Close
Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 72
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Citim Postuar më parë nga Albo
    Eshte me te vertete per te qeshur kur konstaton se sa mire puqen ekstremet shqiptare me ato greke. Si nacionalistet e rruges greke si nacionalistet e rruges shqiptare e kane shume te veshtire te pranojne status quo e re midis Tiranes e Athines zyrtare, status quo e respektit dhe bashkepunimit te ngushte reciprok ne probleme me interes dypalesh. Dhe cfare bejne nacionalistet e rruges greke dhe shqiptare? Bejne ate qe dine te bejne me mire: te propogandojne e kercenojne me shpresen e zjarrte ne zemer se provokimi do te pergjigjet e nuk do te injorohet nga pala tjeter. Te njejten gje bejne njerezit e rruges shqiptare ne Shqiperi me Himaren e Bollanon apo videon e forcave speciale greke, te njejten gje bejne edhe nacionalistet e rruges greke qe shpikin nga hici Ushtrine Clirimtare te Camerise.

    Me dhimbseni te dashur nacionaliste kokegdhe ne te dy anet e kufirit por jam i bindur qe si kryeministri Berisha, si homologu i tij grek Karamanlis nuk kane per tua vene veshin ashtu sic nuk ua kane vene ne keto 2 vjetet e fundit sa here qe keni dale ne rruge. Dhe lavdi Zotit, politika e jashtme e te dy vendeve nuk eshte me peng i politikes se rruges.

    Nuk thone kot qe ekstremet puqen.
    Albo

    Lavdi Zotit qe politika e jashtme eshte ne dore te Amerikes e Bushit se po te ishim ne dore te grekerve do ta pesonim si Camet qe qene ne dore te tyre dhe e dime ca ndodhi.

    Megjithese autori i shkrimit te mesiperime ka qene nje mbrojtes i grekerve qe masakruan Camet, nuk e di ka me ekstremizem sa te mbrosh nje gjenocid?!

    Ne rruge jane ata qe mohojne atdheun, e dalin ne rruge, pa atdhe, madje ca hapur dhe fjalen shqiperi, e interesat e tij, shprehur me dhjetra here ne forum.
    Te rruges e mbeturina te se shkuares jane sillogjet e vorio epirit, e ato idete shoviniste te tyre, qe sic dihet eshte politike e rruges, jashte asaj qe zhvillojne shtetet zyrtare mes tyre ne OKB e gjithe organizmat nderkombetare te njohura zyrtarisht.

    Se blejne ndonje politikan deshtak ne shqiperi, ose blejne ose rekrutojne ndonje shqiptar keta sillogje e shovinist rruge, keto jane qe ato te mbajne veten gjalle, se planet e tyre kane vdekur ne ditet me te mira te tyre, e as qe behet fjale tani pas 100 vjeteve te Shtetit Shqiptar zyrtar e Pavaresise se Kosoves e fuqizimit si kurre me pare te faktorit shqiptar ne Ballkan.

    Neser cave do tu vij turp per ato qe kane thene per vendin e tyre ne ditet e veshtira te tij e qe jane treguar te dobet.

    Bollanua e vidjoja jane pjes e nje fushate--tani ne prag te pavaresise se kosoves--greket ndihmojne serbet te japin idene qe pavaresia e kosoves sjell destabilitet.

    Eshte fare hapur--po Lavdi Zotit nuk kane gje ne dore.



    Vidjoja ka dale nga nje gazete ekstrem qe para Masakres se Peshkepise e paralajmeroi ate, pra qe krahu propogandistik i ekstremisteve grek, e qellimi i saj eshte i qarte, e kuptohet nga qellimi qe ka kush e ka bere, aq me teper qe kjo video eshte teber bajate e kuptohet menjehere.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 02-05-2007 më 13:16
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  2. #42
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Kjo ishte si te themi dhe nje tip kunderpergjigje per deklaratat e Bollanos dhe te Ambasadorit Grek ne Shqiperi per pavaresine e Vorio Epirit. Çameria ka kohe qe diskriminohet nga shteti Helen dhe ata meritojne te drejtat e tyre, te cilat shteti helen nuk ua jep ne rruge paqesore normalisht qe do i kerkojne me arme ne dore ashtu si dhe Kosovaret. Ka ardhur koha qe Shqiptaret te respektohen si çdo popull tjeter e jo te neperkemben e perbuzen nga rraciste te lashte.

