Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Star Akademi!?

    Star Akademi

    Edicioni i dyte i serialit televiziv “STAR ACADEMY”
    Kurre me pare nje skene televizive nuk ka ndjere emocione aq te forta, kurre me pare ne nje studio televizive publiku nuk ka mbeshtetur aq fuqishem sa ne “STAR ACADEMY”…..

    Mbas suksesit te edicionit te pare, premtimeve te mbajtura per bursat e studimit per tre fituesit e vendeve te para, mbeshtetjes dhe promovimit te fituesve te tjere, ne aktivitetet me te rendesishme te muzikes qe u organizuan gjate ketij viti, rikthehet ne TV KLAN “Star Academy”, seriali ku zbulohen talentet e reja te kenges dhe kercimit modern, permes nje debati te gjere me publikun.” Star Academy ” dhe kete vit do te jete nje “Reality Show” per te rinjte, prinderit dhe mesuesit, te cilet i trajnojne artistikisht dhe psikologjikisht per “jeten ne skene”.

    Protagoniste te spektaklit do te jene te rinjte deri ne moshen 27 vjeē, te cilet do te konkurojne ne kenge dhe kercim modern, po njekohesisht protagoniste ne kete serial jane edhe prinderit dhe mesuesit e tyre. Keta te fundit do te trajnojne psikologjikisht jo vetem nxenesit per karrieren artistike, por njekohesisht gjate debateve ato i japin keshilla dhe prinderve te konkurenteve si duhet drejtuar nje i ri qe do beje karriere ne skene.
    Seriali televiziv “ Stars Academy ” do te transmetohet per 14 jave (Mars – Qershor) ne prime time ne ora 21.00 ēdo te Premte ne Televizionin Kombetar “Klan” ne transmetim tokesor dhe satelitor. Gjithashtu do te ritransmetohet diten e Diel ne mesdite.
    Gjithashtu gjate javes do te transmetohet emisioni (60 minuta) “Akademia” (5 here ne jave) me trajnimin, problemet, konfliktet, e te rinjve gjate proēesit mesimor te Akademise.
    Qellimi i ketij seriali eshte jo vetem promovimi i talenteve por edhe krijimi i nje prespektive per ta, duke u specializuar ne Akademine tone ne rrymat moderne te muzikes dhe dansit, apo specializime ne shtete te tjera me qellimin final: te krijojme hapesira punesimi ne nje kompani dansi per spektakle dhe musical dhe formacione orkestrale per show televiziv dhe muzike moderne. Per kete arsye repertori i perzgjedhur per konkurim do t’i perkase kercimeve apo muzikes moderne dhe popullore ne rrymat si rock, jazz, blues, latin, fusion, funk, etj.

    Struktura
    Struktura e ketij spektakli do te proēedoje permes kater linjave kryesore:

    Kompeticioni ne dy disiplina:
    Balet
    Kenge
    Seriali “Akademia”, i cila do te jete i pranishem ne ekran ne dy menyra:
    Proēesi i mesimdhenies - gjate javes
    Proēesi i gjykimit - gjate spektaklit diten e Premte.

    Sqarojme qe trupa e pedagogeve te baletit dhe kenges do te perbeje njekohesisht dhe panelin e gjykimit gjate spektaklit. Ky panel gjykon, jep opinione, vleresime por nuk ka te drejte vote.
    Debati ne studio, i cili do te zhvillohet ndermjet:
    Spektatoreve dhe konkurenteve
    Spektatoreve dhe panelit te pedagogeve.
    Momenti i vleresimit, i cili do te kete dy menyra:
    Paneli i pedagogeve – gjykojne, japin opinione
    Televotimi – si percaktuesi i vetem per fituesit e kompeticionit.

    Struktura e kompeticionit

    Konkurimi do te zhvillohet ne dy faza.
    Faza e pare – Faza seleksionuese:15 janar – 15 shkurt. Ne kete faze konkurentet duhet te prezantojne dy materiale te zgjedhura sipas deshires.
    Faza e dyte - Faza e konkurences televizive(14 puntata): Mars –Qershor.
    Ne kete faze te konkurimit televiziv do te startojne garen 22 konkurente: balerine dhe kengetare.
    Ne gare hyjne te gjithe se bashku, te ndare ne dy skuadra: Skuadra e Bardhe dhe Skuadra Blu. Ne cdo puntate nxenesit e Star Akademi, konkurojme me 8 materiale ne disiplinen e kenges dhe baletit. Ne fund te cdo puntate nepermjet televotimit shpallet skuadra fituese, e cila ka te drejten te percaktoje se cili/cila nga skuadra humbese duhet te lere shkollen. Me i nominuari ka dy mundesi shpetimi:
    1 – top lista e javes, (nese renditet ne 10 vendet e para atehere eshte automatikisht i shpetuar);
    2- trupa pedagogjike e cila me vote te fshehte jep opinion nese nxenesi duhet te qendroje apo j o ne “Akademine e Yjeve”.


    Ne fund te konkurimit fituesit dhe finalistet e nates se fundit do te shperblehen ne disa lloje ēmimesh:

    Ēmime te vleresuara ne para
    Bursa studimi
    Kontrata pune



    Nxenesit e “Star Akademi”

    Skuadra e Bardhe

    1. Ajkuna Anxhaku - kenge. Eshte nga Tirana. Eshte 15 vjec, nxėnėse nė shkollėn e mesme private “Mesenjtorja 21”. Qellimi i saj eshte jo thjesht per te fituar akademine por ka shume deshire te kendoj ne te ardhmen. Jeton me motren dhe prinderit.
    2. Denis Kraja – kenge, 16 vjec nga Shkodra. Eshte nxenes ne vitin e trete ne shkollen “28 nentori”. Ka kenduar solist ne Festivalin e Femijeve Shkoder qe ne moshen 6 vjecare. Mendon se ka aftesi te medha ne organizim, aftesi komunikuese, mendon se eshte konkurent i denje sepse eshte i afte ne fushen ku merr pjese dhe eshte mesuar me skenen.
    3. Idrit Hysa – kenge, 16 vjec nga Tirana. Nxėnės nė vitin e dytė tė shkollės sė mesme “Sami Frasheri”. Ka kenduar tek Elefant Show, Zerat e rinj, Goodmorning Albania . Degjon muzike pop dhe jazz, aktualisht degjon muzike te vjeter Jazz. Veshtiresia e Star eshte fakti qe nuk do te ketė shume kohe te lire.
    4. Entela Zhula – kenge, 17 vjec, nga Tirana. Eshte maturante ne shkollen e mesme “Partizani”. Ka konkuruar ne Top Fest, serialin Sfida dhe ka fituar, festivalin e 44-te ne RTSH si fituese e cmimit te te rinjve. Ka pasur deshire te jete showgirl dhe ka deshiruar te jete kengetare profesioniste. Ka kenduar qe 9 vjec. Ka kenduar per rreth 4 muaj ne El Cavaliero Club. Tashme eshte vokaliste e grupit Zodiak.
    5. Venera Lumani – kenge, 16 vjec nga Tetova. Nxenese ne vitin e dyte ne Liceun Artistik, dega Kanto, Shkup. Kenga eshte pasioni i saj me i madh.
    6. Ariola Guxho – balet, 20 vjec. Eshte nga Lushnja. Eshte studente ne Institutin e Fiskultures “Vojo Kushi” ne Tirane . Qe ne femijeri donte te behej kercimtare dhe ka dale kampione ne aerobi 2000-2007. Gjate Star Akademi do te mundohet te jete vetvetja. Mendon se jeta e saj ka qene nje telenovele dhe e ndjen veten te afte per te konkuruar ne zhanrin qe ka zgjedhur.
    7. Asleda Rushitaj – balet, 16 vjec, nga Tirana. Eshte nxėnėse nė shkollėn Pedagogjike “Sadik Stavaleci”. Mendon se ka vullnet dhe do t’ia arrije te fitoje Star Akademi. Ajo sapo ka botuar librin e saj te pare me poezi.
    8. Sigi Gjini – balet, 16 vjeē nga Tirana. Eshte nxenese ne Shkollėn e Baletit. Qe e vogel ka udhetuar nga Maqedonia deri ne Amerike per turne por edhe per pushime. E konsideron veten si balerine te kompletuar. Pervec burses, ne Star Akademi ajo shpreson te fitoj edhe duartrokitjet e publikut.
    9. Henri Boja - balet, 20 vjeē, nga Tirana. Vjen per te sfiduar ne balet, me endrren per t’u bere i famshem.
    10. Besar Ismaili – balet , 22 vjec nga Maqedonia. Eshte student ne vitin e dyte ne Akademine e Arteve, dega Pikture ne Shkup. Baleti eshte nje nga pasionet e tij.
    Skuadra Blu
    1. Bledi Polena – kenge, 20 vjec nga Korca. Eshte student ne Akademine e Arteve ne Tirane , dega flaut. Do te donte ta shihte veten ne skena te medha. Aktualisht ka nje grup me te cilin luan neper pub-e.
    2. Megi Laska – kenge, 16 vjec, nga Tirana. Eshte nxenese ne vitin e dyte te shkolles “Asim Vokshi”, dega frengjisht. Ka kenduar ne festivalin e RTSH. Festivalin Europian te femijeve, dhe ne Festivalin e Zerave te rinj 2002. Ne Star Akademi do te jete vetvetja. Nga Star Akademi do te synojė te fitoje nje burse.
    3. Ingrid Duka – kenge, 16 vjec nga Tirana. Eshte nxenese nė vitin e dytė nė shkollėn e mesme “Sinan Tafai”. Qe 5 vjec ka marre leksione pianoje, ka qene e talentuar dhe mendon se eshte e lindur te jete artiste. Ka kenduar tek Top Channel dhe Vizion Plus. Strategjia per te fituar Star Akademi eshte pune pune dhe vetem pune. “ Po te mos e ndieja veten e denje nuk do te kisha marre mundimin te vija e te pranoja humbjen, gjithsesi me pelqejne sfidat edhe pse dua te mesoj te perballem dhe te ve veten ne prove. Une kam guxim ne pergjithesi”.
    4. Klejvis Saliaj – kenge, 19 vjec, nga Ballshi. Eshte student ne Fakultetin e Histori Filologjise, dega gazetari. Kerkon te jete kompetitiv ne fushen e artit, eshte marre me televizion, ka studiuar gazetari, ka dale tek emisioni Troē ne TVSH. Ka kenduar ne koncerte ne Ballsh. Mendon se me sinqeritet dhe me kembet ne toke ai do te mund ta fitonte Star Akademi.
    5. Betime Zylali – kenge, 16 vjec nga Struga. Eshte nxenese ne shkolle te mesme te pergjithshme.
    6. Lulfjolla Rufati – kenge, 16 vjec nga Kerēova Eshte nxenesen en vitin e dyte ne Liceun Artistik, Shkup, dega kanto. Lulfjolla shprehet se ka filluar te kendoje para se te fliste dhe endrra e saj eshte te behet nje kengetare e njohur.
    7. Saimir Myslia – balet, 19 vjec. Eshte nga Tirana. Ka mbaruar shkollen e mesme. I pėlqen muzika dhe breakdance.
    8. Enea Bakiu – balet, 15 vjec, nga Durresi. Eshte nxenes ne shkollen e mesme. Endrra e tij me e madhe eshte te futet ne Shkollen e Baletit. Arritja me e madhe e tij deri tani eshe pjesemarrja ne Star Akademi me forcat e veta. “Do te punoja shume dhe do te arrija rezultate te mira ne akademi per te konkuar ne shkollen e baletit me pas.
    9. Emirjana Lada – balet, 16 vjec nga Tirana. Nxėnėse nė shkollėn “Arben Broci”. Fillimisht ka qene ne shkollen tetevjecare te muzikes ne Shkoder pastaj ka ardhur ne Tirane . Ka kenduar ne festivalin e shkodres 5 vjet me pare si edhe ka bere balet. Enderron te behet nje nga balerinat me te mira ne Shqiperi dhe per kete eshte e vendosur te punoj shume.
    10. Marsida Hajdinolli – balet, 15 vjec. Nxenese ne Shkollen e Baletit. Vjen ne Star Academy per tė konkuruar ne disiplinen e baletit sepse beson se prej skenes se kesaj akademie do te marre famen qe i duhet per te nisur mbare karrieren e saj.
    11. Ana Sharra 24 vjec. Ka ardhur enkas nga Italia per t’u bere pjese e Star Akademise duke konkuruar si balerine.





    Cfare mendoni per kete emision, a eshte duke lozur nje rol te mire ne perparimin e rinis shqiptare apo eshte duke ndodhur e kunderta!?

    Mua personalisht: me vjen turp kur shikoj emisione te ketilla, dhe mendoj se ndikon shume keq ne rinin tone.




    P.s. se c'me ka kapur me keto televizionet tona, e tmerrshme nuk i duroj dot.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shefqeti11 : 28-04-2007 mė 07:30
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-06-2007
    Postime
    4
    mir do te jet qe radhen e ardhshme me qe amc eshte pjes e grupit kozmote ata qe jetojn ne maqedoni te mund te votojn nepermjet rjetit kozmofon kjo nuk eshte kritik por keshill per heren e ardhshme

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-06-2007
    Postime
    4
    emisioni eshte fantastik vec se nuk duhet lejuar aq debat i ashper un e kuptoj se debati eshte pjes e rendesishme e spektaklit por dikush mund te kthej fjal por dikush mund te ofendoet teper dhe nga vet natyra e tij te jet i qet dhe te mos kthej fjal tjetrit

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-06-2007
    Postime
    4
    sa per fituset riku kuptohet e meritonte a sa per ajkunen me cudit pak se ajo kur merte mikrofonin te flas te gjith i benin uuuuuuuuu kurse ne fund doli fituese.ok kishte ze te mir por te tre kengetaret e tjer kishin ala me te mir

Tema tė Ngjashme

  1. Lidhja Shqiptare e Prizrenit - 10 qershor 1878
    Nga Taulant-Dardani nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 11-06-2023, 07:23
  2. Teqea e Madhe e tarikatit “Sa’adi”
    Nga Mexhid Yvejsi nė forumin Komuniteti bektashi
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 27-02-2017, 08:51
  3. "Panairi i Librit"
    Nga fisniku-student nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 08-06-2012, 17:53
  4. Gjenerali Petrit Dume dhe kuajt..
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 01-11-2008, 08:24
  5. Universiteti i Tetovės kurorėzoi njė 10-vjeēar historik
    Nga Studenti-Te nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-03-2005, 15:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •