7 ultimatumet qė Musolini i dha Mbretit Zog, pse i refuzoi
Gazeta franceze, Le Matin, ka botuar, tė shtunėn e 26 gushtit 1933, nė faqen n°3, shkrimin e gazetarit tė Daily Mail nė Beograd, nė lidhje me ultimatumin e Benito Musolinit (Duēes) drejtuar asokohe Mbretit Zog.
Ēfarė pėrmbante mė saktėsisht ky ultimatum ? Aurenc Bebja ka sjellė tekstin e plotė, pėr publikun shqiptar, nėpėrmjet faqes sė tij Dars (Klos), Mat Albania:
Londėr, 25 gusht. Nėpėrmjet lidhjes telefonike. Matin.
Korrespondenti i Daily Mail nė Beograd, tė cilit i japim pėrgjegjėsinė e plotė pėr informacionet nė vijim, telegrafon se njė lloj tensioni mbizotėron nė qarqet politike tė Shqipėrisė, sepse mbreti Zog duket se ka refuzuar njė propozim tė Z. Musolini. Kjo kėrkesė, qė sipas disave ėshtė shprehur nė formėn e njė ultimatumi tė vėrtetė, kėrkonte marrjen e masave tė mėposhtme nė Tiranė :
1 Zėvendėsimin me zyrtarė me prejardhje ose kulturė italiane tė tė gjithė atyre qė nuk janė;
2 Shitjen e tė gjitha veprave ushtarake shqiptare Ministrisė Italiane tė Luftės;
3 Zėvendėsimin e shefit tė policisė shqiptare dhe bashkėpunėtorėve tė tij, tė cilėt aktualisht janė nėnshtetas britanikė, me oficerė italianė;
4 Shfuqizimin e traktateve ekonomike, aktualisht nė fuqi, tė firmosura nga Shqipėria me fuqitė e huaja;
5 Rihapjen e tė gjitha shkollave katolike (fetare) tė mbyllura kohėt e fundit;
6 Mėsim tė detyrueshėm nė shkollė tė gjuhės italiane;
7 Zėvendėsimin e liceut francez tė Korēės me njė institucion italian.
Mbreti Zog duket se ka refuzuar (sipas gazetarit tė Daily Mail) pranimin e paragrafėve 1, 3, 5 dhe 7 tė kėsaj shkrese dhe gjendet pėrballė njė dileme tė vėrtetė, mes njė aneksimi tė mundshėm tė vendit tė tij nėse nuk u bindet kėrkesave tė Romės, ose njė revolucioni tek populli i tij, nėse ai dorėzohet ndaj Mussolinit.
Duhet tė theksohet se nė kuadrin e Paktit tė Tiranės qeveria italiane ka tė drejtė tė dėrgojė trupa nė Shqipėri nėse regjimi aktual ėshtė i kėrcėnuar.
Burimi: darsiani.com
Krijoni Kontakt