Pėrballimi i drejtė i politikės sė jashtme dhe ēėshtjeve tona kombėtare duhet tė mbėshtetet nė analizėn shkencore dhe nė parimet e pashkelshme tė njė strategjie afatgjatė e cila do tė ketė synim tė specializohet pėr rastet e veēanta qė paraqiten. Nuk ėshtė e nevojshme ta themi kėtė, por njė strategji e tillė mungon nga shteti shqiptar. Problemi mė i madh i kėtij lloji shfaqet nė ēėshtjen e hapėsirės kombėtare tė Epirit tė Jugut, qė ndodhet brenda kufijve tė shtetit tė sotėm grek.
Synimi strategjik i Shqipėrisė pėr Greqinė duhet tė tjetė rishqiptarizimi kulturor, gjuhėsor dhe ekonomik i zonave tė saj veriore, ku pėrgjatė lashtėsisė mesjetės dhe deri nė shekullin qė sapo kaluam ėshtė zhvilluar dhe zhvillohet shqiptaria jugepirote. Shqiptarėt janė quajtur gjatė gjithė mesjetės epirotė dhe pasardhės tė denjė e tė vetėm tė epirotėve.
Ēshqiptarizimi i Epirit tė Jugut u arrit tė kryhej pas vitit 1921 me taktika shpėrnguljeje popullsie dhe u intensifikua gjatė luftės sė dytė botėrore duke marrė pėrmasa tė pastra institucionale gjatė dhjetėvjeēarėve tė mėparshėm.
Le tė kujtojmė se Epiri i Jugut ėshtė banuar nė ēdo kohė dhe epokė nga shqiptarėt, ka qenė nėn administratė shqiptare dhe ka luftuar vazhdimisht deri nė luftėn e dytė botėrore sa ėshtė detyruar tė bėjė aleancė dhe me Italinė e Gjermaninė pėr tė ruajtur tokat nė mungesė tė fuqisė ushtarake tė shtetit shqiptar pėr tė ruajtur integritetin e tij territorial. Gjithashtu tė mos harrojmė se dhe nė zonat pėrtej Epirit si nė Peloponez, Thesali, elementi shqiptar ka qenė dominues pėr njė kohė tė gjatė. Ja disa prej parimeve qė politika shqiptare shtetėrore ose joshtetėrore duhet tė ndjekė pėr Epirin e Jugut:
1) Shqipėria duhet tė qėndrojė nė krye tė njė plani tė detajuar pėr ribanimin dhe zhvillimin kombėtar tė Epirit tė Jugut duke rritur numrin e popullsisė brenda kufijve tė Shqipėrisė dhe duke nxjerrė kolonė tė rinj pėr vitet nė vazhdim tė cilėt do shkojnė fillimisht si emigrantė tė thjeshtė.
2) Pavarėsia e Epirit tė Jugut mundet dhe duhet kėrkuar nė rastin mė tė volitshėm duke u mbėshtetur nė pronėsinė e ēamėve dhe banorėve tė tjerė shqiptarė tė pėrzėnė me dhunė nga shteti grek pasi tė arrihen kompaktėzimi i duhur i popullsisė.
3) Pėrderisa ruajtja dhe rizhvillimi burimor kombėtar i Epirit tė Jugut i shėrben interesit kombėtar, ėshtė e nevojshme qė tė gjithė gazetarėt, reporterėt, politikanėt dhe autoritetet e tjera zyrtare apo jozyrtare t'i referohen zonės nė fjalė si Epir i Jugut apo Ēamėri dhe jo Greqi e Veriut.
4) Numri i madh i shqiptarėve qė banojnė sot zonat nė fjalė thekson nevojėn e menjėhershme tė shqiptarizimit tė tyre dhe tė rikujtimit se i pėrkasin historikisht dhe ardhmėrisht kombit shqiptar.
[draft]
Krijoni Kontakt