Sa shume te huaj me origjine shqiptare!!!


Na duhet te flasim dhe te argumentojme sot, perse jemi «te denuar» te
bashkohemi. Sepse po nuk e beme sot nje gje te tille, do te jemi te detyruar
te sodisim neser shperberjen kombetare. Na duhet te flasim dhe te
argumentojme sot, se bashkimi ndershqiptar eshte europeizem. Sepse po nuk e
beme nje gje te tille, atehere neser do te flasim per amerikane, gjermane,
greke, maqedonas etj etj me origjine shqiptare. Neser do te duhet, qe nga
ata te cilet do te mbeten shqiptare te analizojne, perse jemi i vetmi komb i
cili prodhon masivisht dhe historikisht te huaj me origjine shqiptare, me
shume se kushdo tjeter?
Ngushellimi vdekjendjelles me nocione integrimi apo globalizmi, nuk zgjidh
asgje. Ashtu si cfardo lloj ngushellimi, nuk zgjidh asgje. Fjalet e
«pasvdekjes kombetare», jane thjesht nje ritual dhe asgje tjeter. Tek
rituali ndryshojne fjalet, termat, theniet, por mbetet shekullor vete
rituali.(A nuk perbejne nje ngushellim pasvdekjeje shkrimet,
librat,legjendat, kenget e sotme mbi greket me origjine shqiptare?
Ngushellimi shkon deri atje sa ata i quajme arvanitas, apo se ata na ditkan
disa fjale shqip. Eshte nje ritual Morti Kombetar. Dhe eshte i tille pasi
ata jane pjestare te kombit grek. Jane shqiptare ne histori, por greke ne
realitet.(Sa prej tyre kane marre pjese ne aneksimin e tokave shqiptare ne
vitin 1914? Sa prej tyre kane qene pjestare te Napoleon Zervas dhe kane
marre pjese ne masakren ndaj shqiptareve te Camerise?)

A nuk perbejne nje ngushellim pasvdekjeje librat, theniet, kenget per
italianet me origjine shqiptare? Ngushellimi shkon deri atje sa I
konsiderojme arbereshe apo se ata kane ruajtur disa kenge apo fragmente
historie nga mesjeta. Perseri ne thelb kemi te bejme me nje Ritual Morti
Kombetar. Ata nuk jane shqiptare. Ata jane pjestare te kombit italian. Por
qe te paret e tyre para disa shekujsh kane qene shqiptare. Dhe ata jane
shqiptare ne kenge dhe italiane ne realitet. Ndersa shqiptaret e sotem,
mburren me italianet me origjine shqiptare !! (Sa prej tyre kane ardhuer si
pushtues ne vitin 1920 apo ne vitin 1939? Sa prej tyre kane vrare dhe
masakruar shqiptaret e sotem ne vitin 20 apo ne vitet 39-43 te shekullit te
kaluar ?)

A nuk perben nje ngushellim mortor historia e miliona turqve me origjine
shqiptare ? A nuk e kini verejtur se si politikane, historiane, qeveritare
etj etj mburren dhe flasin per qindra vezire, pashallare, gjenerale turq me
origjine shqiptare ? Dhe mburrja mortore shkon deri atje sa pohojme qe :
Shqiptaret mbajten ne kembe Perandorine Turke !!. Nderkaq ata jane pjestare
te kombit turk, ashtu siē jane te tille edhe miliona te tjere qe shekuj me
pare kane qene shqiptare. Por qe sot sterniperit dhe strembesat e tyre jane
turq.

Vargu i ngushellimit mortor eshte i gjate. Por edhe shembujt e sjelle jane
te mjaftueshem per te konkluduar, per te mos u mashtruar. Edhe ne kohen kur
greket me origjine shqiptare, nuk e kishin vendosur ti nenshtroheshin
shperberjes kombetare, edhe atehere ka pasur politikane dhe nocione politike
qe e kane fshehur shperberjen kombetare. Por koha pastaj ka bere te sajen.
Nuk ka qene shperberje kombetare me ane te shpates, por me ane te shijes se
jetes. (Odiseja dhe Itaka jane te nje periudhe me te hershme se sa
shperberjet kombetare te shqiptareve.) Edhe ne kohen kur italianet me
origjine shqiptare nuk e kishin vendosur ti nenshtroheshin shperberjes
kombetare, edhe atehere ka pasur politikane te cilet e kane fshehur kete
shperberje me ane te gjoja te ikjes nga raprazaljet e ushtrise turke.
Edhe ne kohen kur ata miliona shqiptare nuk kishin vendosur ti
nenshtroheshin shperberjes kombetare, ka pasur politikane dhe funksionare
shqiptare qe e kane fshehur kete shperberje ne emer te nocioneve te kohes.
(Perandoria turke zgjati shekuj, jeta e njeriut zgjat me dekada. Emerimet ne
skaje te ndryshme te perandorise, synimet drejt nje jete me komode ne
krahasim me disa popuj te tjere te saj, gradualisht por panderprere
realizuan ate qe sot ne te flasim per miliona turq me origjine shqiptare.
Siē duket nocioni integrim ka ekzistuar edhe atehere, pavarsisht nga
permbajtja e tij apo nga formulimi ndryshe.)


Nga : Koco DANAJ
Tirane, maj 2007.