Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 92
  1. #11
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    O Klod rremuja, perseri s'kuptova ku deshe me dale, per me teper kjo "rremuje mendimi" tendja eshte dukuri femerore, e jo "deshira imponuse" imja, meqenese po flasim per ate referatin lart, do te doja te me shpjegosh se ēfare kuptove ti nga ai, keshtu qe mund te diskutojme siē duhet.

  2. #12
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Lexo prape Ornament! Mos na bej te fillojme te besojme se nuk di te lexosh.

    Ne te kundert, une mendoj se ti nuk je konkret ne kritikat e tua, keshtu qe ato dalin te pavlera.

    ps. ne asnje shkrim te mesiperm, une nuk shoh ndonje kerkim per ndonje "Porte te Larte", e aq me teper ne ate te Gazmend Kapllanit.

    se dyti, teorite e tua te: "jemi ne pa jane ata" (duhet te jesh lab se nuk ka mundesi!!!), jane pikerisht ato qe Gazmendi i parashtron si mitologji te demshme ballkanike (per te mos thene injorante...)

    Megjth, une nuk them, gje! Ti ke edhe mendimin tend, qe ke te drejte ta shprehesh ashtu sic ti do....

    Une hyra vetem se shprehjet e tua e kapercejne pak te qenit bisede!

    "vazhdoni ju pleq akoma (fjale greke!!!) me Greqine"

    "shqiptaret pas 10-12 vjetesh po kthehen"

    etj si keto....

  3. #13
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    O Klod, une them artikulli, ti merresh me mu, si duket aq shume te jam "imponuar" sa gjumi s'te ze.

    Me "porte" deshta te tregoj qe artikulli lart ben thirje per kete, pra qe Greqia (porta e europes per ne) eshte fare ngjitur me ne, prandaj ne qofte se NE do te hyjme ndonjehere ne europe (EU) kjo mund te behet natyrisht nepermjet grekut, pa shume energji si fqinje qe jemi, se nga partenere te tjere.
    Prandaj une pyes; A eshte greku vertet PORTE? Si dhe po te jete, a eshte e hapur per ne dhe me ēfare ēmimi (deshire).
    Autori eshte "lodhur" te na e paraqese si te tille, pra si porte. Ky "mundim" i tija duket hapur. Tani pse thua te kete sforcim ne gjithe kete, si thua ti Klod?
    Pse s'lodhet njeri ta paraqese si "porte"te europes, Francen ose Gjermanine. Ngaqe ato JANE o Klod, s'kane nevoje per cicerone.
    Per rrjedhoje ky "stermundim" i autorit qe siē e thame te bie ne sy, s'ka si te mos merret per FILO-HELLENIZEM. Apo jo.
    Vete autori e ndjen kete, prandaj ai ēfare ben? akuzon te tjeret per "patriote" e "nacionaliste" te erret e pa arsye. Tani kush ka te drejte si thu ti Klod? Kapllani me llogjiken e tij, apo ne me llogjiken tone.

    E ditur qe: "Qeni leh aty ku ha" prandaj ai mbetet qen.

  4. #14
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Po me habit!

    Ajo qe une kuptoj nga Gazmendi, Ornament, eshte se ai nuk po kerkon "Porten e Larte" tek Greqia, as hyrjen e vetme per ne nepermjet saj, perkundrazi, ai po mundohet te paraqese nje realitet bashkeekzistencash te "detyrueshme", per Greqine, por sidomos per ne (Shqiperine), nqs kerkojme te hyjme ne Europe.

    Kjo sepse vendodhja jone na lidh me Greqine gjeografikisht e jo me Francen e Gjermanine. Po ashtu na lidhin karakteristika rajonale, histori, por per me teper, na lidh interesi i pashmangshem rajonal.

    Tashti, ti, diku me siper, shprehesh se Greqia eshte aksidentalisht ne oksident, pasi ajo eshte ballkanike, ndoshta me teper se ne (ne gjeografi)!!!

    Dmth, pikerisht kjo eshte nje nga pikat qe me vjen cudi qe nuk kuptohet dot.

    Oksidenti Europian, Ornament, e ka burimin tek Greqia e lashte, periudha klasike. Roma ngrejti nje aparat te tere fetaro-kulturor mbi ate mitologji, edhe e njohu si mitologji greke, e jo si mitologji te panjohur (apo ilire).

    Per kete arsye edhe revolucioni grek kundra turqve u mbeshtet terresisht prej aristokracise perendimore (oksidentale) europiane, nga aristokrate me idealizma e ide neo-klasike europiane, me idene se po luftonin per Hedaen e lashte, burimin e kultures perendimore ne shume fusha.

    Ne kete kuptim, Greqia eshte mese oksidentale, pavaresisht, se ne rrjedhen e shekujve ajo ka marre edhe tiparet e veta adoptuese orientale!

    ******

    Pastaj, sikur thote Gazmendi, dihet qe eshte te pakten fakt se eshte vendi me i stabilizuar ne Ballkan, edhe anetare e EU-se. Keshtu qe shfrytezimi per mire i ketyre pikave, vec te mira sjell.

    Keshtu e shoh une shkrimin e Gazmendit!

    per te mos permendur faktin se Gazmendi me te drjte pohon se propaganda imagjinare po mbreteron marredheniet e dy vendeve!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 08-02-2003 mė 12:49

  5. #15
    Larguar Maska e cunimartum
    Anėtarėsuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    Enri dhe ju dy cunat e tjere doja ta thoja edhe une i llaf se me beri pershtypje ai shkrimi i enrit me thene te drejten

    tashti une jam ne kanada nga ata te shkencave egzakte keshtu qe mos u tallni shume nga gjuha se une s'di te flas me llafe te medha edhe te bukura e them ca me thote barku dhe mendja po edhe ca gjera nga historia e kombit tim i di madje shume se kam lexuar shume edhe kam degjuar shume

    enrit i jap me sinqeritet shume te drejte ne disa gjera dhe disa nga keto eshte ajo puna e antiracizmit qe ketu psh. eshte arritur pak a shume te zvogelohet pak si problem ne saje te menyrave me tere mend efikase por qe domosdo s'ka per tu zhdukur kurre rrenjesisht dhe enri per kete ka shume te drejte sepse perpjekjet duhen bere madje edhe te perfitohet nga vendi fqinje dhe ti duhet e mira pse jo.

    por kjo eshte shume e pergjithshme (ju thashe ne rradhe te pare qe une jam shqiptar dhe do vdes i tille ate gjak kam dhe ate dua po tani nuk po flas me mendime shqiptari por te nivelit shoqeror qe njof ketu dhe qe eshte inter racial) une shkoj i cike me llogaritje dhe gjerat i peshoj
    ne rradhe te pare ne dhe greket kemi kaluar histori te gjate si komshij dhe kemi shume shembuj dhe ngjarje me njeri tjetrin dhe ne asnje prej ketyre nuk kemi arritur te perfitojme qofte edhe gjene me te vogel vetem kemi humbur sepse dihet edhe kompromiset behen per fitime te dyanshme dhe kjo mbase ne saje te mos inkompetences sone por ajo s'ka shume renci sepse realiteti eshte qe greket na kane dale nga mbrapa me komplote e te tjera si keto ky eshte realitet i hidhur por eshte realitet raste ka me mijra aq shume sa te dalin nga hundet si nga kohet e lashta deri ne rastin me te keq kur ne i dhame ndihme ne 40en kundra fashisteve italian dhe ata u munduan ta na invadojne neve e deri ne kohet e sotme per gjera qe as qe ja vlen ti permend po qe prap te djegin
    patjeter qe duhet te tregohemi objektiviste dhe mos te ndertojme te ardhme duke u mbeshtetur ke e kaluara po nuk mundesh kurre ta kuptosh te ardhmen pa e ditur te kaluaren dhe te vetmet ndryshime jane ato qe arrihen pas nje pune shume te lodhshme sic e tha dhe enri
    po nuk e di ti enri kujton se greket po e bejne nje gje te tille nuk e di ke grek ke njofur ti po mua s'me rezulton keshtu atehere pse neve qe na e kane ngulur gjithmone duhet tu mbajme anen e ti lepijme per nje cope kocke
    se dhe vete pak a shume e the qe na e ka fajin koka ose me mire koka qeverisese dhe ne kurre po kurre s'kemi pasur koke se ashtu jemi te gatuar prej natyre prandaj te punojme njehere per vetveten e ta bejme cdo gje me kalem se pastaj vjen greqia te na thote neve hec t'ju ndihmoj per ne BE sic i tha asaj italia keshtu llogjikohet enri
    nejse edhe dicka tjeter ne keto vendet e amerikes se veriut nje gje kam mesuar une qe kuuurreee mos harro neglizho dhe perfito po kurre mos harro dhe kjo jo per hakmarrje ose per ndonje gje keshtu po thjesht qe te dish si te veprosh me vone se degjo historia perseritet dhe kohet gjasme kane ndryshuar po kur vjen per interesa edhe une po te isha ne vend te politikaneve greke ne ate pozicion do ma bente me sy nje cike influence ne rajonin shqiptar sa per njomje s'ka te mire dhe te ligj po ama ne si kemi marre kurre krahet te tjerve ndersa ata po dhe ketu s'ka burre nene te me kundershtoje se flasin faktet
    nejse me sinqeritet qe shume gjera ke te drejte po une ta thashe c'do gje behet me kalem jo sic e kemi bere gjithnje o burra plot gjaknxehtesi i bihet lapsit edhe behen llogaritje dhe del qe me greket duhet shume kujdes kaq per tani koha do ta tregoj pjesen tjeter...
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  6. #16
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    O klod paqartesia, me ēudit si s'kupton THELBIN e muhabetit. E zeme qe greqia eshte Europe, (per te mos iu fut historise, siē ben ti), problemi eshte PSE? dhe SI? ajo do te na adoptoje NE. Ēfare interesi ka ajo, me na ndihmu per tu bashku me te (me EU), si SHQIPTARE. A kupton Klod?

    Enveri si komunist dhe internacionalist e donte nje "bashkim" me "internacionalen komuniste" por jo nepermjet Jugosllavise, prandaj ai prishi marredheniet qe ne 1949 me ta. Ngaqe rrezikohej indipendenca e shtetit, e kombit si dhe e atij vete si person (me kryesorja).

    Me u fut neper grupacione politiko-ekonomike eshte me "interes", problemi eshte me u fut si SHQIPTARE, e jo si greke apo sllave.
    Atehere perēfare sherben greku, apo me na greqizu, kjo e pashmangeshme po ti lidhim shpresat mbas qerres se tij.
    S'kuptoj ē'lidhje ka teritori ne ket mes, ne ne ballkan jena e s'ka nevoje per grekun. Flitet me shku ne europe.
    Kjo si me shku ne kozmos, nje anije kozmike e vogel (si shqiperia) ka nevoje te terhiqet nga "te tjeret" planete, per kete ajo nuk ēfrytezon terheqjen e "komshiut" (te henes) se rrezikon te ngele ne te per gjithnje.
    Terhiqet nga nje me i larget se objektivi i saj. Psh me shku ne Mars, terhiqet nga Saturni, me shku ne Saturn terhiqet nga Urani, e keshtu me rradhe. Per ne ket rol duhet ta luaje AMERIKA si me e larget nga europa (objektivi yne) e jo greku (hena) komshiu yne.

    Prandaj thashe qe artikulli lart eshte "as mish as peshk", ai nuk shpjegon ASGJE, nga realiteti shqiptaro-grek. Tani neqofte se Kapllani i drejtohet nepermjet tij himarjoteve e dropulliteve, tjeter puna. Ata po, s'humbin asgje po te futen ne EU nepermjet greqise.

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Pershendetje!

    Artikujt e mesiperm i lexova me ndjenja te perziera,me kujtohen fjalet e gjyshes per krimet e grekerve atje ku ajo banonte atehere,Vllaho Psillotere-Carcove,pastaj lexoja ,rilexoja artikujt dhe.... thash ti shkruaj dhe une nja dy rjeshta.
    Tema eshte e gjere dhe ndoshta i kalon caqet e ketij forumi, porse gjithsesi kur flasim per realitetin e maredhenieve duhen patur parasysh disa momente.
    E KALUARA e cila smund te mohoet kursesi ( me quani po deshet nacionalist anakronik e driteshkurter ) sepse sheshimi i mosmarveshjeve lindur ne te kaluaren, behet baze per maredhenie me te mira ne te tashmen dhe te ardhmen.Nga kjo pikepamje pala greke i eshte ne borxh popullit shqiptar,deri tani asnje fjale per krimet e se kaluares nga asnje politikan grek, asnje cent per pasurite e shqiptareve te shperngulur vrare e torturuar.Kujtoj ketu qe greket me vendim gjykate para reth nje viti bllokuan pasurite e shtetit gjerman ne Greqi ( midis te cilave dhe nje "Goethe Institut") si demshperblim per krimet e gjermaneve ne luften 2 bot.!!!!!!!!
    Nga ana tjeter keto kurvat tene politikane nxitojne te permbushin cdo kerkese te grekerve per te drejtat e minoritetit gjuha,shkolla UNIVERSITETI etj.
    Dhe une them qe keshtu nuk shkon,"bej si them une po mos bej si bej une"
    Persa i perket te tashmes mendoj qe mijra e mijra emigrante shqiptar ne Greqi jane realitet i hidhur qe deshmon per gjendjen e mjeruar shqiptare por edhe per politiken e mbrapshte qe ndiqet ne Greqi, ne asnje vend tjeter te Europes shqiptaret nuk jane te detyruar te ndrojne emrin e per me pak te pagezohen vete ose kalamajte e tyre sic ndodh ne Greqi.(kjo ndodh vetem ne vendet islamike si A.Saudite.Emiratet etj, po a mund te krahasohet nje vend anetar i BE me te tilla vende?).Ne asnje vend tjeter te Europes emigrantet nuk perdoren per ti bere presion qeverise shqiptare ndaj politikave qe ajo ndjek brenda dhe jashte.Gjithashtu nje fakt tjeter me ben te mendohem: kur ne Shqiperi lulezonin firmat piramidale dhe kur krahas shqiptareve filluan te vinin edhe ato pak te huaj per turizem gazetat greke por edhe ato italiane i bene jehone te madhe "koleres" qe ra ne Kucove, a thua se iu tremben konkurences qe po i vinte nga Shqiperia. Mund te flas ketu edhe per politiken qe ndiqet per dhenie kredish nga pala greke etj etj etj po druaj se nuk me del vendi dhe se artikulli behet monoton e i merzitshem.

    Do e mbyll me fjalet e nje komentatori ( mjerisht s'me kujtohet emri) qe i kam lexuar kur komentoheshin ngjarjet e '97 ne Shqiperi:
    " eshte nje kriter qe mesohet ne cdo akademi ushtarake e cila thote: mbaje fqinjin te destabilizuar se ka nevoje per ty, por jo aq te destabilizuar sa te perbeje rezik per ty"


    Te fala shoqerore
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Patrioti : 08-02-2003 mė 16:16
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  8. #18
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604
    HOnezmi:


    Mos u tremb dhe mere mundimin ti botosh te gjitha ato artikuj qe ke shkruar ne "greqisht"!Jo per ndonje gje; por, nepermjet tyre shqiptaret do arine te kuptoin qarte fillozofine tende pro greke....Do te marresh ate qe meriton.
    Honezmi , une asnjehere s'kam fyer dikend , asnjehere s'kam paragjykuar askend pa i lexuar me pare shkrimet e tij me vemendje. Dhe ju lutem mos dilni ne perfundime te tilla, pasi s'me njihni, dhe s'dini se cfare une kam shkruar ne shkrime te meparshme, as me njihni personalisht per te konkluduar ne perfundime kaq te nxituara...

    Z. Doci, ju falenderoj per IRONINE tuaj te spikatur.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  9. #19
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Enri, vazhdo me tenden ti lal, se po te merresh me nacionalista mendjengushte dhe kokeforte shqiptare, behesh dhe ti i verber si ata.

    Jo se greket s'jane njerez te tille, por ama edhe ne Greqi ka disa intelektuale qe i shohin gjerat ne kontekstin e "si mund t'i bejme ato me mire", dhe jo "si ta zhdukim fqinjin". Nqs. do kisha logjike nacionaliste (mbizoteruese ne kete forum) nuk do te dija si ta komentoja faktin qe Greqia ishte nje nga 2 shtetet e vetme (tjetra Italia) pro inicimit te procesit te shqiperise per integrim Europian. Me mendte qe kam sot, mund ta shpjegoj qe dhe ne Greqi ka njerez qe jane te interesuar per mbarevajtje ne rajon.

    Dhe per mendimin tim do jene keta lloj njerezish ne te 2 anet e kufirit qe kane mendesine e duhur per te permiseruar te ardhmen.

    Enri, te jap mbeshtetjen time te plote, dhe te uroj te gjesh sa me shume njerez si mua qe te te mbeshtesin per t'i publikuar artikujt e tu ne shqip, qe ne kete menyre edhe shqiptaret e tjere te clirohen nga greko-fobia. Ne te njejten menyre edhe ne Greqi njerezit duhet te clirohen nga alvano-fobia.

    Enri, bravo te qofte!
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  10. #20
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Anzhel!
    Ke te "drejte"!
    Mir eshte qe ne te kthehemi si puna tende qe mohojne rolin patriotik te patrijotve tane,dhe heshtin per genocidin dhe masakrat qe kane bere grekrit kundra ppopullit tone.
    Moj zonje: para se ne te cfaqim miqesi per grekrit ,ata duhet te heqin ate ligjin e luftes qe mbajne akoma me ne!Dhe e di pse?Vetem qe te shmangin problemin e Camerise,dhe mos te lejoine kthymin e tyre.Nuk e di, por ne bote egzistone nje nje ligj i pa shkruar qe eshte i vjeter sa vet bota e qe thote seiqsi meritone ai qe te afrone miqsi.
    E po te shikoshe Grekrit me teper i kane sjelle vuajtie vendit tone se sa miqesi.
    Per kete lexo ngjarjet e 1997 dhe shtypin grek te asaj kohe, dhe mbase do ta "kuptoshe miqesin greke".
    Po te shikoshe ne te gjitha shkrimet e tua, ti je me afer me GREKETse sa me shqiptaret.
    Enri sic e shikon dhe Klod greku te pergezoi!E kupton se cfar po flete,dhe ne krah te kujt po dele?Eshte mire ta kthejm koken nga historija, dhe ne mardhenjet te njohim REPROCITETIN se ndryshe kthehemi ne VASAL te mjere.

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  3. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •