Është e provuar matematikisht, të bësh për vete një grua do të thotë ti vish rrotull për shumë kohë. Në fakt sa me e gjatë të jetë faza e përpjekjeve për ta bërë për vetë, aq më tepër pikë do të grumbullojë pretendenti në sytë e gruas, e cila ka shumë nevojë të kuptojë gjatë kësaj kohe nëse ai është i duhuri për të.
Ky rezultat është bërë i ditur sipas një studimi matematikor mbi “fenomenin e të bërit për vete” të organizuar nga skuadra e Robert Seymour nga Universiteti College i Londrës.
Ekspertët kanë realizuar një model teorik të bazuar në teorinë e lojës, për të analizuar sjelljet e burrave dhe grave në raportet midis tyre.
Ky model ka si protagonist një burrë(i cili mund të ketë qëllime të mira ose jo) dhe një grua, të cilët dalin bashkë për disa herë. Loja mbaron me refuzimin e saj ose me pranimin për të vazhduar një lidhje bashkë. Ai mundohet ta bëjë për vetë duke e ftuar për darkë, në kinema dhe në vende të tjera argëtimi duke marrë përsipër edhe koston financiare të këtyre daljeve.
Kështu sipas Seymour një kohë më e gjatë njohjeje është në favor të femrave për të fituar më tepër informacione në lidhje me mashkullin me të cilin po del.
Në fakt rezultati i modelit të prezantuar më sipër, vërtetoi se “djemtë e këqinj” të cilët kanë dëshirë të mos e zgjasin shumë fazën e njohjes por duan të dalin menjëherë në temë, nuk janë të pëlqyer nga gratë. Eshtë vertëtuar se sa më tepër të zgjasë faza e njohjes aq më tepër femra bindet se ka përballë një “djalë të mirë” me qëllime të mira. (BalkanWeb)
A mendoni se është e sakt kjo teori apo gjithçka lind spontanisht pa patur nevoj për fazën e njohjes?
Krijoni Kontakt