Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834

    Fier, arrestohen 4 persona pėr vjedhje nafte

    • 3 punonjes te qendres se perpunimit te naftes ne Patos dhe nje biznesmen kane rene ne prangat e policise nen akuzen e vjedhjes dhe shperdorimit te detyres

    Arrestimi I tyre ka ardhur pas konstatimit se kishin bashkepunuar ne vjedhjen e 5 mije litrave nafte bruto ne sektorin e dekantimit ne Visok. Mbreme rreth mesnates, kane rene ne prangat e policise Artian Liza-shofer; Teki Malaj, banues ne Lapulec te mallakastres, me profesion pompist; pergjegjesi turnit Tajar Lamaj, banues ne Belishove si dhe biznesmeni Shefqet Kasa banues ne Fier, pronar I karburantit Kasa ne fshatin Lalar, ne rrugen Fier-Ballsh.
    Fillimisht ne prangat e policise eshte ka rene Artian Liza, shoferi i QPN-sė Patos qe drejtonte autobotin me traga FR 6901 A, ne pronesi te Albpetrol sh.a. Ai u kap ne momentin kur po shkarkonte 5.000 litra lėndė djegėse nga autoboti nė karburantin "Kasa". Mėsohet se autoboti ishte ngarkuar nė sektorin e dekandimit Visokė dhe nė dokumentacion lėnda djegėse ishte pasqyruar si hollues, me destinacion sektorin e VII tė QPN-sė Patos.
    Nga hetimet e deritanishme rezulton se nė kėtė ngjarje janė implikuar dhe dy punojėsit e sektorit te dekandimit, Malaj dhe Lamaj, si dhe pronari i karburantit "Kasa", Shefqet Kasa. Policia sekuestroi nė cilėsinė e provės materiale autobotin si dhe tre depozita tė mbushura me tridhjetė mijė litra lėnde djegėse, 6 targa automjetesh (2 te huaja dhe 4 tė Fierit), dokumentacionin e muajit prill tė sektorit tė dekandimit Visokė si dhe 2 aparatė telefoni celularė

    Gazeta Shqiptare.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    “Regina” prangos 5 pjesėtarė tė bandės sė grabitjes sė makinave

    Tri balerinat, truri i bandės qė grabiste makina

    Etleva DELIA

    Zbardhet historia e bandės sė grabitjes sė makinave. Tri vajza tė moshės 15, 16 dhe 17 vjeē, identiteti i tė cilave mbahet sekret nga policia, ka qenė ēelėsi dhe truri i tė gjitha vjedhjeve me armė. Drejtori i policisė sė Tiranės, Muhamet Rrumbullaku, citoi dje nė njė konferencė pėr shtyp se, “pjesė pėrbėrėse e kėtij grupi tė strukturuar kriminal janė edhe disa persona tė tjerė, pėr tė cilėt policia po punon pėr gjetjen dhe kapjen e tyre”, por qė nuk pėrmendi rolin e vajzave. Ndėrkohė burime konfidenciale dhe tė sigurta nga policia bėnė tė ditur pėr gazetėn “Tirana Observer” se, tri balerinat ishin pjesė e kėsaj bande, madje kishin njė rol shumė tė rėndėsishėm, qė kishte tė bėnte me joshjen e bosėve tė makinave luksoze. Por, pėr arsye tė moshės sė tyre, ato janė lėnė nė hetim tė lirė. Shtoi kėsaj edhe faktin qė janė femra.
    Operacioni
    Pesė personat e arrestuar, Erlin Taullaj, Dritan Hamiti, Genci Lleshi, Gentian Nezaj dhe Sidit Bedini, si dhe dy tė tjerė qė janė shpallur nė kėrkim nga policia, kishin inkuadruar nė bandėn e tyre balerinat e njohura. Vajzat ishin karremi i parė pėr drejtuesit e makinave luksoze. Madje, sipas policisė, pėrveē se janė tė njohura nė botėn e reklamave, punojnė edhe si kėrcimtare nė njė lokal nate tė njohur tė kryeqytetit, ku ishin punėsuar nga njė person qė tashmė ėshtė shpallur nė kėrkim. Ai dyshohet tė jetė “koka” e bandės, i cili jepte urdhrat pėr vjedhjen e makinave.
    Si funksiononte grabitja
    Urdhrat pėr grabitjen e makinave luksoze i jepte “bosi” i bandės, i cili ėshtė shpallur nė kėrkim dhe pritet arrestimi i tij. Ky person kishte futur nė valle edhe tri balerina, tė cilat ishin tė punėsuara nė aktivitetin e tij dhe shėrbenin pėr tė joshur pronarėt e makinave. Ai bashkė me Gentian Nezajn, tashmė i arrestuar, ishin drejtuesit e bandės qė urdhėronin pėr kryerjen e grabitjeve, ndėrsa njė 21-vjeēar ėshtė nė kėrkim, i cili shoqėrohej vazhdimisht me dy makina nga Erlin Taullaj, edhe ky i arrestuar. Personat nė fjalė i vidhnin makinat dhe komandonin tė tretėt, qė ishin Dritan Hamiti, Genci Lleshi dhe Sidit Bedini, pėr shitjen e tyre me njė ēmim nėn kosto, qė shkonte sa njė e dhjeta e vlerės reale tė tyre. Nė tė kundėrt ato shkėmbeheshin me mall, heroinė ose kokainė, nė vend tė parave. Sipas policisė deri tani janė zbuluar 4 raste tė tilla.
    Roli i balerinave
    Nė bandėn e tyre grabitėsit e makinave kanė inkuadruar edhe tri balerina tė njohura si kėrcimtare nė njė klub nate, por edhe nė reklama televizive. Sipas policisė, ato kanė shėrbyer si karremi i parė i bosėve qė krekosen nėpėr automjete luksoze. Bukuroshet u kanė shėrbyer grabitėsve pėr joshjen e bosėve tė automjeteve dhe nė raste dėshtimi, ata i detyronin drejtuesit qė t'u jepnin makinat nėn kėrcėnimin e armėve. Pėrballė bukurisė sė tyre pronarėt e makinave janė dorėzuar, por pa e menduar se ky dorėzim nuk do ishte vetėm pėr hijeshinė e pamjes, por edhe pėr tė humbur makinėn luksoze. Tė gjitha kėto tė dhėna janė siguruar nga dėshmitė e viktimave, por kėtė e kanė konfirmuar edhe njė nga tė arrestuarit. Me kėto fakte nė dorė policia i ka ndaluar balerinat dhe mė pas i ka shoqėruar nė Komisariatin Nr.4. Ėshtė shumė i kompromentuar fakti qė tė tri balerinat janė gjetur nė banesėn e tė arrestuarit Erlin Taullaj, me tė cilin bashkėpunonin si palė e dytė e bandės dhe merreshin me vjedhjen e makinave. Pasi janė marrė nė pyetje, tri vajzat janė lėnė tė lira pėr shkak tė moshės.

    Te arrestuarit

    Gentian Nezaj, 27 vjeē
    Bashkė me njė person tjetėr, i cili ėshtė shpallur nė kėrkim nga policia, dyshohet se janė “koka” e bandės sė grabitjes sė makinave. Ai bashkė mė mikun e tij urdhėronin palėn e dytė pėr vjedhjen e makinave, ku bėnin pjesė edhe tri balerinat. Nezaj ka qenė i dėnuar edhe mė parė pėr vjedhje.

    Erlin Taullaj, 21 vjeē
    Nė bashkėpunim me njė 21-vjeēar tjetėr qė ėshtė nė kėrkim, ishin pala e dytė e bandės qė kryenin grabitjen e makinave, tė ndihmuar edhe nga balerinat, qė u gjetėn nė banesėn e tij. Makinat e vjedhura ata ua dorėzonin palės sė tretė, tė cilėt i shisnin nė qytete tė ndryshme tė vendit.

    Dritan Hamiti, 35 vjeē
    Ėshtė njė nga pjesėtarėt e bandės qė futet nė palėn e tretė tė saj. Ai merrej me shitjen e makinave tė grabitura me njė ēmim nėn kosto, sa njė e dhjeta e vlerės reale. Hamiti ishte pjesėtari i bandės qė shiste makinat nė qytetin e Fierit, ku edhe banonte, nė tė kundėrt i shkėmbente me lėndė narkotike.

    Genci Lleshi, 31 vjeē
    Ėshtė pjesėtari i bandės qė shiste makinat luksoze tė Laē. Ai i merrte automjetet luksoze tė vjedhura nga Erlin Taullaj dhe njė 21-vjeēar tjetėr, tė cilėt i jepnin urdhėr pėr shitjen e tyre me njė ēmim shumė tė ulėt, me pretekstin qė ato ishin vjedhur nė Kosovė, Maqedoni dhe vende tė tjera jashtė Shqipėrisė.

    Sidit Bedini, 21 vjeē
    Ėshtė sekseri i shitjes sė automjeteve nė Tiranė. Ai bashkė me dy pjesėtarėt e tjerė, Taullaj dhe Lleshi, ishin pjesėtarėt e palės sė tretė qė urdhėroheshin nga “eprorėt” pėr shitjen e makinave tė vjedhura dhe, nė rast se blerėsit nuk binin dakord me ēmimin, mund t’i shkėmbenin ato me lėndė narkotike.

    Te dhena per tri balerinat

    1. Tri vajzat ndihmonin bandėn e grabitėsve duke joshur pronarėt e makinave luksoze.

    2. Vajzat ishin tė moshės 15, 16 dhe 17 vjeē, janė tė njohura nė disa klube nate dhe botėn e reklamave televizive.

    3. Ato punonin si balerina nė njė klub nate tė njohur nė kryeqytet prej disa kohėsh.

    4. Kėrcimtaret e natės ishin njė pjesė shumė e rėndėsishme e bandės, truri dhe ēelėsi i tė gjitha vjedhjeve.

    5. Tri adoleshentet janė lėnė tė lira nga policia pėr shkak tė moshės, pasi kanė qėndruar 24 orė duke u marrė nė pyetje.

    6. Ato janė ndaluar nė banesėn e Erlin Taullajt, ku uniformat blu po kryenin njė kontroll pas arrestimit tė tij.

    7. Pasi janė marrė nė pyetje, vajzat kanė pohuar se pjesėtarėt e bandės nuk i njihnin me emra, por vetėm me iniciale.

    8. Vajzat ishin pjesė e palės sė dytė tė bandės dhe punonin me Taullajn dhe njė 21-vjeēar tjetėr, nė kėrkim nga policia.

    Makinat e vjedhura

    1. “Benz” 320 CDI, me targė DA 444 X,

    2. “Benz Regina” 320, me targė 507 KS 894

    3. “Benz Regina”, me targė TR 3577 K

    4. “Benz” S 320, me targė 7331 M

    5. “Benz” 250 D, me targė FR 2963 B

    6. “Benz”, 250 D, pa targa

    7. BMW 318, me targė TR 4002 M

    8. BMW me targė TR 5266 K

    9. “Benz”, tip ML, me targė TR 6003 M

    10. “Reno Clia”, me targa tė huaja

    ------------
    tirana observer

    --

    panorama

    --

    Muhamet Rrumbullaku: Arrestimet nė Tiranė, Laē, Lezhė, Durrės, Kavajė, Fier dhe Vlorė


    “Regina” kap 10 grabitės tė dhunshėm

    Goditet grupi kriminal, rrėmbeu me forcė makinat e biznesmenėve


    Dashamir Biēaku
    Grabitja e makinave tė shtrenjta dhe sulmet e dhunshme ndaj biznesmenėve kanė qenė qėllimi i vetėm i njė grupi personash me dhjetė anėtarė.

    Nė dosjen e tyre janė renditur tashmė rreth 20 grabitje dyqanesh, shtėpish dhe lokalesh, ndėrsa janė bllokuar tetė nga makinat qė ata kishin grabitur nė disa qytete. Kryekomisar, Muhamet Rrumbullaku, tha dje se grupi kriminal i goditur sė fundi nga policia vepronte nė Tiranė, Laē, Lezhė, Durrės, Kavajė, Fier dhe Vlorė. Sipas kryepolicit tė Tiranės, anėtarėt e arrestuar tė grupit kriminal nuk janė tė vetmit tė akuzuar nė dosjen e grabitjeve tė dhunshme. Pas “trupės sė armatosur”, qė kryente grabitjet dyshohet se qėndron njė grup tjetėr personash qė pas vjedhjeve gjente treg dhe shiste automjetet luksoze qė ishin vjedhur me forma tė dhunshme, kryesisht nė Tiranė, por edhe nė qytete tė tjera. Arlin Taullaj, 21 vjeē, Gentian Neza, 27 vjeē, Genci Lleshi, 31 vjeē, Sidit Bedini, 21 vjeē tė gjithė nga Tirana dhe Dritan Hamiti, 35 vjeē banues nė Fier janė arrestuar nga policia e kryeqytetit. Arrestimet janė bėrė nė kuadėr tė operacionit tė koduar me emrin “Regina”, qė mori emrin nga marka e makinės sė preferuar nga grabitėsit. Tė premten dhe tė shtunėn e javės qė shkoi policia ka arrestuar Eglantin Selimajn, 26 vjeē, Ermal Bidajn, 22 vjeē, Stojan Dikon, 23 vjeē banues nė Tiranė, si dhe shtetasit Ilir Lika dhe Erjon Pjetri, tė arrestuar si anėtarė tė tė njėjtit grup nga policia e Laēit.

    Vjedhjet
    Policia ka mundur tė gjejė dhe tė bllokojė vjedhjen e tė paktėn 9 automjeteve luksoze, shtatė prej tė cilave tė markės “Mercedez- Benz” dhe dy tė markės BMW. Operacioni me 10 tė arrestuar ka pėrfunduar edhe me disa mjete tė bllokuara dhe sende tė ndryshme tė vjedhura, tė sekuestruara si prova materiale nga policia. Rezultatet e operacionit janė bėrė publike dje nė njė konferencė shtypi nga kreu i policisė sė Tiranės, Muhamet Rrumbullaku. Burime tė policisė kanė pohuar se grupi hetimor po punon pėr tė dokumentuar nė total vjedhjen e 12 makinave qė dyshohet tė jenė kryer nga grupi kriminal i arrestuar sė fundi. Ndėrkaq shumė nga vjedhjet, pėr tė cilat kanė hetuar komisariatet e policisė nr.1, nr.4 dhe policia e Laēit, mėsohet se janė dokumentuar tashmė nė adresė tė kėtij grupi kriminal. Prej muajsh agjentėt e Drejtorisė sė Policisė sė Tiranės gjurmonin disa prej personave tė dyshuar nė kėtė veprimtari kriminale, por provat e siguruara prej tyre nuk ishin tė mjaftueshme pėr tė filluar arrestimet. Ndalimi javėn e kaluar nga policia e Laēit i Erjon Pjetrit dhe Ilir Likės pėr njė grabitje ndaj njė tregtari tė ndodhur pak javė mė parė ka bėrė qė policia e Tiranės tė kapė fillin e veprimtarisė kriminale. Gjurmėt e administruara nga ekspertėt dhe hetimi i pėrbashkėt, mes tyre ka bėrė qė tė dalin vjedhjet nė mėnyrė tė njėpasnjėshme ashtu si dhe anėtarėt e bandės. Policia ka shoqėruar edhe dy vajza tė afėrta me tė arrestuarit, tė cilat kanė pranuar se kanė qenė prezente nė disa raste grabitjesh tė dhunshme. Dėshmitė e marra dhe hetimi i kryer nga policia e Tiranės ka bėrė qė grupi i hetimit tė zgjidhė enigmėn e njė zinxhiri grabitjesh dhe vjedhjesh tė kryera nė Tiranė dhe rrethe tė tjera tė vendit. Nė njė pjesė tė mirė tė rasteve, tė dėmtuarit kanė qenė biznesmenė, tregtarė nga rrethe tė ndryshme tė vendit.



    Makinat e grabitura

    “Mercedes-Benz” 270 ML Targa TR 6003 M
    “Mercedes-Benz” 320 Targa DA 444 X
    Benz “Regina” 320 Targa 507 KS 894
    Benz “Regina” Targa TR 3577 K
    “Mercedes-Benz” S 320 7331 M
    “Mercedes-Benz” 250 D FR 2963 B
    “Mercedes-Benz” 250 D Pa targa
    BMW 318 me Targa TR 4002 M
    BMW 325 me Targa TR 5266 K


    9 automjete
    janė identifikuar si tė grabitura me dhunė dhe me armė nga personat e arrestuar nga policia e Tiranės, gjatė operacionit tė koduar me emrin “Regina”

    10 persona
    janė arrestuar nga policia qė prej tė premtes sė javės sė kaluar, deri mbrėmjen e sė hėnės. Ata dyshohen se kanė kryer grabitje me armė

    7 qytete
    tė vendit ishin kthyer nė terrenin e veprimtarisė kriminale tė dhjetė personave tė arrestuar, qė dyshohet se kanė sė paku edhe shtatė bashkėpunėtorė



    Grabitėn makinėn e kreut tė Dhomės sė Tregtisė

    TIRANE - Grupi i fundit i grabitėsve tė makinave qė ėshtė goditur nga policia ėshtė klasifikuar prej saj si organizatė e strukturuar kriminale. Materialet e dosjes nė ngarkim tė 10 anėtarėve tė kėtij grupi pritet tė referohen nga policia e Tiranės nė Prokurorinė e rrethit, me akuzėn e grabitjeve me armė nė bashkėpunim. Sipas policisė, numri i madh i personave, anėtarė tė kėtij grupi, grabitjet e pėrsėritura dhe tė studiuara mė parė ndaj tregtarėve dhe biznesmenėve tė ndryshėm, pėrafrohen me ato tė njė grupi tė strukturuar kriminal. Pikėrisht pėr kėtė fakt, hetuesit e policisė pritet ta referojnė si tė tillė dosjen e kėtij rasti. Njė prej rasteve tė grabitjeve ka ndodhur nė rrugėn “Don Bosko”, rreth dy muaj mė parė kur njė biznesmeni, kryetar i Dhomės sė Tregtisė iu mor makina me dhunė. Asaj mė pas i ishte vėnė njė targė tjetėr pėr tė fshehur vjedhjen. Po kėshtu rreth tri javė mė parė nė lagjen “Sanxhak” tė Laēit personat e mėsipėrm kanė grabitur familjen e njė tregtari me armė, duke marrė para, bizhuteri dhe sende tė tjera me vlerė.



    Policia: Veproi si agresori i “Don Boskos”
    Tiranė, sulmohet natėn vajza pranė Arkivės sė Shtetit

    TIRANE – Njė femėr ėshtė sulmuar nga njė person i panjohur rreth orės 22:00 nė afėrsi tė Arkivės sė Shtetit nė Tiranė. Ngjarja ka ndodhur mbrėmjen e sė hėnės kur njė person i panjohur ka qėlluar tė dėmtuarėn dhe mė pas ėshtė larguar me vrap. Komisariati nr.3 i policisė sė Tiranės nuk ishte dje nė gjendje tė tregonte nėse behėt fjalė pėr personin, qė pak ditė mė parė ka dhunuar dy femra nė zonėn e rrugės “Don Bosko” nė Tiranė. Gjithsesi nė rrugė operative ėshtė mėsuar se mėnyra e veprimit tė personit qė sulmoi vajzėn pranė Arkivės sė Shtetit pėrshkruhet thuajse e njėjtė me veprimet e agresorit qė sulmoi dy persona nė rrugėn “Don Bosko”. Komisariati nr.3 nuk konfirmoi tė kishte ndodhur ndonjė plagosje femre nė afėrsi tė Arkivės sė Shtetit, ndėrsa dyshohet se kjo ka ndodhur pasi e dėmtuara nuk ka bėrė denoncim nė polici. Gjithsesi prej mė shumė se dy javėsh efektiva tė shumtė qėndrojnė nė rrugėn “Don Bosko”, gjatė gjithė kohės nė pėrpjekje pėr tė kapur tė dyshuarin pėr dhunimin e dy femrave. Pavarėsisht pranisė sė dukshme tė policisė nė kėtė zonė, qytetarėt ndjehen tė terrorizuar nga ato qė dėgjojnė pėr njė agresor tė dhunshėm, ndėrsa “legjenda urbane” rreth kėtij personi ende nuk ėshtė konfirmuar, por as ėshtė hedhur poshtė nga policia. Gjithsesi ajo qė konfirmohet zyrtarisht ėshtė se nė spitalet e Tiranės nuk ka marrė mjekim ndonjė person qė tė ketė deklaruar se ėshtė plagosur nga agresori nė fjalė. t.s

    ------

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Nafta eshte leku i thjesht i cdo njeriu sot.Eshte lufta e shekullit.Nuk eshte cudi qe shume njerez do ta bejne kete.Shpresoj qe ne Shqiperi nje lufte e tille ose ceshtje te tilla nuk kane per te ndodhur me.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Gjykata, jo lirimit te grupit “qe vodhi 5 tone nafte”

    E Enjte, 03 Maj 2007


    FIER - Gjykata e Fierit le ne qeli tre punonjesit e sektorit te perpunimit te naftes ne Patos dhe pronarin e nje pike karburanti, nen akuzen e vjedhjes ne bashkepunim te pese tone lende djegese, nafte e paperpunuar. Dje eshte zhvilluar seance e mases se sigurise per kater te ndaluarit gjate fundjaves se kaluar. Burime zyrtare te kesaj gjykate thane se Artian Liza, Teki Malaj dhe Tajar Lamaj moren masen e sigurise “burg pa afat” pas kerkeses se prokurorise per provat e gjetura, ndersa akuzohen edhe per “shperdorim detyre”. Te njejten mase gjykata ka dhene dhe ndaj pronarit te pikes se karburantit "Kasa", Shefqet Kasa. Avokatet mbrojtes te te arrestuarve kundershtuan kerkesen e organit te akuzes, duke pretenduar se klientet nuk kane konsumuar vepren penale per te cilen akuzohen. Mbrojtja kerkoi vleresimin te jashteligjshem te ndalimit, duke pranuar masen me te lehte “arrest” shtepie. Avokati Baftjar Shehu, qe mbronte te akuzuarin Liza, tha se ky i fundit eshte i semure me epilepsi, ndersa avokati Ilir Dushi, qe mbronte pronarin e karburantit, deklaroi se Kasa ishte i pafajshem. Edhe avokati Shpetim Baci, qe mbronte te akuzuarit Lamaj dhe Malaj, kerkoi pafajesi. Por gjyqtarja Nafie Curri vendosi ndaj tyre masen “burg pa afat", duke pranuar kerkesen e prokurores se ceshtjes, Elsa Miho. Te kater te akuzuarit u arrestuan ne flagrance mbremjen e 28 prillit, ne baze te informacioneve te grumbulluara ne rruge operative nga policia e Fierit. Artian Liza, shoferi i sektorit te perpunimit te naftes ne Patos, u kap duke shkarkuar 5000 litra lende djegese nga autoboti me targe FR 6901A ne karburantin "Kasa", qe ndodhet ne fshatin Lalar. Autoboti dyshohet se ishte ngarkuar ne sektorin e dekantimit Visoke dhe ne dokumentacion lenda djegese ishte pasqyruar si hollues, me destinacion sektorin e VII-te te sektorit te perpunimit te naftes ne Patos. Xhemil Beharaj


    Koha jone
    #VamosArgentina

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar mė parė nga thekthi
    Gjykata, jo lirimit te grupit “qe vodhi 5 tone nafte”

    E Enjte, 03 Maj 2007


    FIER - Gjykata e Fierit le ne qeli tre punonjesit e sektorit te perpunimit te naftes ne Patos dhe pronarin e nje pike karburanti, nen akuzen e vjedhjes ne bashkepunim te pese tone lende djegese, nafte e paperpunuar. Dje eshte zhvilluar seance e mases se sigurise per kater te ndaluarit gjate fundjaves se kaluar. Burime zyrtare te kesaj gjykate thane se Artian Liza, Teki Malaj dhe Tajar Lamaj moren masen e sigurise “burg pa afat” pas kerkeses se prokurorise per provat e gjetura, ndersa akuzohen edhe per “shperdorim detyre”. Te njejten mase gjykata ka dhene dhe ndaj pronarit te pikes se karburantit "Kasa", Shefqet Kasa. Avokatet mbrojtes te te arrestuarve kundershtuan kerkesen e organit te akuzes, duke pretenduar se klientet nuk kane konsumuar vepren penale per te cilen akuzohen. Mbrojtja kerkoi vleresimin te jashteligjshem te ndalimit, duke pranuar masen me te lehte “arrest” shtepie. Avokati Baftjar Shehu, qe mbronte te akuzuarin Liza, tha se ky i fundit eshte i semure me epilepsi, ndersa avokati Ilir Dushi, qe mbronte pronarin e karburantit, deklaroi se Kasa ishte i pafajshem. Edhe avokati Shpetim Baci, qe mbronte te akuzuarit Lamaj dhe Malaj, kerkoi pafajesi. Por gjyqtarja Nafie Curri vendosi ndaj tyre masen “burg pa afat", duke pranuar kerkesen e prokurores se ceshtjes, Elsa Miho. Te kater te akuzuarit u arrestuan ne flagrance mbremjen e 28 prillit, ne baze te informacioneve te grumbulluara ne rruge operative nga policia e Fierit. Artian Liza, shoferi i sektorit te perpunimit te naftes ne Patos, u kap duke shkarkuar 5000 litra lende djegese nga autoboti me targe FR 6901A ne karburantin "Kasa", qe ndodhet ne fshatin Lalar. Autoboti dyshohet se ishte ngarkuar ne sektorin e dekantimit Visoke dhe ne dokumentacion lenda djegese ishte pasqyruar si hollues, me destinacion sektorin e VII-te te sektorit te perpunimit te naftes ne Patos. Xhemil Beharaj


    Koha jone


    PERSONAT E ARRESTUAR JANE SUPORTUSI EKONOMIK DHE KRIMINAL TE PARTIS SOCJALISTE DHE PO TA DINTE KETE FAKET. KY I THEKURI I PARTIS NUK DO E SHKRUANTE SHKRIMIN!

Tema tė Ngjashme

  1. 200 tė shumėkėrkuarit shqiptarė nė tė gjithė Botėn
    Nga Albo nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  2. Evropa dhe vrasėsit e gjuhėve
    Nga Kryeplaku nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 23-12-2004, 08:51
  3. Vjedhje e organizuar qe ju behet emigranteve ne kete sezon !
    Nga Tirana nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2004, 03:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •