Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 82
  1. #11
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Një varreze e re masive, ku besohet të jenë trupat e rreth 500 shqiptarve

    Serbia nesër do të fillojë ekshumimin në një varrezë masive në të cilën besohet se gjenden 500 viktima shqiptare të luftës në Kosovë, raporton agjencia e lajmeve Reuters. Ekshumimi do të bëhet në zonën neutrale mes Kosovës dhe Serbisë ndërsa autoritetet besojnë se trupat fillimisht ishin varrosur diku tjetër, më pas janë zhvarrosur dhe më vonë janë hedhur në gropë, më 3 qershor 1999, ka thënë një zyrtar i lartë i Serbisë për agjencinë Reuters.
    “Ne besojmë se mes 300 dhe 500 trupa mund të gjenden aty” ka thënë ky zyrtar. Agjencia Reuters raporton se kjo varrezë masive do të ishte varreza më e madhe e zbuluar në Serbi që prej vitit 2001.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  2. #12
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Dosja e dhunimit: Vajzat e reja, pas aktit barbar i çonin në Serbi


    miturat, si mbetën viktima të dhunës seksuale

    Strategji mizore për poshtërimin moral dhe shpirtëror të shqiptarëve

    “Pas dhunimit, vajzat e reja i transferonin në Serbi. Ushtarakët serbë kishin ngritur një infrastrukturë të tërë për të siguruar gjahun e seksit për taborrët e Harkanit”.

    Kjo e vërtetë tronditëse që vjen nga rrëfimet e viktimave të barbarisë së shfrenuar serbe në Kosovë është një tragjedi më vete. Nuk mjaftoi për këto fatkeqe mizoria shtazarake e bishave mosturioze në vendlindje, por brishtësia dhe sensualiteti i tyre do të bëhej mall tregu për kabaretë dhe lokalet e seksit në Beograd e gjetkë në Serbinë e Milosheviçit. Në të gjitha dëshmitë e viktimave të dhunës seksuale në Kosovë, veçohet fakti që asnjë prej vajzave të çuara forcërisht në Serbi gjatë ditëve të luftës në Kosovës, nuk është rikthyer pranë familjes. Ka të dhëna se bashkë me përfundimin e operacioneve të NATO-s, që gjunjëzoi përfundimisht ushtrinë fashiste të Milosheviçit, pjesa më e madhe e tyre u zhdukën e u vranë në kushte misterioze. Gjithsesi, deri më sot, asnjë organizëm ndërkombëtar nuk është interesuar për të nisur hulumtimin rreth fatit të këtyre vajzave që kanë humbur pa adresë. Janë vetëm familjarët e tyre që rendin e rendin pa shpresë për të mësuar diçka për atë që ka ndodhur me to.

    Po ku je o zot!

    H.G., nga Prishtina duke fshirë lotët, me trupin që i dridhej si purtekë, duke shtrënguar duart dhe duke shikuar herë kah vajza e herë kah dritarja filloi rrëfimin e vet të dhembshëm: “Prishtina gjatë bombardimeve për herë të parë po e përjetonte luftën. Kur filloi ushtria, policia dhe paramilitarët t’i nxirrnin njerëzit nga shtëpitë e tyre vetëm atëherë ua besova vatrave të luftës që ishte ndezur gjithandej Kosovës. Unë vetë, nuk ia kisha hapur askujt derën, dhe kur na nxorën jashtë s’kisha forcë të trokas askund. Dhe, nuk thuhet kot në popull se nuk ia beson kurrë i ngopuri të uriturit. Mbahesha si intelektuale dhe isha lidhur ngushtë me ata që ishin kundër luftës sepse ishim mësuar që të tjerët të vriten në demonstrata, të tjerët të dalin në protesta, të tjerët të vuajnë e shpresonim se do të mund të fitonim në kurriz të të tjerëve! Kur na nxorën dhe dëbuan nga shtëpia, të parin morën tim shoq. Ndërkohë vajza filloi të qante me zë. Nga shtëpitë, kishin filluar të përzinin edhe fqinjët tanë. Pasi merrnin meshkujt, ne, femrat na dërguan në shkollën fillore “Naim Frashëri”. Bëheshim rreth 20 femra, kryesisht të reja. Dy që ishin mbi të 50 i vranë menjëherë! Natën e parë nuk erdhi askush, kurse të nesërmen në mëngjes erdhën dhe na zhveshën lakuriq të gjithave. Dy vajza të reja i morën dhe ne nuk dinim asgjë çka po ndodhte. Ato nuk u kthyen kurrë më. Thanë se i çuan në Serbi, ku i priste banditi Hakan. Të nesërmen erdhën disa ushtarë dhe morën shtatë nga ato që u pëlqyen. Nuk e kuptoj se si nuk më plasi zemra kur më morën vajzën. E sollën pas pesë orësh të përgjakur fund e krye. E kishin dhunuar, ia kishin prerë trupin vende-vende. M’u afrua duke u dridhur dhe më tha me gjysmë zëri: “Nënë të lutem merr diçka dhe më bjerë në kokë që të vdes, që mos të ndjehem e poshtëruar, të lutem...”. Klitha e qava por askush nuk mund të më ndihmonte. Dy ditë më vonë i morën edhe disa të tjera dhe nuk i kthyen më. Dhe ato pasi i përdhunuan barbarisht ja çuan dhuratë Hakanit në Serbi. Të nesërmen më morën bashkë me vajzën. Njëri më çnderonte mua e tjetri time bijë. O Zot! Çfarë bishash pa shpirt! Nuk më kujtohet çka ndodhte me mua kisha hallin e vajzës, kur provova t’i mëshoj njërit, më la, nuk më çnderonte më, por më lidhi dhe filloi të m’i hiqte thonjtë me pincën e rrymës. Vajzën time e kthyen në dhomën ku na kishin lënë, kurse mua më detyronin t’i shikoja të gjitha femrat që po i dhunonin me radhë. E di se ishin më shumë se njëzet. Kaluan disa ditë e unë qëndroja e lidhur dhe pa futur gjë në gojë, madje as ujë. Disa ditë më vonë më hodhën në një bodrum bashkë me gjashtë gra të tjera të moshës sime, kurse vajzat e reja i çnderonin çdo ditë. Veç zoti e di sa kam qarë e bërtitur për atë që shikoja me sy! Detyrohesha t’i shikoja përpëlitjet e trupave të njomë, vajet, klithjet dhe britmat e tyre plot dhembje, por nuk mund të bëja gjë! Kush thotë se njeriu çmendet nga tmerri? Kush thotë se njeriu vdes nga dhembja? Tmerr dhe dhimbje më të madhe nuk më kishte shkuar në mëndje se do të provoja ndonjëherë, por ja që mbeta gjallë.

    Plaga e Arbetinës dhe së motrës Arbenita nuk kishte arritur ta shihte kurrë më trupin e së motrës, që kur i ndanë serbët nga kolona që ecte e detyruar për në stacionin e trenit. Asaj as që i shkonte në mëndje se motra 16-vjeçare kishte vdekur pas torturave nga kriminelët serbë. Arbenita rrinte e ulur çdo ditë me orë të tëra te dera e shtëpisë dhe priste... Gjatë kishin pritur hetuesit e Tribunalit të Hagës që Arbenita ta fillonte rrëfimin e saj për atë që i kishte ndodhur asaj dhe së motrës më të re. “Kur na ndanë policët e ushtarët serbë, me ne, kishte edhe dhjetëra femra të tjera dhe as që më shkoi mendja se ata do të mund të na dhunonin të gjithave. Me vete kisha pak para, me të cilat shpresoja t’i shpëtoja vdekjes. Kur na futën në një shtëpi të bukur në lagjen e Arbërisë, mendova se vetëm do na plaçkitnin dhe do na lirojnë. Kur po binte nata, në dhomën ku ishim ne, pesë femra, erdhën papritmas dhjetë policë. Na urdhëruan që të zhvishemi. Motra ime provoi të kërcejë nga dritarja. Por, policët e kapën dhe filluan ta rrahin. I mëshonin aq shumë sa mundnin gjoksit, barkut dhe organeve gjenitale. Kur ajo mbeti e shtrirë në tokë, njëri me thikë ia hoqi të gjitha rrobat. Kur humbi vetëdijen, unë arrita t’i iki nga duart policit që më mbante në dhomë bashkë me të tjerat. Ajo nuk jepte shenja jete dhe kur i hodha pak ujë, u përpoq të thoshte diçka. Unë po qaja dhe polici që më mbante m’u afrua dhe më detyroi me majë të thikës të shtrihem. Kur e pashë se edhe mua do të më çnderojnë, shpejt e mora një vazo, që ishte pranë meje dhe i rashë në kokë. Ai u ngrit shpejt, më lidhi për tavoline dhe e bëri atë që deshi... Nuk ka gjë më të rëndë që mund të të ndodhë në jetë! Diçka më të turpshme dhe më fatale. Isha dhe mbeta e vdekur, edhe pse vazhdoj të jetoj! Sapo desha të iki, pashë që të njëjtën gjë po ia bënin edhe njërës në dhomë, ata filluan të m’i heqin thonjtë me pincën e rrymës. I sheh duart e mia? Ndoshta më beson! Po shpirti im nuk mund të shihet dhe askush në botë kurrë nuk mund të besojë se si ndihet ai… O Zot, sa dhembje mbart ky shpirti im i molisur!….”, përfundoi rrëfimin e saj Arbenita. Nga ajo ditë kurrë më nuk e pashë motrën time. Shumë ditë më mbajtën aty dhe as vetë nuk di të tregoj se sa herë me dhunuan e sa vajza pashë te vdisnin në duart e banditëve, ushtarë e policë. Nuk më kujtohet se kush na nxori nga aty. E di se pas luftës frikohesha të kthehesha në shtëpi. Ende nuk mund të besoj se lufta ka mbaruar...

