Close
Faqja 70 prej 71 FillimFillim ... 206068697071 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 691 deri 700 prej 701
  1. #691
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    flamini sipas mediave ka nenshkruar per 5 vjet me milanin
    sipas nje gazete spanjolle lahm ka nenshkruar per barcelonen
    nuk dihet nese kontrata i fillon kete vere apo pas nje viti kur i skadon kontrata me bayern
    JO SEKS PARA MARTESE

  2. #692
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    "Drogba te Reali, pėr tė lėnė tė lirė Van Nistelroin"

    Mediat angleze janė tė sigurta pėr kalimin e lojtarit afrikan te kampionėt e Spanjės


    Reali i Madridit ėshtė shumė pranė sigurimit tė njė tjetėr sulmuesi, pėr tė ndėrtuar skuadrėn e sezonit tė ardhshėm. Bėhet fjalė pėr Didier Drogba, i cili shihet si qendėrsulmuesi i pėrkryer, zėvendėsuesi mė i mirė i mundshėm i Rud Van Nistelroi. Dy gazetat britanike "Daily Mirror" dhe "Daily Star", kanė publikuar tė njėjtin variant nė lidhje me bisedimet trepalėshe mes Realit tė Madridit, Ēelsit dhe Milanit. Sipas tyre, kėto skuadra do tė ndėrrojnė sulmuesit gjatė verės, pėr tė rindėrtuar kontingjentin aktual.

    Gjithēka fillon nga Milani, i cili vazhdon tė interesohet pėr Rud van Nistelroin, duke e cilėsuar atė partnerin ideal tė tė riut Pato. Kuqezinjtė janė tė gatshėm tė shpenzojnė mbi 20 milionė euro pėr sulmuesin holandez, duke shtyrė madrilenėt tė kėrkojnė njė zėvendėsues tė tij, duke kontaktuar me Drogban. Sipas mediave angleze, futbollisti nga Bregu i Fildishtė ka rėnė dakord me drejtuesit e Ēelsit qė tė largohet pėr njė shumė tė pėrafėrt me 20-22 milionė euro, ndėrsa menaxheri i tij, Pierr Frelot, ėshtė takuar edhe me drejtorin sportiv tė madrilenėve, Predrag Mijatoviē. Futbollisti ka shprehur prej kohėsh pakėnaqėsinė e tij qė pas largimit tė Hoze Murinjos nga ekipi londinez dhe nuk e duron praninė e trajnerit Avram Grant. Njė burim pranė Realit tė Madridit ka treguar pėr mediat angleze se si kanė rrjedhur ngjarjet gjatė javėve tė fundit. "Drogba i ka komunikuar Ēelsit vendimin e tij, por dy klubet kanė vendosur tė mos bėjnė asgjė zyrtare deri nė mesin e muajit maj". Sipas gazetės "Daily Star", Reali i Madridit po bėn gati njė kontratė trevjeēare pėr futbollistin, qė do tė pėrfitojė 7.6 milionė euro nė sezon. Sipas saj, Ēelsi ka kėrkuar fillimisht Robinjon si shkėmbim pėr sulmuesin nga Bregu i Fildishtė, por madrilenėt kanė refuzuar, duke planifikuar qė tė mbajnė edhe pėr njė sezon brazilianin. Kjo ka shtyrė drejtuesit londinezė qė tė bėjnė njė kėrkesė krejtėsisht ekonomike, duke kėrkuar mbi 20 milionė euro pėr Drogba, pa u shqetėsuar pėr faktin se do tė mbeten me njė lojtar mė pak nė repartin e avancuar, pasi nė janar blenė njė lojtar me tipare tė njėjta, francezin Nikolas Anelka.
    Sui generis

  3. #693
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Totenhemi blen nje talent te ri.

    Totenhemi blen talentin Luka Modriē

    Skuadra e Totenhemit ka mundur konkurrencėn, duke siguruar shėrbimet e njė prej lojtarėve tė ri mė tė talentuar nė qarkullim, kroatin Luka Modriē. 22-vjeēari i Dinamos sė Zagrebit mendohet tė ketė kushtuar 15.8 milionė sterlina, por detajet mė tė hollėsishme do tė jepen nė ditėt nė vazhdim. Futbollisti qė ka luajtur mė shumė se 20 ndeshje ndiqej me interes nga shumė skuadra, si Manēester Siti, Ēelsi, Arsenali dhe Njukasėlli. Megjithatė, Totenhemi ka siguruar lojtarin, pasi trajneri Huande Ramos i ka premtuar njė rol prej protagonisti nė skuadrėn qė do tė luajė nė Kupėn UEFA gjatė vitit tė ardhshėm.


    Shqip
    Sui generis

  4. #694
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anėtarėsuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Moratti jep Ibrahimovicin pėr Messin
    Presidenti i Interit, Massimo Moratti, i ka thėnė Barcelonės se ata mund tė nėnshkruajnė me Zlatan Ibrahimovicin, por me kusht qė Messi tė luajė pėr zikaltrit.

    Moratti qe njė kohė tė gjatė ėshtė admirues i Messit dhe kurrė nuk e ka fshehur ėndrrėn e tij pėr ta sjellė argjentinasin nė Giuseppe Meazza.

    Pėr Ibrahimovicin, i cili duket se nuk dėshiron tė vazhdojė mė karrierėn nė Itali, pėrveē Realit ėshtė e interesuar edhe Barca, ndėrsa Moratti preferon njė kėmbim tė dy fenomeneve.

    “Ibrahimovici do tė qėndrojė me ne... absolutisht. Ndoshta atij i pėlqen Barcelona,... ndėrsa mua mė pėlqen Messi”, ka mbyllur filozofinė manjati i naftės.
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  5. #695
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anėtarėsuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Ibra eshte 0 me xhufke perpara Messi-t.
    Rapsoul , Modric eshte ai i kombetares kroate qe donte te merrte Barcelona. Mund ta kishte blere qe ne janar per 15 mil euro por nuk e bleu se ju duk shtrenjt. Shume keq qe paska ikur te Tottenham.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

  6. #696
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar mė parė nga DoLpHiN Lexo Postimin
    Ibra eshte 0 me xhufke perpara Messi-t.
    Rapsoul , Modric eshte ai i kombetares kroate qe donte te merrte Barcelona. Mund ta kishte blere qe ne janar per 15 mil euro por nuk e bleu se ju duk shtrenjt. Shume keq qe paska ikur te Tottenham.

    Epo ske c'ti bėsh, e morri Tottenhami, edhe pse ishte nje lojtar i mirė.

    Sa i pėrket transferimit tė lojtarit tė Palermos, sulmuesit Amaurit, thuhet se marėveshja vetem se ėshtė arritur dhe ai sezonin e ardhshėm vishet me dresėn bardh e zi.

    Kjo blerje mendoj se ėshtė njė blerje tepėr e mirė qė ka bėrė Juventus pėr sezonin e ardhshėm, ėshtė njė talent dhe njė lojtar teper i fort si nė duele ashtu edhe gjuajtjet e tij jane tejet tė frikshme. Blerje e qėlluar do tė ishte ky transferim.


    Rapsoul
    Sui generis

  7. #697
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Nasri shume afer largimit.

    Marseja: Nasri largohet pėr 20 milionė euro


    Presidenti i Olimpik Marsejės, Pape Diuf, ka folur rreth sė ardhmes sė njė prej talenteve mė tė mėdhenj tė futbollit francez: Samir Nasri. Numri 1 i klubit ka folur rreth tė ardhmes sė lojtarit, i cili cilėsohet si pasardhėsi i Zidan, e qė ka tėrhequr vėmendjen e shumė "big"-ėve evropianė, duke mos e hedhur poshtė mundėsinė e largimit. "Pėr Samirin gjithēka ėshtė e hapur. Mė ka kėrkuar tė provojė eksperienca tė tjera dhe ēmimi i tij ėshtė 20 milionė euro".


    Shqip
    Sui generis

  8. #698
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Alvesh refuzon Ēelsin, mendon pėr katalanasit


    Gazeta spanjolle "Marca" ka bėrė tė ditur dje se mbrojtėsi i Seviljes, Daniel Alvesh, ka kėrkuar qė tė transferohet te Barcelona, duke refuzuar mundėsinė pėr t‘iu bashkuar Ēelsit gjatė merkatos verore. Njė vit mė parė, futbollisti brazilian dukej se po drejtohej nga skuadra angleze, e cila ofronte njė rrogė mė tė majme dhe mundėsinė pėr mė shumė publicitet. Por, presidenti i Seviljes, Hoze Del Nido, i refuzoi tė gjitha ofertat, duke e mbajtur edhe pėr njė vit tjetėr lojtarin te Sevilja. Tani, Alvesh kėrkon pėrsėri tė largohet, por duke ndryshuar destinacion. Sipas informacioneve tė gazetės "Marca", ai ėshtė interesuar pėr projektin e rindėrtimit tė Barcelonės, pas dy sezoneve pa trofe, ndėrsa dėshiron tė qėndrojė nė kampionatin spanjoll, tė cilin e njeh shumė mirė. Pėr mė tepėr, edhe presidenti Del Nido ka ulur ndjeshėm kėrkesat e tij ekonomike. Meqė skuadra merrte pjesė nė Ligėn e Kampioneve, ai e shihte tė arsyeshme tė mbante lojtarin pėr sa kohė qė askush nuk afronte 40 milionė euro. Por, kėtė radhė, kėrkesa e tij mund tė zbresė nė 25-30 milionė, duke parė se futbollisti i kombėtares braziliane nuk do tė pranojė njė tjetėr sezon pa trofe.
    Sui generis

  9. #699
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    David Vija "ēmend" tė mėdhenjtė. Reali, superofertė pėr sulmuesin

    Nė garėn pėr spanjollin futet edhe Interi. Totenhemi nuk heq dorė


    E ardhmja e David Vijės duket se ėshtė e lidhur me Realin e Madridit, por gara pėr tė siguruar shėrbimet e tij nuk duket aspak e lehtė. Njė ndėrthurje ofertash e dėshirash, qė duket se do tė sjellė telenovelėn e radhės nė merkaton e futbollistėve. Sipas gazetės iberike "Marca", madrilenėt janė shumė pranė lojtarit, por edhe Interi nuk ka ndėrmend tė tėrhiqet pėr tė afruar sulmuesin e kombėtares spanjolle. Ndėrkohė, 26-vjeēari ka bėrė tė ditur se do t‘i pėlqente tė transferohej nė kampionatin anglez. Spekulimet janė ndezur, pas deklaratės sė bėrė nga Vija, qė pak ditė mė parė pohoi se gjatė verės do tė largohej nga Valencia, transferim qė do tė ndihmonte nė zgjidhjen e situatės aspak tė mirė financiare qė po kalon klubi.

    Pėr tė blerė sulmuesin, Reali ėshtė gati tė ofrojė 30 milionė euro plus njėrin ndėrmjet Esteban Granero ose Ruben De la Red. Nga ana tjetėr, Interi ka filluar kontaktet e para pėr David Vijėn, por sipas "Marcas" gjithēka ka mbetur pezull, pasi ish-lojtari i Saragozės pret lėvizjen konkrete nga "merengues". Fillimisht Valencia mendonte ta shiste kartonin e futbollistit pėr 20 milionė euro, por tashmė drejtuesit e klubit vendosėn ta dyfishonin ēmimin. Trajneri Bernd Shuster bėri tė qartė se dėshiron qė nė sezonin e ri tė ketė nė dispozicion njė sulmues tė fortė, duke mos e fshehur simpatinė pėr holandezin Jan-Klas Huntelar. Pra, nė merkaton e verės do tė ketė njė "duel" Vija-Huntelar, fituesi i tė cilit do tė vendoset nga drejtuesit madrilenė: klubi nuk ka ndėrmend qė tė blejė mė shumė se njė sulmues pėr edicionin e ri. 40 milionė eurot e pretenduara nga Valencia pėr Vijėn duket se nuk kanė trembur as Interin e Moratit. Presidenti Masimo Morati ka mbetur i mahnitur nga loja e 26-vjeēarit, kur dy sezone mė parė ai ka shėnuar nga distanca e largėt nė eliminimin qė spanjollėt i shkaktuan zikaltėrve nga Liga e Kampioneve. "Pėr repartin ofensivė, Interi mund tė mbėshtetet tek Ibrahimoviē dhe Kruz, por italianėt kėrkojnė edhe njė sulmues, qė shėnon me vazhdimėsi. Me David Vijėn, ata do tė tentonin tė fitonin Championsin vitin e ardhshėm", siguronte "Marca", duke kujtuar, ndėr tė tjera, se kampionėt e Serisė A po ndjekin me vėmendje edhe zhvillimet rreth sulmuesit tė Ēelsit, Dider Drogba.

    Kandidate serioze pėr Vijėn ėshtė edhe Totenhemi. Shumė media ndėrkombėtare e kanė nėnvlerėsuar rolin e "Hotspur", edhe pse ata janė ndėr klubet mė tė pasura nė Angli. Kjo ėshtė njėra arsye, pėrse skuadra e Huande Ramos nuk mund ta quajė veten jashtė garės. Nė ndihmė tė Totenhemit ka ardhur edhe lojtari, i cili dėshiron tė provojė fatin nė Premiership. Sė fundmi, ai ka thėnė se do t‘i pėlqente tė luante me Ēelsin ose Arsenalin, por Venger ka bėrė tė ditur se Vija nuk u nevojitet "topēinjve". Kjo deklaratė i hap rrugėn Huande Ramosit, me tė cilin sulmuesi ka pohuar se do t‘i pėlqente tė punonte. Nė Angli besojnė se kontaktet e klubit nga "Uajt Hart Lajn" me Valencian kanė filluar.


    Shqip
    Sui generis

  10. #700
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Lorik Cana "del" nga merkato: Do tė qėndroj te Marseja

    Pavarėsisht interesimit tė klubeve tė mėdha evropiane nė adresė tė Lorik Canės, futbollisti shqiptar ka deklaruar se nuk dėshiron tė largohet nga Olimpiku i Marsejės. Nė njė intervistė pėr "LaProvence", kapiteni i marsejezėve ka deklaruar se skuadra tashmė mund tė luftojė mė e qetė pėr vendin e tretė nė renditje, duke pėrgatitur ndeshjen e tė dielės kundėr Bordo. "Fitorja nė Monako na ka ndihmuar tė punojmė mė qetėsisht gjatė kėsaj jave. Nė kėtė mėnyrė jemi nė kushte mė tė mira pėr tė pėrgatitur fazėn e fundit tė kampionatit. Vendi i tretė nė renditje do tė pėrcaktohet nė dy ndeshjet e ardhshme dhe nė rast tė dy fitoreve radhazi, do ta kemi siguruar pjesėmarrjen nė Ligėn e Kampioneve. Merkato? Nuk ka asnjė arsye pse tė largohem, sidomos nėse Olimpiku i Marsejės e mbyll kampionatin nė vendin e tretė dhe merr pjesė nė Ligėn e Kampioneve. Mua mė pėlqen ky klub. Pėr sa kohė qė pėrfitoj kėnaqėsi nė fushėn sportive dhe klubi arrin objektivat e tij, unė nuk kam arsye pse tė kėrkoj tė largohem. Mund tė marr nė konsideratė njė hipotezė tė tillė vetėm nėse Olimpiku nuk pėrmbush objektivat, por njė gjė e tillė nuk po ndodh aktualisht. Gjithsesi, nėse klube tė tjera interesohen pėr mua, duhet qė tė jenė skuadra tė rėndėsishme. tė jeni tė sigurt: nėse largohem ndonjė ditė nga Marseja, nuk do tė jetė pėr tė shkuar nė ndonjė skuadėr dosido. Olimpiku ėshtė njė klub i madh nė Francė dhe shumė i njohur nė Evropė", u shpreh Cana nė intervistėn e tij.

    Shqip
    Sui generis

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •