Close
Faqja 66 prej 71 FillimFillim ... 16566465666768 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 651 deri 660 prej 701
  1. #651
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ronaldinho si gjithmon ne mesin e vemendjes per merkaton e veres.

    Ronaldinjo, Galiani darkė me vėllain e lojtarit



    Administratori i Milanit, Adriano Galiani, ėshtė takuar tė mėrkurėn nė darkė me vėllain e Ronaldinjos, Roberto De Asis, i cili luan edhe rolin e menaxherit. Burimet zyrtare tė klubit bėjnė tė ditur se kjo darkė pune ishte vetėm rreth ēėshtjes sė brazilianit Oliveira, tė cilin Milani e ka huazuar te Saragoza dhe dėshiron ta shesė nė fund tė sezonit. Por mėsohet se ėshtė folur pėr Ronaldinjon, i cili ka probleme me Barcelonėn dhe mund tė largohet nga katalanasit me shifrėn modeste tė 17 milionė eurove.

  2. #652
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Reali ben propozim drejt Romes.

    Real Madrid, propozohet shkėmbimi Vuēiniē-Saviola



    Predrag Mijatoviē ėshtė takuar tė martėn nė darkė me drejtuesit e Romės, jo pėr tė kėrkuar Akuilanin dhe De Rosin, por sulmuesin malazez Mirko Vuēiniē. Propozimi i drejtuesit tė Realit tė Madridit ka qenė shkėmbimi i tij me njė prej lojtarėve aktualė tė madrilenėve, sulmuesi Saviola. Por drejtuesit e skuadrės italiane e kanė refuzuar menjėherė kėtė hipotezė, pasi kanė marrė nė konsideratė tre detaje tė rėndėsishme. Vuēiniē ėshtė dy vjet mė i ri se sulmuesi argjentinas i Realit, luan mė rregullisht se ai dhe paguhet sa gjysma e futbollistit tė madrilenėve, i cili merr rreth 5 milionė euro nė sezon.

  3. #653
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Reali interesohet per Agueron.

    Reali interesohet pėr Serxho Aguero



    Gazeta spanjolle "Marca" ka bėrė tė ditur se Reali i Madridit po interesohet pėr sulmuesin argjentinas, Serxho Aguero. Futbollisti i Atletikos sė Madridit shihet si njė nga talentet mė tė mira nė qarkullim dhe aktualisht ēmimi i kartonit tė tij arrin nė 55 milionė euro. Edhe vetė trajneri Shuster nuk ka kundėrshtuar zėrat pėr njė interesim rreth kėtij lojtari. "Ka cilėsi shumė tė mira dhe ka njė tė ardhme po aq tė rėndėsishme", u shpreh ai, duke lėnė tė kuptohet se po sheh me vėmendje lojtarin e Atletikos.


  4. #654
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shtohen thashethemet per transferimin e Alves ne Barcelone.

    Edhe Barcelona ndjek Dani Alvesh



    Mbrojtėsi i Seviljes, Dani Alvesh, ėshtė shumė pranė kalimit te skuadra e Barcelonės, e cila kėrkon me ēdo kusht njė pėrforcim nė krahun e djathtė tė prapavijės. Kėtė e ka konfirmuar vetė menaxheri i futbollistit, Hose RodrĆ*guez Baster. "Po, ka interesim nga Barcelona, por ėshtė gjithēka nė dorėn e Seviljes dhe nuk e di nėse kanė filluar bisedimet. Ne do tė ishim tė gatshėm tė uleshim menjėherė nė tavolinėn e bisedimeve", u shpreh ai, duke lėnė tė kuptohet se lojtari dėshiron tė ndryshojė ekip.


  5. #655
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Barcelona kujton per merkaton. Vlen te ceket qe Ronaldinho i dha fund ketij sezoni shkaku i nje lendimi.

    Adriano i hap rrugėn shkėmbimit me Ronaldinjon

    "Kalimi te ‘blaugranat‘, njė aventurė e bukur"


    Problemet qė po kalon te Barcelona kanė bėrė qė Ronaldinjo tė dalė virtualisht nė merkato. Pėrveē Ēelsit, nė garė pėr tė siguruar shėrbimet e mesfushorit brazilian janė edhe tri skuadra italiane: Interi, Milani dhe Juventusi. Kjo bėn qė vizita nė Milano e vėllait-menaxher tė ish "Topit tė Artė", Roberto de Asis, tė mos jetė e rastėsishme. Ai ėshtė takuar me Adriano Galianin, administratorin e deleguar tė kuqezinjve, por sipas mediave spanjolle biseda ka pasuar edhe me drejtues tė klubit zikaltėr. Pikėrisht Interi pritet qė nė orėt nė vazhdim tė bėjė njė ofertė mjaft interesante pėr Barcelonėn. Para pėr arkat e klubit katalan, plus sulmuesi Adriano, i cili do tė shėrbente pėr tė ulur ēmimin e kartonit tė Ronaldinjos. Kjo manovėr synon qė tė ulė shpenzimet, edhe sepse momentalisht kartoni i fantazistit vlerėsohet nė afro 25 milionė euro.

    Shkėmbimit i ka hapur rrugėn edhe vetė Adriano, qė momentalisht aktivizohet te Sao Paolo nė kampionatin brazilian, ku ėshtė nė formė huaje deri nė qershor. Sulmuesi ka rigjetur qetėsinė dhe besimin qė i nevojitej: ai duket se ėshtė kthyer nė formėn mė tė mirė, duke realizuar edhe 11 gola. "Mė kanė folur rreth kėtij shkėmbimi tė mundshėm ndėrmjet Interit dhe Barcelonės dhe nuk jam i ēuditur, duke pasur parasysh atė qė po bėj kėtu nė Brazil", ka deklaruar 26-vjeēari. "Nuk ka asnjė dyshim qė do tė ishte njė aventurė shumė e bukur tė vishja fanellėn e njėrit prej klubeve mė prestigjiozė nė Evropė". Gjithsesi, Adriano ka preferuar tė pėrqendrohet mė shumė tek e tashmja. "Pavarėsisht kėsaj, shkėmbimi ėshtė diēka pėr tė cilėn nuk dėshiroj tė mendoj nė kėto momente. Kur tė kthehem nė Itali, vendimi final i takon Interit. Ēfarė do tė bėja nėse do tė kisha mundėsi tė zgjidhja? Prioriteti im ėshtė gjithmonė ai i tė qenit tė lumtur", shtoi nė mėnyrė disi enigmatike braziliani.

    Por, ndėrkohė qė nė radhėt e Interit hipoteza pėr shkėmbimin Ronaldinjo-Adriano po avancon, kundėrshtarėt nuk qėndrojnė pa bėrė asgjė. Mbi tė gjithė Milani: nė darkėn e pėrpara disa ditėve ndėrmjet Galianit dhe de Asis ėshtė vlerėsuar hipoteza pėr tė futur nė marrėveshje Rikardo Oliveiran, qė aktualisht luan nė formė huazimi te Saragoza (klubi spanjoll duket se nuk dėshiron tė paguajė 15 milionė pėr tė blerė tė gjithė kartonin e lojtarit). Sulmuesi ka treguar njė formė tė mirė nė Primera Division (kampionat ku padyshim vlerėsohet mė shumė se nė Serinė A) dhe nuk pėrjashtohet mundėsia qė Barcelona mund tė jetė e interesuar pėr ofertėn. Pas faktit qė Milani ka filluar tė mendojė strategjitė pėr tė arritur te Ronaldinjo, duket se ka ndikuar vetė presidenti Silvio Berluskoni: "Ronaldinjo kuqezi? Shpresojmė ende", ka deklaruar njėshi i klubit gjatė njė takimi nė fushatėn elektorale dhe ka bėrė me dorė edhe njė gjest, nėpėrmjet tė cilit dukej sikur donte tė thoshte, "pothuajse e kemi marrė". Ndėrkohė, nė listėn e pretendentėve teorikė ėshtė shtuar edhe Juventusi. Shtysė ėshtė bėrė portieri Xhixhi Bufon, qė disa ditė mė parė u kishte "sugjeruar" drejtuesve tė klubit tė bėnin njė tentativė pėr tė afruar Ronin nė skuadrėn bardhezi.


  6. #656
    i/e larguar Maska e Vjosa
    Anėtarėsuar
    19-08-2002
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    1,376
    ama mo ta marri Milani ate palltone se do na dali si Rivaldo te shkoje te lozi ne greqi edhe ky se shume na e cau koke turp qe e karahasonin Ronin me Maradonen.

  7. #657
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Lajmi me posht eshte 99% zyrtar.

    Manēini, projektuesi i blerjes sė Hleb dhe Kapel



    Interi duket se ka realizuar blerjen e parė tė rėndėsishme pėr sezonin 2008-‘09, duke siguruar mesfushorin 26-vjeēar tė Arsenalit, Aleksander Hleb. Futbollisti bjellorus ka rėnė dakord me ofertėn e bėrė nga kampionėt e Italisė, tė cilėt kanė bėrė gati njė kontratė pesėvjeēare prej 2.5 milionė eurosh nė sezon. Pėr tė bindur Arsenalin ka mjaftuar njė ēek prej 14 milionė eurosh, ndėrsa pritet qė zyrtarizimi i marrėveshjes tė bėhet menjėherė pas pėrfundimit tė sezonit. Por zikaltrit nuk janė ndalur kėtu, pasi po pėrgatisin njė tjetėr blerje tė rėndėsishme, 20-vjeēarin e Seviljes, Diego Kapel. Futbollisti mund tė luajė nė krahun e majtė si nė mesfushė, ashtu edhe nė mbrojtje, ndaj 12 milionė eurot qė kėrkon Sevilja janė mė se tė pranueshme pėr Moratin. Arkitekt i blerjeve ka qenė trajneri Manēini, i cili duket se ka siguruar qėndrimin e tij edhe pėr sezonin e ardhshėm, duke urdhėruar largimin e Sezar, Solarit, Figos dhe Manike

  8. #658
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Thashethemet per merkaton e madhe te Juves nuk kane te ndalur!

    Sigurohet Liga e Kampioneve, nis planifikimi i merkatos



    Fitorja me Milanin duket se i ka siguruar pėrfundimisht Juventusit pjesėmarrjen nė Ligėn e Kampioneve gjatė sezonit tė ardhshėm dhe tashmė bardhezinjtė kanė filluar tė mendojnė pėr merkaton verore. Objektivi kryesor i tyre vazhdon tė jetė sulmuesi i Palermos, Amauri, pėr tė cilin kanė kėrkuar informacione tė vazhdueshme gjatė javėve tė fundit. Gjatė ditės sė martė do tė zhvillohet njė takim me drejtuesit e Palermos, ku Seko dhe Blank do tė bėjnė ofertėn e tyre prej 15 milionė eurosh dhe njė lojtari, emri i tė cilit nuk ėshtė saktėsuar ende. Por bardhezinjtė kėrkojnė tė bėjnė njė pėrforcim cilėsor edhe nė mesfushė, duke synuar tė marrin Lampard tė Ēelsit ose Diego tė Verder Bremenit. Kapiteni i londinezėve ėshtė njė nga futbollistėt e preferuar tė Ranierit, por kėrkohet edhe nga skuadrat mė tė mėdha evropiane. Ndėrsa pėr Diegon, ēėshtja ėshtė mė e thjeshtė, pasi mjaftojnė 25 milionė euro pėr tė blerė brazilianin

  9. #659
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Manchester City kerkon per trajner Felipe Skolarin.

    Manēester Siti mendon pėr Luis Felipe Skolarin



    Trajneri i Manēester Sitit, Sven Goran Erikson, rrezikon tė mbyllė shumė shpejt karrierėn e tij nė radhėt e skuadrės angleze. Pas njė fillimi sezoni shumė premtues, Siti pėsoi njė rėnie tė ndjeshme dhe tashmė ėshtė nė vendin e tetė nė renditjen e kampionatit anglez. Njė gjė e tillė ka shqetėsuar presidentin tajlandez tė skuadrės, Thaksin Shinauatra, i cili kishte kėrkuar kualifikimin nė Ligėn e Kampioneve. Pėr kėtė arsye, Shinauatra ka filluar tė kėrkojė njė zėvendėsues pėr Erikson, duke hedhur sytė nga trajneri aktual i Portugalisė, Luis Felipe Skolari, pasi ky i fundit mund tė lėrė kombėtaren pas pėrfundimit tė EURO 2008.

  10. #660
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Luajne thashethemet per nje merkato te papare nga Chelsea kete vere.

    Ēelsi, 125 milionė pėr tė blerė 3 lojtarė



    Presidenti i Ēelsit, Roman Abramoviē, do tė hapė pėrsėri portofolin e tij gjatė merkatos verore, ku mendohet se do tė shpenzojė 125 milionė euro pėr tė blerė tre lojtarė. Gazeta "Sunday People" ka bėrė tė ditur se miliarderi rus po bėhet gati t‘i dhurojė trajnerit Grant tre yje pėr tė rikthyer lavdinė e skuadrės nė sezonin e ardhshėm. Emrat qė kėrkohen janė mesfushori Garet Berri i Aston Vilės, sulmuesi Serxho Aguero i Atletikos sė Madridit, si dhe Karim Benzema i Olimpikut tė Lionit. Njė pjesė e shpenzimeve mund tė pėrballohen nga shitja e yjeve si Drogba dhe Lampard, tė cilėt kėrkohen nga ekipet italiane dhe spanjolle.


Faqja 66 prej 71 FillimFillim ... 16566465666768 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •