Ish-ministri i Jashtem greke Teodoros Pangallos u terheq vemendjen politikaneve per ceshtjen e ksenofobise dhe rastin e trajtimit te emigranteve shqiptare: "Teoria e pastersise se races eshte e papranueshme ne pikepamje edhe logjike, edhe estetike"
Ish-ministri i Jashtem grek Teodoros Pangallos, u ka terhequr vemendjen politikaneve per ceshtjen e ksenofobise, duke e lidhur kete edhe me pikepamjen mbi pastertine e races greke, qe dominon ne shoqerine vendase. Pangallos ka shfrytezuar foltoren e nje konference per emigracionin, qe t'u referohet sondazheve, te cilat pasqyrojne tregues te larte ksenofobie ne Greqi. "Sondazhet na japin nje profil teper ksenofobik dhe keshtu jemi", ka thene Pangallos, duke theksuar se kjo ceshtje tashme duhet te perbeje objekt preokupimi e diskutimi. Situaten e emigracionit ne duhet ta veshtrojme me mendje te kthjellet e me realizem, ka thene me tej ish-ministri i jashtem grek. Per te ilustruar mendimet e veta, politikani grek ka sjelle shembullin e emigranteve shqiptare, te cilet vershuan masivisht ne Greqi dekaden e fundit te shekullit te kaluar. "Ne u hapem dyert emigranteve shqiptare, por ne te vertete, benim sikur nuk i shihnim", tha ish-kryediplomati grek. Duke shtuar se "u deshen shume vjet qe te shqyrtohet ceshtja e legalizimit te emigranteve, cka u imponua prej ekzistences se emigracionit shqiptar".
Nenshtetesia
Pranise se emigranteve shqiptare i eshte referuar ish-ministri i jashtem grek, edhe per te stigmatizuar legjislacionin, sipas tij te papranueshem, mbi dhenien e nenshtetesise. "Shqiptaret kane mbi dhjete vjet qe jetojne ne Greqi", ka thene Pangallos, "kane lindur femije qe u rriten ketu, flasin gjuhen greke dhe duan te rrine ne Greqi". "Por kjo nuk sendertohet ne legjislacionin per dhenien e nenshtetesise", shtoi ai, duke propozuar qe te ulet ne tete vjet qendrim periudha e qendrimit te perhershem ne Greqi e aplikantit per nenshtetesine greke, nga dhjete qe eshte tani. Politikani grek tha se megjithese Greqia ka nje problem te madh demografik, "ne vendin tone lulezon denteshem, teoria e pastertise se races". "Kjo teori eshte e papranueshme ne pikepamje edhe logjike, edhe estetike", tha ai. "Por po ta themi me ze te larte kete, ne cfaredo auditori ne Greqi, eshte e papelqyeshme". Duke theksuar bindjen e tij se ne te gjitha partite parlamentare ka nje minorance personash qe i besojne pastertise se races, ish-ministri i Jashtem grek tha se, per sa kohe kjo ideologji nuk trajtohet ne menyre metodike qe te eliminohet, "Greqia nuk do te mund te kete nje politike emigracioni per integrimin e gjithe atyre emigranteve qe deshirojne te qendrojne ne Greqi, cka do te ishte ne te mire te vendit". Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme greke, jane rreth 23.000 kerkesa shtetasish shqiptare, kryesisht me origjine greke, per marrjen e nenshtetesise greke, por keto kerkesa ende nuk jane miratuar.
BBC
--------------------------------------------------------------------------------
02/03/2003
Krijoni Kontakt