Ne dosjen e hartuar nga prokuroret italiane rezulton emri i Erion Braces
Pergjimet e realizuara nga prokuroria italiane per anetaret e “Bandes se Lushnjes” te drejtuar nga Aldo Bare, i njohur edhe me emrin Alfred Shkurti, kane nxjerre ne drite detaje interesante, ku permenden edhe emra politikanesh. Ne nje bisede te pergjuar me 11 prill 2004, mes Alfred Shkurtit (Aldo Bare) dhe Alxhi Nallbanit diskutohet mundesia e fitimit te tenderit per ndertimin e rruges Lushnje-Fier dhe marrja e ekskluzivitetit per vendosjen e disa pikave te karburantit. Ne diskutimet per tenderat, inkuadrohet dhe emri i Erion Braces, deputet i Partise Socialiste. Sipas kapitullit 18, faqe 398, te dosjes penale te prokurorise italiane, eksponenti socialist qe drejton dhe gazeten “Zeri i Popullit”, ne komunikimin me pjesetare te organizates se dyshuar kriminale, kishte deklaruar se gara e tenderit do te fitohej nga disa sipermarres italiane, te njohur nga ai. Prokurori Italian Dionixhi Tibone ka perfshire ne dosjen per pjestaret e “Bandes se Lushnjes” edhe tekstin e zbardhur te bisedes se pergjuar.
Biseda e regjistruar nga autoritetet italiane te drejtesise, mban daten 11 prill te vitit 2004 dhe u kap ne numrin e Alxhi Nallbanit. Ai kreu nje bisede telefonike me Aldo Baren, i njohur dhe si Alfred Shkurti, qe posedonte numer turk. Biseda perqendrohej ne perpjekjet per te fituar tenderin per ndertimin e autostrades Fier-Lushnje. Ne lidhje me kete argument, Nardi (Renardo Nallbani), vazhdonte me faktin se kishte folur me Erion Bracen. Ky i fundit i kishte treguar se gara e tenderit do te fitohej nga disa sipermarres italiane, te njohur nga ai. Biseda vijonte mbi projektin qe kishte organizata kriminale, “te bazuar ne shtytjen nga deputeti socialist Brace, me synimin per te fituar te drejten ekskluzive te instalimit, mbi te gjithe rrjetin autostradal ne diskutim, te disa distributoreve te benzines, te administruar direkt nga grupi kriminal”.
Komunikimi mes te shumekerkuarit te Shqiperise Aldo Bare dhe Alxhi Nallbanit, eshte ndalur dhe per udhetimin ne Gjermani qe Alxhi kishte bere me Renardo Nallbanin, i quajtur Nardi. Ne kete pike biseda behet e paqarte pasi Shkurti tregon se ka patur nje shkembim fjalesh me bashkeqytetasin i quajtur “doktori”, i cili po i linte menjane interesat e grupit te tyre. Alxhi replikon se ne momentin e rikthimit ne token shqiptare “do te merrej me doktorin”.
Aldo Bare, njohur dhe si Alfred Shkurti, cilesohet nga policia dhe prokuroria shqiptare si kryetar i nje organizate kriminale, e njohur si “Banda e Lushnjes”. Grupi “kriminal” me te pakten 20 anetare, disa prej te cileve po gjykohen ne Tirane dhe te tjere ne Torino te Italise, akuzohet se ka kryer nje seri vrasjesh dhe krimesh te tjera te renda gjate dekades se kaluar, kryesisht ne Lushnje dhe Tirane. Bare eshte arrestuar ne Turqi para disa muajsh por ekstradimi i mundshem i tij ne Shqiperi, duket ende i vaket. Ai kerkohet dhe nga drejtesia shqiptare, nen akuzen e trafikut nderkombetar te drogave te forta.
REGJISTRUAR NGA PROKURORIA ITALIANE
Pjese e materialit hetimor per biseden e zhvilluar mes Aldo Bares (Alfred Shkurtit) dhe Nallbanit
“Me daten 11 prill 2004, ne oren 22.53, ne numrin 338/8837418, ne perdorim te Alxhi Nallbanit, i quajtur Xhili, u kap nje telefonate drejt numrit turk 0090/5442172483, ne perdorim te Alfred Shkurtit. Gjate bisedes, ky i fundit e pyet Alxhin nese i ka perfunduar “punet”, Alxhi pergjigjet se ka bere “diskutimet”, vazhdonte duke sqaruar se do te qendronte ne Itali edhe per dy ose tre dite te tjera. Me pas i rrefen Shkurtit per udhetimin ne Gjermani te bere me Renardo Nallbanin, i quajtur Nardi, duke sqaruar: “shkova per te blere 2 kamione, me nje rruge, dy pune, e ke te qarte?” Alxhi me pas i sqaron Shkurtit se ne Itali jetohet shume mire, por ky i fundit i pergjigjet se “ne Itali ka shume shqiptare dhe te duket sikur je ne Tirane”. Shkurti tregon se ka patur nje shkembim fjalesh me bashkeqytetasin e tij i quajtur “doktori”, i cili po i linte menjane interesat e grupit te tyre, pra Alxhi replikon se ne momentin e rikthimit ne token shqiptare “do te merrej me doktorin”.
Shkurti, gjithnje ne kuader te dialogut te mesiperm, perseriste nevojen, nga ana e organizates, per te “siguruar” garen e tenderit per ndertimin e autostrades Fier-Lushnje. Ne lidhje me kete argument, biseda vazhdohej nga Nardi, i cili sqaronte se kishte folur me ish-gazetarin Brace, tani eksponent i larte ne Partine Socialiste, i cili i kishte treguar se gara e tenderit do te fitohej nga disa sipermarres italiane, te njohur nga ai.
Biseda vazhdonte mbi projektin qe kishte organizata kriminale, te bazuar ne shtytjen nga deputeti socialist Brace, me synimin per te fituar te drejten ekskluzive te instalimit, mbi te gjithe rrjetin autostradal ne diskutim, te disa distributoreve te benzines, te administruar direkt nga grupi kriminal.”
Telekomandimi i goditjes
Publikimi ne nje te perditshme i disa materialeve nga dosja hetimore per pjestaret e “Bandes se Lushnjes” terhoqi interesin maksimal te publikun, ndersa dolen ne drite edhe emra politikanesh te permendur ne biseda telefonike te pergjuara. Goditja publike dukej e telekomanduar, ndersa ne serine e pare te publikimeve u shenjestrua anetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Artan Gjermeni, ne serine e dyte ministry Lufter Xhuveli dhe ne te treten ish-Kryeministri Fatos Nano, nepermjet permendjes se ish-shoferit te tij. Vete ish-kreu socialist sqaroi poziten e tij, duke deklaruar se nepermjet zedhenesit se “prokurori ka bere te qarte qe Nano s’ka lidhje, pasi behet fjale per nje bisede te dy te pandehurve”. Bisede ku permendej emri i Nanos dhe i shoferit te tij. Per me teper, ish-Kryeministri vleresoi se sulmi ndaj tij vinte per shkak te kandidimit per postin e Presidentit te Republikes.
Ne serine e botimit te materialeve per “Banden e Lushnjes” doli ceshtja e ndertimit te rruges Lushnje-Fier dhe interesit te grupit te njohur kriminal per te fituar tenderin. Pikerisht ne kete seri botimesh dosja u censurua dhe nuk u botua e plote, duke fshire emra te politikaneve te caktuar, te cilet permendeshin gjate bisedes mes dy pjestareve te “Bandes se Lushnjes”. Censurim qe hedh dyshime te forta mbi qellimin e vertete te botimit dhe perzgjedhjes se teksteve per t’u botuar. Ne deklaraten e tij publike, ish-Kryeministri Nano foli per manipulim faktesh dhe “qendrim abuziv dhe shantazhues te botuesit te ‘Gazetes Shqiptare’, i rreshtuar per interesa politike dhe komerciale te dyshimta…”.
Krijoni Kontakt