Ka triumfuar mes 25 vajzave nga e gjithë bota duke sjellë me vete kurorën e “Miss Capital City of the World”. Pikërisht Daniela Hoxha, pjesëmarrësja e “Miss Shqipëri 2006” është shpallur fituese në aktivitetin e organizuar pak ditë më parë në Turqi. Mes konkurseve të shumta të bukurisë që organizohen sot në botë, ka mbërritur kështu një lajm i mirë dhe një trofe për Shqipërinë. Konkursi i organizuar nga Suha Ozgermi, është një degë e kompeticionit të “Miss World”, patenta e të cilit mbahet nga John Johnsing. “Deliart Association”, me të drejtën e pjesëmarrjes së miseve shqiptare në këtë eveniment të rëndësishëm të bukurisë është përfaqësuar me dy miss-e pjesëmarrëse, ku përveç fitueses Hoxha ka qenë edhe Fjorentina Kristo. Pas trofeut që ka sjellë në shtëpi, Daniela ka ndarë në këtë intervistë për “Bluetooth” dhe emocionet që ka marrë në këtë aktivitet të rëndësishëm.
Jeni shpallur “Miss Capital City of the W o r l d ” . Ç’domethënie ka për ju ky çmim?
Patjetër që fillimisht e rëndësishme është pjesëmarrja. Pastaj vijnë pretendimet për një çmim. Në këtë pikë ndjehem e lumtur. Në të vërtetë u ndjeva mirë qysh në momentin kur më erdhi ftesa për të marrë pjesë në këtë aktivitet. Faktikisht, në atë moment isha duke u përgatitur për të shkuar në një tjetër konkurs bukurie, që organizohej në Ganë, por për disa probleme teknike nuk munda të shkoj. “Miss Capital City of the World” ishte një kompeticion në fakt, që unë prisja të merrja
pjesë. Ishte një aktivitet i rëndësishëm që organizohet një herë në dy vjet, dhe fillesat i ka pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Si ishte pjesëmarrja? A kishit konkurrente të forta?
Aktiviteti u organizua në “Show Land Anatolia” dhe në të merrnin pjesë 25 vajza nga e gjithë bota. Pa modesti, po mund të them që ndihesha e vlerësuar gjithë kohës, nga të gjithë njerëzit më shihnin dhe më komplimentonin. Konkurrencë, sigurisht që kishte. Vajzat ishin shumë të mira dhe ndihej konkurrenca mes njëra-tjetrës. Kjo pasi të gjitha vajzat ishin të zgjedhurat e konkurseve të vendeve të tyre. Gjatë konkursit u bë një klasifikim, ku u zgjodhëm dhIlda LUMANI jetë më të mirat dhe nga këto u vlerësuam shtatë me çmime.
Cila ka qenë e veçanta për ju gjatë këtij aktiviteti. Çfarë ju ka lënë mbresa?
Mund të duket e çuditshme, por ajo që më bëri më shumë përshtypje dhe që unë nuk e kuptova fillimisht ka qenë momenti, kur unë u shpalla fituese. Ndërsa qëndronin prapa skenës 10 vajzat që ishin zgjedhur më të mirat, në skenë prezantuesit zgjidhnin vajzat që u jepnin çmime. Nga informacioni që kisha, do të jepeshin 7 çmime. Ndërsa u shpallën gjashtë fitueset, duke parë tri konkurrentet e tjera që kisha përballë, mendova se në atë moment do të thirrej emri im, por... Prezantuesit filluan të falënderonin sponsorët dhe mbështetësit e evenimentit dhe në atë moment mendova se këtë herë rregulli ishte ndryshuar dhe do të ishin
vetëm 6 vajzat, që ishin në skenë fituese. Por menjëherë pas kësaj është thirrur emri im dhe unë u gjenda në skenë. U ula në poltron dhe më vunë një fashë, të cilën nuk po e lexoja se çfarë çmimi kisha marrë. Vetëm kur më kanë sjellë çmimin, e kuptova që isha fituesja.
Si ndihesh pas marrjes së këtij çmimi?
Ndihem shumë krenare për veten time dhe gjithashtu ndihem krenare për përfaqësimin që i kam bërë Shqipërisë, mundësi që ma ofroi sigurisht “Deliart
Association”.
Ndërkohë, jeni një nga modelet që sfiloni në pasarelën e “Netëve të klipit shqiptar”. Ku ndihesh më mirë, në një konkurs bukurie apo në një sfilatë mode?
Realisht janë dy gjëra që më pëlqejnë t’i bëj vërtet. Ndihem shumë mirë edhe kur konkurroj për një titull edhe kur sfidoj mbi një pasarelë. Janë dy gjëra që nuk i ndaj dot dhe nuk dua t’i veçoj nga njëra-tjetra.
Gjatë kësaj kohe keni pasur oferta për të marrë pjesë në aktivitete që kanë të bëjnë me modën, apo dhe botën e reklamave?
Realisht kam pasur oferta, por atë që bëj, unë dua ta mendoj mirë dhe jam pak përzgjedhëse në këtë pikë. Gjithsesi jam e gatshme dhe pres të marr pjesë në të tjera aktivitete
Ballkanweb
![]()
Krijoni Kontakt