-
i/e regjistruar
Nje takim mes vellezerish
Nje takim mes vellezerish
Takim para Seminarit Interdioqezan nė Shkoder
Atė ēka shumė tė tjerė pėrpara nesh e kanė ėndėrruar, tashmė ėshtė njė realitet praktik, takimi mes studentėve dhe profesorėve tė teologjisė, nė seminarin Zoja e Kėshillit tė Mirė, dhe studentėve e profesorėve tė akademisė ortodokse Ngjallja e Krishtit nė Shėn Vlash tė Durrėsit.
Nisja pėr kėtė takim, tashmė i radhės, u bė nga seminari nė orėn 7.00 tė datės 23/11/2006 dhe mbėrritja nė orėn 9.00. Mikpritja ishte e ngrohtė dhe e pėrzemėrt, ashtu siē ndodh mes vėllezėrish. Mes pėrshėndetjeve dhe urimeve, duke qenė se ishim nė prag tė festave tė Krishtlindjes dhe Vitit tė Ri, kanė qenė edhe pėrgėzimet pėr detyrėn e re tė Hirėsisė sė Tij Nikolla Hyka si drejtor i sapoemėruar i Akademisė, pasardhės i Hirėsisė sė Tij, Ilia Katre.
Menjėherė pas, ka rėnė nė sy njė takim i shkurtėr flash mes stafit tė profesorėve tė seminarit dhe tė akademisė. Prezantimi nuk ka qenė i nevojshėm, pasi tė gjithė e njihnim njėri-tjetrin, me pėrjashtim tė ndonjė studenti tė ri. Pas kėtyre pėrshėndetjeve jemi drejtuar nga salla e koferencės ku do tė mbaheshin edhe disa referate.
Referatin e parė e ka mbajtur prof. i muzikės Spiro Kostoli, me temė: Spiritualiteti i Mishėrimit tė Zotit tonė Jezu Krishtit nė himnologjinė orthodokse. Nė kėtė referat, ndėr tė tjera ai theksoi unitetin e himneve nė liturgji dhe gėrshetimin e tyre me Teologjinė; qėllimin e mishėrimit tė Zotit duke e lidhur me premtimet e Perėndisė qė nė Besėlidhjen e Vjetėr; pozicionin e Hyjlindėses nė kėtė ngjarje; pozitėn e Jozefit, tė fejuarit tė shėn Marisė; tronditjen e tij nga njėra anė (pėr ngjarjen) dhe sqarimin e tij nga ana tjetėr. Nė pėrfundim, ilustrimi nėpėrmjet himneve pėr pjesėmarrjen e gjithė krijesės nė gėzimin e lindjes sė Zotit, duke e lavdėruar atė pa pushim. E gjithė kjo e shprehur me gjuhen e himnologjisė sė kėnduar pa lėnė aspak mėnjanė gjuhėn e teologjisė, nė tė cilėn: Madhėshtia e misterit tė Perėndisė sė mishėruar qėndron nė atė qė, Fjala qė ėshtė Perėndi bėhet njeri pa pushuar sė qenuri Perėndi. Nė Atė qėndrojnė dhe takohen tė gjitha misteret e Hyjit dhe tė gjitha misteret e njeriut. Dhe kėshtu si pasojė e kėtij gėrshetimi tė thellė poetik dhe teologjik, populli i Zotit merr mė sė miri mesazhin e shpėtimit nga Shpėtuesi.
Pas kėtij referati jemi ndalur pėr njė kokteil, ku diskutimet mes njėri-tjetrit kanė vazhduar nė mėnyrė spontane.
Mė pas ėshtė vazhduar me dy referatet e tjera tė mbajtura nga dy studentė tė akademisė. Nė tė parin tregohet rėndėsia e lindjes sė Jezusit dhe ruajtja e zhvillimi i traditė nė kishėn ortodokse gjatė shekujve dhe kalimi nga festat pagane tė lindjes sė diellit nė festėn e krishterė tė lindjes sė Krishtit, diellit tė tė gjithė njerėzimit. Gjithashtu edhe tregimi i etapave tė ndryshme nė pėrgatitje pėr tė kremtuar mė pas Krishtlindjen.
Nė referatin e dytė ėshtė bėrė shtjellimi i ikonografisė sė lindjes sė Krishtit ku, rėndėsia nuk qėndronte nė tregimin e ngjarjeve nė mėnyrė kronologjike por, nė rėndėsinė e atyre ngjarjeve qė donin tė shprehnin. Mė pas ėshtė vazhduar me pyetje dhe diskutime tė lira. Mė pas kemi vijuar me drekėn e pėrbashkėt, duke vazhduar pėrsėri me diskutimet tona tė cilat arritėn drejt pėrfundimit me mbarimin e drekės, por vetėm pėr atė ditė, sepse njė takim tjetėr tashmė ėshtė caktuar tė mbahet me datėn 3 maj 2007, kėsaj radhe pranė seminarit ndėrdioqezan Zoja e Kėshillit tė Mirė nė Shkodėr.
Takimi me Akademine Ortodokse te Shen Vlashit, me 03 maj 2007
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt