i vjeter i luftes. Nga ai dokument i cili vertet nuk eshte me ne fuqi persa i perket gjendjes politike mes dy vendeve, por qe vazhdon te kete konseguenca tek shqiptaret kryesisht came, qe nuk mund te gezojne ende pronat e tyre. Nje histori jo pak e ngaterruar, qe kushton te pakten 1 miliard dollare, (aq sa llogaritet minimalisht vlera e pronave shqiptare ne Greqi) dhe qe shteti helen nuk duket se ka ndermend t'ua ktheje te zoteve. Te pakten derisa te shfuqizoje ligjin e vjeter te Metaksait. Pikerisht ate dokument qe jo vetem mbajti per 30 vjet dy vendet ne gjendje lufte, por qe dhe sot e kesaj dite nuk pranon ta shfuqizoje.

    Gjithshka ka nisur me 10 nentor 1940. Greqia e sulmuar nga Italia permes kufirit shqiptar (vendi ndodhej i pushtuar) i shpalli lufte agresoreve me dekret mbreteror te ligjit 2636 te Qeverise se gjeneralit Metaksa. Ky dekret ligjeronte sekuestrimin e mbi 800 pronave te shqiptareve, me argumentimin se Shqiperia dhe Italia shpalleshin shtete armiq. Pasurite u moren fillimisht prej Ministrise greke te Financave, e cila ua dha qytetareve te ndryshem ne administrim, duke vjelur prej tyre 15 perqind te te ardhurave vjetore. Sipas nje raporti te Grupit Nderkombetar te Krizave, prej efektit te ketij ligji "numri i cameve te larguar me force nga Greqia per ne Shqiperi, gjate dhe pas Luftes se Dyte Boterore, eshte rreth 35 mije vete". Por burime te tjera thone se kjo shifer eshte akoma dhe me e larte, megjithese ajo qe ka rendesi mbetet pasuria qe ju eshte konfiskuar shqiptareve dhe vlera e saj. Sipas vleresimeve te Zyres Komisionare Shqiptare, kompetente deri ne vitin 1990 per te trajtuar pronat e shqiptareve jashte kufinjve politike te Republikes se Shqiperise, "si prona te shqiptareve ne Greqi ne vitin 1940, numeroheshin pervec shtepive dhe trojeve, pyje me siperfaqe 65 mije hektare, 108 mije hektare kullota dhe 30 mije hektare toke bujqesore". Po sipas kesaj zyre, vlera e tyre me nje perllogaritje modeste shkon tek 1 miliard dollare. "Ndersa sipas Shoqates Cameria, vlera totale e pronave came ne fund te Luftes se Dyte Boterore ishte 340 milion USD dhe qe me vleren e sotme te kembimit llogaritet jo me pak se 2.5 miliard dollare", thuhet ne nje raport te Grupit te Krizave te vitit 2000.

    Qeveria kuislinge e Jorgos Xolagoklus, qe erdhi ne pushtet me ndihmen e nazisteve ne vitin 1941, e abrogoi menjehere ligjin e luftes me Shqiperine. Por kabineti i ri grek pas clirimit te vendit e restauroi ate dhe qe nga viti 1945, ligji me numrin e ri 13, eshte akoma ne fuqi. Megjithe ndryshimet qe pati ky ligj (perjashtoi fare pak prona nga sekuestrimi); edhe pse u vendosen marredheniet diplomatike mes Tiranes dhe Athines ne vitin 1971; megjithese ne 1987ten qeveria e Andreas Papandreut pergatiti nje dekret per heqjen e ligjit te luftes, por qe nuk kaloi ne Parlament; edhe pse u nenshkrua Traktati i Miqesise dhe Bashkepunimit mes dy vendeve ne vitin 1996; ligji i luftes eshte ende ne fuqi. Por kuptimi qe ka ky dokument i mbetur ne arkivat e vjetra te shtetit grek nuk eshte sulmi ushtarak ndaj Shqiperise, por vetem fatura e pronave qe u jane sekuestruar per shkak te tij, qytetareve greke me origjine shqiptare

    Fati i ketyre pronave, i te drejtave politike dhe shoqerore te shqiptareve te deportuar pas Luftes se Dyte Boterore nga Greqia, vazhdon te mbetet problemi kryesor mes dy vendeve. Megjithese Greqia dhe Shqiperia deklarojne se kane marreveshje te shkelqyera me njeratjetren, ne shumicen e rasteve kane arritur ta evtitojne nga bisedimet kete teme delikate. Ilir Meta ishte i pari kryeminister i Shqiperise qe menjehere pasi erdhi ne pushtet kater vjet me pare, hapi ceshtjen came ne takimin e pare me homogun grek. Por pergjigja e Kostas Simitisit ishte e menjehershme: "Per ne kjo ceshtje nuk egziston". Athina zyrtare asnjehere nuk ka preferuar diskutoje kete argument ne tryezen e bisedimive. Sidoqofte perpjekjet per te zgjidhur kete problem, pavaresisht se te diskutueshme kane patur dinamiken e tyre gjate viteve te fundit. Greqia ka aprovuar qysh me 3 dhjetor te vitit 1998 ligjin 2664, i cili vendoste 5 tetorin 1999 si afatin e fundit per te regjistruar pasurite e paluajtshme ne Greqi. Kjo ishte nje mundesi qe edhe camet e deportuar mund te sistemonin pronat e tyre dhe ti identifikonin ligjerisht ato. Pas ketij afati pronat e parregjistruara, edhe ato te shqiptareve came, konsiderohen si publike. Ligji i sipercituar parashikonte te drejten e apelimit brenda 57 vjeteve per ata qe pretendojne njohjen e se drejtes se prones. Pas kembenguljes se shoqates Cameria dhe presionit diplomatik te Shqiperise, ka patur dhe nje tjeter shtyrje afati per te bere kete rregjistrim. Ndersa per te drejtat e popullsise came qe vazhdojne te mos njihen nga Greqia, eshte pergatitur padia kolektive drejtuar Gjykates Europiane te Strasburgut. Sidoqofte debati qe ka shperthyer se fundi ne Shqiperi duket se eshte mese normal ne logjiken e ketyre fakteve. Vecanerisht po te mbahet parasysh se ne diskutim jane jo pak, por minimumi 1 miliard dollare prona te pakthyera per shqiptaret vetem nga ai ligj i luftes se vitit 1940.

    Fatos Nano dhe Sali Berisha vertet u pergjigjen kete jave ne parlament pa ekuivoke se "nuk jemi ne lufte me Greqine", por duket se nuk dhane nje pergjigje po kaq direkte rreth konseguencave te ligjit te vjeter te luftes qe eshte ende ne fuqi. Eshte plotesisht e vertete se dekreti i Metaksait eshte plotesisht i zhvleftesuar nga zhvillimet e viteve te fundit, qe nga vendosja e ambasadave e deri tek Traktati i Miqesise, por eshte po kaq e sakte se ai ligj ruan vleren e tij per deportimin, heqjen e te drejtave dhe sekuestrimin e pronave te shqiptareve ne Greqi. Ndaj pergjigja e pyetjes "a jemi ne lufte me Greqine?" duket shume me e nderlikuar se nje mohim i thjeshte.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  7. #57
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Lufta 63 vjecare

    Marre nga Revista Klan

    Tifozet e futbollit e mbajne si nje ngjarje te rralle vendimin e Greqise ne vitin e larget 1963, kur refuzoi te luaje me nje shtet armik si Shqiperia per eleminatoret e Evropianit. Te mesuar me eleminimet ne tavoline te perfaqesueses shqiptare qe refuzonte te ndeshej me Rusine, Shtetet e Bashkuara, apo Izraelin, tifozeve kjo "dhurate" ju solli ne Tirane Danimarken, e cila u mund nga nje gol i Panajot Panos. Qe nga viti 1940, koha kur Italia dhe qeveria e Mustafa Merlikes sulmuan Greqine, dy vendet gjendeshin zyrtarisht ne lufte. Madje pas operacionit te deshtuar te italianeve dhe dezertimit te batalijoneve shqiptare Tomorri dhe Taraboshi, greket pushtuan Korcen, Gjirokastren, dhe shume qytete te Shqiperise, duke kontrolluar 25 perqind te territorit. Pas Luftes se Dyte Boterore pervecse u shpronesuan dhe u deportuan me mijera shqiptare came nga Greqia, Athina kembenguli prane Kombeve te Bashkuara per ndryshimin e kufinjve dhe kalimin e te ashtuquajturit Epiri i Veriut brenda kufinjve greke. Ky qendrim vazhdoi per dekada te gjata duke i veshtiresuar deri ne ekstrem marredheniet mes fqinjeve. Pretendimi kryesor i grekeve ishte autonomia e VorioEpirit, ndersa Tirana kerkonte rikthimin e te drejtave te popullsise came. Negociatat e nisura qe ne vitin 1946, kane njohur disa "arbitra" jo pak te vecante. Sic eshte psh rasti i Australise, e cila u mor gjate viteve 19481949 me problemin e fqinjeve te Ballkanit jugor. Por plani i servisur nga prej tyre (njohje e kufinjve dhe autonomi e Vorio Epirit) u hodh poshte nga Tirana dhe Athina. Ndersa njihet kerkesa qe Sofokli Venizellos, kryeministri grek ne 1960ten, i beri Hrushovit per negociatat me Tiranen, do duheshin 11 vjet qe te vendoseshin ambasadat. Megjithekete, marredheniet e ftohta mes dy vendeve, nisen te ndryshojne vetem me ardhjen e Andrea Papandreut ne pushtet. Kryeministri i pare qe u shpreh se Greqia nuk ka pretendime territoriale ndaj Shqiperise, megjithese hodhi hapin e abrogimit te ligjit te luftes, nuk mundi te binde parlamentin per ta hequr ate. Pas viteve '90 marredheniet mes dy vendeve, emigrantet, zhvillimet e vrullshme ekonomike dhe gjithcka tjeter qe lidhej me hapjen e dy vendeve, prape se prape nuk munden ta abrogojne ligjin e luftes. Aresyeja e vetme e ekzistences se tij jane pronat e sekuestruara te shqiptareve.

    Megjithate, prej dekadash dy perfaqesueset ndeshen me njeratjetren ne futboll, duke i kthyer ne festa kombetare fitoret ne fushen e gjelber.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  8. #58
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Dite pas dite me armiqesine

    Marre nga Revista "Klan"

    9 qershor 1940. Me dekret 184 qe u miratua si ligji 319 me 4 korrik 1940, Shqiperia e pushtuar nga Italia hyri ne lufte me Greqine

    10 nentor 1940. Greqia shpall me dekret mbreteror ligjin 2636 per gjendjen e luftes me Italine dhe Shqiperine. Ky ligj i sekuestron pronat te pakten 800 familjeve shqiptare, vlere qe sot llogaritet nga 12.5 miliard dollare

    Nentor 1940. Kunderofensiva greke shpartallon italianet. Korca, Gjirokastra, Pogradeci, Saranda, afersisht 25 perqind e territorit shqiptar pushtohet nga Greqia.

    Maj 1941. Kryeministri kuisling Jorgos Xolagoklus abrogon ligjin e luftes me Shqiperine. Pas luftes qeveria e re nuk e njeh kete akt, por e rikthen ne fuqi dekretin mbreteror

    Paris 1946. Ne konferencen e Paqes Greqia kerkon ndryshimin e kufinjve dhe Vorio Epirin. Greket nuk pranojne renditjen e Shqiperise ne rradhet e koaliconit aleat qe fitoi luften kunder nazifashizmit.

    19481949. Zhvillohen luftime ne kufinjte mes dy vendeve. Ndersa ne OKB, Australia ndermerr misionin e vendosjes se marredhenieve diplomatike. Propozimi: Greqia te njohe kufinjte e Shqiperise, kjo e fundit nje autonomi te Vorio Epirit. Propozimi hidhet poshte nga te dy palet.

    1955. Shqiperia menjehere sapo pranohet me te drejta te plota anetare e OKB, deklaron se eshte pro vendosjes se marredhenieve diplomatike me Greqine dhe njohjen prej saj te kufinjve dhe te drejtave te cameve. Athina refuzon.

    1960. Kryeministri grek Sofokli Venizellos i kerkon Nikita Hrushovit te negocioje me Tiranen vendosjen e ambasadave me kusht autonomine e Vorio Epirit. Shqiperia e hedh poshte kategorikisht propozimin.

    19611965. Vazhdojne ne OKB tentativat per zhbllokimin e marredhenieve. Askush prej paleve nuk leviz nga kushtet

    1963. Greqia refuzon te luaje dy ndeshjet zyrtare ne futboll me Shqiperine, per eleminatoret e Evropianit te vitit 1964. Shqiperia kualifikohet per turin e rradhes duke i fituar ndeshjet aforfe.

    6 maj 1971. Shqiperia dhe Greqia vendosin marredheniet diplomatike. Me pare ishte nenshkruar nje marreveshje tregtare joqeveritare mes dhomave te tregtise se Athines dhe Tiranes. Me 25 tetor '71, i pari ambasador grek paraqet ne Tirane kredencialet. Me 16 nentor '71, i pari ambasador shqiptar i paraqet ne Athine. E vetmja pike kalimi kufitar eshte ajo tokesore e Kapshtices qe hapej dy here ne jave.

    25 mars 1978. Fillon fluturimet nje here ne jave linja e kompanise Olimpik, AthineTirane.

    23 Shkurt 1984. Kryeministri grek Andrea Papandreu, gjate nje fjalimi ne Janine deklaron per here te pare se Greqia nuk ka asnje pretendim territorial karshi Shqiperise. Papandreu i kerkon Tiranes respektimin e minoritetit grek. Nje dite me pas, lideri i opozites Kostandin Micotaqis e quan te papergjegjshme deklaraten e kryeministrit grek.

    1987. Qeveria greke abrogon ligjin e luftes me anen e nje dekreti. Por ky ligj i kabinetit te Papandreut nuk miratohet ne Parlament.

    Janar 1991. Kostandin Micotaqis eshte kryeministri i pare grek qe viziton Shqiperine.

    1996. Shqiperia dhe Greqia nenshkruajne Traktatin e Miqesise dhe Bashkepunimit mes dy vendeve.

    [b]Keto artikuj i solla pasi mu duken me teper vlere per te paraqitur dhe mendimin "ndryshe", me qellim te me degjojne dhe disa prej jush qe me quani gerkofil, apo ku di une cfare epitetesh tjera te tilla, vetem duke u bazuar nga fakti qe ndodhem ne kete vend.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  9. #59

    Keto artikuj i solla pasi mu duken me teper vlere per te paraqitur dhe mendimin "ndryshe", me qellim te me degjojne dhe disa prej jush qe me quani gerkofil, apo ku di une cfare epitetesh tjera te tilla, vetem duke u bazuar ne faktin qe ndodhem ne kete vend.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  10. #60
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Enri faleminderit qe sjell shkrime me vlere dhe gjakftohta ne kete teme, si dhe qe injoron poste anetaresh ekstreme qe nuk dine apo nuk duan te dine se si te shohin botes jo me syze bardhe e zi. Them kete pasi ne politike fiton vec logjika dhe jo ndjenja. Nqs. dikush ka deshire te shprehet me deklarata te tilla kokeforta, si greket jane miqte me te medhenj te shqiptareve apo greket jane armiqte me te medhenj te shqiptareve, le te hape nje teme tjeter dhe t'ja vere titullin "Ndjenjat tuaja ndaj grekeve"... dhe po deshet hyjnizojini ose quajini pis milet... si te doni. Nderkohe une mbeshtes nje politike 'terhiq e mos e keput' me greket, si dhe diplomacia jone duhet te tregohet e zgjuar kur te terheqe, e kur te leshoje...
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

Faqja 6 prej 10 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •