Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 72
  1. #51
    jimmy_albanian
    Anëtarësuar
    28-04-2007
    Postime
    10

    tung

    Citim Postuar më parë nga Stefan07
    E tere presheva eshte me Çameri...
    rrnovt cameria
    o Stefan Tasiani, po cysh po ta nxen goja me than, krejt presheve me cameri kur ju ne 2000 minxi se gjejshit ku me e fut kryt ka kumanova najkund, pa fryme tu ik pi tutes shkavit!

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anëtarësuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    140
    Citim Postuar më parë nga fatluminati
    o Stefan Tasiani, po cysh po ta nxen goja me than, krejt presheve me cameri kur ju ne 2000 minxi se gjejshit ku me e fut kryt ka kumanova najkund, pa fryme tu ik pi tutes shkavit!
    ...shiko,ata qe iken ishin femi.e nese nuk e paqe di se femia nuk ka faj per lufte.tash meso.Po te kishin ikur ter preshevaret,sllavistat do i kishin zene pronat e shqiptareve ne preshev.
    Duhesh te dish dy gjera,
    Gjate luftes se kosoves, jeta ne Presheve ishte me keqe se lufta.Pra,as lufte e as paqe.Ishe i vdekur dhe i madhtretuar me keqe se ne lufte.Kur eshte lufte,e din se eshte lufte dhe del e luftion...\
    2.ata qe iken gjate luftes se Kosoves,ishin kryesishte femi dhe gra.
    mos e injoro trimerin e burrave shqiptare te presheves.
    ps.s.
    e din ti,kur filloji lufta ne maqedo*aty ka likova sllupqan_disa nga rrethi kumanoves erfhen ne presheve e disa ikenm ne Kosove.
    Ne fund\
    ne jemi shqiptare.mos injoro trimerin e burrerris shqipatare....

  3. #53
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    I druhem ketyre propagandave te semura, do te thoja, ne favor te ceshtjes sone kombetare per vete faktin se i heqin pike Shqiperise dhe demtojne imazhin e saj ne arenen nderkombetare.

    Veshtrojme cdo dite se po kthehet ngadale ne nje rregullsi procesi i zgjidhjeve te problemeve te tilla. Besoj se nuk ka nevoje te ngrihen celula 'kombetare' pa ndonje qellim jo-kriminal/terrorist. Ne rastin e kesaj qe ju quani UCC, une mendoj se eshte e domosdoshme te distancohemi, sepse koha e shpatave ka marre fund. Nuk mundet kurresesi t'i shpallim lufte Greqise, duke ditur suportin e saj nga BE dhe, ne fund te fundit, fuqine e saj. Gjithashtu, nuk mundet t'i shpallim lufte duke pohuar se Turqia eshte nga ana jone. Atehere, meqe nuk mund t'i shpallim lufte, c'funksion ka kjo UCC? Mos eshte ndonje nga ato organizata qe sulmojne nepermjet formave te ndryshme terroriste? Kujt i sjell te mira kjo gje? A ekziston, mbi te gjitha, kjo UCC? Nese po, a e njeh shteti shqiptar? Une kembengul tek politike-berja - aty duket aftesia e nje shteti! Por, duke u nisur nga politikanet tane aspak profesioniste, kam jo shume shpresa ne nje forme te forte politike-berje ne favor te ceshtjes came.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #54
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Cila UÇÇ?!


    Agim Popoci

    Diplomacia primitive greke edhe në vitin 2007 mundohet që përmes videove amatore, ku disa persona deklarojnë se ekziston një ushtri e quajtur UÇÇ, të trazojnë politikën rajonale në kohën kur po vendoset për statusin e Kosovës. Përveç videos amatore ishte edhe mënyra e hedhjes në treg të këtij kërcënimi, sepse nuk ishte e qartë se për çfarë ushtrie ishte fjala. Meqë Greqia ka klimë armiqësie me të gjithë fqinjët, e maskuar mund të paraqitet vetëm opozita greke, e cila shquhet për veprime të tilla, ndërsa UÇÇ mund të jetë edhe Ushtria Çlirimtare e Çifutëve, e cila ka shumë arsye për një qërim të tillë hesapesh me shtetin grek dhe është mike e flamurit të SHBA, BE dhe atij shqiptar. Por...

    Grekë dhe ciganë

    Jo në kohët e lashta, por në vitin 1913, p.sh. qyteti i Selanikut kishte 157 mijë banorë, 80 mijë prej të cilëve ishin çifutë, 35 mijë turq, 35 mijë grekë dhe 12000 shqiptarë, bullgarë e serbë, shkruan Robert Kapllan në librin e tij "Frymët ballkanike". Sipas ekspertit britanik të Ballkanit, Nevil Forbs, i cili shkruan nga një pozicion shumë komod në vitin 1915 "Selaniku ishte dhe ngeli gati qytet i pastër çifut, ndërsa në rrethinë kishte fshatra turq, shqiptarë, grekë, bullgarë dhe serbë. Ndërsa J.D.Burshije konsideronte se zgjidhja ideale për të ardhmen e qytetit do të ishte "republika çifute dhe porti i lirë nën kujdesin e fuqive të mëdha". Vetë çifutët, me shekuj të tërë, Selanikun e kanë quajtur "Nëna e Izraelit", por ata as me maskë dhe as pa maskë nuk e kanë kërcënuar këtë shtet. Ata mund të mos e përmendin, por jo edhe ta harrojnë se pas okupimit të Selanikut nga forcat greke në 1916, vetëm një vit më vonë është shkatërruar e gjithë pjesa çifute e qytetit ndërsa bilanci ishte shumë tragjik: 34 sinagoga të shkatërruara dhe 53.737 çifutë pa kulm mbi kokë. Shumë shpejt një tragjedi tjetër për popullin çifut, shkruan Kapllan, kur nazistët okupuan Selanikun në vitin 1941: "Nga 56 mijë çifutë, 54.050 ose 96,5 % janë çuar në Aushvic, Birkenau dhe Bergen-Belzen. Ndërsa pas luftës janë bërë 600 kërkesa për kthim dhe vetëm 30 janë marrë parasysh."

    Jo vetëm me çifutët, në të njëjtën mënyrë shteti grek ka vepruar edhe me turqit, bullgarët, shqiptarët, serbët dhe maqedonasit. Selaniku si një qendër tregtare "sulmohej" me dollarë dhe marka gjermane nga jugosllavët e viteve ‘70-‘80, madje pas fundjavave dyqanet boshatiseshin të tëra. Një episod të dhimbshëm e kam përjetuar edhe unë si personazhi i Kapllanit, Rena Molho. Jo tragjik, por konceptualisht të tmerrshëm. Në fundvitet ‘80, në këtë qytet të cilin edhe unë e mendoja të lashtë dhe me kulturë, por që nuk e dija se këtu dikur kishte edhe çifutë, qëllova me punë dhe isha në një parfumeri, pronarja e së cilës e dinte se isha shqiptar i Kosovës. Për një moment, në fillim të rrugës u pa një turmë njerëzish, ndërsa komenti i mamasë së pronares ishte: Ja po vijnë ciganët!

    "Ciganët" ishin serbët nga Beogradi, që sipas këtyre tregtarëve të fortë grekë, e kishin kohën e marrjes së rrogave dhe vijnë me mijëra prej tyre e i zbrazin dyqanet greke. Këta "ciganë" blejnë edhe gjëra koti…blejnë, kujdes, nuk vjedhin. Më vërtitej historia e lexuar, shtëpia e kësaj familjeje që kisha vizituar dhe kishte pamje dhe sjellje aristokrate. Si do të jenë grekët e thjeshtë...

    "Kurrfarë turq nuk jetojnë në Greqi", i kishte thënë Robert Kapllanit, ish-ministri grek i Punëve të Jashtme, Joanis Kapsis: "Ka vetëm ca grekë që janë myslimanë dhe në mes vete flasin turqisht. Nuk ka as maqedonas…", ishin fjalët e kryediplomatit grek. Si do të jenë grekët e thjeshtë? Kapllan kishte marrë mundimin që disa miqve të tij t‘u shpjegonte pozicionin e sllavo-maqedonasve, por të gjithë miqtë e tij njëzëri me urrejtje ishin përgjigjur: "Vetëm se këta ciganë të ndyrë në Shkup të kanë mbushur kokën me gënjeshtra nuk do të thotë se kjo është e vërtetë!" Pra, kjo është Greqia. Shqiptarë jo se jo, por aty mund të gjesh vetëm grekë dhe ciganë?!

    Terroristë me shkollë

    Videoja e paraqitur nga mediat greke, ku tre persona të maskuar e të rrethuar me flamuj shqiptar, evropian dhe amerikan kërcojnë ndërsa prezantohen si UÇÇ ka shokuar jo vetëm botën shqiptare, por të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë brenda dhe jashtë shtetit helen. Duke njohur mirë historinë dhe traditat e popullit grek dhe atij shqiptar, marrëdhënieve që ka ky shtet me fqinjët e tij, ky videoklip terrorist të lë shije të keqe, jo se mesazhi është serioz, por që konfirmohet se shteti helen nuk e ka ndërmend të qetësohet ose të lerë të qetë fqinjët e tyre. Nëse grekët edhe kanë arsye të mos i duan turqit, nuk kuptohet se çfarë kanë në këtë mes me shqiptarët, maqedonasit, çifutët dhe bashkësitë tjera etnike, të cilat jo vetëm që nuk i gëzojnë, por as nuk guxojnë t‘i kërkojnë të drejtat e tyre. Ndërsa ideja se me UÇÇ mund të personifikohet populli çam është gabim shumë i madh. Edhe pse ata që janë në maskë flasin gjuhën shqipe, nuk kuptohet se pse duhet çamët e pakënaqur të jenë me maska kur ata me kollare në Gjykatën e Strasburgut kërkojnë të drejtat e tyre. Ndërsa kontestime pronësore kanë edhe çifutët. Shteti grek harron se gjithçka që kërkon pronën e tij nuk është çam, por mund të jetë edhe çifut, bullgar, turk e madje edhe serb.

    Shumë popuj kanë arsye të shtojnë orekset terroriste ndaj shtetit grek, por mjeshtër të kësaj pune janë vetë ata. Vlen të kujtohet viti 1984, kur krahu i djathtë i Moamer el Gadafit, majori Abdel Salam Xhalud vizitoi Athinën. Duke iu drejtuar kryetarit të PASOK-ut dhe Kryeministrit të asaj kohe, George Papandreu tha: "Papandre, o vëlla, të kemi trajnuar me kujdes, të kemi testuar dhe tani të besojmë. Jemi të vendosur të bëjmë gjithçka që është e mundur në mënyrë që të forcojmë pozicionin tënd, sepse në interesin tonë është që ti të jesh në pushtet". Pra, imagjinoni një popull që mendon si Gadafi...



    Marre nga gazeta "Shqip"
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443
    Kqyre qka po ju thom nese kjo asht pun e Grekut pra ather vertet kan deshir te fillojn diqka keta grekomanet sidomos per Epirrin E verriut.E vetmja arsyje per ta mar ket vend eshte ti qes keta video ti tregoj nderkombetarve se shikoni Shqiptaret iu ndihmojn seperatisteve. Po Ushtria Shqiptare duhet te jet ne vezhgime ne kufi tash se po vin greket e po bojn ndonje send sikur me par qe kan bere.

    Epo nese vertet VLLEZERIT ton jan quar ne kemb dhe deshirojn te CLIROHEN ather AI qe nuk i perkrah ather vetem se eshte tradhtar i Popullit ton. Mir kishte qen te vizitoj keta vllezer si nje vizit fakt mbledhes qe ndoshta te organizojm riforcime per ta.

    Ketu vjen dhe ceshtja e Kosoves gje normale. Njeher per njeher nuk dihet saktesisht a do te plotsohet vullneti i popullit. Nese jo apo nese vonohet un ju premtoj se do ti ja nini krismat per Clirimin te vertet. Po ne ket rast Shqiptaret duhen te bashkohen dhe vertet te fillojm nje luft Kombetare ne te gjith trojet tona

    Po problemi me i madh jan tradhtaret ne mes nesh te cilet e DOJN grekut si VLLAUN. Apo presin LESH nga nderkombetaret, e ti mushin gjepat e tyre duke i shitur Vlerat tona Ekonimike qe gjinden ne Tokat tona. Pra keta jan TRADHETAR.

    E ata qe jan gati per ta Cliruar vendin ton JET TE GJAT dhe QELLEMET ISHALLAH I ARRITIN HER DO KURDO

    I pershdes te gjith Shqiptart qe jan dhe vdesin per tokat tona

    Me Respekt Kosovar2006
    BAC, SU KRY

  6. #56
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Epo nese vertet VLLEZERIT ton jan quar ne kemb dhe deshirojn te CLIROHEN ather AI qe nuk i perkrah ather vetem se eshte tradhtar i Popullit ton.
    Kete e quan logjikim ti? Keto fraza shprehen lehte; ulu mendohe njehere thelle. Edhe sikur te ngrihet nje grup shqiptaresh, c'do te arrijne?

    Ti krahason UCK me UCC, por une te them qe kane dimensione te ndryshme. UCK u ngrit sepse po sulmohej nje krahine shqiptare ne Serbi nga ushtria Serbe. Pra nevojitej nje mekanizem mbrojtes. UCC per c'arsye duhet te ngrihet? Sa e suksesshme do te jete? A nuk do te kunderpergjigjet fuqishem ushtria greke? Mos harrojme qe Greqia eshte ne BE, dhe Europa nuk eshte shume 'e dhene' pas shqiptareve. Ta siguroj une, qe po te dalin 30 veta e te themelojne UCC, vetem ti dhe 30 veta te tjere te Vetevendosjes do niseni per sulm. Ule pak kete antikonformizmin dhe perule pak koken...
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  7. #57
    human Maska e LAINA
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Per sa kohe akoma do te mundohemi ti zgjidhim gjerat me grushta, arme dhe dhune? Kjo nuk eshte normale. Jam plotesisht dakort qe ceshtja e camerise eshte vertet e nxehte dhe ka nevoje per nje zgjidhje, por mos pretendoni qe kete zgjidhje ta merrni me lufte. Nuk eshte kjo menyra dhe as qe ka per te funksionuar.
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  8. #58
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Neser cave do tu vij turp per ato qe kane thene per vendin e tyre ne ditet e veshtira te tij e qe jane treguar te dobet.
    Te kam thene edhe here te tjera, kur une shkruaj ne forum, ti lexo e meso pasi nuk eshte hera e pare nuk do te jete as e fundit kur fjalet e mia ne kete forum koha i ka provuar si te verteta.

    Sa per turpin e te nesermes, une po pres te lexoj reagimin e "nacionalisteve te rruges" kur shteti grek te jete nder te paret shtete ballkanike qe do te njohi pavaresine e Kosoves. E kam fjalen per shtetin grek, jo per "nacionalistet e rruges greke" qe e matin patriotizmin e tyre me urrejtjen ndaj shqiptareve.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-05-2007 më 00:47

  9. #59
    DOTT. SKUTHI Maska e SKUTHI
    Anëtarësuar
    17-10-2005
    Vendndodhja
    It's not your business....
    Postime
    460
    Albo po na e boke shtetin Grek si nje nga miqte me te mire te Shqiperise,po nuk eshte i njejti shtet ky qe lejon qe ushtaret e vet te bejne çfare do lloj paturpsie kundrejt emigranteve shqiptare dhe nuk kam degjuar ndonjehere qe ky shtet te korrigjoje ndonjehere keta individe.. Me duket se ushtria ose policia perfaqeson shtetin dhe jo 'nacionaliste rruges' apo jo?!.Pastaj nuk do te me habiste shume nqs. se do ta njihte pavarsine e Kosoves Greqia se do me dukej pak e veshtire te shkonte kunder U.S.A nderkohe qe pavarsia e Kosoves nuk eshte akoma de jure, ajo po ben ç'ka ne dore per ta nderlikuar me shume situaten.. Nuk e di çfare te benka te qeke kaq optimist per Greket? O albo pse nuk e thoke ti qe qenke Nostradamus junior apo je shume modest...
    Ndryshuar për herë të fundit nga SKUTHI : 04-05-2007 më 07:48

  10. #60
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Te kam thene edhe here te tjera, kur une shkruaj ne forum, ti lexo e meso pasi nuk eshte hera e pare nuk do te jete as e fundit kur fjalet e mia ne kete forum koha i ka provuar si te verteta.

    Sa per turpin e te nesermes, une po pres te lexoj reagimin e "nacionalisteve te rruges" kur shteti grek te jete nder te paret shtete ballkanike qe do te njohi pavaresine e Kosoves. E kam fjalen per shtetin grek, jo per "nacionalistet e rruges greke" qe e matin patriotizmin e tyre me urrejtjen ndaj shqiptareve.

    Albo

    Haaa ta kam thene shume here qe mania per te mbrojtur cdo qendrim grek jo vetem te heq llogjiken ne cdo shkrim, po te ben dhe qesharak.

    Ti ne kete forumi i ke ndryshuar mendimet totalisht disa here e ato qe ke keputur ti ketu skane te treguar, e i kane parasysh te gjithe, e fakti qe ti zihesh me te gjithe tregon se ti nuk ke autoritet ne ato qe thua, e shumica ne kohe i gjejne ato teper gabim edhe faktet nga shqiperia flasin te kunderten e atyre qe ti thua.

    Mjaftojm te kujtoj qe une paralajmerova qe PDja do ta paguaj ne vote qendrimet jo te djathta per pronen e ceshtjet kombetare e shitjen prej ordineri te greket, (gjerat qe ndikuan te Opinioni Publik Shqiptar qe voton--qe ti qe nuk voton e quan Rruga) dhe ndodhi, kurse ti ishe gabim ne ato te tuat, rasti i fresket.

    Po ti ske me lidhje me shqiperine e ska se si ti kuptosh keto majde edhe e ke mohuar ate, nuk dhe kuptoj pse do te besh analiza per te pastaj?! Apo i ben per dicka tjeter e per nje tjeter.

    Nje

    Opinioni publik shqiptar qe pasqyrohet ne kete forum e eshte kritik ndaj greqise e kjo eshte fakt, e sic e di nga amerika qe per cdo gje behet sondazh ca mendon opinioni, PSE se eshte ky qe neser do votoj e qe opinioni kthehet ne vendimarje me vote.
    PRA KY ESHTE INSTITUCIONI I DEMOKRACISE----RRUGA jane sillogjet e vorio epirit e njerezit qe kane mohuar atdheun e qe nuk kane asnje lidhje me te.[/B]

    OPINIONI PUBLIK SHQIPTAR--VOTA- DALIN INSTITUCIONET E SHQIPERISE

    SILLOGJET E VORIO EPIRIT E SHERBETORET E TYRE--NJEREZ QE LLAPIN RRUGES--RRUGA

    Madje zhvarimet, ushtar grek qe betohen per shqiptaret, e Bollano e Vorio Epir nuk i ka lene opinionit shqiptar shume mundesi per te menduar ndryshe.

    Dy

    Po te ishim ne dore te grekerve do na benin 'kepuce me zoret e shqiptare' e Kosova do pesonte fatin e Camerise Kosoves se jugut.
    Greqia eshte e imponuar nga BEja Nato e Amerika e greqia e ska rruge tjeter se eshte e kapur nga keta ne shume gjera.

    Ca do thuash qe greqia ka me mike shqiperine se serbine, prape qesharak.

    Te pakten fut pak llogjik ne shkrime, te bejme dhe pak debat po mundem.Po mbyll syte e vetem mbro e be avokatin e cdo qendrimi grek sado ekstrem te jete.

    E sa fanatizem ke per grekun, ta mbrosh,ta referosh cdo gje nga ai e interesat e tij, do te uroja te kishe nje perqindje te saj per shqiperine.

    PS:Albo sic e themi ne nga jugu ' Ke qaf te vogel, per te varur ate kembore' , keshtu i ben keq vetes e veten torturon,e greku nga nje ane, mire ben qe i turbullon ujrat se dalin kush jane te gjithe ne siperfaqe, pra pasi ushtrohet presion kush jane pikat e dobta etj, e neser gjerat do jene te qarta, keshtu ka ndodhur dhe me pare e kjo ka qene per vendin me vlera sheruse.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 04-05-2007 më 11:53
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •