Krenar me veten, Ronaldinjo hoqi bluzėn dje pėr tė mohuar thashethemet nė lidhje me shėndetin e tij tė tepėrt. Fantazisti i Barcelonės ėshtė quajtur i shėndoshė dhe njė gjė e tillė nuk i ka lėnė njė shije tė mirė. Pasi hoqi fanelėn, braziliani tha: "E shihni, nuk jam i shėndoshė, jam vetėm pak i mbushur". Ka qenė humori pėrgjigja me tė cilėn fantazisti iu pėrgjigj informacionit tė publikuar nė ditėt e fundit nė mediat spanjolle, ku thuhej se ai ėshtė mbipeshė. Pavarėsisht kėsaj, Ronaldinjo do tė mungojė edhe nė sfidėn e sotme, qė Barcelona do tė zhvillojė pėr ēerekfinalet e Kupės sė Mbretit ndaj Vilarealit. Gjė qė sėrish ka krijuar aludime nė Spanjė, pėr mė tepėr qė zėrat e ardhur nga Milano nė lidhje me njė transferim tė mundshėm tė fantazistit nė radhėt e Interit, janė shtuar. Rajkard megjithatė nuk ka thirrur as mbrojtėsin Erik Abidal, i cili vuan nga njė ndrydhje e kėmbės. Nė fushė do tė jetė megjithatė Hoze Edmilson, ndonėse ai nuk mund tė luajė ende pėr 90 minuta.
Rajkard
Trajneri i Barcelonės ka kėmbėngulur edhe dje se ēdo gjė qė thuhet rreth Ronaldinjos nuk pėrputhet me realitetin. Braziliani ėshtė folur pėr njė kalim tė mundshėm tek dy klubet e Serisė A, Milan apo Inter, por pėr Rajkard njė gjė e tillė nuk do tė ndodhė, tė paktėn tani afėr. "Ka shumė zėra, por asgjė konkrete", u shpreh holandezi. "Ne jemi tė lumtur me Ronin", shtoi ai. Trajneri tha gjithashtu se lėnia jashtė e Ronaldinjos pėr ndeshjen e sotme nė "El Madrigal" kundėr Vilarealit, ka ardhur pėr shkak tė dėmtimit tė tij. "Duke pasur parasysh situatėn e tij qė vjen pas njė dėmtimi tė rėndė, mendoj se ėshtė duke ecur mirė", tha Rajkard, sipas tė cilit, fantazisti do tė jetė shumė shpejt nė fushėn e lojės. "Unė kam folur me doktorėt dhe trajnerėt fizikė dhe ata mė thanė se ėshtė nė njė formė tė mirė dhe se tani nuk ka mė probleme", deklaroi Frenki Rajkard. Ronaldinjo ka munguar pėr njė pjesė tė mirė tė ndeshjeve tė kėtij sezoni pėr Barcelonėn si shkak i dėmtimeve tė shumta. Megjithatė, braziliani nuk ka treguar njė formė tė mirė nė ato ndeshje qė ėshtė aktivizuar, duke u fishkėllyer shpesh nga tifozėt. Ronaldinjo nuk luan qė prej "El Klasikos" mė 23 dhjetor.
Krijoni Kontakt