    Imperator
    Albanian Perandory

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anëtarësuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Edhe po te qene shqiptar nuk do ta hidhnin ne kete moment kaq delikat per kombin tone qe vemendia eshte te Pavaresia e Kosoves. aq me teper qe si shqiptar e dallon qe ajo eshte nje fabrikim grek e madje bajat. Mbase kane menduar se do bej buje si ajo videoja greke e ushtareve para ca kohesh.


    Deklarata e Progonatasit te blere Ballano e kjo video bajate e dhene nga gazeta ekstreme greke .....jane ne momentin e percaktimit te statusit te Kosoves per te mbeshtetur tezen serbe se Pavaresia e Kosoves do sjelli destabilitet ne rajon.

    Plus vidjoja ka dale per here te pare nga nje gazete ekstreme greke, qe dihet per keto gjera, e qe qe ajo qe lajmeroi Masakren e Peshkepise pra krahu i saj propogandistik. Eshte teper e trash.

    Greket ja perpiqen te krijone ca acarime ne shqiperi tani se vet nuk dalin dote direkt, SE U I KAP NGA BISHTI AMERIKANI.

    Prandaj perpiqen qe te nxisin shqiptaret qe keta te reagojne e perdorin keta si vegla e reagimin e tyre per qellimet e tyre pa dale vete direkt (se nuk dalin dote si i kane kapur amerikanet e nderkombetaret ne shume gjera qe nuk dalin dote hapur).

    Ajo qe eshte per te thene Greqia me keto manovra Ballano-Ambasadori-Videoja- tregon se eshte nje shtet qe jo venem antishqiptar po eshte ne cdo moment eshte i gatshem e i zellshem te te bej te keq.

    Dy shtetet qe e urrejne Shqiperine ne rajon, e jane gati ne cdo moment te na bejne te keq, e madje jane te perkushtuar per kete, jane Serbia e Greqia me gjithe te tjeret meremi vesh.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Iliriani : 02-05-2007 më 13:35
    O malet' e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
    Tëmerr e frikë përhapni, përpini qiejt e retë!

  4. #44
    i/e larguar Maska e forum126
    Anëtarësuar
    05-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,198
    Kjo nuk eshte gje tjeter vetem se pralla greke per te ndihmuar serbine ne procesin e pavarsise se Kosoves.Ashtu sikurse beri Janullatosi ne vitin 1999 duke i dhene agjensise ruse nje deklarate ku nuk pranonte bombardimin e Natos ne kosove.E njejta gje po ndodh dhe me videon e tanishme qe hudhet ne tregun mediatik ku jemi afer pavarsise se Kosoves.Video e manipuluar nga minoiritaret greke qe flasin shqip jo vetem qe ka bere buj per greket por i ka shtuar atyre dashurine e madhe qe kane per vorio epririn.

    Kjo vertetohet nga faqa greke qe e Jep si lajm

    http://www.resaltomag.gr/forum/viewtopic.php?t=1271

    Pastaj nga faqet e sllavizmit dhe homogjenizmit ortodoks

    http://byzantinesacredart.com/blog/2...us-threat.html

    qe pasohet me mesimet se Kosova qeka Juruzalemi i serbise

    http://www.byzantinesacredart.com/ic...on-kosovo.html


    http://www.byzantinesacredart.com/

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Del në skenë USHTRIA ÇLIRIMTARE ÇAME


    Siç njofton televizioni News 24 nga Tirana menjehere pas deklarates te Kryetarit te Bashkise se Himares Bollano per autonomine e Vorio Epirit del ne skene Ushtria Clirimtare Çame.
    Ne videon e publikuar ne internet shihen 8 ushtare te maskuar te cilet bejne te ditur se eshte krijuar Ushtria Clirimtare e Çamerise.

    Nje gazete nacionaliste greke i ben thirrje qeverise greke te reagoje ashper lidhur me kete video dhe te kerkoje IP adresen si dhe detajet tjera nga kompania amerikane Yahoo se nga cili vend ka arritur kjo video deri te interneti.

    Per me hollesisht shikoni videot te cilat jane te publikuara ne Yahoo Video. Jane publikuar me 31 Mars 2007 nga perdoruesi kadri_rusha_ushtar .

    FBKSH sapo ka deklaruar qe kjo eshte një shpikje e qarqeve shoviniste greke.


    NEWS 24
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    #VamosArgentina

  6. #46
    O ju njerez a keni njguar per USHTRIN CLIRIMTARE TE KINES . HAPNI VESHET SE MOS PO NA DEL EDHE NAJ USHTRI PER TE CLIRUAR RUSINE NGA PUTINI.

  7. #47

    Ky shkrim aq i vjeter por aktual !

    Faik Konica: Iu rrëfej grekërit
    Gusht 1940

    Prej disa kohesh ndermjet Italise e Greqise po zhvillohet per Shqiperine nje perleshje paraprake me fjale, qe mund te jete pragu i nje konflikti te armatosur. Italia ngre çeshtjen se Greqia mbante nje pjese te madhe territori qe i perket Shqiperise, ndersa Greqia e mohon me ze te larte kete pretendim. Shume amerikaneve u eshte dukur e çuditeshme qe, ndersa zeri i italianeve dhe grekërve degjohej, nuk ndihej zeri i pavarur i Shqiperise. Porse a nuk ka thene njehere nje autor anglez se nje nga karakteristikate shqiptareve eshte se ata jane te "paartikuluar"?

    Kerkesave te perseritura une iu jam pergjigjur se nuk kisha gje per te thene, ndersa atyre miqve amerikane, te cileve ndjenjat e tyre dashamirese u japin te drejten te me pyesin perse ashtu, u jam pergjigjur se me kishte ardhur gjithçka ne maje te hundes dhe se kisha vendosur qe ketej e tutje te mbetesha nje spektator i thjeshte i tragjedive dhe i farsave te botes. Por tani eshte nje grup atdhetaresh shqiptare qe me kerkon te bej nje deklarate. Keta miq shqiptare dine per mua disa gjera qe miqte e mi amerikane nuk i dine. Ata e dine se une kam lindur ne zonen kufitare shqiptaro-greke qe ben pjese ne krahinen e vene ne diskutim, keshtu qe trojet ku une kam luajtur si femije jane fushat e betejave te ardhshme; ata mendojne se askush tjeter me mire se une nuk e njeh historine e kesaj krahine dhe ata me permendin vazhdimisht se si drejtues i rinise, une njehere e nj'e kohe kam qene mbrojtes i palodhur i teresise tokesore te Shqiperise. Prandaj ndonese me lekundje, vendosa te thyej heshtjen dhe t'i paraqes popullit amerikan disa fakte te kontrollueshme rreth sfondit historik te konfliktit qe po vjen rrotull.



    (I)

    Siç dihet nga te gjithe, ne periudhen e lashte shqiptaret quheshin ilire. Rajoni i diskutueshem ne lashtesi njihej si Iliria e jugut dhe me vone eshte quajtur Shqiperia e Jugut, ndersa grekërit kane vendosur ta quajne Epir, nje emer qe do te thote "kontinent" dhe ne zanafille perdorej per kete rajon nga banoret e ishujve te vegjel pertej bregut te Shqiperise, po ashtu si peshkataret e ishujve Bahamas do ta quanin Floriden "kontinenti", me nje emer qe nuk ka asnje lidhje me kombesine e popujve qe banojne ne kontinentin ne fjale. Ky rajon gjate afer pese shekujve te sundimit turk perbente vilajetin ose provincen e Janines, me qytetin e Janines si kryeqender.



    Jo vetem qe ky rajon ka qene gjithmone shqiptar nga gjuha edhe kombesia, por kufinjte e fiseve ilire shkonin shume larg pertej. Madje, edhe ishujt Joniane kane qene kryesisht ilire. Ne nje liber te famshem qe e njohin mire studiuesit, "Fjalor i antikiteteve klasike" te Lybkerit, tek artikulli per Kerkyren (Korfuzin) vihet ne dukje se ai ishull "ne zanafille banohej nga iliret". Kurse ata qe do te marrin mundimin te lexojne vepren e studiuesit te njohur suedez, Martin P. Nilson, botuar ne Lund me 1909 me titullin "Studime mbi historine e Epirit te Lashte", do te sherohen nga prirje per te menduar se Epiri ka qene ndonjehere grek. Ky rajon e ka ruajtur natyren e vet ilire te pandryshuar. Deri dhe kaq vone sa i bie ne shekullin e dhjete te eres sone, perandori i Bizantit Leoni i Mençuri, ne nje nga librat e tij permend faktin qe "banoret e Epirit jane shqiptare". Pak nga pak depertimet greke nisen te ndiheshin ne disa pjese te ketij rajoni. Se si u bene te mundshme keto depertime, ne e dime nga disa autoritete te dores se pare.



    (II)

    Ne gjysmen e dyte te shekullit te katermbedhjete, Janinen e qeveriste nje princ bizantin (ose nje despot, siç e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Ketij Thanasi i hipi ne koke ideja e bukur per te vrare gjithe shqiptaret. Ju mund te dyshoni se mos keto ngjarje jane nxjerre nga ndonje legjende shqiptare e shtemberuar ose nga ndonje fletushke propagandistike italiane. Aspak. Autoriteti qe na e njofton kete mizori eshte nje grek besimtar dhe i ndershem, Mihail Dukas, pjesetar i Shtepise perandorake bizantine me po ate emer, kronika e te cilit perfshihet ne koleksionin e madh te historianeve bizantine, qe ndodhet ne Bon dhe mund ta studioje çdo studiues. Me neveri dhe mosmiratim Dukasi njofton te gjitha egersite dhe vrasjet qe ka bere Thanasi kunder popullsise shqiptare te Janines. Siç thote Dukasi, nje nga lojrat e tyre te parapelqyera ishte t'u priste hundet ose pjese te tjera shqiptareve dhe t'i linte te vdisnin ne agoni. Disa krere feudale shqiptare e kercenuan Thanasin me nje ekspedite ndeshkimore, nese ai nuk do t'i nderpriste krimet kunder shqiptareve. Thanasi u permbajt nje fare kohe dhe martoi vajzen e vet me princin me te fuqishem te asaj kohe, me Gjin Shpaten. Pas njefare periudhe, Thanasi i nisi perseri perndjekjet, madje edhe me te egra se me pare. Siç shkruan Mihail Dukasi, ndersa Gjin Shpata mblodhi nje ushtri dhe e rrethoi Janinen, kryeqytetin e vjehrrit te vet, Thanasi çdo dite nen flamurin e armepushimit i dergonte Shpates nje shporte me sy te nxjerre nga kokat e shqiptareve fatkeqe dhe kjo dhurate e kobshme vazhdoi derisa u hoq rrethimi.

    Siç e thote historiani, ambicja e Thanasit ishte te fitonte nofken e Albanoktonos qe do te thote Shqiptarovrases. Dukasi shton se despotit i pelqenin shume te huajt dhe te jashtmit, prandaj pati sjelle shume prej tyre ne qytet. Se fundi thuhet me marifet se Thanasi ia doli mbane "te zbrazte" Janinen nga banoret e rrenjes. Natyrisht zor se mund te shpikte nje metode me te efektshme per te ndryshuar perberjen etnike te nje vendi, porse "te drejta” te krijuara ne kete menyre, ta themi ne folmen me te bute, jane te nje cilesie te dyshimte. Krimet e pershkruara nga Mihail Dukasi kane ndodhur me 1380 dhe ne pak vite me pare.

    Pas pesedhjete vjetesh, me sakte me 1431, nje ushtri e forte osmane erdhi me gjemime te portat e Janines, e cila nderkaq ishte ripopulluar me te ardhur, dhe me nje sulm qyteti u pushtua. Eshte per t'u shenuar fakti se, pasi i bene nje mbikqyrje krahines, turqit e klasifikuan ate si pjese te Shqiperise. Por ka edhe diçka me domethenese dhe krejt te pakundershtueshme. Turqit bene nje regjistrim te kujdesshem te qyteteve e te fshatrave dhe emrat e ketyre vendeve kane dale me pas ne botimet zyrtare ne trajtat e tyre shqip e jo greke. Per shembull, le te marrim rastesisht dy emra, dy qendrat e quajtura shqip Delvina dhe Grevena. Ato jane regjistruar perkatesisht Dhelvinon dhe Grebene. Turqit e hershem kane qene te perpikte me hollesi te madhe per shenimin e emrane te vendeve, duke parapelqyer gjithmone trajtat e mirefillta popullore. Per shembull, pas rrethimit te pare te Vjenes, turqit nisen ta shkruanin Wian me nje A te gjate, qe eshte trajta e vertete popullore dhe sa kohe zgjati Perandoria Osmane, ata iu permbajten kesaj trajte, duke flakur trajten artificiale Wien. Ne traktatin e Ajzenburgut te nenshkruar me 1664 ndermjet Turqise dhe Perandorise Romake te Shenjte e te hartuar turqisht e latinisht, kur numerohen titujt e perandorit Habsburg, teksti latin e quan ate mbret te Bohemise, porse ne tekstin turqisht turqit kane ngulur kembe per ta thene mbreti i çekëve.



    (III)

    Pushtimi turk solli nje ndryshim te rendesishem ne jeten e Shqiperise. Per arsye qe jane teper te gjata per t'i shtjelluar ketu, shume shqiptare e lane krishterimin dhe u bene moslemane, e kjo levizje vijoi per dy shekuj, derisa rreth 65 % e popullsise u be moslemane, pjesa tjeter mbeti e krishtere, ne veri si besimtare te kishes Perendimore e ne Jug te asaj Lindore, qe shpesh quhet gabimisht kisha greke. Meqe ne kishen e dyte sherbesat behen greqisht dhe kleri eshte ne pjesen me te madhe grek, u krijua mundesia per grekërit qe te shkombetarizonin shqiptaret duke e persosur kishen si mjet te propagandes.

    Nje faktor tjeter ka qene ardhja tinzare e banoreve qe flisnin greqisht, shpesh te favorizuar me budallallëk nga pronaret shqiptare, te cilet kishin nevoje per bujq per te zevendesuar shqiptaret qe iknin ne lufterat e pafund te Perandorise Osmane. Ngritja e Greqise si shtet i pavarur i dha nje shtyse te fuqishme propagandas greke. Tashme grekërit nisen haptas te shpallnin se çdo besimtar i kishes Lindore, pavaresisht nga gjuha dhe kombesia, ishte grek.

    Nje nga marifetet me te padegjuara te grekërve ka qene dhenia e ryshfeteve zyrtareve te larte ne Stamboll per te nxjerre nje ferman qe te ndalonte qarkullimin apo mbajtjen e librave shqip. U quajt nje veprim i denueshem, madje edhe po te mbaje libra kaq te pademshem si gramatika ose aritmetika, po te ishin shkruar shqip. Grekërit rane madje edhe me poshte, nuk e kishin per gje te kallzonin atdhetaret shqiptare te ndershem si rebele dhe benin qe ata t'i degdisnin ne burgje te largeta.



    (IV)

    Pas lufterave ballkanike Turqia Evropjane u copetua dhe Fuqite e Medha nuk mund ta injoronin ekzistencen e kombesise me te lashte te gadishullit. Shqiperia u be shtet, por u rrëgjua ne nje te katerten e madhesise se vet natyrore. Dikush mund ta mendonte se pas kesaj do te ishin te kenaqur dhe do te rrinin urte, se do te perpiqeshin po te ishte e mundur te zhvillonin marredhenie te fqinjesise se mire me pjesen qe mbetej te Shqiperise. Mirepo ndodhi e kunderta. Duke perfituar nga fakti qe Turqia nje vit me pare i kishte çarmatosur plotesisht shqiptaret, nje ushtri me grekër e organizuar e maskuar si njerez civile, vershoi mbi gjithe Shqiperine dhe nisi te djege e te vrase gjithcka i dilte perpara. Ne Shqiperi ne ate kohe kane qene ne qender te ketyre krimeve te organizuara dy deshmitare te huaj: autorja e njohur angleze Meri Edit Durham dhe nje korrespondent gjerman. Te dy ata u tmerruan dhe u moren vesh qe t'ia benin te njohur te gjithe botes çdo gje qe ta e quanin si nje nga krimet me te medha te organizuara te te gjithe koherave. Per fat te keq, plasi Lufta Boterore dhe e terhoqi vemendjen e te gjitheve. Por me 1920, me titullin "Njezet vjet ngaterresa ballkanike" Mis Durham botoi nje liber, ku nje kapitull i plote u kushtohet njoftimeve per keto masakra. Kushdo qe deshiron ta kuptoje konfliktin e sotem nuk mund te beje pa e pare kete liber.

    Pas Luftes Boterore, Greqia ua ndaloi shqiptareve te kishin shkollat e tyre ne Greqi dhe vijoi punen e saj per te eleminuar elementin shqiptar me çfaredo mjeti. Nje rast i rralle iu paraqit grekërve nga Traktati i Lozanes, i cili nxiti shkembimin e familjeve turke me ato greke. Siç e kam thene me siper, nje shumice shqiptaresh disa shekuj me pare e lane krishterimin dhe u bene moslemane, por ata i ruajten gjuhen dhe traditat kombetare dhe kurre nuk kane mesuar turqishten. Mashtrimi i grekërve kishte per qellim qe t'i paraqiste si turq shume moslemane shqiptare dhe t'i dergonte me anije ne thellesine e Azise se Vogel, duke i bere objekt shkembimi. Kjo eshte njesoj sikur te syrgjynosesh, irlandezet ne Poloni, duke u nisur nga fakti se edhe irlandezet edhe polaket jane katolike edhe prandaj qenkan te nje kombesie. Komisioni Nderkombetar per shkembimin e popullsise e zbuloi mashtrimin ne pak raste dhe e ndaloi, por shume here te tjera atij ia hodhen me mjeshteri.

    Po te shqyrtohen deshmite e vjetra per gjendjen e kombesise ne viset e ndryshme te rajonit te diskutuar, habitesh me ndryshimet qe jane bere nepermjet dredhive dhe mashtrimeve te organizura. Ne fillim te shekullit te nentembedhjete nje anetar i kishes se Anglise me emrin Stjuart Hjuz, ka bere nje udhetim neper Shqiperi dhe ka lene shenime per vezhgimet e veta, ka vizituar dhe qytetin tim te lindjes Konicen, nje vend i lashte i cili mendohet nga disa studjues si Pukevili se ka qene ne mesjeten e hershme kryeqyteti i Ilirise Jugore. (Emri i vendit tingellon ne menyre te çuditshme si prusjan, por kjo vjen ngaqe po ai ndikim sllav mbi toponimine ka vepruar ne Prusi, ashtu edhe ne Shqiperi). Hjuzi ka shenuar se Konica kishte 800 shtepi, nga te cilat 600 ishin shqiptare dhe 200 greke. Ku jane keta 75 % shqiptare sot?

    Megjithate, ne rajonin e diskutuar ka nje krahine te gjere, qendresa e pa trembur e se ciles i ka kapercyer te gjitha format e organizuara te vrasjeve, mashtrimeve dhe grabitjeve. Kjo eshte Çameria, te cilen grekërit e shtremberojne ne Camuria. (Nuk u ve faj grekërve per kete shtremberim qe vjen nga paaftesia e alfabetit grek per te riprodhuar gjithe tingujt e gjuhes shqipe dhe te shume gjuheve te tjera per kete çeshtje). I ndjeri senator Kabot Loxh (Cabot Lodge) ne shtypin grek dilte gjithmone me emrin Kampot Lone. Popullsia e Çamerise tani vone ne 1913 ka qene 96 % shqiptare. Ky perpjestim tani eshte ulur me akte dhune dhe une mund te sjell si shembull shume punetore, qe derdhin djersen ne fabrikat e Amerikes, te cilet i kane pasur prinderit pronare te lulezuar ne Çamëri me pak se nje vit me pare. E megjithate, ne kundershtim me gjithe kete pemdjekje ende shqiptaret perbejne 80 % te popullsise se Çamërisë.



    (V)

    Ndersa tani Italia eshte gati te nderhyje duke na shpallur si qellim se kerkon te vere ne vend dëmet qe I jane shkaktuar kombit shqiptare dhe te rivendose kufinjte natyrore e historike te Shqiperise. Eshte e arsyeshme qe te presesh nga çdo shqiptar i vertete se do te jete i pakenaqur nga ky veprim. Por ndonje mund te kundershtoje se megjithe metodat e denueshme te perdorura nga grekërit ata kane arritur qe ta permbysin gjendjen e kombesive ne shume vise te rajonit te diskutuar, keshtu qe te ndreqet nje padrejtesi e vjeter me nje padrejtesi te re nuk tingellon aq mire. Per kete une do te pergjigjesha se nuk mund te kete nje akt ligjor qe te perligje krimet e organizuara e te vazhdueshme.

    Por, ka dhe me. Shume larg nga Shqiperia historike, ne Greqine e brendshme ka pothuaj nje milion shqiptare, gati gjysma e te cileve ende e flet gjuhen e vet te lashte. Keta njerez kane nje mall ideal per Shqiperine dhe ne te kaluaren kane nxjerre deshmore te çeshtjes shqiptare. Ata mund te shkembeheshin me grekërit e rajonit te diskutuar dhe me se fundi te gjithe do te ishin te kenaqur. Porse siç pohojne grekërit, Italia kerkon te arrije qellimet e veta duke zgjeruar kufijte e Shqiperise. Une pajtohem me kete plotesisht, por me duhet te shtoj se ky pohim nuk ka peshe dhe eshte thjesht nje perpjekje per t'i bere bisht çeshtjes. Çeshtja eshte a qe nje here dhe a ka qene gjithmone pjese perberese e Shqiperise ish-krahina turke e Janines? Ne qofte se kjo eshte e vertete, a mund te bjere poshte automatikisht kjo e vertete vetem e vetem sepse e thone edhe italianet? Fakti eshte i qarte, se Italia ka ketu nje perligje te mire e te forte, sepse rastis qe kerkesat e saj perputhen me nje akt te vonuar drejtesie kunder Shqiperise. Po ndodh qe nje here perendite hakmarrese jane ne anen e legjioneve te Çezarit.



    Faik Konica
    New York Times, Gusht 1940

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    s'besoj se qeveria do te kete dore ketu. profesionalizmi i kesaj videoje le shume per te deshiruar. vini re qe ato mezi e lexonin fjalimin dhe ne fund ja plasen te qeshures. une vetem dy konkluzione mundet te nxjer, ose jane ca psikopat te gazetes stoho qe kerkojn publicitet ose ca djel shqiptar qe tallin *****.

    nejse, shume zhurme per asgje. nje ushtri e tille nuk mundet te jete realitet, edhe sikur ekziston me te vertet nuk mundet te quhet me clirimtare, ke ***** do cliroj.

  9. #49
    Southern Prince Maska e Pyrrhus_Mollos
    Anëtarësuar
    12-01-2006
    Vendndodhja
    Çamëri
    Postime
    315
    O Popull kjo video eshte 100% shqiptare dhe jua garantoj une:
    Harta ne Mur eshte harta e Camerise te vitit 1913 nga nje etnograf francez, dhe shkruhet TCHAMERIA.
    Zoterimi i gjuheve si shqip dhe greqisht eshte me theks tipik jugor.
    Armet jane origjinale model rus te prodhuara ne Shqiperi.
    Greket te dridhen sa te duan, cameria do te clirohet ne cdo menyre te jete e mundur, se politika nuk pin me uje...
    ÇAM 24 KARAT

  10. #50
    jimmy_albanian
    Anëtarësuar
    28-04-2007
    Postime
    10
    o degjoni se cka po ju them une! nuk ka nevoje as per se afermi te grindemi per nje fenomen ce dihet se ne cfare baza politiko- gjeostrategjike mundohet te kapen tendencat e ketij lloji manifestimi ( antiishqiptar), duhet me u mbush me mend mo sa i perket ktyre s'sllaveve.Nuk ka koment dhe ce nuk nevojitet te merremi me kete lloj te inskenive kur krejt bota njerzore e ka te kuptuar realitetin dhe te kaluaren e Balkanit!!!''E DREJTA VONOHET PO NUK HARROHET''.

Faqja 5 prej 8 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •