Rozeta Rapushi
E Enjte, 03 Maj 2007
Dy vjet ne qeveri kane mjaftuar per te shtuar ndjeshem pasurine e ministrave dhe vete kryeministrit Sali Berisha. Pa perjashtuar ketu as kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ka depozituar ne “arken” e shtepise afro 10 milione leke. Per nje vit, kreu i qeverise Berisha ka shtuar te ardhurat e tij ne shumen prej 1.359.789 lekesh. Ne formularin e pasurise te dorezuar ne Inspektoratin e Larte te Deklarimit te Pasurive (ILDKP) Kryeministri rezulton se ka hapur llogari te tjera rrjedhese, nje te “Tirana Bank”, prej 351.672 lekesh, si dhe ka nje gjendje “cash” prej 950.000 lekesh. Si dhe llogari te tjera, ne emer te bashkeshortes, prej 44.774 dhe 6.593 lekesh, si dhe te ardhura qe, sipas tij, bashkeshortja merr nga qendra shendetesore, prej 401.616 lekesh. Permiresimi i dukshem i ekonomise se Kryeministrit bie ne sy per kete vit, pasi nje vit me pare ai deklaroi se dispononte vetem 1.500.000 leke ne llogari bankare dhe 400.000 leke gjendje cash, ne nje kohe qe ketyre shumave i shtohen edhe 1.359.789 leke te ardhura te tjera. Ne formularin e pasurise se Berishes kete here nuk permendet borxhi prej 2.100.000 lekesh, qe i ka atij e bija Argita Berisha. Ne sy te bie pasuria e numrit dy te qeverise. I sapoemeruari zv/kryeministri Gazmend Oketa disponon nje lokal ne Kashar me vlere 21.360 euro, nje autoveture Mercedes Benz, 13.000 euro, si dhe nje studio projektimi qe i sjell zv/kryeministrit jo pak, por 8.429.522 leke te ardhura ne vit. Ne rritje ka ardhur edhe pasuria e ministrit te Ekonomise, Genc Ruli. Nga nje llogari te vetme bankare, qe ai dispononte vitin e kaluar, prej 370.000 lekesh, Ruli ka deklaruar per kete vit se ka interesa ne bono thesari prej 390.000 lekesh, interesa ne depozita bankare prej 10.000 $ e 3.612$, si dhe ka mundur te bleje nje veture jo pak, por 22.000 euro. Edhe ish numri dy i qeverise, Ilir Rusmali, ka ngjitje ne kurben e pasurise. Shume shkurt ne deklarimin e tij Rusmali ka deklaruar se ka shtese ne pasurine e tij, nje shume prej 10.000 eurosh.
Justifikimi
Te gjithe pasurine qe zoterojne, te tundshme dhe te patundshme, anetaret e Keshillit te Ministrave deklarojne se, e kane siguruar nepermjet pages se tyre dhe bashkeshortes, si dhe nga pjesemarrja ne borde te ndryshme. Per nje vit pune, kryeministri Berisha ka siguruar nje shume prej 2.469.960 lekesh. Kesaj shifre i shtohen edhe te ardhura te tjera ne shumen prej 3680 eurosh. Te ardhura te tjera kryeministri deklaron se siguron nga bashkeshortja e tij, Liri Berisha, nga puna ne qendren shendetesore, prej 401.616 lekesh. Po keshtu edhe ministrat e tjere kane deklaruar ne formularin e pasurise se nje pjese te pasurise e justifikojne me te ardhurat mujore. Keshtu qe ministri i Ekonomise, Genc Ruli, ka deklaruar se ne total merr te ardhura vjetore nga paga e ministrit prej 1.476.000 lekesh, por edhe nga ajo e bashkeshortes prej 1.423.000 lekesh. Te ardhura te tjera Ruli ka edhe nga pjesemarrja ne borde te ndryshme. Per nje vit ai ka marre nje shume prej 250.000 lekesh. Po keshtu edhe zv/kryeministri Gazmend Oketa, i cili ka te ardhura vjetore nga statusi i deputetit prej 989.076 lekesh, si dhe nga bashkeshortja prej 377.200 lekesh e nga studio e projektimit prej 8.429.522 lekesh. I kenaqur duhet te jete edhe ministri i Bujqesise, Jemin Gjana. Per nje vit ai ka porositur nje apartament 2+1 ne Selite me nje vlere prej 42.000 eurosh, nderkohe qe ka hapur dhe dy llogari bankare ne vleren 22.000$.
Sali Berisha
Viti 2005
Llogari bankare ne “Raiffaisen bank” - 1.500.000 leke
Gjendje kash - 400.000 leke
Dhene hua te bijes, Argita Berisha - 2.100.000 leke
Te ardhura nga paga ne Kuvend - 971.537 leke
Te ardhura nga paga si kryeminister - 707. 287 leke.
Viti 2006
Llogari bankare te “Raiffaisen” bank - 44.774 leke, ne emer te bashkeshortes, Lirie
Llogari rrjedhese, ne emer te bashkeshortes - 6.593 leke
Llogari rrjedhese - 191 leke dhe 5.134 leke
Llogari rrjedhese ne “Tirana Bank” - 351.672 leke, depozituar ne 20 mars 2007.
Gjendje Cash - 950.000 leke
Te ardhura nga paga - 2.469.960 leke
Te ardhura nga dieta - 3680 euro
Paga ne qendren shendetesore e bashkeshortes - 401.616
Gazmend Oketa
Lokal ne Kashar - 21.360 euro
Autoveture, Mercedes Benz - 13.000 euro
Paga, shperblime - 1.621.449 leke
Studio projektimi - 8.429.522 leke
Te ardhura nga bashkeshortja - 377.200 leke
Te ardhura nga statusi i deputetit - 989.076 leke
Kredi bankare - 10.000 euro
Genc Ruli
Viti 2005
Llogari bankare - 370.000 leke
Shtese “Bono Thesari” ne Alpha Bank - 680.000 leke
Shtese “Bono Thesari ne Alpha Bank - 300.000 leke
Viti 2006
Shtese depozite per shkollim - 10.000 $ ne “Raiffaisen” bank
Interesat ne depozita - 10.005 $
Interesa ne Banken Amerikane - 3612 $
Interesa bono thesari - 390.000 leke
Paga si minister - 1.476.000 leke
Paga e bashkeshortes - 1.423.000 leke
Page nga pjesemarrja ne borde - 250.000 leke
Kredi e marre ne banken “Raiffaisen” - 13.653 euro
Shtese nga shitja e vetures se bashkeshortes - 200.000 leke
Blerje autoveture - 22.000 euro
Moisiu, viti 2006 vetem 4 milion me shume
Per nje vit presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, ka mundur te shtoje nje shume prej 2.514.660 ne formen e nje llogarie rrjedhese ne “Raiffaisen Bank”. Kjo eshte e vetmja pasuri e re per kreun e shtetit per kete vit. Ne formularin e pasurise, se dorezuar ne Inspektoriatin e Deklarimit te Pasurive, Moisiu nuk ka shenuar asgje tjeter vec pages mujore te tij dhe vajzes, si dhe llogarine e hapur ne “Raiffaisen Bank”. Madje dhe kete llogari bankare, Moisiu deklaron se e ka hapur nga kursimet e pages se tij vjetore. Ne formular Presidenti ka deklaruar te ardhurat e tij vjetore ne shumen prej 2.25.279 lekesh, si dhe te ardhurat e siguruara prej tij nga pjesemarrja ne Keshillin e Larte te Drejtesise (KLD) prej 275.788 lekesh. Kreu i shtetit ka shenuar dhe nje burim tjeter te te ardhurave te tij, qe vijne nga paga vjetore e vajzes se tij ne fshatin SOS, prej 240.000 lekesh. Sipas nje perllogaritje te thjeshte kursimet e Presidentit perkojne me pagen e tij vjetore dhe nuk lihet vend per teprica per perballimin e shpenzimeve ditore dhe vjetore. Gje qe nuk te ben te mendosh se ka pasur nje kurbe rritjeje te papranueshme te pasurise.
Topalli, 10 milion pasuria shtese ne 2006
Nje vit i mire ka qene 2006-ta per kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ndryshe nga presidenti i Republikes, kryeparlamentarja ka deklaruar ne Inspektoratin e Larte te Deklarimit te Pasurise se ka fituar nje shume prej 1.300.000 lekesh nga aktivitete private ne Shkoder, si dhe 4000$ nga qirate e ndryshme, te dhena po ne Shkoder. Po keshtu Topalli ka nenshkruar nje kontrate sipermarrjeje per nje truall po ne qytetin e saj te lindjes me nje vlere prej 25.000 eurosh. Nga ana tjeter drejtuesja e Kuvendit ka hapur edhe dy depozita bankare, nje ne banken “Credins”, te dyja ne vleren prej 1 milion lekesh. Topalli ka deklaruar edhe te ardhurat e saj vjetore nga paga ne Kuvend, por edhe nga dietat e ndryshme. Brenda nje viti Topalli ka marre nga paga si kryetare ne Kuvend nje shume prej 2.015.412 lekesh, si dhe 1.035.567 leke te ardhura nga dietat e ndryshme. Kryetarja ka qene me fat edhe ne kompensimin e prones se zene. Ne fund te vitit 2005, Topalli ishte nje nder emrat qe u kompensua per 200m2 truall ne Tirane nga ish-Komiteti i Kthimit dhe Kompensimit te Pronave.
Koha jone
Krijoni Kontakt