
Postuar mė parė nga
Humdinger
Kushtetuesja: Prishja e "Zogut tė Zi", e paligjshme
Vendimi, pesė muaj pas shkatėrrimit tė nėnkalimit nga qeveria
Me shumicė votash, Gjykata Kushtetuese i ka dhėnė tė drejtė Bashkisė sė Tiranės dhe ka rrėzuar vendimet e qeverisė, e cila pėrmes dispozitave ligjore qė ka nxjerrė ka vepruar nė kundėrshtim me Kushtetutėn e Shqipėrisė dhe kartėn e autonomisė vendore, duke ushtruar kontroll mbi policinė ndėrtimore. Sipas vendimit tė Gjykatės Kushtetuese, Ministria e Rregullimit tė Territorit nuk ka kompetenca tė kontrollojė policinė ndėrtimore pėr prishjen e njė ndėrtimi qė ėshtė jashtė projektit tė miratuar siē ėshtė rasti i mbikalimit te "Zogu i Zi". Por edhe shqyrtimi dhe miratimi i lejeve tė ndėrtimit si ēėshtje tė planifikimit urban janė kompetencė e bashkisė dhe e drejta e shfuqizimit tė akteve tė KRRT-sė janė kompetencė e organeve vendore. Sipas vendimit tė Gjykatės Kushtetuese, e drejta e shfuqizimit tė akteve tė paligjshme tė KRRT-ve qė funksionojnė pranė organeve tė qeverisjes vendore ėshtė kompetencė e organeve tė pushtetit gjyqėsor. Ndėrsa KRRT-ja ėshtė organ i specializuar pėr urbanistikėn qė ushtron funksionin dhe kompetencat e tij vendimmarrėse nė fushėn e planifikimit dhe tė menaxhimit urban, nėn autoritetin e pushtetit vendor. Tė drejtėn pėr tė vendosur pėr prishjen e volumit tė punimeve tė ndėrtuara jashtė projektit tė miratuar e ka Kėshilli i Rregullimit tė Territorit pranė organeve tė qeverisjes vendore. Po sipas Gjykatės Kushtetuese, kontrolli i zbatimit tė standardeve teknike mbi territorin ėshtė nė kompetencė tė policisė ndėrtimore qė vepron si organ i pavarur nga pushteti qendror, por nėn autoritetin e organeve tė qeverisjes vendore. Sipas Kartės Evropiane tė Autonomisė Vendore, autoritetet vendore duhet tė kenė diapazon tė gjerė pėrgjegjėsish, tė cilat janė tė mundshme pėr tu realizuar nė nivelin vendor. Nė kuptimin kushtetues dhe ligjor, parimi i decentralizmit tė pushtetit duhet tė pėrmbajė, nė thelbin e vet, pėrcaktimin e misionit parėsor qė i ngarkohet pushtetit vendor nė administrimin e territorit nėn juridiksionin e vet, ku pėrfshihen edhe ēėshtjet e planifikimit, menaxhimit urban dhe tė kontrollit tė territorit, thuhet nė vendimin e Gjykatės Kushtetuese. Gjithashtu, nė kėtė vendim, theksohet se duke i dhėnė policisė ndėrtimore kompetenca pėr tė ndėrhyrė pa vendim gjyqėsor nė veprimtarinė e autoriteteve vendore nė fushėn e veprave tė ndėrtimit dhe tė planifikimit urban, dispozitat ligjore tė sipėrpėrmendura tejkalojnė standardet kushtetuese dhe normat ndėrkombėtare.
Gazeta Shqip
Krijoni Kontakt