Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Duam të jemi më të dobët në prag të verës, po si?

    Që nga dietat e sporti e deri te metodat që të dobësojnë pa këto të parat

    Ermira Shpëtimi

    Eshtë një dëshirë që e kanë pothuajse të gjithë ata që ndjejnë në trupin e tyre disa kile më shumë dhe në momentin që heqim rrobat e rënda të dimrit, kjo dëshirë bëhet më e madhe duke u transformuar në fiksim për disa prej nesh. Po të hedhim një sy përreth, do të konstatojmë se nuk janë të pakët ata që kanë probleme mbipeshe dhe sipas statistikave, shqiptarët po shëndoshen gjithnjë e më shumë. Specialistët thonë se 5 ndër 10 shqiptarë janë në mbipeshë dhe përveç ekzigjencave estetike, dihet tashmë që mbipesha bëhet shkas për shumë sëmundje. Sapo përmendim mbipeshën, menjëherë mendojmë se e gjitha kjo është e lidhur me faktin se ne hamë shumë, por në fakt më shumë sesa kjo, ne hamë keq dhe për më tepër nuk bëjmë një jetë aktive apo aktivitete sportive. Disa e kanë kuptuar se çfarë do të thotë një stil jete i shëndetshëm dhe avantazhet e një diete të pasur me vlera ushqimore. E me gjithë kujdesin e madh për trupin, dëshirën për të arritur një raport më të ekuilibruar me ushqimin, nuk arrijnë rezultatet e dëshiruara.

    Vështirësia kryesore është mosrezistimi teksa shohim një ushqim të shijshëm, por që është një bombë e vërtetë kalorie. Të shkosh të bësh pazaret apo thjesht të ecësh rrugëve të qytetit, rrethohesh kudo nga ushqimet e gatshme dhe joshëse për stomakun. Por ka nga ata që i mbyllin sytë, sepse dëshira për të qenë elegantë është shumë më e madhe e megjithatë rezultatet e pritshme nuk i kapin dot. Janë të shumta femrat, të cilat kanë zgjedhur dietat e forta për të arritur elegancën e tyre e përsëri nuk e arrijnë, sidomos nëse këtë rezultat e kërkojnë menjëherë, pa pasur durimin që kërkon ndjekja e një regjimi ushqimor të shëndetshëm në mënyrë që të dobësohesh ngadalë. Në fakt ka një keqkuptim të madh përsa i përket dietës, pasi shumë mendojnë se të mbash dietë do të thotë të privohesh nga ushqimi. Por dieta nuk është gjë tjetër veçse ai regjim ushqimor që të disiplinon mënyrën e të ngrënit, sasinë, cilësinë dhe kohën kur duhet konsumuar ai. Të tentosh të humbësh në 15 ditë ato kilogramë që ke akumuluar në 8 muaj është një çmenduri. Në aparencë regjimet e forta funksionojnë, por gjithçka është e përkohshme, sepse pas një dobësimi të menjëhershëm është më e lehtë të shëndoshemi. Pas fenomenit të obezitetit nuk fshihet thjeshtë dëshira për të ngrënë, pasi sot ushqimi nuk është më thjesht një nevojë biologjike, por edhe një akt simbol. Emocionet që përjetohen, raportet me vetë trupin, marrëdhëniet me të tjerët e mbushin me kuptime të reja dietën e adoptuar dhe zgjedhjen e ushqimeve. Ne nuk hamë vetëm për t’u ushqyer, riti i të ushqyerit është i lidhur ngushtë me personalitetin tonë më të thellë. Ja përse një individ megjithëse është i informuar, di shumë mirë se cila është një dietë e ekuilibruar, nuk arrin gjithmonë të respektojë rregullat e një mënyre korrekte të ushqyerit. Pra ushqimi emotiv, stili jo korrekt i jetës, dietat e gabuara, jeta sedentare, genet jo të mira janë shumë faktorë që hyjnë në lojë dhe na e bëjnë gati të pamundur arritjen e peshës që ne ëndërrojmë. Por zgjidhje ka, pasi individë të ndryshëm janë dëshmia dhe shembulli i gjallë që po të kesh vullnetin e duhur, ia del mbanë. Prandaj kësaj radhe në forum, nuk do flasin vetëm këta individë, por edhe specialisti për të na mësuar edhe ndonjë gjë që nuk e dimë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Të vërteta dhe false për dobësimin

    Të vërteta
    Sallata në fillim të çdo vakti të ngopEshtë e nevojshme të hash sallatën para gjellës. Të konsumosh një racion zarzavate para se të fillosh një vakt të plotë, ndihmon në kontrollimin e oreksit, fryrjes së stomakut dhe jep ndjesinë e ngopjes.

    Nuk duhet të darkohet shumë vonë
    Midis darkës dhe momentit të rënies në gjumë duhet të kalojnë të paktën tri orë për t’i dhënë mundësi trupit që të bëjë tretjen. Në darkë metabolizmi është më i ngadaltë dhe është e vështirë të djegësh ato çka ha.

    Eshtë mirë të mos i shoqërosh disa ushqime me të tjera
    Eshtë mirë që brenda të njëjtit vakt të mos kombinosh ushqime, që përmbajnë të njëjtat vlera ushqimore si p.sh mish dhe djathë, sepse kështu rrezikohet të kesh tepricë proteinash dhe yndyrash. Mos i shoqëro ushqimet e pasura me fibra (drithëra, bishtaja, perime) me ato që përmbajnë kalcium (qumësht dhe produktet e tij, mish, vezë) sepse reduktohet tretja e këtyre mineraleve.

    Të gabuara
    ushqimet light nuk demtojne Versionet e lehta të ushqimeve yndyrore dhe të sheqernave, si gjalpi, djathi, pijet janë të lejueshme ndonjëherë. Eshtë mirë të mos ekzagjerohet jo vetëm se ushqimet light janë të pasura me koservues në krahasim me ushqimet tradicionale, por edhe sepse me justifikimin se janë më të lehta, përfundojmë duke e tepruar me sasitë dhe kështu nuk arrijmë qëllimin tonë të dobësimit.

    Yndyrnat të ngopin më shume
    Aftësia ngopëse e një ushqimi nuk është në përpjesëtim të drejtë me vlerën kalorike, siç mund të mendohet. Në të kundërt ushqimet që të ngopin më shumë janë ato të pasura me proteina, më pas ato me karbohidrate (të cilat të ngopin shpejt, por të mbajnë pak). Ndërkohë ushqimet me përmbajtje të madhe yndyrnash jo vetëm që nuk treten shpejt, por kanë një aftësi ngopëse shumë të dobët.


    Mesoterapia, të dobësohesh pa mbajtur dietë
    Tani është e mundur edhe në klinikat tona


    Mesoterapia është një specialitet mjekësor, që përfshin injektimin e produkteve bimore dhe vitaminave nën lëkurë. Mesoterapia mund të përdoret për të humbur në peshë, për celulitin, trajtimet rigjeneruese, etj. Për herë të parë në Shqipëri këtë teknikë ka filluar ta aplikojë qendra estetike «Klajger», në Tiranë me mjeken specialiste Shpresa Ndriollari. Mesoterapia, pohon mjekja përveç se bën që të humbësh në peshë, rrit qarkullimin e gjakut, tret dhjamin e akumuluar në zonën që do trajtohet, bën limfodrenazhin. Mikroinjeksionet bëhen në mënyre të tillë që tresin dhjamin e akumuluar. Këto injeksione bëhen pikërisht në zonën që do trajtohet. Të mësojmë diçka më shumë mbi mesoterapinë nëpërmjet mjekes Ndriollari.

    Sa trajtime duhen për të arritur rezultatin e dëshiruar?
    Kjo do të variojë në bazë të shtresave të dhjamit, të celulitit dhe të lëkurës që do të trajtohet. Seancat mund të jenë nga 5 deri në 10 seanca. Të parat duhet të jenë intensive, çdo 1 javë ose 10 ditë.

    Sa shpejt do të duken rezultatet?
    Rezultatet variojnë, ato mund të duken pas tre ose katër seancash.

    A do të zgjasin rezultatet?
    Rezultatet zgjasin. Por siç e dimë vetë procesi i mplakjes është një proces dinamik. Kështu që herë pas here ju mund të keni nevojë për seancë rifreskuese.

    A ka ndonjë efekt anësor kjo terapi?
    Mund të vërehet ndonjë skuqje në zonën e injektuar, rrallëherë mund të vihen re edhe hematoma, të cilat kalojnë.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599
    Ne fakt mire eshte por jo te kalojme kufirin.Sepse kam nje vajze ne pune qe i bie te fiket nga te pangrenit.Kjo eshte dicka maksimale per nje njeri qe do te jet i dobet ne rastin konkret kjo vajza eshte e dobet nuk ka shume kile ne trup.Por do te mbaji gjithmone diet.Akoma eshte semure nuk e di se si quhet ajo semundja qe ka por eshte dicka qe ka te beji me kete qe i ben shendetit te saj.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •