Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2005
    Postime
    639

    Kush ishin Shën Gjergji Shën Marku dhe Shën Mitri

    Pershendetje te gjithe besimtarve Katolik!

    Te nderuar vellezer une nuk i takoj besimit katolik por desha te pyes ketu per Shen Gjergjin Shen Markun dhe Shen Mitrin.

    Desha te pyes mu per faktin se ne Kosove sa isha i vogel festohej me 6 maj Shen gjergji si fillim i pranveres dhe e di se komunistat dhe shkijet kane bere gjithcka per ta harruar kete fest dhe tash gati se askush nuk e feston ma.
    Kjo fest festohej nga myslimanet ( nuk e di nese festohet nga Katoliket se aty ku jetoja une nuk kishte katolik po vetem shkije) te cilit besim i takoj edhe une e me vone komunistat dolen me parollen se ajo fest eshte e magjupve te cilet e festonin po ashtu.

    Gjithashtu tek populli yne ne Kosove ekziston nje Kalendar stinor ku Shen gjergji tregon fillimin e Pranveres pastaj Shen Mitri nuk e di se qka simbolizon dhe Shen Marku vetem e di se i kam ndegju te vjetrit duke i permendur.
    Desha te di diqka me shume per keta.


    Ju flmn
    JO NEGOCIATA - VETËVENDOSJE

  2. #2
    Zoti është Dashuri! Maska e NoName
    Anëtarësuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarë
    Postime
    2,192
    I nderuari dardani8,

    ne ligjerimin fetar te krishtere, qe eshte me i hershmi ligjerim i shkruar ne shqip, edhe ne leksik ekzistojne paralelisht dy forma ndarese. Forma me e vjeter eshte ajo e krishterimit roman, qe ruan shenja te qarta gjuhesore te ekzistences se nje ligjerimi te tille gojor qysh nga periudha ilire, duke perfshire edhe emrat e pervecem biblike e ungjillore. Per shembull ligjerimi kishtar qe besimtaret perdorin akoma sot (sh'Meria per shen Maria, sh'Mitri per shen Dimitri apo shen Mitrin, shen Kolli per shen Nikolla, sh'Mehilli per shen Mehillin, sh'Njergji per shen Gjergjin etj.). Keshtu behen dy forma ligjerimi: forma laike (e gjuhes se popullit) dhe forma librore (gjuha zyrtare kishtare).


    Kush ishin Shën Gjergji Shën Marku dhe Shën Mitri?

    23 Prill: Shën Gjergji



    Është një nga shenjtorët më të njohur, simbol i triumfit mbi të keqen dhe kasnec i pranverës.

    Shën Gjergji lindi në Kapadokie, ku edhe u bë oficer i ushtrisë romake. I kthyer në fenë e krishterë nga e ëma, hoqi dorë nga ky rang. Gjatë shpërthimit të martirizimit kundër të krishterëve, u burgos dhe u martirizua. I përballoi me një heroizëm të pashoq të gjitha torturat e edhe vdekjen, në emër të Krishtit.

    Kulti i tij, shumë i lashtë, nisi të përhapej së pari në Palestinë. Figura e Shën Gjergjit u lidh me gojëdhënën e famshme të fitores mbi dragoin, e cila në përfytyrimin popullor simbolizonte fitoren e kristianizmit mbi dhunën çnjerëzore të së keqes. Prandaj në ikonografi paraqitet gjithnjë si kalorës kreshnik që ndeshet dhe mund draguan.

    Devocioni ndaj Shenjtit u rrit e u përhap gjithnjë më tepër në rrjedhë shekujsh. Në mesjetë, kalorësit e zgjodhën Pajtor. Pas tyre u zgjodh edhe Pajtor i mbretërve të Anglisë, duke nisur nga Rikard Zemërluani. Mbetet dhe sot e kësaj dite Pajtor i shtëpisë mbretërore angleze e trojeve të saj.

    Shën Gjergji është shenjt tepër i njohur edhe në Shqipëri. Devocioni i tij ka përshkuar shekujt, duke u lidhur me zakone shumë të bukura të ardhjes së pranverës, siç është zakoni i varjes së gemave të blertë, simbol i ringjalljes së natyrës, në dyert e jashtme e të brëndshme të shtëpive. Këto doke simbolike, prekëse të festës së Shenjtit i përshkruan shkrimtari i madh, Ernest Koliqi, në poezinë e njohur “Ditë Shëngjergjash”.

    Në Shqipëri ndeshet dendur edhe toponimi ‘Shën Gjergj’, që dëshmon për ekzistencën e Kishave e kuvendeve të lashta kushtuar Shenjtit në Veri e në Jug: mjafton të kujtojmë Shën Gjergjin e Tiranës e atë të Vlorës, ku i fundit i njohur edhe në botë për bukuritë e natyrës; e sidomos Kishën e re të Shën Gjergjit në Nënshat të dioqezës së Sapës, që dëshmon për përtëritjen e traditave të lashta në kohë të reja. Së fundi theksojmë se emri Gjergj është shumë i përhapur ndër shqiptarë në trajtat Gjergj, Gjergjush, Gjush, Xhorxh, Gjorg për burrat e Gjorgjina për gratë. E mjafton të kujtojmë se dy nga burrat më të shquar të trojeve shqiptare, mbajnë emrin e Shenjtit: Gjergj Kastrioti e Gjergj Fishta.



    25 Prill: Shën Marku



    Shenjti, krijues i gjinisë letrare të ungjillit, që mblodhi në librin e tij mësimet gojore të Pjetrit, e kaloi një pjesë të mirë të jetës duke ndjekur Apostujt kryesorë, Palin më parë e pastaj edhe Pjetrin – si bashkëpunëtor i predikimit të tyre. Pastaj, si vdiq Pjetri, ishte ai që i priu veprimtarisë apostolike. Këtë na tregon tradita për Shën Markun, autor i Ungjillit më të lashtë, festën e të cilit e kremtoi sot Kisha katolike.

    Është viti 64 pas Krishtit. Mbi një kodrinë të Romës, pranë Rrugës Kornelia, që njihej si Kodra e Vatikanit, zhvillohet një ngjarje tepër prekëse. Trupi i një njeriu të kryqëzuar varroset në një gropë të hapur në varrezën e vogël, pranë cirkut privat të Neronit, që ngrihet po në këtë kodrinë. Në arenën e këtij Cirku, pak orë më parë, ndërmjet gjamëve të hatashme të qindra të krishterëve të torturuar mizorisht, ka vdekur ai që solli në Romë lajmin e shëlbimit të Krishti: Simoni, i thirrur Pjetër, peshkatar nga Galileja.

    Nuk është e vështirë të përfytyrojmë, në grupin që varros dëshmitarin e parë të Nazarenit, edhe praninë e një njeriu, një farë Gjoni, që njihej me emrin Mark. Për të krishterët e parë Marku, prej kohe ndjekës i Palit të Tarsit, është dishepulli të cilin Pjetri, në një letër të tij, e quan përzemërsisht ‘biri im’ (1 Pt. 5, 13). Marku është sekretar që di greqisht, që mund të shërbejë si përkthyes e, për më tepër, i njeh më mirë se të gjithë, mësimet gojore të Apostujve të parë. Papia i Gjerapolit, një nga ipeshkvijtë e parë të krishterë, kujton mësimet e një farë “presbiteri” me emrin Gjon. Shkruan: “Marku, përkthyes i Pjetrit, shkroi gjithçka që kujtonte, si fjalët, ashtu edhe veprat e Zotit Jezus, pa i kushtuar kujdes rendit të ngjarjeve”.

    Por ky njeri, që vite me radhë jetoi nën hijen e kryetarit të Kishës së lindur në Jeruzalem, ishte shumë më tepër se një kopist: ishte njëri nga të katër Ungjilltarët e Mëdhej, që na la trashigim Ungjillin, i cili njihet me emrin e tij: ‘Ungjilli i Shën Markut’.

    Pas vdekjes së Apostullit, Marku nis të shkruajë në mënyrë të rregullt tregimet e Pjetrit. E kryen librin e tij rreth vitit 70 pas Krishtit. Titulli është To Euaggelion, Lajmi i mirë. Kështu i pari nga të katër Ungjijtë, më i lashti, u bë realitet. Ai që të gjithë e pandehnin thjeshtë kopist, kishte krijuar një gjini krejt të re letrare. E edhe në se, në vijim, prototipi do të tejkalohej për stil, ndërtim e dendësi njoftimesh, nga Ungjijtë e tjerë kanonikë, gjithsesi në të ndjehet shija e predikimit të parë të krishterë. Marku e shkroi për të krishterët me origjinë pagane, për t’iu përgjigjur pyetjes ‘Kush është Jezusi?’ e për të dhënë përgjigjen ‘Jezusi është Mesia’. E Ungjilli i Markut arrin të na bindë plotësisht për këtë, posaçërisht kur na përshkruan flijimin e Krishtit në Kryq. Zëri i të krishterëve të rinj në Ungjillin e tij shprehet përmes mahnitjes së Çenturionit mbi Kalvar, që thërret: “Vërtetë ky njeri ishte Biri i Hyjit!”. Në gjurmët e Pjetrit, Marku tani bëhet predikatar. Për ca kohë, së bashku me Pjetrin, pati jetuar e vepruar në Akuile, në ato troje të lindjes italiane, me të cilat do të lidhej ngusht emri i tij. Më pas i erdhi radha Aleksandrisë, apostullimit në Cirenë, gjë që e pasqyrojnë mrekullisht bukur disa nga pikturat e famshme të Tintoretos. Si kthehet në Aleksandri, edhe për Markun arrin ora e martirizimit. Trupi i tij mbetet në këtë qytet deri në vitin 828, kur sundimtari arab vendos ta rrenojë shenjtëroren ku ruheshin reliket e Ungjilltarit, për t’i përdorur mermerin dhe shtyllat në ndërtimin e një pallati në Babiloni. Nga frika e dhunimit të relikeve, dy tregtarë venedikas, Buono nga Malamoku dhe Rustiku nga Torçelo vendosën ta merrnin fshehurazi trupin e ungjilltarit e ta sillnin në Itali, të fshehur ndërmjet koshave, ku kishin shtënë derrkuca, për të shmagur rrezikun e kontrollit nga ana e myslimanëve. Venediku do të bëhej, kështu, qyteti i Shën Markut!


    26 Tetor: Shën Dhimitri



    Është një nga shenjtorët më të nderuar në Lindjen e krishterë, që kujtohet nga Martiriologu Romak. Të dhënat historike për jetën dhe martirizimin e tij janë të pakta e kontradiktore. Kishat ortodokse e quajnë “Megalomartire” – “Martir i madh” dhe e kremtojnë më 26 tetor. Pa marrë parasysh gojëdhënat e shumta, që e lidhin fundin e tij me Selanikun, ka shumë mundësi që Shën Dhimitri të jetë martirizuar në Sirmio, Sremska Mitrovica e sotme në Vojvodinë, ku ai mund të ketë qenë diakon aty nga fundi i shekullit IV. Ka mundësi edhe që kulti i martirit të jetë përhapur përtej kufijve të qytetit të tij kur Leonci, prefekt i Ilirikut, caktoi si seli të vetën Selanikun e sotëm në provincën greke të Maqedonisë. Me sa duket, ishte ai që ndërtoi dy kisha të mëdha për nder të Shenjtit ndër të dy qytetet që kujtuam më sipër. Nuk ka dyshim se Shën Dhimitri nisi të nderohej më parë në Sirmio, pastaj në Selanik. Por pas shkatërrimit të Sirmit, rreth vitit 441, Selaniku u bë qëndra e re e vetme e kultit të Martirit dhe vend i njohur shtegtimesh. Ka shumë mundësi që reliket e tij të jenë mbartur këtu rreth viti 418, ndonëse sot nuk ka asnjë provë që ta vërtetojë këtë.

    Historikisht mund të themi me siguri vetëm se kemi të bëjmë me një martir të krishterë me emrin Dhimitër, që kujtohet në liturgjinë bizantine e festohet posaçërisht ndër kishat Lindore. Bazilika maqedone kushtuar shenjtit, e djegur në vitin 1917, ishte e zbukuruar me mozaikë të çmuar, të realizuar në mijëvjeçarin e parë të krishterimit, ndër të cilat Dhimitri paraqitej me veshje diakonale, ndonëse zakonisht paraqitet i veshur si ushtar, Emri Dhimitër është shumë i përhapur në Shqipërinë e jugut e ndërmjet arbëreshëve. Kujtojmë se fshati i njohur arbëresh Shën Demetrio Corone apo shkurtimisht Shën Mitri, seli e Kolegjit të Shën Adrianit, ka si pajtor pikërisht Shën Dhimitrin.

    Ne fund per me shume informacione mund te shfletosh kete webfaqe mbi shenjterit..


    Miqesisht,
    NoName

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-06-2005
    Postime
    639
    NoName

    Shume te flmn per keto informata te hollsishme.

    Ne traditen e vjeter ne Kosove keta emra te ketyre shenjtorve lidhen me Kalendarin Stinor me fillimin e Pranveres Veres dhe te Dimrit. Ekziston edhe nje shenjtor tjeter te cilin nena ime e permend shpesh por emri i tij nuk me kujtohet per momentin, kur e pyes ate ne lidhje me data te ndryshme ajo me thote dy jave para shmarkut ose para shmitrit.

    Pra ky kalendar me sa e di une eshte specifik vetem tek ne Shqiptaret nese nuk gabohem.
    JO NEGOCIATA - VETËVENDOSJE

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Postime
    20
    [QUOTE=dardani8]Pershendetje te gjithe besimtarve Katolik!

    Pershendetje te perzemrta Dardani.
    me hollsisht se te spjegoj No Name, nuk mundem edhe un,mirepo desha te plotsoj dicka rreth dites qe festohet Shen Gjergji siq tha me pare te, No Name festohet me 23.04.,mirepo ata qe festojne me 06.05., kete e festojne sipas kalendarit te vjeter te cilin edhe sot e perdor Kisha Orthodokse Serbe dhe disa Kisha te tjera Orthodokse.Sigurisht e dini se para kalendarit te sotem i cili quhet Gregorian, e qe eshte kalendar boteror,ekzistojne edhe kalendaret tjere fetare.Ai Julijan,te cilin e perdore si per shembull Kisha Orth.Serbe,pastaj ai Islam,Judeist etj.Meqenese dikur te gjith krishteret ishin me nje kalendar,edhe festat e Ketyre shejterve i kane festuar se bashku,deri sa papa Gregori VII duke vrejtur se ditet po afrohen me shpejt se sa ishte e parapare,thiri astronom qe ta caktojn se sa i duhet tokes qe te sillet rreh diellit.Ata vendosen se i duhet 365 dite dhe 6 ore(me sakte mund ta gjesh ne libra),keshtu qe vendosen ta shtyjne daten per 13 dite(aq sa ishin humbur prej Julije Cezarit i cili vendosi kalendarin e pare sado kudo te sakte.Gjithashtu u vendos qe cdo 4 vite te shtohet nje dite.Pra:shen Gjergji me 23.04. dhe me 06.05., shen Marku me 25.04. dhe me 08.05,shen Mitri me 26.10 dhe te disa Orthodoks me 08.11.Gjithashtu edhe tjerat festa i kane 13 dite pase Katolikeve.Sigusht mund te shtosh pyetjen se pse Shqiptaret muslimanet festuan shen Gjergjin me Serbet orthodoks e jo me Shqiptar katolik,kjo mund te kete nje spjegim se Patriarku Orthodoks gjendet ne Stamboll,i cili eshte me i madhi nder te njejtit.Falemenderit per mirekuptim!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Postime
    20
    Citim Postuar më parë nga dardani8
    NoName



    Pra ky kalendar me sa e di une eshte specifik vetem tek ne Shqiptaret nese nuk gabohem.
    P.S.Eshte specifik sepse diten e shejterve nuk luajn sikur psh Pashket,Te Shelbumit dhe Rreshajet,dhe kan sherbyer si udherefyes i kohes pasi qe shumica kane qene pa shkolle,psh edhe sot nena ime nuk e din kur kam lindur me date por me nje shejte.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    po shen Antoani kush asht , ketu ne perendim ketij te shejti i luten kur humb diqka dhe kerkon e lusin sh'Antoin-in me i ndihmu .....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Tema të Ngjashme

  1. Shën Gjergji, Martiri i Madh Çudibërës - 23 prill
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 25-04-2023, 00:07
  2. Gjergj Fishta
    Nga Kallmeti në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 88
    Postimi i Fundit: 06-08-2022, 03:45
  3. Gjergji Zhupani, Larisë Greqi
    Nga fation2006uk në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 26-09-2006, 06:08
  4. Dr. Don Lush Gjergji (biografi me i shquar i Nene Terezes)
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 17:02
  5. At Gjergj Fishta
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •