A kanë qenë udhëheqësit e vjetër Shqiptarë të Kosovës të viteve 1945-1989 më kombëtarë dhe më të guximshëm se sa këta tash 1999-2007
Nga: Rakip Megjuani

Edhe këta udhëheqës kanë luftuar gjatë LDB – së, bile për bashkim kombëtarë. Shih Konferenca e Bujanit ku merrnin pjesë 61 delegatë (kishte edhe serbë e malazez). Kryetar ishte zgjedhur Mehmet Hoxha, nënkr. Pavle Joviqeviqi, anët. Z. Rexha, Xh. Doda, M. Zeçar, F. Hoxha, A. Shukriu, H. Dushi. Libri Dr. H. Bajrami Kosova prej Bujanit në Kaçanik bot. Prishtinë 1997 f. 330 Biseda e E. Kardelit me udh. Kosovarë në prag të vizitës së Titos në Kosovë 21.03. 1967. F. Hoxha në lidhje me problemin e Autonomisë, theksoi se të drejtat normative dhe autorizimet e Kuvendit Krahinor janë shumë të kufizuara….F. 331 A. Shukriu çështjet të shikohen nga poshtë lartë, e jo nga lart poshtë, si është manifestuar në njëfarë mase në disa diskutime të deritashme në Kosovë, sdm. Në mesin e inteligjencies, ku gjithashtu janë shtruar çështje të ndryshme mbi zgjerimin e të drejtave të Autonomisë, ndërlidhjen e drejtpërdrejtë të saj me Federatën si dhe mbi shndërrimin eventual të saj në republikë….F. 336 Xh. Nimani nuk ka arsye të befasohet dikush në qoftë se shtrohen problemet në lidhje me simbolet kombëtare, ose në qoftë se disa probleme të caktuara shtrohen në Dhomën ë Kombeve, e sam. nuk ka arsye që parashtrimi i çështjeve të këtilla të konsiderohet madje si tendencë për shkëputje nga Serbia ose nga Jugosllavia….Libri Kosova 11 nga Instituti i Historisë së Kosovës bot. 1982. F. 196 A. Shukriu në Plenumin VI të KQ të LKS, tha: “ Nuk ka ekzistuar vendimi i kurrfarë forumi i LK për mbledhjen e armëve në Jugosllavi të tilla aksione askund nuk janë ndërmarrë. Aksioni është ndërmarrë më arsyetim se kinse më 1955 -1956 (gjatë dimrit) ka qenë sipas dokumentit që e kemi tash në dorë, se po përgatitej (puçi) në Kosovë e Metohi, e se kinse duhet çarmatosur armikun”…. F. 204-205 Periudha e ndryshimeve të mëdha 1966-1969 pasi qëndrimet e Qosiqit dhe të Marjanoviqit hasën në reagim të ashpër në plenum dhe u kualifikuan si diversion, si vlerësime dhe qëndrime të cilat nuk mbështeten në njohjen e fakteve, Veli Deva kryetar i KK të LK të Kosovës, tha: “Gjysmë të vërtetat gjithmonë japin të pavërteta …. F. 209 në mbledhjen e Byrosë Ekzekutive të 24 dhjetorit 1970, F. Hoxha, duke folur lidhur me zvarritjen e konkluzioneve të Kryesisë së LKJ-së mbi kujdesin e posaçëm të zhvillimit më të shpejtë ekon. shoqr. të Kosovës, tha: “ Moszbatimi i konkluzioneve ne do të na hakmerret keq dhe do të krijonte një situatë që do të bënte të pamundur punën politike në Kosovë….F. 210 F. Hoxha duke folur para aktivit politik të Gllogovcit me 3 prill 1971 thotë: “ Ndërrimet që po bëhen i kanë kuptuar mirë të gjithë njerëzit punues. Këtë nuk po munden ta kuptojnë unitaristët, hegjemonistët, shovinistët, irredentistët, dogmatët e burokratët. Ata ende po ëndërrojnë se Kosova e sotshme e re është ajo e vjetra e para luftës ….dhe se me shpifje e intriga nacionaliste e shoviniste do t’ia dalin në krye të turbullojnë ujin sërish në këto anë, për të krijuar pakënaqësi në disa shtresa shoq.-etnike. Por të gjithë ata gënjehen sepse, Kosova sot e ka universitetin e vet, inteligjencën e re socialiste, një plejadë të tërë shkrimtarësh, artistësh, krijuesish të rinj të shkencës e të kulturës, është pra Kosova e klasës së re punëtore e vetq. dhe e fshatarësisë progresive….Libri Jahja Lluka Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja e rrethina në vitet 1912-1994 bot. Prishtinë 1997. F. 59. Në prill të vitit 1954 Kryesia e Lidhjes Socialiste të Kosovës e shtroi në rend të ditës çështjen e shpërnguljes në Turqi. F. 61. në këtë plenum, sipas shënimeve stenografike…. më së largu kishte shkuar A. Shukriu, i cili atëbotë kishte theksuar se “ këtu ka shenja të asgjësimit të shqiptarëve”. Në këtë mbledhje, në lidhje me shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, diskutuan edhe Stanoje Aksiq, Sinan Hasani, Xhavit Nimani, Gjoko Pajkoviq, Ilija Gjukiq dhe Ymer Pula. Kahje të veçantë diskutimeve të tyre në këtë plenum u dhanë Spasoje Gjakoviq dhe Bllazho Radoniq që të dy u përpoqën që shpërnguljes së shqiptarëve në Turqi ti jepnin kahje relative, duke “shpjeguar” se historikisht shqiptarët prej vitit 1690 e këndej “ e kanë okupuar Kosovën “ dhe tash “ po kthehen me dëshirë atje prej nga kanë ardhur”….Libri Mbledhja VIII e Komitetit Krahinor të LK të Kosovës bot. Komunisti Prishtinë 1983. F. 102 Ismail Mikullovci “Ke shtëpi – kthe banesën “, Aksion ky i cili ka dhënë dhe po japë rezultate të dukshme. … F. 106 Hajredin Hoxha: foli kundër presioneve për shpërnguljen e serbëve dhe malazezëve nga Kosova dhe të shqiptarëve nga Maqedonia, Mali i zi dhe nga pjesa Jugore e Serbisë. F. 141 Ing. Nazmi Mustafa tha: Në faqen 19 të Platformës së LK për Kosovën janë theksuar të drejtat e Republikës dhe të krahinave në bazë të Kushtetutës së Jugosllavisë, ku thuhet: “ Krahinat kanë të drejta, detyra dhe obligime të njëjta si edhe republikat”. Shtrohet pyetja: a është duke iu përmbajtur këtyre parimeve vetq. kushtetuese edhe R. S. e Serbisë sepse, për disa çështje ajo po merr vendime dhe po nxjerr ligje pa kurrfarë pëlqimi paraprak dhe marrëveshjeje me Krahinën, duke e bërë këtë me anën e shumicës së votave të delegatëve në Kuvendin e Dhomave. Hapat e këtillë kanë filluar në fund të qershorit 1982, kur Këshilli Ekzekutiv i R. S. të Serbisë ka paralajmëruar masat që duhet të merren për gjoja stabilizimin e situatës në Kosovë …këto masa janë në kundërshtim me parimet themelore kushtetuese….F. 168 Edhe Veli Deva reagon kundra Sretko Trifunoviqit çka donë të thotë të dalësh para opinionit Jugosllav edhe botërorë për të lypur hua popullore jugosllave për t’ iu ndihmuar serbëve dhe malazezve materialisht në Kosovë. Ai është diskreditim total i politikës sonë…Libri Tahir Z. Berisha: Në fokus të ngjarjeve, Bisedë me Sinan Hasanin, Prishtinë 2005. F. 217 S.Hasani: Kur Republika e Serbisë, në korrik të 1990, përgatitej të aprovonte Kushtetutën e saj të re në tërësi, dërgova një apel të cilin e botoi “Borba” e datës 29 shtator 1990. Aty kërkova që menjëherë, të tërhiqet Ligji për suspendimin e Krahinës Autonome të Kosovës dhe kësaj t’i kthehet statusi i Kushtetutës së vitit 1974. Përndryshe, pata nënvizuar, se do të ballafaqohemi me furtuna të hatashme.
F. 324 S. Hasani: Siç dihet në Kuvendin e Prizrenit më 8-10 korrik 1945, kanë marrë pjesë gjithsejtë 137 përfaqësues dhe të ftuar të tjerë, prej të cilëve vetëm 32 ishin shqiptarë. Pra, nuk morën pjesë përfaqësuesit e Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë dhe të aleatëve të tjerë të luftës që ishin si garantë, se pas përfundimit të luftës çështja e Kosovës do të zgjidhej në bazë të dëshirës dhe vullnetit të lirë të popullsisë shumicë…Rifat Berisha më vonë kishte deklaruar “ Të gjithë e dinim se ishte paravendosur robërimi i Kosovës dhe se Kosova ishte tradhtuar, prandaj asnjëri prej nesh nuk donte të diskutonte, përveç Fadilit dhe Xhavitit që nuk kishin se nga t’ia mbanin…” Në pyetjen që ia kishte bërë, ndër të parët, mixha i tij, Tahir Berisha: ”Rifat, çka bëtë në Prizren ?”, ai ishte përgjigjur: “ Ne votuam për Beogradin, sepse pushkët na rrinin ngrehur nëpër dritare gjatë gjithë kohës sa zgjati Kuvendi”; ”Keq paskeni ba, më mirë të vriteshin 40 veta sa ishit aty, se sa më vonë të vriten 40 mijë për të fituar të drejtën e vet Kosova”- kishte thënë plaku i mençur i Drenicës, Tahir Berisha. (shih Shaban Braha: “ Rifat L. Berisha, Figurë e shquar kombëtare”, Tiranë, 1998).

I dimë edhe të metat e ish udh. 45-89, mirëpo krahasuar rrethanat politike të atëhershme serbosllave antishqiptare sdm. kohën e Rankoviqit ( 1945-66).Udh. e pluralizmit 1989-2007 kanë mëkate më të mëdha, sdm. që nga Konferenca – Marrëveshja e Rambujesë. Udh. e rinj pranuan sipas Rambujesë çarmatosjen e UÇK-së – qershor 1999, u bë ndarja e Mitrovicës, pastaj Dëbëllde iu bashkëngjit Maqedonisë, mëhalla e Zahirajve Serbisë, Karaçeva? Pranimi i standardeve, pranimi i decentralizimit sipas Serbisë (formimi i komunave serbe me përfshirje të gjëra – të lidhura me shumëçka me Serbinë. Pranimi i zgjerimit i qindra ha tokë për kishat tash serbe, pranimi i multietnicitetit (si atëherë vll.- bashkimi), pranimi i bisedimeve me Serbinë sipas kompromisit pranimi i pakos së Ahtisarit etj. Rreth 20 vite kishim kushtetutë, ishim shtetformues kishim mbrojtjen popullore, mardh. me botën e jashtme, Kosova më shumë eksportonte sesa importonte, tash çka ? Kufijtë me Shqipërinë ishin të hapur rreth 10 vite, po aq kohë rregullisht në fakultetet tona epnin mësim 224 prof. nga Tirana deri në Fakultetin tani të Mitrovicës së Veriut. Universiteti i Prishtinës kishte studentë më së shumti në Jugosllavi. Mësimdhënësit shqiptarë të Kosovës epnin mësim në shkollat e mesme si në Medvegjë etj., në Serbinë e tashme jugore. Atje si në Preshevë shkonin artistë nga Shqipëria. Në shkollat fillore dhe të mesme në enklavat e tashme serbe nxënësit. shqiptarë dhe serbë mësonin bashkë. 1972 në Tiranë bëhet unifikimi i gjuhës shqipe ku morën pjesë 87 delegatë nga të gjitha trojet shqiptare. Tash ka zëra këndej kufirit të përdoret gjuha gegë, ashtu insistohet të ndërrohet flamuri shqiptarë, bile ka propozime, siç e kemi parë Shqiponja të mos figuro që e kishim qe 500 vite, A. Vllasi nuk e patë ndërruar flamurin, vetëm ylli nga lartë u bartë anash në atë kohë, ashtu insistohet të quhemi komb kosovarë etj. Papunësia më e madhja në Europë ndoshta edhe në botë, ashtu rryma më e shtrenjta ku s’mund ta paguajë populli bile po i shkyçin nga rrjeti. Në demonstratat e 68-ës kishim 1 të vrarë, në ato të 81-ës 13, më 82 - 1 të vrarë, 84 - 3, më 85 - 1 të vrarë ( 1968-1988 përfshirë edhe 9 ushtarë shqiptarë të vrarë në APJ krejt 28 të vrarë) shih libri KMDLNJ viti VII nr. 5 tetor – dhjetor 1997 Prishtinë. Po aq kemi të vrarë nga ardhja e forcave ndërkombëtare 1999-2007 për 8 vite. Po ashtu ka shqiptarë të burgosur politik këto 8 vite. Më 1981 forcat policore e ushtarake a i thirrën udh. shqiptarë në Kosovë, apo vendosi federata me Serbinë. Po tash forcat policore të Unmikut kush i thirri sdm. në protestat e Vetëvendosjes. Edhe protestat e Vetëvendosjes nuk kanë qenë pa etiketime dhe dënime nga udh. e tashëm. i vetmi që i ka përkrahë si duhet është deputeti joshqiptarë Numan Baliq, ashtu është i vetmi 2 herë në parlament sdm herën e fundit që e kundërshtoi pakon e Ahtisarit. Ku është tash apeli i intelektualëve që atëherë iu patën drejtuar Jugosllavisë e më gjerë në mbrojtje të Kushtetutës këta intelektualë tash janë shpërndarë nëpër parti. Demonstratat e 81-ës më shumë udh. dhe intelektualë të atëhershëm i kanë përkrahë si Ukshin Hoti, Ali Hadri etj. Pasi nuk paska qenë gati asgjë Kushtetuta e 74-ës sipas disa udh. të tashëm, pse atëherë u çue krejt populli në mbrojtje të saj bile edhe me fotografi të Titos e flamurin jugosllav. Pasi nuk paska qenë asgjë pse Serbia me ndihmën e federatës bëri gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë me polici e ushtri dhe e suspendoi Kushtetutën, ku në mbrojtje të saj u vranë 37 veta e qindra u plagosën. 1990 u vranë 39 veta, 1991 u vranë 17, veta 1992 u vranë 20 veta, 1993 u vranë 15 veta, 1994 u vranë 18 veta, 1995 14 veta, 1996 14 veta, 1997 35 veta. Shih libri KMDLNJ i njëjti i cekur më lartë. Udh. e atëhershëm me 1968 e patën kërkuar Kosovën Republikë dhe e fituan kushtetutën me 1974. A. Demaçi në gazetën Epoka e Re 17 prill 2006 thotë: sikur kryengritja paqësore e 81-ës të kishte ndodhur më 1974, kur duhej të ndryshohej Kushtetuta kur Kosovën Republikë e patën përkrahur madje edhe Katarina Patërnogiq-Cica, Milija Kovaqeviq, Smajo Jusufi e Rezak Shala e derisa ekuilibristi Tito ende ishte gjallë, Kosova do të arrinte të barazohej me republikat tjera të Jugosllavisë…perf. citati. Për Titon që ka qenë pro republikës së Kosovës shkruajnë edhe aut. të huaj dhe shqiptarë, por ai ka qenë nën presionin serb. Brenda këtij muaji lexova në gazetën Kosova Press kinse kryetari F. Sejdiu na i paska përkrahë amendamentet për marrjen e Kushtetutës, mu kujtua që atëherë që nuk është ashtu. Fatmir Sejdiu: Në emër të demokracisë dhe për demokracinë dëshirohet që të zhveshën vlerat e arritura me gjak e djersë të përbashkët e të afrohen “rrobat e reja” të cilat, në fakt, i kemi provuar më herët marrë nga libri:“ Diskutimet për amendamentet kushtetuese në Kushtetutën e RS të Serbisë dh të KSAK II” tetor 1988 f. 64. Nuk nënvlerësohet demaskimi që ia patë bërë H. Thaqi Kryadm. Hakerup në parlament. Ashtu nuk nënvlerësohet thënia e Nexhat Dacit Unmikut “ Ju nuk shkoni lehtë nga Kosova keni rroga të majme, kemi çika të mira…”. Po ashtu nuk nënvlerësohet thënia e Jakup Krasniqit në ngjarjet e 2004-ës i cili tha këto vite është punuar si në kohën e Millosheviqit. Por këto fjali të këtyre udh. janë të pakta si dhe të tjerëve. Edhe Rrahman Morina në kohën e Millosheviqit pak kohë para se me devijue patë thënë vetëm populli shqiptarë po rrihet. Libri Robert Papa “Pragmatizëm ndaj Shqipërisë” bot. Koha, Tiranë, 2000. F. 216 “Sot e gjithë Bota e di si asnjëherë më parë, si qeveria e SHBA dhe Korporatat e SHBA kanë ndërhyrë në mënyrë sekrete në vend pas vendimit për të korruptuar politikanët dhe të promovojë represion politik” përf. citati. Të dënuar kundër ekonomisë dhe pasurisë së Kosovës në vitin 1988 kishte 2352 veta, shih Vjetari Statistikor i Kosovës 1989. Me qëllim në këtë shkrim kam cituar vetëm citate pozitive të shkëputura pa i ofenduar udh. e atëhershëm dhe të tashëm, duke e parë situatën jo të volitshme kombëtare me të cilën aktualisht po ballafaqohemi. Por edhe udh. mos të kritikohen mes veti me mediumet e tyre e sidomos mos t’i kritikojnë ata të vjetrit.

25 04 2007