    Tragjedia mbi dëborë

    Kishte disa muaj që kishte filluar lufta dhe unë, e vetmja nga familja jonë, kisha mbetur në fshat. Isha e detyruar sepse kishim bagëti, dhe ato, pas burgosjes së vëllezërve, ishin burimi i vetëm i jetesës tonë. Viti ‘99 më bllokoi dhe nuk kisha gjasa më të dilja nga rrethi i hekurt i ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve, që kishin rrethuar Drenicën dhe Dukagjinin. Përveç meje, në fshatin tonë kishin mbetur edhe katër vajzat e xhaxhallarëve. Gatuanim për më shumë se 30 veta. Ishim të gjitha gra. Kur afroheshin milicët, shkonim në malin më të afërt. Pas disa ditësh filluam të sëmuremi nga të ftohtit. Të ftohtit dhe acari jetën në mal e bënin të padurueshme. Në të gjitha lëvizjet ishim në vëzhgimin e forcave serbe, të cilët na hetonin kur ndiznim zjarrin. Një ditë shkurti, kur pesë nga fëmijët më të vegjël na u sëmurën u kthyem në shtëpitë tona. Forcat serbe lëviznin vazhdimisht! Një grua nga rrethi i Klinës mori fëmijët e saj të sëmurë, dy vajzat e rritura dhe gruan tjetër me tre fëmijë dhe iku. Ndodhi një ditë kur papritmas e pa trokitur fare na u thye dera dhe në dhomë na u futën ushtarë e policë serbë. Pa pyetur asgjë dhe pa pritur se cili do jetë reagimi ynë, njëri nga ata filloi t’ia ledhatonte flokët vajzës së axhës, Nerës, e cila ishte vetëm 14-vjeçare. Ajo ia shtyu dorën, dhe ai u nevrikos nga reagimi i saj. “Unë jam zot për shqiptarët, dhe nuk duroj fyerjet”, tha ai, dhe i ra me dorë aq sa pati fuqi Nerës së vogël. Ajo vetëm u kërrus, por nuk rënkoi. Ai tentoi ta prekte prapë, por ajo iku jashtë. Ai urdhëroi ta lidhin! Dy nga policët ia lidhën duart. Ai u sul mbi të, dhe ia shqeu rrobat derisa ata të dy po e mbanin. E shtriu në borën e ftohtë, dhe po e çnderonte. Ajo qante dhe thërriste, por ne nuk guxonim t’i afroheshim. Vetëm po shikonim të tmerruara. Një automatik që e kishim të fshehur nën mbuloja nuk mund ta nxirrnim sepse ata ishin aty. Kur shumë nga ata kishin drejtuar sytë te ai që po e dhunonte motrën tonë, motra e saj që ishte më e pjekura nga ne e nxori shpejt automatikun dhe shkrepi drejt barbarëve, që ishin në dhomë. Të pestë ranë të vdekur, ndërsa unë u plagosa në këmbë. Ata që ishin jashtë nuk reaguan, sepse menduan se shtinë ata mbi ne, por kur kaluan afro dy minuta, tre nga policët e tjerë hynë në dhomë, duke thënë se edhe ata janë të interesuar për lojë. Kur motra e Nerës që e kishte automatikun në dorë deshi të shkrepë në një polic, nga jashtë njëri nga policët e tjerë e qëlloi dhe ajo ra në tokë e përgjakur. Një nga ata e mori në dorë, dhe pasi na urdhëroi që të dalim jashtë e hodhi trupin e saj në bunarin e axhës. Edhe Neri nuk po lëvizte! Ajo kishte vdekur. Njëri nga katilët po e çnderonte edhe ashtu të vdekur. Kur pa se si ne po e shikonim dhe kur vërejti se si po qeshnin shokët e tij me të ashtu të zhveshur, trupin e saj e hodhi në bunar. Pastaj mua më kapi për dore dhe kur fillova t’i rezistoj, me thikë më theri në kraharor dhe gjaku im pikonte në tokë. Unë fillova të klith dhe ashtu si në ëndërr pashë se një nga policët po e dhunonte edhe G-në, e cila ishte vetëm 13 vjeçe. Pas disa minutash që ai po e dhunonte në borën e ftohtë, G., përpiqej të rezistonte por ai me kokë i mëshonte sa mundte. Ajo ishte e përgjakur e tëra dhe nuk mund t’i duronte më dhimbjet. Nuk e kisha të qartë a vdiq menjëherë, por derisa unë po qaja me sy të përlotur dhe me dhembje, pashë se si i njëjti serb që po e dhunonte G.,-në, e hodhi atë në bunarin e tmerrit. Pas pak e hodhën edhe Sh.,-në, që unë nuk e kisha vërejtur se e kishin dhunuar apo jo, por e di se në atë bunarë e hodhën të gjallë dhe të zhveshur. Kur polici që po më dhunonte mua u ngrit ngase po dëgjoheshin të shtënat në malin e afërt, ashtu gjysmë e zhveshur u fsheha pas disa luleve të vjeshtës dhe “murit të gjallë“, shumë shpejt sa asnjëri nuk më vërejti. Dy nga ata shtinë mbi vajzat që kishin mbetur, dhe të gjitha mbetën të vrara, ndërsa dy nga ato ashtu të vrara sërish i hodhën në bunarë. Ata ikën poshtë fshatit, e unë mbeta përgjithmonë e lënduar. Edhe sot, ani pse gjallë sa herë shoh bardhësi para syve më dalin skenat e tmerrshme që ma nxinë jetën përgjithmonë.

    Më shpëtoi shiu që binte rrëmbyeshëm

    Shtatëmbëdhjetëvjeçarja R.S., nga rrethi i Obiliqit, ndonëse nuk e ngrinte kokën, plagët që i kishin mbetur në fytyrë nga të prerat e thikave nuk mund t’i fshehte dot. Ato prerje në fytyrë, jo vetëm atë, por çdo gjë rreth saj, sikur e bënin më të mjerë e të mërzitshme. Gjithsesi ajo gjeti forca për ta treguar feririn që kishte përjetuar: “Rrethina e Obiliqit e ndjeu luftën menjëherë pas masakrës së Prekazit. Meqë nuk kishim mundësi të shkonim në ndonjë vend më të sigurt qëndruam në shtëpi. Kishte ditë që vetëm prisnim radhën, kur do të na futej policia në shtëpi. Çdo ditë kalonin tanke dhe mjete të tjera luftarake. Ata, kur pësonin humbje rrugës bënin gjithçka; vrisnin, keqtrajtonin, dhunonin dhe krejt çka u tekej. Të gjithë banorët e viseve buzë magjistrales Prishtinë-Mitrovicë ishin shumë të frikësuar, sikundër edhe ne. Nga granatimet që bëheshin përreth, shpesh nuk mund ta bënim asnjë sy gjumë, e as të fusnim bukë në gojë. Disa ditë para se të fillonin bombardimet shkuam në një fshat më tej, andej kah zona e Llapit. Atje kishte pasur më tepër se dhjetë mijë banorë. Edhe aty nuk dihej çfarë po ndodhte. Nga të gjitha anët ishim të rrethuar. Shtëpitë e fshatit Barilevë ishin shumë të vogla për t’i pranuar të gjithë ata njerëz, ndaj ditë e natë qëndronim vetëm ulur, nuk kemi pasur mundësi që asnjë natë të shtrihemi dhe të flinim. Të gjithë prisnim të pashpresë, të gjithë shikonim kah fëmijët dhe ndonëse askush nuk thoshte asgjë me gojë, të gjithë e shqiptonin vetëm një fjalë me vete: “Sikur të na shpëtonin fëmijët”. Dhe erdhi dita të cilës iu druanim aq shumë. Bishat serbe arritën në fshat. Së pari na i morën të gjithëve stolitë e arit dhe paratë e pastaj filluan t’i ndajnë burrat nga gratë. Para syve ma vranë vëllanë, sepse nuk kishte asgjë të vlefshme t’ju jepte policëve të tërbuar. Unë vrapova drejt vëllait, i cili më shikoi sikur deshi të më thoshte diçka, dhe ai, i mbylli sytë përgjithmonë. Kraharorin ia kishin marrë disa plumba, këmisha iu skuq shpejt nga gjaku, kurse unë shtrëngoja grushtet dhe mallkoja nëpër dhëmbë e pafuqishme. Nuk di si nuk më pëlciti zemra në ato momente. Një nga policët më tërhoqi për flokëve dhe më largoi nga kraharori i vëllait. Nga aty na drejtuan për në Prishtinë dhe sikur u këndella pak, por ajo këndellje më ndihmoi shumë pak. Në hyrje të Prishtinës kishte dalë grupi tjetër i policëve. Ata, këtë herë, nga kolona ndanin vetëm femrat. Aty më ndanë edhe mua. Gruaja që më mbante për krahu kur po më ndanin më këshilloi: “Bëhu gjakftohtë, mos iu trego se ta vranë vëllanë”. Dhe kur kolona po ikte një nga policët më lidhi dhe më dërgoi në një nga shtëpitë e afërta buzë rrugës. Kur më solli aty, e luta të mi zgjidhte duart, por ai vetëm më shikoi dhe më përplasi për tokë. Në mbrëmje një tjetër më mori me veturë dhe më dërgoi në pjesën tjetër të Prishtinës. Aty kishin qenë edhe tre policë të tjerë. Njëri nga ata, sa arritëm aty filloi të më zhvishte. I kisha duart e lidhura. Vaji dhe lutja ime nuk iu bënte as përshtypje. Më çnderuan dy dhe i treti u afrua dhe filloi të ma presë fytyrën, si të isha djathë e jo njeri. Gjaku i nxehtë rridhte vrullshëm në flokët e mi, dhe unë i lutesha zotit që ai mos të ndalej por të rridhte sa më shumë, që të vdisja sa më parë. Por, atëherë kur unë mendova se atyre nuk iu duhesha më, njëri nga ata u sul mbi mua dhe përveç se më çnderonte, lëpinte gjakun tim, dhe u thoshte shokëve:
    “Ja unë po pi gjak shqiptari”. Vetëm Zoti mund të dinte sa kohë ata do të loznin ashtu me mua, sikur mos të fillonte një shi i rrëmbyeshëm. Ikën ata dhe unë mbeta gjallë. Sot, edhe po të përpiqem t’i kthehem jetës, e di që çdonjëri që më njeh e di të vërtetën. E unë sa herë e prek fytyrën time, kujtimet e hidhura më rishfaqen dhe jeta ime bëhet e pavlerë”.

    Rrëfimi i vogëlushes nga Dukagjini: Pesë ditë e dhunuar nga ushtarët
    “I pari më dhunoi gjeneral Vujiçi, pastaj thirri ushtarët që m’u sulën me tërbim”

    “I pari më dhunoi gjenerali Vujiç në sy të milicëve. Vajzat e tjera i dhunuan oficerët e tjerë, të cilët pasi mbaronin punë me to, ua jepnin ushtarëve. Kështu e nisi rrëfimin e saj për mjeken në Tiranë vajza nga Dukagjini, e cila ishte dhunuar dhjetë ditë me radhë nga ushtarët në një kazermë ushtarake. Më në fund arriti të bindej dhe filloi të rrëfejë me lot në sy tërë atë skenë makabre.
    “E çfarë duhet t’u tregoj? Çka do të mund të rregulloni në plagën e madhe që shkaktuan serbët? Pse po më mundoni? A nuk ju mjafton ajo që në të njëjtën tavolinë ku u dhunova unë, vdiqën edhe tri vajza të tjera që u dhunuan si unë?”… “Unë e kam humbur shpresën se ndoshta ka diku shkëndija jete për mua! E vetmja shkëndi është të bëj diçka për ato që vdiqën nga dora e fëlliqur e shkaut”. Kur e tha fjalën “shka”, ajo u tjetërsua në pamje dhe nofullat iu shtangën, shtrëngoi grushtet e vegjël e të dobët… Lotët që i rridhnin si shi, sikur e bënin edhe më të mjerë vogëlushen nga Dukagjini, siç e quanin të gjithë vajzën e bukur dukagjinase. “Dua të më thuash, se si ndodhi që ratë në duart e kriminelëve, kur ndodhi saktësisht dhe sa veta ishin me ty atje”, e ngacmonte mjekja, e cila më parë kishte aktivizuar aparatin për incizim.

    Vogëlushja prapë hodhi vështrimin mbi horizont, sikur atje të shihte atë që ndodhi, dhe shtoi ngashëryeshëm: “Shikoni, po flas, por më premtoni se do të më ktheni shpejt atje”, dhe vazhdoi. “Kur na e dogjën fshatin, ato ditë të ftohta janari e tërë popullata filloi të ikte. Ne femrat vendosëm të niseshim për në Shqipëri. Në afërsi të Smolicës na ndalën ushtarë e paramilitarë serbë dhe pasi na plaçkitën, ne nëntë femrave, na ndanë nga kolona. Tri ishin më të reja se unë, kurse tri ishin më të vjetra, në mesin e atyre edhe një nuse shtatzënë. Kur na morën me vete, na thanë se do të na pyesin për UÇK-në. Disa minuta më vonë, pasi na futën në bodrumin e errët, morën njërën prej nuseve dhe pas disa çasteve nga dhoma ku e futën filluan të dëgjohen klithjet e saj. Pas disa çasteve, kur reshtën klithmat u dëgjua një breshëri automatiku. Aty kishte përfunduar jeta e saj. Këtë do ta kuptoja vetëm pas tri ditësh, kur do të më vinte radha edhe mua për të hyrë në bodrumin ku ishin dhunuar shoqet e mija. Pasi më futën aty, m’i shqyen rrobat, më shtrinë dhe më lidhën në atë tavolinë të mallkuar dhe ashtu, me duar e këmbë të lidhura, më çnderoi njëfarë gjeneral Vujiç, sa munda të lexoj në uniformën e tij. Ditën e pestë arrita t’i zgjidh duart dhe u përpoqa të hakmerresha, duke e goditur me çfarë m’u gjend atë farë “gjenerali” të fëlliqur, që luftonte me gra. Si dënim, më dërguan të lidhur jashtë dhe më lanë në shi, derisa erdhën një dyzinë ushtarësh, të cilët më dhunuan barbarisht dhe pa mëshirë. Ditën e parë më dhunuan mbi tavolinën e bukës, ndërkohë që përballë meje çnderonin edhe tri vajza të tjera. Madje, atyre ua prenë edhe organet gjenitale, duke i lënë të vdekura në vend. Assesi nuk më kujtohet kur më lanë, por e di se e kam shumë të vështirë të jetoj. Ndoshta, më lehtë e kam të vdes dhe të zhdukem nga faqja e dheut. Më thuaj, si ta ngushëlloj veten, si t’i dal përpara familjes, miqve. Ata e dinë çka ka ndodhur me mua. Unë e di se do ta kem përkrahjen e tyre, por tani trupi im është i ndotur, i fëlliqur. Dhe, jeta ime në këtë mënyrë më duket më e vështirë se çdo vdekje”, përmbylli vajza nga Dukagjinit me lot në sy.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #13
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    SI NDODHI MASAKRA NË LAGJEN TUSUS TË PRIZRENIT?!

    Me rastin e tetë vjetorit të masakrës së Tususit(26 Maj 1999)

    * Shumë dëshmitarë që mbijetuan këtë masakër, thonë se, në këtë operacion të përgjakshëm, janë përfshirë forcat speciale të policisë, në koordinim me formacione të përziera militare e paramilitare serbe, të cilat kishin të veshur uniforma kamuflazhi (të gjelbra), një pjesë e tyre mbanin maska në fytyr, ndërsa të tjerët kishin të lidhur shamia përreth kokës.
    “Amaneti ynë:
    Punoni, duani dhe ndihmoni njëri tjetrin,
    çmojeni këtë liri që ua solli gjaku ynë dhe

    i mijëra të tjerëve, nëse nuk doni që t´u
    përsëritet historia…

    …Kosovë e larë me gjak ndër shekuj e mote,
    gjaku ynë hallall të qoftë,
    lamtumirë Prizren historik,
    gjaku ynë t´u bëftë dritë…”,


    -kështu thuhet në mbishkrimin e përmendores së ngritur në lagjen Tusus (tani lagjja e trimave) në Prizren, ku janë të skalitur emrat e 27 shqiptarëve të vrarë e të masakruar mizorisht, më 26 maj 1999, nga forcat kriminale serbe.

    Tususi bazë e fuqishme e UÇK-së

    Lagjja e trimave (ish-Tusus) graviton në pjesën jugore të Prizrenit dhe gjeografikisht shtrihet rrëzë maleve të Cvilenit. Gjatë luftës, kjo lagje luajti një rol të rëndësishëm në masovizimin e radhëve të UÇK-së për zonën e Vërrinit dhe si e tillë ishte bërë halë në sy për regjimin pushtues serb. Në muajt mars - maj 1999, në kohën kur regjimi serb me dhunë e shpërngulte popullatën shqiptare për në Shqipëri, Tususi ishte shndërruar në një çerdhe të fuqishme për UÇK-në, dhe prandaj shumica e banorëve të saj nuk i lëshuan shtëpitë e tyre, madje një kohë aty gjetën strehim edhe dhjetra familje të Vërrinit dhe të Opojës.

    Forcat ushtarake serbe,gjatë kësaj periudhe disa herë kanë tentuar të përqëndrohen në Tusus, mirëpo gjithnjë kanë hasur në rezistnecë të fuqishme nga njësitet e UCK-së. Për të “sfiduar” këtë qëndresë, komanda ushtarake serbe në Prizren, më 24 prill 1999 mobilizon forca të mëdha ushtarake e policore dhe rrethon lagjen Tusus. Me këtë rast arrestohen 50 mashkuj dhe dërgohen në qendrën sportive”Sezair Surroi”, e cila ishte shndërruar në një “llogor të madh përqëndrimi” për qindra shqiptarë të zënë robë, nga anë të ndryshme të Kosovës. Mësohet se gjatë muajit prill-maj, ushtria serbe këta robër i ka detyruar të hapin istikame në disa zona ushtarake, për t´u mbrojtur nga bombardimet e NATO-s. Gjatë muajit maj 1999, njësitet e UÇK-së meqë ishin vënë në mbrojtje të popullatës shqiptare, disa herë janë përballur me forcat pushtuese serbe në lagjen Tusus dhe në pjesët tjera - përgjatë maleve të Cvilenit dhe të Vërrinit. Kësaj here forcat serbe, në pamundësi të shkatrrimit të njësiteve guerile të UÇK-së, ndërmorrën një ofensivë me karakter hakmarrës mbi popullatën e pafajshme civile.

    Si ndodhi Masakra e Tususit dhe cilat forca serbe morën pjesë në këtë masakër?!

    Më 26 maj, ishte ditë e mërkurë, kur rreth orës 7.30 të mëngjesit, forcat serbe kishin vu në rrethim të hekurt Tususin. Njësitë militare e paramilitare serbe me brutalitet u futën shtëpi më shtëpi, dhe me këtë rast plaçkitën,dogjën e shkrumuan 245 shtëpi të kësaj lagje.Në këtë situatë ata, i ndanin burrat nga gratë…dhe i ekzekuton pamëshirshëm, dhe ky operacion shfarosës ka vazhduar deri në mbrëmje të asaj dite të kobshme. Shumë dëshmitarë që mbijetuan këtë masakër, thonë se, në këtë operacion të përgjakshëm, janë përfshirë forcat speciale të policisë, në koordinim me formacione të përziera militare e paramilitare serbe, të cilat kishin të veshur uniforma kamuflazhi (të gjelbra), një pjesë e tyre mbanin maska në fytyr, ndërsa të tjerët kishin të lidhur shamia përreth kokës. Në një raport të organizatës “Human Rights Watch”, thuhet se: Gjatë kohës së luftës, në regjionin e Prizrenit,(ku përfshihen Prizreni, Theranda (ish-Suhareka), Rahoveci dhe Sharri (ish-Dragashi), këto formacione policore-ushtarake, i kanë udhëhequr: kolonel Gradimir Zekavica, nënkolonel Millan Gjuriçiç, kolonel Millosh Voinoviç, kolonel Bozhidar Deliç…, etj.

    Në përfundim të rrugës kryesore të Tususit, ndodhej shtëpia e Rafet Abdylmexhitit, ku më 26 maj forcat serbe vranë e masakruan gjashtë mashkuj të kësaj familjeje. Gruaja e Rafetit F. Abdylmexhiti dhe vajza e saj J.Abdylmexhiti, atë ditë të tmerrshme e përshkruajnë si më poshtë: “Aty nga mesdita, në shtëpinë tonë erdhën gjashtë serbë të veshur me uniforma kamuflazhi dhe na urdhëruan që të gjithë të dilnim nga shtëpia. Në këtë moment ata na kërkuan t´i jepnim paratë dhe burrit tim Rafetit ia vunë grykën e pushkës në kokë dhe e kërcnonin me vrasje. Unë u dhash 2 000 Dm, ndërsa burrat u dhanë 1.500 Dm. Ata, na urdhëruan të largohemi nga shtëpia, ndërsa burrat i ndaluan. Tek po largoheshim, pamë se si zunë t’i rrihnin burrat. I shkelmonin në stomak e në shpinë dhe i godisnin me kondakët e pushkëve. ”Ndërkaq vajza, J.Abdylmexhiti në vijim shpjegon: ”Burrat pasi i rrahën e përgjakën, i rreshtuan pas murit me duart lart. Dhe kur dolëm në rrugë, dëgjuam breshëritë e automatikëve.”

    F.Abdylmexhiti kur është kthyer një ditë pas kësaj ngjarjeje, shtëpinë e ka gjetur të djegur e të shkrumbosur dhe ka parë pllanga gjaku përreth rrënojave të shtëpisë, por nuk i ka gjetur trupat e të vrarëve. Pas dy ditësh ajo burrin e vetë Rafetin me të vëllaun Samiun, djemtë e Samiut: Shefikin dhe Beharin, kushëriun Hyrmetin dhe djalin e dajës Mirsat Osmanin, i gjen të masakruar në morgun e spitalit të Prizrenit.

    Nga dëshmitë e mbledhura në këtë lagje, mësohet se më 26 maj, nëpër shtëpi dhe në rrugët e Tususit janë vrarë e masakruar 25 veta, këta janë: Rafet Abdylmexhiti 1947, Sami Abdylmexhiti 1951, Shefik Abdylmexhiti 1978, Behar Abdylmexhiti 1982, Mirsat Osmani 1975, Hyrmet Sylejmani 1964, Hesat Xhemshiti 1937, Bejan Xhemshiti 1975, Bislim Qengaj 1921, Selvinaze Qengaj 1923, Salih Elshani 1936, Ymer Thaqi 1945, Avdi Berisha 1921, Refki Berisha 1961, Hajrim Arifi 1977, Sani Bajrami 1968, Neki Gashi 1935, Selim Berisha 1932, Feim Berisha 1927, Xhemajli Poniku 1933, Halil Poniku 1937, Fazile Maqkaj 1968, Rexhep Maqkaj 1923, Nijazi Muja 1959, Fadil Ramadani.

    Banorët e lagjes që kishin përjetuar këtë sulm të tmershëm, thonë së forcat serbe nga Tususi janë larguar në orët e pasdites, akoma pa rënë muzgu. Dhe, derisa po largoheshin trupat serbe, në Tusus ka arritur një kamion për të mbledhur kufomat e mashkujve të ekzekutuar. Dësmitarët thonë, se: grupi i njerëzve të kamionit, përbëhej nga shoferi, dhe tetë punonjës civilë, në mesin e të cilëve ishin katër romë dhe ata shkonin shtëpi më shtëpi i merrnin kufomat dhe i hidhnin në kamion sikur të ishin thasë” Një grua lidhur me këtë ngjarje, i kujtohet se ka parë “një numër të madh kufomash, në pjesën e mbrapme të kamionit, dhe njëri nga punonjësit civilë mbante në dorë një kamer dhe me të xhironte të vrarët.”

    Në një lagje tjetër të Prizrenit, në “lagjen Bilbidere”, disa ditë më parë (më 16 maj) nga forcat paramilitare serbe ishin vrarë në banjo të shtëpisë : Enes dhe Fatmir Muharremi.

    Pas luftës Enesi dhe Fatmiri së bashku me 25 martirët tjerë, prehen të qetë në varrezat e përbashkëta, në fund të lagjes së trimave (ish-Tusus)

    I përjetshëm qoftë kujtimi për ta.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #14
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Më 5 qershor pritet të hetohet varreza masive në Rashkë

    Sipas një raporti të Reutersit, më 5 qershor pritet të fillojnë hetimet për varrezën masive në Rashkë të Serbisë, ku konsiderohet se janë varrosur shqiptarët, të vrarë në kohën e luftës, 1998-1999. Sipas raportit, zyra e prokurorisë për krime luftë në Serbi tashmë ka konfirmuar vendimin për ndërmarrjen e hetimeve në terren.

    Varreza gjendet në fshatin Rudnicë, në kufi midis Kosovës dhe Serbisë. Zyrtari serb Bruno Vekariq ka konfirmuar indikacionet për varrezën masive dhe mëdyshjet se bëhet fjalë për viktima shqiptare.
    Qeveria e Kosovës konfirmoi se ka filluar të bëjë përgatitjet për të nisur në qershor hulumtimet në fshatin Rudnicë, kufiri verior mes Kosovës dhe Serbisë, ku dyshohet se ekziston një varrezë masive. Arif Muqolli kryetar i Komisionit qeveritar për të pagjeturit tha se deri më tani nuk ka informacione konkrete, por vetëm dyshime se mund të ketë diçka të tillë. "Institucionet janë të obliguara të bëjnë një hulumtim për hir të familjeve të personave të pagjetur", tha ai.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #15
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Afër kufirit me Kosovën është zbuluar një varrezë masive me trupat e shqiptarëve të Kosovës

    Sipas njohurive të Radios Evropa e Lirë afër kufirit me Kosovën në vendin e quajtur Majdan, është zbuluar një varrezë masive me trupat e shqiptarëve të Kosovës, ndonëse ende nuk ka konfirmime zyrtare. Por ekziston një dëshmitari i cili pohon se një kamion gjatë luftës në Kosovë në atë vend ka shkarkuar mbetjet e trupave të personave të vrarë në Kosovë dhe se më vonë vendi është mbuluar me dhe.

    Në bazë të këtyre pohimeve dhe dëshmive të tjera, Prokuroria për Krime të Luftës në Beograd më 5 qershor duhet të fillojë gërmimet preliminare në hapësirën e Majdanit, për të verifkuar nëse në atë vend ndodhet ndonjë varrezë. Po sipas kësaj radioje, në tetorin e vitit të kaluar në atë lokacion kanë qëndruar organet e hetuessisë sëë Gjykatës së Qarkut në Beograd, përfaqësuesit e Komisionit për personat e zhdukur të qeverisë së Serbisë dhe zyrtarët e Zyrës për personat e zhdukur dhe mjekësisë ligjore. Por me atë rast nuk janë zhvilluar hetime, meqenëse Zyra e UNMIK-ut nuk i kishte mundësuar një nga dëshimitarëve ardhjen për të treguar vendin në të cilin është ndaluar kamioni. Edhe shefi i Komitetit të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar në Kosovë Herardo Patrandolfi ka deklaruar para disa ditësh se në Serbi është gjetur një varrezë masive, në të cilën ndodhen mbetjet mortore të viktimave të luftës në Kosovë, por ia ka refuzuar të zbulojë më shumë detaje se ku ndodhet varreza masive.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  6. #16
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Kush janë barbarët serbë që kryen krime dhe spastrim etnik në Fushë-Kosovë

    Sllavisha Andrijeviq- (njëri ndër organizatorët kryesorë për dëbimin me dhunë të shqiptarëve nga Fushë-Kosova)
    Dragomir Popoviq
    Boban Mitroviq
    Dragan Dabizhleviq
    Lazar Deniq

    Radomir Dishiq
    Radovan Petroviq
    Dragan Mitroviq
    Radojica Mitiq
    Dragan Iliq
    Aca Stankoviq
    Zhika Begnellaviq
    Mlladen Laziq
    Sllavisha Grujiq
    Sasha Mihajlloviq
    Sava Drashkoviq
    Miodrag Bangjur
    Millan Milkoviq
    Boban Grujiq
    Sasha Maksimoviq
    Nebojsha Stefanoviq
    Vllastimir Jovanoviq
    Dushan Zharkoviq
    Dragan Zhekiq
    Dobri Artinoviq
    Stanko Milankoviq
    Sllobodan Mitroviq
    Dobrivoje Gjorgjeviq
    Darko Milosheviq
    Dragolub Lakaqeviq
    Lubisha Veliqkoviq
    Zharko Vasiq
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  7. #17
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Kush janë barbarët serbë që me emrin”Toga e tmerrit” vranë e masakruan civilë shqiptarë n

    Më 2 dhjetor 1999, janë gjetur disa dokumente në Samakovë, Viti, Goshicë, Kabash, Binçë, Kllokot, Zhiti etj., në të cilat dëshmohet se paramilitarët serbë, në këtë rajon kanë vepruar me emrin”TOGA E TMERRIT”. Kjo togë është formuar më 19 maj 1999 dhe për një kohë të shkurtër ka vrarë e masakruar 22 civilë pleq, plaka, fëmijë, gra dhe burra që i zunë nëpër shtëpitë e tyre.

    Emrat e kriminelëve janë:

    Miodrag Stanishiq
    Sasha Jeriniq
    Stanisllav Vukiq
    Sasha Vujiq
    Mirosllav Mihajlloviq – Mikica
    Millovan Ivkoviq
    Vidosllav Kojiq
    Moma Vasoviq
    Nenad Perzhiq
    Branko Arizonoviq
    Nebojsha Stanojoviq
    Zoran Cvetkoviq
    Sllavisha Maksimoviq
    Dragisha Dinqiq
    Novica Jakovleviq
    Lubisha Arsiq
    Sinisha Jovanoviq
    Aleksander Jovanoviq
    Srgjan Ristiq
    Goran Arsiq
    Nebojsha Stanishiq
    Dragan Nojkiq
    Canko Spasiq
    Bogoso Krqmareviq
    Millosh Mitroviq (komandant i togës)
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  8. #18
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Kush janë 22 barbarët që janë përfshirë në vrasjen e shqiptarëve në Klinë

    Më 12 Nëntor 1999, është gjetur edhe një listë me emra të kriminelëve serbë, që kanë vrarë, ekzekutuar e masakruar mizorisht qindra civilë Shqiptarë në komunë të Klinës. Në mesin e barbarëve figuron edhe një barbar shqipfolës. Dihet mirëfilli se në komunën e Klinës janë përfshirë më së shumti serbë lokalë në vrasjen e Shqiptarëve.

    Lista përmban këta emra:

    Danë Balaj
    Zoran Dobriq
    Zharko Stepiq Vitomir Saviq
    Millorad Stepiq
    Gollub Stashiq
    Dragomir Stashiq
    Bado Bogiqeviq
    Zaiq Vojo
    Dobishleviq Sreta
    Dançiq Vojo
    Popi Zoran
    Pavlloviq Dragan
    Zhivkoviq Radosllav
    Zhivkoviq Llazar
    Vushtiq Radoje
    Zariq Sreqko
    Kiziq Gollub
    Kiziq Gjoko
    Dashiq Nevica
    Krstiq Millan
    Dobriq Dushan
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  9. #19
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Kush janë barbarët serbë që kryen krime në fshtatin Kishnicë dhe në disa vende tjera

    Në nëntor 1999, në fshatin Kishnicë (afër Prishtinës), në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra barbarësh serbë. Ata kishin vendosur shtabin operativ paramilitarë dhe nga shumë burime dëshmohet se nga kjo bazë shkonin e bënin krime ndaj popullatës civile shqiptare nëpër shumë pjesë të Kosovës. Bazuar në listën me emra e mbiemra dhe në adresat e tyre, rezultonë se këta barbarë janë nga Kosova me përjashtim të njërit që ishte nga Kurshumlija. Një pjesë prej tyre, krime kanë kryer edhe në fshatin Kishnicë. Për këto krime kanë dëshmuar Musa Gashi dhe Bajram Gashi, që kanë shpëtuar nga thikat e këtyre kriminelëve.(Ekskluzive nr.1 janar 2000, fq.101)

    Në listën e gjetur janë skalitur këta emra:

    Berisha Ruzhdi – Bekim, rom
    Iliq Stalin – Velko
    Paniq Pavli – Sinisha, Prelloc i Prishtinës
    Cvejiq Lubisha – Lan, Hallaq i Madh – Lipjan
    Vukadinoviq Jovan – Njegosh, Kurshumli
    Andriq Mirko – Drashko, Prishtinë
    Dikiq Branko – Nebojsha, Prilluzhë
    Krastiq Rade – Svetisllav, Skullan i Lipjanit
    Selishnik Jelica – Tomisllav, Kishnicë
    Sinisha Jovanoviq, Kishnicë
    Jovan Karaxhiq, Kishnicë
    Goran Trajkoviq, Kishnicë
    Boban Trajkoviq, Kishnicë
    Dejan Trajkoviq, Kishnicë
    Predrag Gjorgjeviq, Kishnicë
    Petar Saveliq, Kishnicë
    Mile Bulajiq, KIshnicë
    Gjorgje Bulajiq, KIshnicë
    Zhivorad Mitiq – Zhiko, Kishnicë
    Dragan Mitiq – Burdo, KIshnicë
    Dragan Miliq, Kishnicë
    Zoran Trajkoviq, Kishnicë
    Mike Iliq, Graçanicë
    Dushan Iliq, Graçanicë
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  10. #20
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Cilat njësi barbare serbe vranë e masakruan 42 shqiptarë në fshatin Qyshk

    Dhe 35 të tjerë në fshatrat fqinje Pavlan dhe Zahaq të Pejës

    Më 14 maj 1999 në fshatin Qyshk (2-3 km afër Pejës) u vranë e u masakruan barbarisht 42 meshkuj, gjatë një sulmi të furishëm nga forcat e kombinuara elite militare e paramilitare serbe.

    Në këtë ditë të kobshme për Qyshkun , u vranë e një pjesë e tyre edhe u dogjën: Ramë Dervish Gashi (65), Xhafer Ramë Gashi (40), Rrahim Dervish Gashi (55), Rasim Hysen Ramaj (45), Metë Shala (55), Selim Maxhun Gashi (50), Haki N. Gashi (45), Jashar Azem Gashi (58), Muharrem Azem Gashi (50), Avni Drevish Gashi (50), Skënder Dervish Gashi (35), Musë Shaban Gashi(63), Ibish Kadri Gashi (55), Rrahim Shaban Gashi (55), Ahmet Rrustem Gashi (35), Emin Bekë Gashi (60), Emrush Krasniqi, mysafir nga Vranoci, Ismet Bajraktari, mysafir nga Raushiçi, Hasan Metë Hatamaj - mysafir nga Batusha, Gani Avdyl Hasanaj, mysafir nga Batusha, Hasan Ahmet Çeku (70), Bedri Ahmet Çeku (65), Isuf Shala, mysafir nga Grabofci, Çaush Rrustem Lushi, Ardian Çaushi (30), Ardian Çaush Lushi (20), Osman Haxhi Lushi (48), Sefedin Haxhi Lushi (44), Avdullah Lush Lushi (45), Ukë Lush Lushi (43), Ramiz Lush Lushi (40), Xhafer Lush Lushi (35), Skënder Lush Lushi (30), Nifa Din Kelmendi (55), Skënder Din Kelmendi (50), Besim Din Kelmendi (38), Ardian Skënder Dina (20), Rrahim Sylë Kelmendi (40), Xhemë Isuf Kelmendi (40), Mentor Shaban Kelmendi (22), Avdi Shaban Berisha (58) dhe Zeçir Aliaj - mysafir nga Zllopeku.

    Në mëngjesin e së njëjtës ditë, forcat serbe kishin sulmuar edhe dy fshatra të tjerë fqinje, Pavlanin dhe Zahaqin, dhe pasi kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre gratë, fëmijët dhe pleqtë, kishin vrarë mizorisht edhe 35 shqiptarë të pafajshëm.

    -Në fshatin Pavlan u ekzekutuan:
    1. Zymer Sadik Gashi (70), 2. Agush Selman Gashi, 3. Liman Hajzer Gashi, 4. Haxhi Rexhë Dreshaj (41), 5. Shaban Tahir Kelmendi(52), 6. Zenun Shala, mysafir nga Fusha e Pejës, 7. Musë Isuf Lulaj (75), 8. Rrahim Salih Nikçi (55), 9. Xheirane Brahim Nikçi(25), 10. Hatixhe Kamer Nikçi (50), 11.Ajshe Avdyli dhe 12. Gashi-Kelmendi (40).

    -Ndërsa në Zahaç janë ekzekutuar këta persona:
    1. Zenel Bekë Berisha, 2. Shaban Kasem Neziraj, 3. Sadri Ymer Ramaj, 4. Faton Sadri Ramaj, 5. Valdet Nezir Ramaj, 6. Shpend Rexhë Hyseni, 7. Naim Hajrullah Hyseni, 8. Ismet Hajrullah Hyseni, 9. Haki Hajrullah Hyseni, 10. Sabit Hajrullah Hyseni, 11. Bajrush Avdyl Hyseni, 12. Fehmi Rashit Gjokaj, 13. Hysen Rashit Gjokaj, 14. Ruzhdi Halil Dobraj, 15. Muhamet Halil Dobraj, 16. Halil Halil Dobraj, 17. Bekim Ahmet Delijaj- rom, 18. Shaban Sokol Ramaj, 19. Zymer Osmanaj, 20. Shaban Osmanaj, 21. Fakë Rexhep Murati - mysafir, 22. Demë Ahmet Hatashi, nga Leshani.

    Në masakrimin ecivilëve shqiptarë kanë marrë pjesë:

    -Formacioni “Frenki”, një njësit komando i emëruar sipas udhëheqësit të tij Franko Simatoviq - “Frenki”, e cila ka qenë pjesë e forcave speciale të sigurimit shtetëror të Serbisë, të njohur edhe si “Crvene beretke” (Beretat e kuqe).

    -“Operativna Grupa” ose “OPG” (grupi operativ), një njësit elitë i policisë serbe, pjesëtarët e të cilit me krenari kanë quajtur veten “Magla” (mjegulla), sepse pas aksioneve të ndërmarra ata nuk kanë lënë ndonjë gjurmë. “OPG-ja” mësohet të ketë marrë urdhrat nga gjeneralë të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. Bazuar në dëshmitë e disa burimeve serbe, pjesëtarët e OPG-s kanë marrë pjesë edhe në disa masakra tjera famëkeqe në Kosovë, në Abri të Ulët, në Reçak, në Pavlan, në Zahaç etj.

    -Njësiti snajperist i Armatës së Tretë “Jugosllave”, grup që theksohet të ketë qenë nën komandën e drejtpërdrejtë të kryegjeneralit të Armatës së Tretë serbe. Pastaj, grupet paramilitare të ashtuquajtur “Munja” (vetëtima). “Munja”, në një raport të organizatës “Human Rights Watch-it” (HRW), përshkruhen se “ka qenë një mishërim i çuditshëm i policëve, kriminelëve dhe të vetëquajturve patriotë, (plotësisht nën kontrollin e armatës dhe policisë), të cilët nga serbët ishin konsideruar si legjendarë, për përleshjet e tyre që kishin zhvilluar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për sulmet e pamëshirshme mbi civilët shqiptarë”.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Tahir Zemaj
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 01-01-2011, 10:45
  2. Debati i Knusve (gjelave)
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 05:15
  3. Mësimet e nxjerra nga dhuna në Kosovë
    Nga Albo në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 15-07-2006, 13:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •