Konsumatori shqiptar tė sillet si mbret
REXHEP SHAHU
Konsumatori kudo nė botė ėshtė mbret nė tė vėrtetė, dhe duhet tė sillet si mbret. Kjo fjalė duhet thėnė e para. Sepse po ndodh pėrditė qė konsumatori nėpėrkėmbet, tallet. Sepse vetė ai nuk po di tė sillet si mbret. Tregtari qė ėshtė shėrbėtor i konsumatorit e terrorizon kėtė tė fundit. Si nė kohėn e ekonomisė sė centralizuar. Konsumatori qorrazi shkon e blen ēfarė t’i dalė nė udhė. Nuk ėshtė aq i pashkolluar konsumatori shqiptar sa tė mos dijė tė lexojė njė datė skadence, pasi shkrim e lexim dinė gjithė njerėzit. Por mendėsia e dikurshme komuniste qė shteti mban pėrgjegjėsi pėr gjithēka qė edhe hanė e pinė njerėzit, vazhdon ta dėmtojė konsumatorin shqiptar. Me kėtė nuk dua tė heq pėrgjegjėsinė e shtetit qė duhet tė kontrollojė rreptėsisht, tė monitorojė, analizojė. Por, njerėzit qė blejnė, konsumatorėt, duhet mė nė fund tė binden se nuk janė zyrtarėt e shtetit ata qė shkojnė nė treg dhe blejnė mallra pėr gjithė familjet shqiptare. Jo. Njerėzit blejnė vetė dhe kanė se ēfarė tė zgjedhin nė njė treg ku nuk mungon asgjė asnjėherė nė ēdo ditė e stinė. Zyrtarėt e shtetit nuk mund tė kontrollojnė ēdo tezgė, shesh, njėsi, magazinė se do tė duhej tė kishte kaq kontrollorė sa ka blerės nė tregjet tona.
Kur del nė treg pėr tė blerė, konsumatori tė shohė e tė mendojė pėr njė ēast. Aty para kėmbėve ka vezė fshati nė qese plasmasi pėr tokė, nė pluhur kur temperatura ėshtė mbi 35 gradė celsius. Ka gjizė, djathė e ēdo gjė. Pesė hapa mė larg ėshtė njėsia tregtare qė vezėt dhe produktet e tjera i ka nė temperaturė normale pėr to, tė mbrojtura nga mizat dhe pisllėqet. Konsumatori nė kėtė rast, po tė jetė normal, po ta dojė veten e fėmijėt e tij, s’mund tė blejė vezėt qė janė pėr tokė. Po kėshtu edhe mishin. Rendin njerėzit tė blejnė mish nė rrugė, nė pluhur, mbuluar nga mizat pėr shkakun se mendojnė se ėshtė i freskėt dhe po e shohin me sytė e tyre duke u therur. Por kjo nuk ėshtė normale, sepse ai viē qė po theret ėshtė i pakontrolluar. Edhe kur shkojnė inspektorėt apo edhe policėt (se shteti ka angazhuar edhe policėt pėr tė ndaluar therjet nė rrugė), kasapėt vrapojnė e dalin pas pallateve. Pėr ēudi, blerėsit, konsumatorėt, rendin dhe shkojnė edhe ata pas pallatit pėr tė blerė mish. Po kėtu kush ėshtė fajtor. Shteti apo konsumatori.
Nėpėr rrugė ende shitet qumėsht. Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit thėrret: O qytetar, mos e blej qumėshtin e hapur apo nė pagure plastike nė rrugė, tė pa pasterizuar, sepse ėshtė i frikshėm nga shumėsia e bakterieve, ėshtė i rrezikshėm pėr shėndetin dhe lė pasoja tė rėnda. Konsumatori shkon dhe e blen. Kur pengohen nga strukturat e shtetit shitėsit, konsumatori rend dhe e gjen shitėsin edhe pas pallateve e skutave. Kush ėshtė fajtori nė kėtė rast. Konsumatori, pa ditur se ēfarė qumėshti blen, tė cilės lopė, pa ditur se ēfarė sėmundje mund tė ketė lopa qė ka dhėnė atė qumėsht, e porosit shitėsin t’ia sjellė paguret e qumėshtit nė shtėpi. Por shteti, strukturat e tij, s’mund tė rrinė roje dyerve tė pallateve se kush po vjen dhe kush po sjell qumėsht.
Konsumatori shkon nė treg dhe edhe nga pamundėsia financiare, por edhe nga mungesa e kujdesit total pėr veten e fėmijėt e tij, blen sallam qė kushton dyqind lekė kilogrami. Ai sallam qė kushton dyqind lekė, vetėm sallam nuk ėshtė dhe vetėm me mish nuk ėshtė. Por konsumatori shqiptar, mjeran nga trutė e kokės, e blen edhe atė sallam, pa menduar se ēfarė pasojash mund tė shkaktojė nė shėndetin e fėmijėve tė tij.
Ushqime tė skaduara edhe ka. Tregtarėt me ēdo kusht duan tė shesin. Por konsumatori shqiptar, i cili sot ka mundėsi tė zgjedhė mė shumė se kurrė, duhet tė fillojė ta dojė veten e tij, tė kujdeset pėr veten e tij, tė fillojė tė sillet mė dinjitetshėm me veten e tij, tė sillet si mbret dhe tė shpėtojė nga mendėsitė komuniste, qė shteti ėshtė pėrgjegjės edhe pse bie shi, apo borė apo nxeh dielli shumė. Konsumatori shqiptar, qė ėshtė mbret, por nuk e di dhe nuk e beson, ka tė gjitha shanset e mundėsitė qė tė diktojė tregun edhe pėr cilėsi edhe pėr ēmime. Pėrfytyrojeni sikur tė bojkotojnė konsumatorėt njė produkt ushqimor, se jetohet njė muaj e mė gjatė pa konsumuar njė produkt. Ēfarė do t’i ndodhte tregtarit. Por konsumatori shqiptar nuk ia din vlerėn vetes sė tij dhe pranon ushqime tė pakontrolluara, tė pa etiketuara, tė paambalazhuara, tė skaduara, tė pa seleksionuara. Po tė dojė konsumatori tregu bėhet model dhe shėndeti i konsumatorit nuk rrezikohet kurrė.
Shteti i ekonomisė sė tregut krijon hapėsira e mundėsi. Por shteti nuk ua fut lugėn nė gojė njerėzve, nuk i mėkon si bebet e vogla. Shteti i ekonomisė sė tregut i ka dhėnė shansin konsumatorit tė jetė mbret i vėrtetė. Sillu si mbret, o konsumator shqiptar!
TIRANA OBSERVER
Krijoni Kontakt