Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 61
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Postime
    48

    Kisha Protestante shet libra Islame!

    Po dilja per nje shetitje nga liqeni para dy ditesh kur me beri pershtypje nje tavoline e mbushur plot me libra. Afrohem dhe shoh dicka jonormale. Libra rreth fese krishtere por dhe asaj muslimane. Ou them si ka mundesi? Pyes ate djalin qe i shiste dhe me thote se jemi te kishes protestante , kemi dhe shtepine tone botuese. Po mire i them po cne qe keni botuar dhe libra rreth fese muslimane? Kemi deshire me thote ti tregojme lexuesit se sa e afert eshte feja e Krishtere me ate Muslimane. Ne shumllojsherine e atyre librave qe shiteshin me ra ne sy nje liber i vogel me titull Tema te zgjedhura nga Kur'ani me autor nje fare Suleyman , nejse e blej librin dhe nis ta lexoj. Titulli i librit dukej sikur skishte lidhje me ate qe shkruhej brenda, autori edhe pse i deklaruar si musliman me plot djallezi mundohej te ti transmetonte lexuesit se vete Kur'ani asnjehere nuk thote per biblen se ajo eshte e fallsifikuar por shtremberimi qe i eshte bere fese se krishtere sot eshte per faj te krishtereve te cilet se marrin mundimin ta lexojne biblen. Libri tregonte fakte te ndryshme rreth ngjashmerise qe ka feja e krishtere me ate muslimane per ndalesa te ndryshme qe fatkeqesisht ketyre ndalesave i permbahen vetem muslimanet edhe pse dhe te krishteret i kane te ndaluara ato ne librat e tyre te shenjta. Nejse, ajo qe me ben pershtypje eshte se si fe te ndryshme sakrifikojne te pranojne besimin islam (dhe kjo ne menyre qe te bejne muslimanet konfuze) dhe harrojne qe ne kur'an Allahu xh.sh thote Sot persosa per ju fene tuaj, plotesova ndaj jush dhuntine Time, zgjodha per ju Islamin fe. Ju lutem ju te krishtereve protestante te me jepni pergjigje?

  2. #2
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar mė parė nga khour
    Po dilja per nje shetitje nga liqeni para dy ditesh kur me beri pershtypje nje tavoline e mbushur plot me libra. Afrohem dhe shoh dicka jonormale. Libra rreth fese krishtere por dhe asaj muslimane. Ou them si ka mundesi? Pyes ate djalin qe i shiste dhe me thote se jemi te kishes protestante , kemi dhe shtepine tone botuese. Po mire i them po cne qe keni botuar dhe libra rreth fese muslimane? Kemi deshire me thote ti tregojme lexuesit se sa e afert eshte feja e Krishtere me ate Muslimane. Ne shumllojsherine e atyre librave qe shiteshin me ra ne sy nje liber i vogel me titull Tema te zgjedhura nga Kur'ani me autor nje fare Suleyman , nejse e blej librin dhe nis ta lexoj. Titulli i librit dukej sikur skishte lidhje me ate qe shkruhej brenda, autori edhe pse i deklaruar si musliman me plot djallezi mundohej te ti transmetonte lexuesit se vete Kur'ani asnjehere nuk thote per biblen se ajo eshte e fallsifikuar por shtremberimi qe i eshte bere fese se krishtere sot eshte per faj te krishtereve te cilet se marrin mundimin ta lexojne biblen. Libri tregonte fakte te ndryshme rreth ngjashmerise qe ka feja e krishtere me ate muslimane per ndalesa te ndryshme qe fatkeqesisht ketyre ndalesave i permbahen vetem muslimanet edhe pse dhe te krishteret i kane te ndaluara ato ne librat e tyre te shenjta. Nejse, ajo qe me ben pershtypje eshte se si fe te ndryshme sakrifikojne te pranojne besimin islam (dhe kjo ne menyre qe te bejne muslimanet konfuze) dhe harrojne qe ne kur'an Allahu xh.sh thote Sot persosa per ju fene tuaj, plotesova ndaj jush dhuntine Time, zgjodha per ju Islamin fe. Ju lutem ju te krishtereve protestante te me jepni pergjigje?
    Nuk kam pergjigje per ate shkrim me lart sepse nuk jam i informuar. Por per kete me poshte po.

    Te thuash se Zoti merret me martesat e Muhamedit dhe djalit te tij te adoptuar eshte edhe me qesharake dhe injorance e paskajshme. Perendia ka pune me te mencura sesa te merret me ate se kend Muhamedi ka te drejte ta martoje e kend jo.

    33:37. (Pėrkujto) Kur i the atij qė All-llahu e kishte shpėrblyer (me besim) e edhe ti i pate bėrė mirė: "Mbaje bashkėshorten tėnde dhe kij frikė na All-llahu!", e ti e mbaje fshehtė nė veten tėnde atė qė All-llahu do ta zbulojė dhe u frikėsohesh njerėzve, por mė e drejtė ėshtė qė t'i frikėsohesh All-llahut. E pasi qė Zejdi e kishte vendosur atė qė kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorėzuam ty atė, e pėr tė mos pasur besimtarėt vėshtirėsi (mėkat) nė martesė me gratė e tė adoptuarėve tė tyre, kur ata heqin dorė prej tyre. E vendimi i All-llahut ėshtė kryer.

    Gruaja e Zejdit ishte shume e bukur dhe Muhamedit i la mbresa te forta ajo dhe bukuria e saj dhe i pelqeu shume dhe kerkonte qe ai (Zejdi) ta divorconte ate me qellim qe Muhamedi te martohej me te.(ketu Muhamedi pretendon se Zejdi vet kerkoi divorcin, e ne te vertete Muhamedi kerkoi qe ai ta divorconte ate, e aq me qesharake eshte perzierja e Perendise). Po sot 1 miliarde njerez mendojne se kete e beri Perendia, ky eshte kulmi i injorances se paskajshme!!! Por edhe te thuash dicka te vertete per Kuranin, menjehere disa thone: genjeshter e misionareve?

    Pershendetje.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-08-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    307
    Po mir more i miri i botes, nese mendon se Muhammedi alejhisselam ka shpif dicka per Perendin, pse thu a nuk do ta kishin demantu njerezit e asaj kohe?
    Dhe dije nje gje Kurani eshte liber universal per dallim prej librave tjera, ai nuk merret vetem me boten e amshuar, por merret edhe me kete bote, me te gjitha gjerat qe kane te bejne per nje musliman.

    Allahu ne Kuran thote te kaptina me emerin Hakka:

    Pra Unė betohem nė atė qė e shihni!
    Edhe nė atė qė nuk e shihni!
    Se me tė vėrtetė ai (Kur'ani) ėshtė fjalė (e Zotit) qė e lexon i dėrguari i ndershėm.
    Ai nuk ėshtė fjalė e ndonjė poeti, po ju nuk besoni.
    Nuk ėshtė as fjalė e ndonji falltori, po ju nuk besoni.
    Ėshtė zbritje prej Zotit tė botėve!
    Sikur tė trillonte ai (Muhammedi) pėr Ne ndonjė fjalė!
    Ne do ta kapim atė me fuqinė Tonė.
    E pastaj do t'ia kėputnim atij arterien e zemrės.
    Askush prej jush nuk do tė mund tė ndėrhynte pėr mbrojtjen e tij.
    Ai (kur'ani) ėshtė kėshillė pėr tė ruajturit.
    S'ka dyshim se Ne dijmė qė prej jush ka qė e pėrgėnjeshtrojnė.
    Ai (Kur'ani) njėmend do tė jetė dėshprim pėr jobesimtarėt.
    Ai ėshtė e vėrtetė bindėse!
    Andaj, ti lartėsoje nga tė metat Zotin tėnd tė madhėruar!
    "Arsyeja e mosarsyes qė i bėhet arsyes sime aq shum ma dobėson arsyen sa qė me arsye e vajtoj bukurinė tėnde"

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Kerkoj falje per nderhyrjet ndoshta te pakuptimta ndonjehere ne kete nenforum (Komuniteti Mysliman) por qellimi im nuk eshte t'iu fyej juve apo besimin tuaj.

    Respekt nga miku juaj Mesia4ver, per cdo keqkuptim me kontaktoni.
    Selam Alejkum.

  5. #5
    . Maska e alDI
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    o mesia po mire ,perendia paska pase nge te merret me nudititetin e noah,me te dashurat e davidit dhe idhullsine e solomonit , kurvat qe vinin me ushtaret dhe kishin qef gjenitalet me permasat e gomereve ,me xhelozine e saulit,me djalin e davidit qe shkonte me motren e tij, me kurven e salmonit, me idiotlliqet e herodit tek testamenti i ri, me idhujtarine e aronit [vllait te moisiut] , e me shume e shume gjera te tjera te parendesishme dhe te pamoralshme qe nje femije apo nje i edukuar do i quante ato shume te renda per ti degjuar apo lexuar.

    nje shkolle per ciklin e ulet ne virginia e hoqen biblen nga mesimi ne shkolla ,sepse prinderit u ankuan per librin qe esht shume erotik.

    ne fakt perendia paska nge te merret me gjera shume here me te rendesishme sesa martesa e muhammedit apo djalit te tij te adoptuar , duke qene se profeti jone na ka then qe

    ''per cdo veprim qe bej un ,si i mire apo i keq qofte,zoti shpall dicka qe ai veprim te behet mesim dhe keshille per ju''.dmth ajo veper hyn ne pune si nga ana sociale ,edukative etc etc.

    lexo njehere samuelin 1 chapter 15 ,edhe do e kuptosh rendesine e fjaleve te bibles .
    .

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    E ca merreni me gjera te tjera. Tema eshte e thjeshte dhe koncize. Po pres i her t'ju shoh se sa tru keni. Ai ben nje pyetje. Ju dini te pergjigjeni apo jo ? Ose te pakten te hamendesoni jo te shkruani kodra mbas bregut si gjithmone. Kur do mesohet ky popull te shkruj dhe te japi opinion aty ku di ose aty ku mendon se di, jo aty ku sdi.
    Nese jo heshtni mos u merrni me budalliqe kot me kot.

    Pyetja eshte shume me vend, dhe ka nje baze logjike se pse Protestantet mund te ndihen afer me Muslimanet.(duke qene se nga ajo "tradite" kane dale shume shkrimtare te njohur qe e kane pergezuar Islamin si fe).

    Sikur te hapshit syte pertej Kuranit do shikonit qe ka plot te Krishtere qe e vlersojne ate cka shkruhet atje dhe udhen e jetes qe kerkohet nga Kurani.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    . Maska e alDI
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Citim Postuar mė parė nga mesia4ever

    Gruaja e Zejdit ishte shume e bukur dhe Muhamedit i la mbresa te forta ajo dhe bukuria e saj dhe i pelqeu shume dhe kerkonte qe ai (Zejdi) ta divorconte ate me qellim qe Muhamedi te martohej me te.(ketu Muhamedi pretendon se Zejdi vet kerkoi divorcin, e ne te vertete Muhamedi kerkoi qe ai ta divorconte ate, e aq me qesharake eshte perzierja e Perendise). Po sot 1 miliarde njerez mendojne se kete e beri Perendia, ky eshte kulmi i injorances se paskajshme!!! Por edhe te thuash dicka te vertete per Kuranin, menjehere disa thone: genjeshter e misionareve?

    Pershendetje.
    shife o genesis ,cfare koncepti sjell injoranca rreth islamit ne kete forum.lexo lexo me vemendje.sipas injorances ,muhamedi i paska kerkuar zejdit ,ngaqe gruaja e zejdit qe e bukur, ti kerkonte divorcin ne menyre qe ai ta martonte vete.

    si fillim.

    kjo nuk qe arsyeja qe zejdi la gruan.zejdi i ishte ankuar jo vetem profetit por edhe shokeve qe gruaja e tij seshte ne nivel me ate.nivel cfare kuptojme????ne ate kohe njerezit rradhiteshin me rangje.zejdi vinte nga nje familje e varfer dhe i paedukuar.kurse gruaja e zejdit vinte nga nje familje pasur dhe fisnike.kjo gje i beri ata qe te ishin ne dis-nivel.dhe per kete arsye [si cdo martese e tille] mbas ca kohesh kjo si martese pati konflikte dhe rezultoi ne divorc.mirepo gruaja e zejdit kur u martua me profetin nuk mund ta pretendonte kete gje me,sepse profeti rridhte nga fisi me fisnik ne meke.pra dis-niveli u nivelizua.

    pike tjeter.nqs muhamedi do ishte kaq i dhene mbas femrave,si esht e mundur qe derisa vdiq hatixha nuk martoi femer tjeter?????
    qellimi i martesave te tij ka qene i qarte jo vetem prej-myslimaneve ,por edhe prej jo-myslimaneve te asaj kohe.martesat e tij krijuan nje lidhje te forte midis fiseve dhe shokeve te tij.pra ai fuqizoi lidhjen e myslimanve dhe asgje tjeter.detyrimisht qe kjo sdo te thote qe ai grave te tij nuk ja beri hysmetin e i la pas dore.
    cfare me ben mua cudi esht qe ,mbas 14 shekujsh dalin nja ca njomezake dhe hidhen perpjete me injorancen e tyre qe ''jo po kjo seshte e moralshme ,jo po kjo esht''.kujtoni ju njomezaka se do kishte shanc profeti dhe veprimet e tij ti shpetonin syve te idhujtareve mekas apo zjarrputisteve persian apo kristianeve sirian?????---jo o jo. e shikonin cdo veprim te tij me vemendje te plote.ama si nuk kemi nje shkrim historik te kristiane,idhujtareve,cifuteve apo zjarrputisteve te asaj kohe qe i gjykonin keto veprime morale te profetit ton a.s?????
    po ska si te kete.bile kur nexhashi e pyeti delegatuesin mekas idhujtar per veprimtarite e profetit [kur emigrantet mekas myslimane kishin kerkuar azil ne abisini] ,ai delegatuesi i tha ''ne e mbajme ate si me i miri ,me i pastri,me i ndershmi, me i moralshmi, me i sinqerti.mirepo feja e tij e re po sjell percarje tek famijet e fiset tona'' .pra kjo qe arseyja e delegatuesit idhujtar tek mbreti i abisinise nexhashi.nuk ekzistonte per ata njerez te asaj kohe veprime te pamoralshme te profetit. apo koha ndryshon dhe bazat morale ndryshojne!!!! kete do pretendoni ju tani???? ---atehere nqs na qekan bazat morale relative ,kush jeni ju qe gjykoni?????

    dhe si perfundim.
    kurani esht liber qe ka zbrit per te zotet e mendjes.keshtu thote ALLAHU ne kuran.nje ajet i tille na brengos dhe ne ,shumicen e myslianeve qe jemi injorant sot ne fene tone ,e jo me dava nje dyfishi-injorant qe kujton se i shef gjerat paster ,edhe pse ndodhet matane perdeve.

    si ka then isak njutoni :

    nqs un shikoj me larg se te tjeret,kjo esht per arsyen se un qendroj mbi shpatullat e gjigandeve.

    kurse lartfolesi esht akoma tek thumbrat e tyre .
    .

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    E cte them aman. Megjithate per tu kthyer perseri ne teme. Nuk do cuditesha nga ky fakt, edhe pse mund te kete me teper.

    Po puna qendron ketu, qe dhe Muslimanet ta kene te qarte. Protestantizmi dhe deget e ndryshme te nderlidhura, ku spikat Kalvinizmi, jane formacione fetare qe nuk besojne fare ne KISHA, sidomos ato Katolike por dhe te tjera. Nuk besojne ne konfesion, pasi konfesioni, pra te shkosh te falesh tek prifti, e para te jep mundesine qe te besh prap mekat, dhe e dyta ka te bej me besimin, qe ne ket bote, pervec Zotit dhe perkushtimit ndaj ti nuk duhet te besosh asgje tjeter dhe ti besosh askujt tjeteri.
    Un do ju keshilloja te gjitheve te lexonit Max Weberin, te gjithe muslimaneve. Do ta kuptoni pse feja Muslimane eshte fe qe rrezikon civilizimin perendimor, jo sepse eshte e prapambetur, perkundrazi, bazat e civilizimit perendimor modern dhe kapitalist jane pikerisht tek Protestantizmi dhe Kalvinizmi, dhe merita e tyre qe qe i shkeputen njerezit nga Kisha, dhe krijuan individe shume shume fetar. Nje tjeter gje interesante eshte qe keto nuk besojne tek Jezu Krishti sic beson Kisha Katolike dhe Orthodokse. Nuk kane shenjtore, besojne vec tek FJALA E ZOTIT qe eshte shkruar ne Bibel, sic besojne dhe Muslimanet tek Kurani dhe KAQ. Pra kane shume te perbashketa.

    Nesje, lexoni Max Weberin dhe librin e tij The Protestant Ethic and the Spirit of Capitalism, Etika Protestante dhe Shpirti i Kapitalizmit. Eshte nje liber megjithmend i madh, qe ka patur ndikim te jashtzakonshem ne teorine e intepretimeve te ngritjes se civilizimit perendimor. Dhe bazat imediate qe cuan ne kete ngritje nuk jane aspak tek e kaluara historike e "gerqise se lashte" apo tek kisha katolike a ku di un kush tjeter, por jane tek "etika protestante", qe po ta veresh eshte shume e ngjashme me menyren se si Muslimanet kane jetuar qemoti, kur erdhi Muhamedi.


    Keto siper jane kryesisht per Reformimin Radikal, qe solli grupe si Anabaptiste me shoke. Ndryshimi i vetem nga Muslimanet mbase eshte intepretimi i skriptures, qe ketu njeriu lejohet ti japi nje intepretim me dinamik vete skriptures, gjithsesi menyra e jeteses, dedikimi dhe shpetimi shifen njesoj si ne Muslimanizem them une.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 13-05-2007 mė 01:17
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Piksėpari mendoj se kjo temė duhet tė lėvizet qė kėtu pėrderisa ftohen tė marrin pjesė besimtarėt e krishterė.



    Genesis. Mos e vėr dorėn nė zjarr pėr ato qė thua. Nėse ka sekte apo rryma protestante (personalisht nuk jam i tillė, por tjetėrkush na cilėson kėshtu), qė pranojnė Kuranin kjo nuk ėshtė ēudi. Ka shumė tė tillė qė janė pėpjekur tė lidhin besimin e krishterė me besime tė tjera apo me rryma filozofike tė ndryshme.


    Personalisht nuk njoh asnje kishė ungjillore (protestante) qė ta pranojė Kuranin si fjalėn e Perėndisė. Pranimi i tij do tė thoshte hedhja poshtė automatikisht e besimit tė krishterė dhe mohimi i Jezu Krishtit dhe i vetė Perėndisė. Pra, nėse nė vendet Perėndimore u bė njė pėrpjekje e tillė ashtu siē e pėrmenda mė lart, kjo nuk i pėrfshin tė gjitha Kishat Ungjillore brenda saj.


    Pėrpara se tė shkruani njihuni njėherė me besmin tonė dhe pastaj flisni lart e poshtė.




    Nėn Hirin e Tij,

    ns
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Peniel : 13-05-2007 mė 08:54
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  10. #10
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar mė parė nga alDI
    nje shkolle per ciklin e ulet ne virginia e hoqen biblen nga mesimi ne shkolla ,sepse prinderit u ankuan per librin qe esht shume erotik.
    E hoqen Jezusin nga universitetet amerikane, por shiqo se cfare eshte duke ndodhur neper ato universitete. Ndegjo sa vrasjet ndodhin dhe vrasesi vret ne fund vetveten. E hoqen edhe nga shkollat, por me cfare e zevendesuan, me mire trego ti...

    Te pershendes.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  3. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  4. Genocidi serb nė Kosovė
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •