Manēini: Mund tė marrim Ronaldinjon
Trajneri i zikaltėrve fillon tė mendojė pėr fantazistin brazilian
Ronaldinjo vazhdon tė jetė njė prej ėndrrave tė merkatos sė futbollit italian, por kėtė radhė nuk ėshtė Milani qė mendon pėr tė, por Interi. Kėtė e ka konfirmuar vetė trajneri i kėsaj skuadre, Roberto Manēini, i cili u ka hapur dje rrugė spekulimeve tė mėtejshme, duke deklaruar se futbollisti do tė gjente hapėsira nė formacionin zikaltėr. Duke parė situatėn e tensionuar te Barcelona, marrėveshja mund tė arrihet gjithmonė nėse presidenti Morati ėshtė i gatshėm tė shpenzojė njė shumė marramendėse pėr fantazistin brazilian.
Manēini dukej se e kishte pėrgatitur prej kohėsh pėrgjigjen pėr Ronaldinjon, pasi i pyetur rastėsisht nga gazetarėt rreth blerjes sė mundshme tė brazilianit, ka treguar menjėherė se kjo ishte njė marrėveshje qė mund tė arrihej. "Disa kohė mė parė unė thashė se Interi po pėrpiqej ta blinte, por askush nuk mė besoi, nė tė kundėrt, filluan tė qeshnin", ishte batuta e parė e Manēinit. Por mė pas ai ka treguar se ideja e Ronaldinjos me fanellėn zikaltėr nuk ishte njė gjė qė duhej anashkaluar, pasi mund tė bėhej realitet. "Nuk besoj se do tė jetė problem ambientimi i tij me grupin. Ronaldinjo ėshtė njė lojtar i madh, duke anashkaluar kėtu sjelljen e tij. Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė se njė kampion kur hyn nė fushė bėn diferencėn. Ai e bėn thuajse gjithmonė njė gjė tė tillė", ishte komenti i trajnerit tė Interit. Duket se ai ka ndjekur me vėmendje situatėn e yllit brazilian te Barēa dhe beson realisht se njė transferim mund tė ndodhė. Edhe dje, Ronaldinjo ka qenė nė qendėr tė vėmendjes tė shtypit spanjoll, i cili e ka akuzuar se nuk impenjohet sa duhet nė stėrvitje. Pėr tė konkretizuar nė kėtė akuzė, gazeta "As" ka paraqitur fotot e brazilianit pas stėrvitjes sė fundit, duke treguar se Ronaldinjo ėshtė mbipeshė. Kaq ka mjaftuar qė tė shpėrthejė pėrsėri debati mes tifozėve, nėse braziliani duhet tė vazhdojė tė qėndrojė te Barcelona, apo tė largohet sa mė parė, pėr t‘u bėrė vend talenteve tė reja si Xhovani dhe Krkiē. Situata e tensionuar mund tė shtyjė brazilianin tė vendosė vetė pėr njė largim, pa pritur mendimin e drejtuesve tė skuadrės, ndėrsa shihet qartė se nuk mungojnė alternativa pėr tė. Interi ėshtė njė alternativė mjaft e mirė pėr fantazistin, duke parė se kjo skuadėr ka vendosur hegjemoninė nė futbollin italian dhe kėrkon tashmė tė afirmohet edhe nė skenėn botėrore.
Gjithsesi, Manēini ka preferuar tė shohė mė shumė tė ardhmen "e afėrt", duke cilėsuar si tė rėndėsishėm rikthimin nė stėrvitje tė Patrik Vieira. "Ai ėshtė nė gjendje tė mirė dhe dėshiron qė tė jetė nė stolin e rezervave. Do ta bėjmė njė gjė tė tillė, ndėrsa pėr ta aktivizuar si zėvendėsues do ta mendoj vetėm gjatė ndeshjes. Nuk do tė jetė Stankoviē, pasi duhet tė jemi tė kujdesshėm me riaftėsimin e tij. Manike? Mund tė jetė mes titullarėve, ėshtė nė gjendje tė mirė dhe nuk ka asnjė problem qė mund ta lėrė jashtė fushe", u shpreh ai. Ndeshja kundėr Parmės do tė jetė e 200-ta pėr Manēinin si trajner i Interit. "Ėshtė njė mrekulli mė vete, por unė shpresoj qė tė bėj tė tjera", u shpreh me humor trajneri i zikaltėrve, tė cilėt para emėrimit tė tij kishin ndėrruar me vazhdimėsi drejtuesit. Nėse Interi vazhdon me kėto ritme, Manēini nuk duket se do tė ketė shqetėsime nė kėtė aspekt.
Krijoni Kontakt