Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Biznesmen e ministra ne dasme ne villen "Mak Albania"

    Migjeni ne Poema e mjerimit do te kete shkruajtur keto vargje per kohen e tij,ne kohen kur ai jetoj duke thene:

    " Mjerimi rrit femiun ne hijen e shtepive
    te nalta, ku nuk mrrine zani i
    lypsis.
    Ku nuk u prishet qetesia zotnive
    ku bashke me zonja flejne ne shtretnit
    e lumnis".


    Ja emrat VIP te "Mak Albania"
    Nga 4 ministrat, kėshilltarėt deri te miqtė bisnesmenė


    Ilir Bushi

    Ju falėnderoj qė erdhėt dhe jua shpėrblefsha tė gjithėve nė gėzime". Kjo ka qenė fjalia e parė pėrshėndetėse, qė kryeministri Nano ua ka adresuar 60 tė ftuarve, qė merrenin pjesė nė darkėn martesore te "Mak Albania".

    Gjithēka filloi nė orėn 21.00, nė lokalin e njohur tė Golemit, ku ftesat ishin deleguar te njerėzit mė tė afėrt tė ēiftit, por ku mungonte babai i Fatosit (Thanasi), motrat e kryeministrit dhe fėmijėt e tij. Sidoqoftė, rrethi i tė ftuarve ishte tepėr i ngushtuar, ndėrsa organizimi i darkės ėshtė bėrė nė kushte tė plota shtetrrethimi. Nga pėrfaqėsuesit e kabinetit qeveritar kanė qenė tė ftuar: Duka, Rama, Klosi e Blushi, ndėrsa morėn pjesė edhe dy ambasadorėt: Vladimir Prela (Maqedoni) e Kastriot Robo (Angli). Si gjithmonė njeri ndėr tė ftuarit specialė tė Nanos ishte avokati Sanxhaku dhe shumė biznesmenė tė njohur. Ishin tė pranishėm edhe pesė libanezė, miq tė afėrt tė Nanos. Gjatė gjithė darkės Nano ka qenė tepėr i qeshur, por shakatė i bėnte me zė tė ulėt. Gjatė dollive, Nano kėrkoi ndjesė pėr ata qė nuk kishte mundėsi t'i ftonte, pėr shkak se darka i kushtohej njė rrethi tepėr tė ngushtė familjar e miqėsor. Menyja ishte tepėr e pasur dhe mjedisi i zbukuruar si pėr njė festė speciale. Tė ftuarit ishin shumė tė kujdesshėm e tė ngrirė nė veprimet e tyre. Vetėm Sanxhaku, pasi kaluan 2-3 orė, nisi tė tregonte, nė tryezėn e tij, dy-tri nga barsoletat e fundit qė sapo kanė dalė. Trokitja e gotave ka vazhduar deri pas menatės dhe mė tej tė gjithė fjetėn nė vilat e prenotuara pėr dasmorėt.

    Vila 31
    Ceremonia e organizuar nė Vilėn 31 i ngjante njė parade ku spikatėn tė gjitha markat e kostumeve dhe byzylykėve, qė janė evidentuar vitin e fundit nėpėr panairet e stilistėve ndėrkombėtarė. Ceremonia filloi nė orėn 16.00 dhe pėrfundoi nė orėn 18.00, duke shėnuar njė numėr rekord tė pjesėmarrėsve, tė cilėt ishin kujdesur qė pėrmasat e dhuratave tė tyre tė ishin sa mė voluminoze. Rruga jashtė derės kryesore tė Vilės 31 u mbush plot e pėr plot me bodigardė tė politikanėve, ndėrkohė qė njėra nga dhomat e vilės u mbush me dhurata. Nė ceremoninė e pasdites ishin tė pranishėm pothuajse tė gjithė ambasadorėt e huaj, tė cilėt u kujdesėn t'ia lironin vendin njėri-tjetrit, nė njė rrokadė tė natyrshme. Tė njėjtėn gjė bėnė edhe drejtuesit socialistė, tė cilėt, sapo dilnin te dera, merrnin nė celular shoferėt qė me ēdo kusht ta afronin makinėn para kėmbėve tė tyre. Por kjo gjė i detyronte tė kujdeseshin pėr gratė, tė cilat i ruanin tė mos ndoteshin nga spėrkatja e mundshme e rrotave tė makinės. Nė orėn 17.20 erdhi edhe zėvendėskryeministri Meta sė bashku me Monikėn, e cila ishte veshur me njė blu nė tė kaltėr. Te porta ata u shkėmbyen me Ermelinda Meksin, e cila kishte zgjedhur njė kostum tė kuq me pantallona tė qepura sipas modės. Ndėrsa nė orėn 17.45 Majko u largua sė bashku me bashkėshorten, e cila mbante njė veshje me ngjyrė tė errėt. Nė ceremoni morėn pjesė edhe pėrfaqėsuesit fetarė: Janullatos e Hafiz Sabri Koēi. Nga opozita morėn pjesė: Pollo, Mediu, Begeja, Ndoka etj., ndėrsa nga PD-ja ishte i pranishėm vetėm Ngjela.

    TE FTUARIT E DARKES NE "MAK ALBANIA"

    Agron Duka - Ministėr i Bujqėsisė
    Armando Duka - Kryetar i FSHF-sė
    Luan Rama - Ministėr i Rendit
    Blendi Klosi - Ministėr Shteti
    Ben Blushi - Ministėr i Pushtetit Lokal
    Emin Barēi - Drejtor i Kabinetit
    Pėrparim Sanxhaku - Zv/ministėr i Drejtėsisė
    Vladimir Prela - Ambasador nė Maqedoni
    Kastriot Robo - Ambasador nė Britani
    Leonard Koka - Biznesmen
    Dimitraq Rafti - Zv/ministėr i Transporteve
    Gole Tavo - Biznesmen
    Lefter Koka - Biznesmen
    Agim Isaku - Kėshilltar
    Vasil Naēi - Biznesmen
    Artan Sovrani - Biznesmen
    Shpėtim Idrizi - Biznesmen
    Aldrin Dalipi - Zėdhėnės i kryeministrit
    Dritan Kaba - Kėshilltar i kryeministrit
    Pesė biznesmenė libanezė, miq tė Nanos
    Rreth 20 tė afėrm tė Xhoanės
    Shumė pak ishin pa bashkėshortet

    _____________________________
    -------------------------------------------------

    Oj sharki e lehete si era, a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    I am Canadin
    Anėtarėsuar
    29-09-2002
    Vendndodhja
    Montreal Canada
    Postime
    130
    O beqaro ne rradhe te par te uroj te gjesh nje nuse .
    Ky post o vella sikur duhet me shku te Shtypi pasi nuk besoj se ben pjese tek problemet Shqiptare. C,do njeri ne dasmen e tij ka te drejte te ftoje ke deshiron prandaj mos bej ironizime sepse fundi fundit koleg dhe miq ka ftuar.
    Henri Anderson was here.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    500
    Ju pershendes i nderuari Henri Anderson me cdo respekt,por kujtoj se nuk eshte aq me rendesi vendi se ku u vu ky shkrim,por me me rednsei per mendimin tim eshte momenti aktual qe eshte duke kaluar populli shqipetar ne ato kushte qe ma merr mendja se i shohim te gjithe ne cfare jeton, ku bera nje pershkrim te shkurter me vargjet e Migjenit, e qe besoj se eshte aktual ne te gjitha trojet Arberore nga Presheva ne Mal te Zi e Kosova ne Maqedoni por edhe ketu ne shtetin ame ne Shqiperi.
    Ja si do e pershkruaj nje gazetar i nje te perditshmeje kete dasme:

    Dje, tė gjithe shqiptarėt qė janė pa drita, pa uje, pa buke, pa femije tė shkolluar, ose me femijet spitaleve, pa mundesinė mė minimale pėr t'u blerė dhe ilaēet, patėn rastin tė shohin njė dasėm-spektakėl pėr nga organizimi dhe as me shumė e as mė pak, por dasmėn e dyte tė kryeministrit. Duke ritheksuar edhe njė here, se as me pare dhe as tani nuk kemi ndermend te merremi me jetėn private, jo vetėm tė kryeministrit, por te askujt tjeter, se ajo eshte prone e shenjte e ēdo njeriu, por nuk mund te mbyllim syte para nje kontrasti katastrofik, pasi ne kete rast, kemi tė bejme me kreun e ekzekutivit. Megjithe rrahjet e gazetareve dhe sjelljet "xhentile" ne aspektin e dajakut e te fyerjeve te badigardeve e rojeve, mundėm tė siguronim disa te dhena, lajme tė fshehta nga dasma. Organizuesit nuk kishin lene gur pa levizur per ēdo detaj. Konkretisht: Limuzina e ēiftit ėshtė marrė me qira nga Italia, lulet janė marrė nga Bari 5000 EURO, ato kanė ardhur me avion "Charter"; se treti, shqipja e Janullatosit ishte si kinezēja e Zef Dedės
    ---------------------------------------
    -----------------------------------------
    Oj sharki e lehete si era, a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    11-10-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    4
    Kush u martua ?????????????
    Gjeniu i letersise se vjeter

  5. #5
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Qenkerka mbledhur gjithe llumi i Shqiperise.Asnjehere nuk kam pare kaq xhahile te mbledhur tok
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  6. #6
    Ekonomist
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    144
    Po nga ata shoket e Benēes nuk kishte ftuar asnjeri Tosi?
    SHQIPNIA E SHQIPTARVE.................

  7. #7
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    o beqo po mire mo mik vellai edhe me dasmen e nanos do merresh? pa shiko se ku dhe si psh.u nano ik mbaji pak fanarin meqense gazetari i asaj te perditshmes(nje nga spiunat dhe lepyresit e b.... se nikolles ) te thote qe ska drita. dritat si ka heq nano mor i mjere,dritat kane ik qe me berishen dhe nano ska ca ju ben ashtu sic skishte ca tju bente berisha e shume te tjere ky problem do kohe se shtepia do dhe themele se bie pastaj.
    sipas mendimit tend duhet ta "denojme" zogun pse beri nje martese qe u shqua ne tere evropen dhe shkruajten nje sere gazetash ne nje kohe qe perseri kumbonin vargjet e te madhit MIGJEN.
    mos u beni si "grate e keqija" tere diten gam gam per vete tuaj iket nga shqiperia bashke me mua tani rrini mos ju cani veshet atyre qe duan te punojne(mgjs Øper nanon ti je fundi i rradhes) po thuajuani fjalen e mire dreqi e mori.
    thuaji TE TRASHEGOHESH E JETE TE MBARE se eshte shqiptare qe respektohet nga te pakten gjysma e shqiptareve. pra vetem per hater te atyre beje dhe mos degjo gam gamet e kohes jone qe jane me 7589 fytyra.
    hajt shendet dhe me dhente zoti nje nuse si puna e asaj xhoit se eshte si kukull mor ja hongsha.........!
    PAUCA SED MATURA

Tema tė Ngjashme

  1. 1990-2007, 100 vrasjet mė tė bujshme nė Shqipėri
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 17:30
  2. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 13:37
  3. PS zgjedh njė biznesmen pėr garėn pėr bashkinė e Durrėsit
    Nga Orku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-07-2003, 10:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •