GREQI, VIDEO E "USHTRISE CLIRIMTARE TE CAMERISE"
Ne Greqi spekullimet vijojne ne nje tjeter menyre. Gazeta nacionaliste "Stohos", e njohur si nje nder mediat qe publikon shpesh deklarata te forta antishqiptare dhe pro bashkimit te "Vorio Epirit" me Greqine, ka publikuar nje video qe i adresohet "Ushtrise Clirimtare te Camerise". Ne komentin e shkruar per kete video, ne sitin e gazetes, shkruhet se ajo duhet te merret seriozisht dhe se organet e drejtesise, sherbimi informativ grek dhe policia duhet te reagojne menjehere. Ajo qe ben me shume pershtypje e qe te le shijen e spekullimit eshte se ne koment shkruhet edhe se kjo video duhet te merret seriozisht dhe jo si sajim, pasi kjo nuk mund te jete thjesht nje loje adoleshentesh. "Djemte dhe vajzat e Camerise martire, me arme ne dore, do t'i thone shtetit helen se ketu nje cam nuk eshte i barabarte me nje grek", thuhet ne video nga nje person i maskuar. Ne fund te komentit te gazetes, i behet thirrje te gjithe perdoruesve te internetit te ndihmojne autoritetet e drejtesise greke per verifikimin e ketyre personave. Gazeta "Stohos" njihet si nje nga mediat me radikale te vendit fqinj qe ne periudha te ndryshme, si ne 1994 pershendeti goditjen e bere nga Mavi, forca clirimtare e Epirit te Veriut, ne piken ushtarake te Peshkepise ku mbeten te vrare nje oficer i larte, nje ushtar dhe u plagosen tre ushtare te tjere shqiptare dhe ku kerkonte mbeshtetjen e luftes partizane qe tashme kishte iniciuar. Apo ne vitin 1997, ku kerkonte mobilizimin e rinise vorio epirote per clirimin e jugut te Shqiperise dhe bashkimin e saj me Greqine.
http://it.video.yahoo.com/video/play?vid=366315
http://it.video.yahoo.com/video/play?vid=361087
©TOP-CHANNEL
Krijoni Kontakt