Close
Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 92
  1. #61
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Ti moj zonje: nuk ri dote pa futur hundet ne punet e te tjerve(ose me sakte pa u kruar)!!!!!!!
    Une te kuptoje fare qarte,me politiken tende -as mish e as peshke-!Po nuk munde te shtihet jeta -hiq e mos keput-,ose me sakte ti tundim bishtin atij qe na hedhe nje cope "kothere"dhe qe na thote PALO ALLVANOS,dhe te harojme dinjitetin dhe rrespektin karshi atyre qe na nderojne e na respektojne.
    Shqiprija nuk munde te behet me mostra si puna tende -as mish e as peshk-qe parimet dhe miqesite i matin vetem me kutin - HIQ E MOS LESHO- dhe jo duke u nisur nga parimi i thjeshte dhe i lasht sa bota:RECIPROCITETI dhe RRESPEKTI.
    Hajde ja.... angel

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    honeizmi na thote ne ,rrofte miqesia greko -shqiptare.ne rradhe te pare desha te pyes ty une se nga qytet ose fshat i shqiperise na vini ju? me duket nga korca,dropulli ose gjirokastra.sa cudi ,si e dija kete une!.ti honeizmi me duket shikon shume nga ato filmat me perralla me mbret qe shfaqeshin tek tvsh ne kohen e xhaxhit.te vetmit shqiptare qe e duan greqine jane greket qe jane asimiluar ne shqiptare si puna jote.pyet ndonje shqiptar ti ,jo nga ata qe vijne nga zona jote,dhe thuaji nese i konsiderojne greket miq .nuk besoj se do marresh pergjigje pozitive per fatin tend te keq.mos na e be mollen portokall perpara syve o lale.ke qene ndonje here ne greqi ti o honeizmi ? i ke pare ti si greket i trajtojne shqiptaret atje? shume me keq se sali berisha i trajtoi greket e shqiperise kur ai ishte president.berisha vetem kokat ja shtypi atyre ,asgje tjeter.shqiperia kurre nuk duhet te kete marredhenie te mira me greqine deri sa te hiqet ligji i luftes dhe te ndryshoi mentaliteti qe greket kane per ne.a e kupton realitetin o honeizmi?

  3. #63
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    O olsen!
    HA....HA...HA....HA...
    Po mir qe nuk shikone nga "hundet", po (")thonjezat nuk i kuptone o mavri me boje?!Eshte TALLJE o derdimeni olsen.....
    Po na plasen keta ...oreeeeeee
    Te jesh i sigurt o OLSEN ,qe une mund te behem dhe me dreqin po KURE me Grekun.
    Sa per dieni kam lindur dhe jam ritur ne qytete (emrin ja thone ONHEZMI)
    Hajd e mos na ca me drasat...............

  4. #64
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Principet kryesore te Politikes Greke te Emigracionit.

    Artikulli i meposhtem eshte marre nga e perditshmja shqiptare KORRIERI dhe nuk perben mendimin personal te botuesit te ketij shkrimi ne Forumin Shqiptar.


    Ne dekaden e fundit, Greqia ne menyre te vazhdueshme eshte bere nje pol atraksioni per emigrantet. Ajo qe duhet thene eshte se legjislacioni i nxjerre ne nentor te vitit 1997 i ka lejuar emigrantet me dokumenta jo te rregullta, qe te aplikonin per nje status te tyre legal. Sipas nje dekreti presidencial me numrat 358/1997 dhe 359/1997, emigrantet me dokumenta jo te rregullta duhet qe te mbushnin nje aplikim paraprak, me nje pyetesor qe ishte brenda tij. Kufiri i fundit per rregjistrimin dhe mbushjen e aplikimit skadonte ne marsin e vitit 1999. Ne kete kohe jane rregjistruar rreth 370.000 te huaj. Rreth 50.000 emigrante pa dokumenta kane marre "Karten e bardhe". E cila, i lejonte ata qe te punonin dhe te jetonin legalisht ne Greqi, mbi baza te perkohshme, ndersa kontakti me dokumentat e tjera te nevojshme (nese do te beheshin) i jepte aplikuesit mundesine te fitonte "Karten jeshile".

    "Karta jeshile" sherben per emigrantin, si nje leje banimi dhe i lejon emigrantet per te jetuar dhe punuar ne vend per 5 vjet. Mbi 220.000 persona kane aplikuar per "Karten jeshile", por vetem rreth 25.000 prej tyre e kane marre, deri ne fund te vitit 1999. Per kete arsye, nje Dekret Presidencial me numer 359/97 ka themeluar nje komitet me misionin per te ekzaminuar aplikimet, qe ishin mbajtur pezull dhe shperndarjen e "Kartes jeshile", sidomos perpara rasteve te vecanta dhe atyre humanitare.

    Me fjale te tjera, Ligji i Ri me numer 2910/2001 ka riorganizuar dhe ka cuar me tej statutin legal te migrimit ne Greqi. Ministria e Puneve te Brendshme, e Decentralizimit dhe Administrimit Publik ka organizuar dhe ka percaktuar politiken e re te migrimit. Nga keto te gjitha, procedurat administrative dhe autoritetet kopetente te perfshira ne kete, ne ceshtjet e migrimit jane percaktuar ne baze te ligjit. Kushti me inovativ ishte qe kopetencat e dhenies se lejes te qendrimit, tashti e tutje nuk jepeshin me nga autoritetet policore. Leja per Qendrimin jepej nga nje institucion i ri i quajtur "Sekretaria e Pergjithshme e Rajonit", qe konkludonte pasi merrte opinionin e Komitetit te Emigrimit, qe ishte i vendosur ne cdo vend te rajonit, ku kishte te huajt dhe nje Drejtori Imigrimi. Per me teper, ligji ka siguruar riorganizimin e te gjithe procedures, qe kishte te bente me punen e emigrimit.

    Organizata e Punesimit te Fuqise Punetore, ne fund te cdo viti, pergatiste nje material qe kishte te bente me nevojat e momentit te fuqise punetore ne te gjithe Greqine dhe te gjithe punet vakante ne cdo kategori dhe rajon, qe mund te plotesoheshin nga te huajt. Me pas, nje material, qe dilte mbi kete raport, tregonte maksimumin e numrit te puneve qe afroheshin per cdo vit per cdo komunitet dhe sektor gjate punes dhe detajet e tjera. Kjo rezolute (material) dergohej edhe ne te gjitha konsullatat dhe zyrat e punes, qe operonin jashte me qellimin e ftesave per te huajt, qe te plotesonin dokumentat.

    ***

    "Karta jeshile" jepet nen kuadrin ligjor legal, qe eshte e percaktuar nga dekreti presidencial 358/97 dhe 359/97 duke sherbyer si nje lejim rezidence dhe lejon emigrantet per te jetuar dhe punuar legalisht ne nje vend nga nje deri ne pese vjet. Qellimi i saj eshte rregullimi i emigranteve te paligjshem, qe jane prezent ne territorin grek. Gjate procesit te tij, vetem nje fraksion i emigranteve qe jetojne ne Greqi legalizohet. Hezitimi nga emigrantet per te mbushur aplikimet nga frika e perzenies, po aq sa problemet e komunikimit me gjuhen, te cilin aplikanti duhet qe ta kuptoj mire, luajne nje rol kryesor ne suksesin e procesit te rregullimit.

    Ligji i ri i Emigracionit dhe Shtetesise me numer 2910/01, apo 3013/2002 eshte faza e pare qe percakton procesin e rregulimit per emigrantet e paligjshem, qe jane prezent ne territorin e Greqise dhe perfshin edhe nje faze te dyte, qe percakton proceduren legale per hyrjen dhe qendrimin e te huajve ne territorin grek. Kjo faze e dyte eshte ende ne proces dhe kjo e ben proceduren e legalizimit, qe te jete ende ne proces.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  5. #65
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Greqi, Si do behet Legalizimi i shqiptareve

    Artikulli i meposhtem eshte marre nga e perditshmja shqiptare KORRIERI dhe nuk perben mendimin personal te botuesit te ketij shkrimi ne Forumin Shqiptar.



    Emigrantet tane ne Greqi

    Per pasaporten shqiptare

    Zyra Konsullore punon deri ne oren 14.00

    Punojne pervec personelit edhe 5 punonjes part -time

    Deri tani jane te pajisur me pasaporte afersisht 800 vete

    Nga aplikimi ne marrjen e pasaportes shkojne gati 3 muaj

    Zgjatja e afatit te pasaportes deri me 31 dhjetor 2005

    Me prokure jane bere rreth 1000 pasaporta

    Nga janari deri ne maj, Ambasada shqiptare me prokure, ka pergatitur rreth 11.000 pasaporta

    Gjendja e emigranteve

    Emigrantet shqiptare zene rreth 68% te numrit te pergjithshem te emigranteve te huaj

    Numri i tyre shkon sipas perllogaritjeve ne rreth 600 mije

    Parashikohet (e pakonfirmuar ne burime jozyrtare), qe afati mund te shtyhet perseri

    Numri total i kerkuesve te huaj eshte 350 mije

    Nga keta, plot 230 mije syresh jane shqiptare

    Intervista Flet Ambasadori Fuqiplote i Republikes se Shqiperise ne Athine Bashkim Zeneli, per ceshtjen e Legalizimit

    "Pasaportat, duhet te behen ketu"

    Diplomati shqiptar tregon sesi eshte aktualisht gjendja e Legalizimit te emigranteve tane deri ne ditet tona. Kush e pengon dhe si ka manovruar Ambasada shqiptare per t'iu ardhur ne ndihme shqiptareve. Po ashtu, ai tregon edhe si, mund te ishte me efikase, ambasada shqiptare, per lehtesimin e ketij problemi. Per "Korrierin", ai tregon edhe sa shqiptare jane dhe pse duhet qe pasaportat e refugjateve te behen ne Greqi

    Ben ANDONI

    Kur eshte limituar koha per Legalizimin e dokumentave te emigranteve shqiptare, tashti, nje problem qendron perpara te gjithe komunitetit te tyre. A do te munden valle emigrantet shqiptare, qe te perfitojne brenda afatit te caktuar, per t'u pajisur me dokumenta? Nderkohe qe, afati i legalizmit eshte deri ne fund te Qershorit. "Dhe, per te arritur kete, na eshte dashur shume pune, ne aspektin politik e diplomatik, sepse me ligj, afati i legalizimit mbaronte ne fund te dhjetorit te kaluar, citohet te thote Ambasadori shqiptar ne Athine Bashkim Zeneli. Qe me kete rast, ka bere per "Korrierin" nje panorame te gjendjes se emigranteve shqiptare dhe mundesise, sesi procesi i pergatitjes se dokumentave te mund te ishte me efikas.

    Kjo per shkak se numri i shqiptareve eshte rreth 38% e numrit te pergjithshem te emigranteve ne Greqi. Ne kete interviste, diplomati shqiptar, qe ka edhe nje karriere gazetarie, shpjegon sesi mund te ishte me efikas shteti shqiptar dhe strukturat e tij. Po, ashtu, mundohet qe te shpjegoje edhe procesin e pergatitjes se Institucionit te tij, Perfaqesise shqiptare ne Athine. Sipas tij, nuk eshte problem dyshtetesia, sesa disa gjera te tjera teknike. Ne fund te intervistes se tij, Bashkim Zeneli eshte i bindur se mes te dy shteteve do te gjenden perseri rruget per rregullimin e procedurave, qe kane lidhje me emigrantet.

    Ambasadori shqiptar Bashkim Zeneli, ka qene ambasador edhe ne Berlin, ndersa ne Greqi, ka pak muaj qe ka ardhur. Ne Berlin ka qene i vleresuar per profesionalizimin e tij dhe aktualisht eshte ne nje nga vendet, ku diplomacia shqiptare ka rol paresor. Eshte i njohur dhe per nje pjesmarrje aktive ne jeten politike te vendit, perpara karrieres diplomatike te momentit.

    Kur eshte duke afruar fundi i legalizimit te emigranteve shqiptare, ka vetem rreth 700 pasaporta ne duart e tyre. A mendoni se kjo situate eshte normale ne nje kohe te tille?

    Me fillimin e procedurave per aplikimin per pasaporta te reja ne perfaqesi per shtetasit tane, jane pajisur me to deri tani afro 800 vete. Nderkohe jane bere deri me sot rreth 2400 aplikime per pasaporta. Sipas vendimit te perbashket te 3 ministrive per kete ceshtje, qe nga aplikimi e deri ne marrjen e pasaportes, shkojne 3 muaj. Kjo eshte shume. Nderkohe shtetasi ka te drejte edhe aplikimin e prokures per marrjen ne atdhe te pasaportes nga nje person i autorizuar prej tij. Te tilla kemi bere rreth 1000. Ajo qe ka lehtesuar disi kete ngarkese proceduriale ka qene zgjatja e afatit te pasaportes deri me 31 dhjetor 2005. Te tilla qe nga Janari e deri me sot kemi bere rreth 11.000, pra 250-300 ne dite. Kjo e zbut disi problemin pasi, shtetasi, ne fund te fundit ka nje dokument te vlefshem identiteti deri ne fund te 2005. Natyrisht nje pjese jo e vogel e shtetasve shqiptare i marrin pasaportat edhe drejtpersedrejti, ne atdhe. Te gjitha keto "mekanizma" proceduriale jane pozitive per shtetasin.

    Por, afati i Legalizmit eshte fundi i Qershorit. Per te arritur kete, na eshte dashur shume pune ne aspektin politik e diplomatik, sepse me ligj afati i legalizimit mbaronte ne fund te dhjetorit te kaluar. Pra, edhe nje here shtyrja e ketij afati nuk ishte nje mase administrative, por duhej kaluar amendamenti ne Parlament. Dhe kjo u be. Une per kete kam falenderuar e pershendetur strukturat perkatese e vecanerisht Ministrin e Brendshem z. Skandalidhis. Por ndonese u mor kjo mase nga parlamenti grek, ne mbetem disi te zbuluar, sepse nuk arrijme sa duhet t'i pergjigjemi kerkesave te bashkatdhetareve per paisje me pasaporta. Premtime kam patur, edhe shtese ne personel kam patur, por nganjehere kerkesat e vazhdueshme te mijat, ndoshta jane interpretuar edhe si te teperta. MPJ e Ministri Meta me jane pergjigjur drejt per nevojat qe kam ne sektorin konsullor. Keto 5 muaj me jane shtuar 2 punonjes ne organike dhe 5 punonjes part-time dhe efektiviteti i kesaj ka qene shume i mire. Nese ne perfaqesi zihej rradha naten e mbaronte pra ne darken e se nesermes, tani shtetasit kryejne pune deri ne ora 13-14, me tre linja qe punohet, nga nje qe funksiononte me pare duke u paraqitur ne ambasade pa rradhe, me fillimin e punes. Por per pasaportat e reja ka probleme. Sic duket, koordinimi me dikastere te tjera calon. Dhe ne sfond te gjithe kesaj ne kemi vecanerisht problem paisjen me pasaporta te te rinjve. Kane ardhur ketu 5-6 vjec e tani jane bere 16 vjecare. Dhe kjo kategori nuk eshte pak. Kete e kam shqetesim dhe ky eshte nje shqetesim i perseritur, por qe kerkon zgjidhje.

    Sa eshte perqindja e numrit te emigranteve shqiptare ne krahasim me emigrantet e tjere ne Greqi?

    Emigrantet shqiptare zene rreth 68% te numrit te pergjithshem te emigranteve, pra jane rreth 600 mije.

    Si mund te ishte me efikas shteti shqiptar sipas pikepamjes suaj, per t'u ardhur ne ndihme bashkatdhetareve ne Greqi, me paisjen me dokumenta?

    Per t'u ardhur ne ndihme shtetasve shqiptare me paisjen me dokumenta, pra pasaporta, ka vetem nje rruge: Pasaportat te behen ketu. E kam kerkuar disa here kete, me kohe dhe kjo kerkese eshte gjetur e argumentuar. Se fundi, para disa ditesh kam biseduar edhe me Ministrin e Rendit z. Rama dhe me ka premtuar per kete zgjidhje. Nuk ka asnje arsye te mos behet kjo. Nese ka ne Has apo Kolonje me 20-30 mije banore, nje printer per plotesimin e pasaportave, si te mos kete ketu, me 600 mije shqiptare? Ky eshte krahasimi formal. Por edhe nga pikepamja funksionale, ne te gjithe boten, sherbimi konsullor jep pasaporta per shtetasin e vet. Kjo zgjidhje duhet te behet, mundesisht qe neser e prap do te thoja eshte e vonuar. Shqiptaret nuk jane rreth ambasades me banim. Jane ne te gjithe Greqine, ndoshta kthehen edhe mbrapsht se ju mungon ndonje dokument per pasaportat. E vijne perseri. Dhe vijne perseri pas 3 muajsh per te marre pasaporten. Dhe te gjitha keto jane edhe shpenzime, se me pune e djerse po jetojne ketu. Atehere, pse nuk i pergjigjemi me vemendje kesaj ceshtje?

    Sa ka ndikuar procesi i integrimit te Greqise ne proceset e ndryshme institucionale te BE-se, per politikat ne lidhje me emigrantet e huaj dhe atyre shqiptare ne vecanti?

    Duke qene vend i BE-se, konstatoj me kenaqesi qe legjislacioni grek ne drejtim te emigrimit ka ardhur duke u perfeksionuar e standartizuar me ate komunitar. Me shume pengojne disa veprime burokratike ne administrate. Tani ka filluar edhe bashkimi familjar. Kjo eshte nje lehtesi e madhe per emigracionin. Ambasada Greke ne Tirane ka nisur te jape viza per bashkim familjar. Ne cdo aspekt, kjo eshte per t'u pershendetur. Kur flas keshtu, per kete apo te tjera avancime ne legjislacionin per imigracionin, me duket sikur kjo behet per shqiptaret, apo edhe per shkak te shqiptareve. Sepse ato perbejne shumicen derrmuese te te huajve ne Greqi dhe vendimet qe merren ne rradhe te pare, merren nga problemet me to, sepse nuk mund te merret ne konsiderate kerkesa, p.sh. e nje komuniteti te huaj me 10 mije vete. Pra gjithe shtysa eshte nga shqiptaret e per shqiptaret.

    Po vete ambasada ne Athine si mund te ishte me efikase ne kete problem?

    Natyrisht, ceshtja eshte shume komplekse. Une ndjej vertet nje kenaqesi te vecante qe imazhi per shqiptaret, ka ndryshuar krejtesisht keto 2-3 vitet e fundit. Dhe merita ne kete drejtim ne rradhe te pare u perket vete shqiptareve. Ato kane mbledhur mendjen per te punuar e jetuar me djerse, me ndershmeri. Ai shqiptar qe deri dje, para 10-12 vjetesh erdhi ilegalisht ketu, tani kthehet per pushime me makine, ne atdhe. Femijet i kane neper shkolla dhe jane me te miret. Nga imigrantet ketu ne pergjithesi, shqiptaret jane ne vendin e pare ne ndjekjen e studimeve te larta. Ka shkrimtare te njohur, artiste, piktore, inxhiniere, arkitekte, muzikante te talentuar e qe zhvillojne nje jete aktive. Jane botuar 80 libra ketu, nga autore shqiptare ne keto 10 vjet. Mjaft djem te shkathet kane krijuar sipermarrjet e tyre. Per kete, ne u jemi mirenjohes popullit e qeverise greke. Por a kane probleme? Natyrisht qe po! Emigracioni nuk eshte i lehte, kerkon edhe sakrifica. Eshte nje kategori problemesh, qe kerkojne zgjidhje nga autoritetet greke e qe jane me shume te natyres teknike e proceduriale sesa konceptuale. Greqia ka konceptin e integrimit e jo te perjashtimit apo te kufizimit. Ka probleme qe duhet te jene me shume ne vemendjen e shtetit shqiptar, vecanerisht te Parlamentit. Kerkohen me shume lehtesi konsullore e taksa me te uleta per veprime konsullore, ndonese vitin e kaluar nje kategori e tyre u ul. Sepse shtetasi shqiptar njekohesisht duhet te paguaj edhe tek zyrat perkatese greke per dokumenta te ndryshme. Por ka edhe probleme, te cilat edhe ne si perfaqesi duhet t'i perballojme me mire. Deri tani, une jam i kenaqur me kerkesat qe i kam paraqitur MPJ dhe m'i ka plotesuar. Gradualisht do te kem edhe shtesa te tjera ne personelin diplomatik e konsullor. Nga Qeveria ka dale vendimi per marrjen e nje godine te re dhe jemi ne perfundim te procedurave formale. Eshte nje godine dinjitoze dhe nga cdo pikpamje do te punojme per t'a bere model. Pra, po punojme hap pas hapi, zgjidhje pas zgjidhje.

    A perben pengese dy shtetesia, per emigrantet shqiptare qe jane te vendosur ne Greqi per marrjen e dokumentave?

    Nuk perben problem. Ligji yne e lejon marrjen e shtetesise greke duke mbajtur edhe ate shqiptare. Natyrisht kategoria qe ploteson kushtet per marrjen e shtetesise greke, eshte me dokumenta, por edhe nese p.sh. femijet e tyre te ardhur ketu te vegjel, apo te lindur ketu nuk kane he per he dokumenta identiteti, natyrisht qe do t'i marrin. Dhe, perseris qe ato duhet te behen ketu.

    A parashikoni ndonje shtyrje tjeter te afatit te legalizimit te dokumentave, pas mbarimit te afatit me 30 Qershor?

    Kurrsesi nuk dua te nxitohem te jap pergjigje te prera, por kam besim dhe per kete jam ne kontakte politike e diplomatike ne nivelet perkatese. Vullneti politik i qeverise greke nuk mungon, jo vetem per kete.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  6. #66
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    fatkeqsisht tani po e kuptoj pse nje shkrimi per shqiperine dhe kosoven shkrimtari yn ISMAIL KADARE i kish vene titullin kuptimplote
    Shqiptaret te mallkuarit e botes
    zotrinj patrioteeshte kohe e veshtire per tu bere heronj se ata qe e deshen atdheun sjane sot midis nesh as ne kompjutera si ju
    ndaj lereni greqine ameriken apo gjermanine se sna e kan fajin ato per katandisjen tone por e kemi vete NE e sidomos ju PATRIOTET e medhenjqe e doni atdheun me llafe se me vepra aha ju ndrin futyra kur merrni ne dore pashaportat amerikane apo gjermane.Ndaj lereni ndjenjen e urrejtjes menjane per kombet e tjere se jetojme ne shekullin e 21 kurse ju me ca historira e tragjedira qe do ju kishte zili edhe SHEKSPIRI kerkoni ta ktheni boten prapa
    por eshte detyre e njerzeveqe duan te jetojne ne harmoni me fqinjetsa do te liq te jene ata(qe nuk jane dhe aq sa i beni ju)por edhe gjithe njerzeve paqedashes ta mbajme kete vend e tua leme edhe brezave qe do vijne te qete te bekuar nga vete ai qe e krijojiZOTI
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    KALI I TROJES" ME DYNENSHTETESI

    "Ministri i brendshem Kostas Skandalidhis morri dje driten jeshile nga qeverite dhe deputetet opozitare ne komitetin parlamentar per te vazhduar bisedimet me Shqiperine me synimin per te lejuar greket dhe shqiptaret etnike te ruajne dynenshtetesine", shkruante dje ne editorialin e saj e perditshmja greke Kathimerini. Ndodhi pra ajo qe pritej me pak, angazhimi I opozites ne procesin e dhenies se dynenshtetesise per greket e Shqiperise. Numri 300 mije ka grishur opozitaret e Nea Demokracise duke I detyruar te rishikojne qendrimin e tyre kundrejt nismes se qeverise se PASOK-ut. Arsyet lidhen me vijen konservatore nacionaliste te partise se Kostas Karamanlisit. Ne fushaten e fundit zgjedhore parlamentare, pinjolli I fundme I familjes Karamanlis, nuk iu ndruajt deklarimeve pa ekuivok se ne rast te marjes se pushtetit do ta pastronte Greqine nga te huajt qe sipas tij prodhojne krim dhe prishin imazhin e Greqise moderne.

    Nga ana tjeter deputete te Demokracise se Re nuk e kane fshehur friken e tyre se dynenshtetesia "do te vinte ne rrezik prezencen e vjeter greke ne Jug te Shqiperise". Sipas te perditshmes greke "Kathimerini" opozitaret e Demokracise se Re te Karamanlisit mund te vije nje kohe qe Qeveria shqiptare do te detyroje greket e Shqiperise te zgjedhin nenshtetesine e nje vendi te vetem".

    " Shume nga keto njerez kane jetuar ne Greqi per me shume se 10 vjet dhe, ne keto kushte, eshte e drejta e tyre te kene dynenshtetesi. Kjo i sherben interesave kombetare", ka thene dje ne pergjigje te raportit te gazetes greke zedhenesi i qeverise Christos Protopapas. Mbetet e paqarte nese Skandalidis te kete menduar edhe per emigrantet e hershem shqiptare te Greqise. Nderkohe qe nuk kane munguar deklaratat e herepashershme te politikaneve greke perfshi edhe kryeministrin Simitis ne favor te emigranteve shqiptare duke I cilesuar ata "si flamurtare te perparimit te vendit te Helen"(deklarimi menjehere pas rastit te dy vjeteve te shkuar kur ne nje shkolle te Selanikut u kundershtua ngritja e flamurit grek nga nje nxenes shqiptar).

    Nga ana tjeter Protopapas ka pranuar dje se homologu i tij shqiptar e ka ngritur ceshtjen e dynenshtetsise dy muaj me pare. "Qeveria e Shqiperise nuk ka paraqitur probleme per dynenshtetesine. Kryeministri Kostas Simitis i tha atij te procedoje ne menyre te rregullt, tha ministri i brendshem, ne menyre te tille qe nje marreveshje bilaterale te mund te arrihet. Duke komentuar mbi limitin kohor te kesaj ceshtjeje, Scandalidhis tha se Greqia ka punuar per kete ceshtje per me shume se 10 vjet, dhe eshte perpjekur te beje qe Tirana te pranoje dynenshtetesine. Burime te ministrise se Brendshme thane se edhe nese marreveshjet bilaterale do te nenshkruhen shpejt, nenshtetesia do te jete nje procedura shume e ngadalte. Ministri i Brendshem Llambros Papademas tha se ne 3 vitet e fundit 8000 aplikante per nenshtetesine greke e kane marre te drejten per ta marre ate.

    Raporti i Kathimerinit diten e marte rreth qellimit te Greqise per dynenshtetesine e etnikeve greke minoritare te Shqiperise ka shkatuar shume polemika. Zedhensi i qeverise Christos Protopapas dhe ministrit i brendshem Lambros Papademas konfirmuan raportin, por nderkohe ofruan sigurine se do te merren me ceshtjen me nje sens te plote pergjegjesie kombetare. Ne nuk kemi arsye te dyshojme, por nderkohe duhe tte theksojme se qeveria nuk duhet te jete vetem e sinqerte, por edhe ta shqyrtoje mire kete ceshtje. Ne kete rast, do te shmange te gjithe levizjet qe mund te interpretohen si nje peprjekje e vazhdueshme. Regjimi i tanishem nuk do te shkaktoje probleme per greket etnike. Keto njerez jane te paafte per te punuar per sektorin publik. Ne konteks me te gjere keto njerez ndihen te ligjshem. Ne Shqiperi keto ndihen nen trysni per arsye te origjines se tyre greke. Ne Greqi, keto dite, jane subjekt i diskriminimit sepse shume greke duke perfshire ketu edhe zyrtare shteterore i trajtone ata si shqiptare. Ne te vertete, edhe nese arrihet te nenshkruhet nje marreveshje bilaterale dhe nese pakti ratifikhet prape se prape nuk do te garantohet gje. Se pari, vendimi per te garantuar nenshtetesine do te shkaktoje shume fluks ne Greqi. Per me shume, nuk do te lejohet qe qeveria shqiptare e ardhshme te miratoje legjislaturen e re ku do ti pajise qytetaret shqiptare me dynenshtetesine.

    Ne c'baza do te ekzaminojme kerkesen Shqiperia e 300,000 etnikeve greke minoritare per nenshtetesine greke nderkohe qe do te ruajne edhe nenshtetesine shqiptare? A mos po behet nje kerkese e tille ne baze te aryetimeve humanitare, nevojave afatshkrurtra apo perspektivave afatgjata? Ka shume arsye, por asnje nuk mund te theksohet si prioritare. Nuk ka dyshim, etniket greke te Shqiperise te cilet jetojne dhe punojne ne Shqiperi duhet tu jepen me shume te drejta ne menyre te tille qe te shijojne standarte me te mira jetese dhe kushte me te mira pune. Megjithate, kerkesa e tyre per nenshtetesi dyaneshme riskon per largim te tyre te perkohshem dhe mund te humbin te drejtat e tyre te vjetra ne rajon. Qeveria ne Tirane nuk ka paraqitur garanci qe nuk do ti pergjigjen leshimit grek per politiken vetem nje kombesi, nje kerkese qe do ti shtynte greket etnike te shmangin " Nenshtetesine shqiptare" . Nje zhvillim i tille do te demtonte interesat kombetare si dhe ato te vete etnikeve greke. Greqia duhet ti lejoje shoket miqte e tij te qendrojne me kembe ne toke duke fuqizuar statusin ekonomik, social dhe arsimor. Kjo do tju jepte atyre nje avantazh me shume kur te ktheheshin ne shtepite e tyre, ku edhe marreveshja nga Shteti shqiptar pritet te permiresohet. Tirana nderkohe po kekron te futet ne Bashkimin Evropian, por nuk mund te shkoje asgjeklundi pa perfunduar reformen demokratike. Nje minoritet etnik grek i forte dhe i sigurte do te luante nje rol thelbesor ne formimin e nje shqiperie te re, dhe te vednose lidhjet bilaterale ndermjet Athinse dhe Tiranes ne nje konteks te ri. PS. Ne e kemi perjashtuar mundesine e autoriteteve qe deshirojne te garantojne kerkesen e etnikeve greke per arsye politike. Nes eky do te ishte shkaku, politikane keqardhes do te tradhtonin vendin e tyre.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  8. #68
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Gjuha shqipe ne 40 shkolla ne Athine

    Nxenesit shqiptare te 40 shkollave te Athines kane mundesi te mesojne gjuhen ametare. Kjo, ne pamundesi financiare te emigranteve dhe te shtetit shqiptar per hapjen e shkollave ne gjuhen shqipe dhe te qendrave kulturore shqiptare per organizimin e veprimtarive te ndryshme kulturore e artistike. Ne keto shkolla te Athines eshte praktikuar ne formen e nje projekti pilot mesimdhenia ne gjuhen shqipe. Aktualisht Minsitria po punon per nxitjen dhe mbeshtetjen e shoqatave te emigranteve shqiptare, per te rritur shkallen e veteorganizimit dhe te veteveprimit te tyre ne kete fushe.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  9. #69
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    THIRRJE E EMIGRANTEVE TE GREQISE

    EMIGRANTET NE GREQI NJOFTOJNE TUBIMIN E MADH

    THIRRJE E EMIGRANTEVE TE GREQISE

    Te dashur bashkeatdhetare;

    Duke ju referuar situates se veshtire dhe njerezore, qe eshte krijuar per shkak te mbylljes se procesit te legalizimit e shohim te nevojshme dhe te domosdoshme te marrim masat e duhura per te perballuar kete situate. Sigurisht secili prej nesh eshte i informuar mbi vendimet e marra ne Samitin e Selanikut per emigracionin dhe problemet e reja qe linden pas ketyre vendimeve, ku u diskutua per te blinduar kufijte e Europes, PER NE EUROPIANET (?), si dhe per largimin e shume emigranteve qe jane viktime e ketij samiti dhe te diskriminuar nga ligji i vendit nr. 2910, te cilin e kane tjetersuar, deformuar "qarkoret" e shumta, te cilat cenojne te drejten elementare te nje emigranti ne nje vend qe aplikon Standarte te B.E-se, si dhe ka neneshkruar "Kartat e emigrantit". Ne Greqi vazhdimisht emigrantet gjenden ne procesin e vazhdueshem te dorezimit te dokumentave dhe pa poseduar per gati dy vjet pa dokumenta. Ne asnje vend, dhe as vet ligji nuk ka nje procedure te tille, duke i mbajtur emigrantet ne terror, legal dhe ilegal, "duke i mbyllur ne Kafaz", komentonte "Elefterotipa" keto dite, duke u privuar dhe te drejten per ne vendin e tyre. Jashte legalizimit mbeten nje numer i madh emigrantesh, per mungesen e deshires politike per zgjidhjen e problemit nge qeveria greke. Nga ana tjeter eshte dhe mosinteresimi i Shtetit Shqiptar, i atyre politikaneve qe "gufojne prej patriotizmes"

    Nuk i duan emigrantet. Ata per ta jane persona Non Grata".I shohin thjeshte si burim te ardhurash ekonomike. Tashme po shohim te kercenohet jeta jone, kercenohen mardheniet tona ne pune, femijet qe mesojne neper shkolla, prinderit tane te cilet nuk jane ne mardhenie pune, te drejtat njerezore dhe shoqerore. Duke marre parasysh gjendjen e krijuar, duhet te jemi te ndergjegjshem, se do te jemi vet ne emigrantet te cilet do t'i pergjigjemi kesaj situate, Eshte organizimi i Perbashket i shoqatave, sindikatave i oraganizatave te emigranteve qe ndodhen ne Greqi, sigurisht jemi te mbeshtetur edhe nga sindikata greke, shoqata antiraciste vendase, organizata jashteqeveritar, faktore te tjere politike, avokate me ze ne jurispudencen greke, jane solidarizuar me thirrjen tone dhe mbeshtesin Kerkesat tona. Gjithe te huajte jane prezente se bashku per te protestuar sipas normave dhe ligjeve te vendit, europian. Per KETO JU FTOJME te merrni pjese ne PROTESTEN PAQESORE, DITEN E ENJTE, Date. 17.07.003 ora 19. 30. Sheshi "OMONIA". Konfirmojme dhe marrjen e lejes nga policia vendase. Heshtja dhe indiferentizmi nuk mund te japin kurresesi rezultat pozitiv. Perkundrazi do te jene faktor negativ ne ardhmerine tone ne Greqi. Nga ky tubim do te

    K E R K O J M E

    Legalizimi te mos kushtezohet me Esimat.

    Leja e qendrimit te jete edhe leja e punes.

    Te hiqet taksa e legalizimit 147 euro.

    Te legalizohen pesionist`t sipas standarteve Europiane.

    Te realizohet bashkimi familiar pa pengesa.

    Lejet e punes dhe te qendrimit te jepen me shume se tre vjet. Sipas standrteve po Europiane.

    Lejet e qendrimit te ken te drejten e levizjes ne vendet e B.E s. Edhe keto sipas standarteve europiane.

    Te mbetet i hapur procesi i legalizimit.

    Emigranteve te mos u privohet e drejta e shkuarjes ne vendin e tyre.

    10-Te perfitojne te drejten e pasaportes dhe dy nenshtetesine; gjithe emigrantet qe kane 10 vjet qendrim ne Greqi.

    11- Te njihet e drejta e punes per efekt pensioni.

    EMIGRANTE, PUNETOR GREK DHE TE HUAJ. TE BASHKUAR!

    GRUPI KORDINUES I SHOQATAVE, SINDIKATAVE DHE BASHKESIVE, ORGANIZATAVE DHE LIDHJEVE TE EMIGRANTEVE, GREQI
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  10. #70
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604
    Emigrantė nga tė gjitha komunitetet tubohen nė sheshin “Omonia” pėr mė shumė tė drejta

    Leja pėr pushime, emigrantėt protestė nė Athinė

    Kėrkojnė ndryshime nė ligjin 2910 mbi bazėn e tė cilit edhe po kryhet procesi i legalizimit tė emigrantėve

    ATHINE- Qindra emigrantė tė tė gjitha komuniteteve iu pėrgjigjėn thirrjes sė organizatave tė emigrantėve pėr tė protestuar dje nė qendėr tė Athinės pėr anulimin e vendimit, tė marrė nga Ministria e Brendshme greke qė ndalon lėvizjen jashtė kufijėve grekė tė emigrantėve, tė cilėt nuk kanė dorėzuar dokumentat pėr legalizim brenda datės 30 qershor. Legalizimi i tė gjithė emigrantėve pa asnjė kusht, pėrmirėsimi i ligjit 2910 dhe pėrmirėsimi i shėrbimit ndaj emigrantėve nga zyrat e komunave dhe bashkive, ishin disa prej kėrkesave qė parashtruan emigrantėt.
    Protesta e cila filloi rreth orės 19 30 vazhdoi pėr mėse njė orė e gjysmė, kohė gjatė sė cilės pjesėmarrėsit u grumbulluan nė sheshin “Omonia” me flamuj dhe parulla nė tė cilat shkruheshin nė gjuhė tė ndryshme kėrkesat e tyre.
    Shumica e demonstruesve, emigrantė shqiptarė
    Padyshim emigrantėt shqiptarė pėrbėnin shumicėn e pjesėmarrėsve nė protestėn e djeshme. Pėrkrah emigrantėve nga pothuajse tė gjitha komunitetet qė jetojnė dhe punojnė nė Greqi, ata protestuan dje pėr mė shumė tė drejta dhe pėr pėrmirėsimin e kushteve pėr legalizimin jo vetėm tė tyre. “Pjesėmarrja e emigrantėve shqiptarė ishte e kėnaqshme. Emigrantėt shqiptarė jo vetėm tani por nė tė ardhmen duhet tė luajnė rol kryesor nė lėvizjet sindikaliste, pasi pėrbėjnė shumicėn nė Greqi”, -i tha “Shekullit”, kryetari i Federatės sė Sindikatave tė Pavarura tė Shqipėrisė, dega e Athinės, Lefter Marta.
    Pas grumbullimit nė sheshin “Omonia”, protestuesit u drejtuan drejt Parlamentit grek, ku pėr mė shumė se gjysmė ore hodhėn parulla dhe kėrkuan nga Parlamenti ndryshime nė ligjin 2910 mbi bazėn e tė cilit edhe po kryhet procesi i legalizimit tė emigrantėve nė Greqi. Kėrkesat e emigrantėve shqiptare kėrkojnė nė parim pėrmirėsimin e statusit tė tyre, por mė immediate ėshtė ēėshtja e dhėnies sė lejes pėr tė kaluar pushimet nė Shqipėri. Sipas njė urdhėri tė Ministrisė sė brendėshme greke ata emigrantė qė nuk kanė dorėzuar dokumentat deri nė 30 qershor nuk kanė tė drejtė tė dalin jashtė kufijėve tė Greqisė.
    Mė pas pėrfaqėsuesit e tė gjitha organizatave dorėzuan nė zyrėn e kryetarit tė Parlamentit grek si dhe tė tė gjitha partive parlamentare greke, listėn me kėrkesat e tyre. Konfederata shqiptare nuk pranoi qė tė dorėzonte kėrkesat e saj sė bashku me ato tė Partisė Komuniste greke. “Nuk duam tė bėhemi pjesė e asnjė loje politike, dhe jemi kundėr politizimit tė lėvizjes sė emigrantėve”, -tha z. Marta.


    Kerkesat qė pėrfaqėsuesi shqiptar dorėzoi pranė Parlamentit grek janė:

    Tė bėhen pėrmirėsime nė ligjin 2910

    Tė bėhet njė leja e qėndrimit me atė tė punės

    Nuk janė vetėm emigrantėt fajtorė pėr vonesat pėr dorėzimin e dokumenteve, por edhe pala greke ka pjesėn e vet tė fajit, kėshtu qė organet kompetente tė lejojnė lėvizjen e lirė tė tyre.

    T’u jepet leje qėndrimi pensionistėve ashtu siē parashikohet edhe nė ligjin 2910 neni 37 paragrafi 1.

    Tė pėrmirėsohet shėrbimi nė zyrat greke, ku shkojnė emigrantėt pėr tė dorėzuar dokumentet.


    Pėrkrah emigrantėve protestuan edhe punėtorė tė sindikatave greke si dhe organizata tė ndryshme pėr tė drejtat e tė huajve
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Enri : 18-07-2003 mė 06:23
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Faqja 7 prej 10 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •