Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 36
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    O qejf!

    Gjithmone i paplote
    Mbete o qejf
    Dhe kur piva nje gote
    Dhe kur shpirti m'u deh.

    Dhe kur kenges ia morra
    Ti prape me sillje lotet
    Une qejfin tim kerkova
    S'kerkova qejfin e botes.

    Dhe kur pak buzet hapa
    T'ju jepja formen e qeshjes
    Ne mes o qejf te ndala
    Mes botes se ngerdheshjes.

    Gjithmone i paplote
    O qejf vazhdon te mbetesh
    Mos do dhe ti nje gote
    Me mua sot te dehesh?
    * * *

    Te dashures

    As kerkova prove kohe
    As me lindi kurre dyshimi
    Sic fillove dhe vazhdove
    Mbete muze frymezimi.

    As kerkova te gjej vargun
    Neper pyje, neper detra
    As e pata kurre merakun
    Se tek ty vargjet i gjeta.

    Dhe kur bota femerore
    Me rrethon me veshtrime
    Magjikisht ne ty me shndrohet
    Kacurelja, syjeshile.
    * * *

    Pafundesi dashurie

    S'ka fund per mua
    Pranesia jote
    Sado perqafuar
    S'arrij der' ne ngopje.

    E ku arrihet valle
    Nje pafundesi
    Sado t'i vesh prane
    Mbetet infinit.

    Mos valle pafundesia
    Nga dashuria lindi
    Mos valle dhe Perendia
    Me dashuri e nisi?
    * * *
    -------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(nga mua)

  2. #12
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Infiniti i shpirtit Mondit..........

    Citim Postuar më parë nga mondishall
    O qejf!

    Gjithmone i paplote
    Mbete o qejf
    Dhe kur piva nje gote
    Dhe kur shpirti m'u deh.

    Dhe kur kenges ia morra
    Ti prape me sillje lotet
    Une qejfin tim kerkova
    S'kerkova qejfin e botes.

    Dhe kur pak buzet hapa
    T'ju jepja formen e qeshjes
    Ne mes o qejf te ndala
    Mes botes se ngerdheshjes.

    Gjithmone i paplote
    O qejf vazhdon te mbetesh
    Mos do dhe ti nje gote
    Me mua sot te dehesh?
    * * *

    Te dashures

    As kerkova prove kohe
    As me lindi kurre dyshimi
    Sic fillove dhe vazhdove
    Mbete muze frymezimi.

    As kerkova te gjej vargun
    Neper pyje, neper detra
    As e pata kurre merakun
    Se tek ty vargjet i gjeta.

    Dhe kur bota femerore
    Me rrethon me veshtrime
    Magjikisht ne ty me shndrohet
    Kacurelja, syjeshile.
    * * *

    Pafundesi dashurie

    S'ka fund per mua
    Pranesia jote
    Sado perqafuar
    S'arrij der' ne ngopje.

    E ku arrihet valle
    Nje pafundesi
    Sado t'i vesh prane
    Mbetet infinit.

    Mos valle pafundesia
    Nga dashuria lindi
    Mos valle dhe Perendia
    Me dashuri e nisi?
    * * *
    -------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(nga mua)
    .................................................. ...................................


    Vazhdimisht lexoj poezite tua z. mondishall..me pelqejne shume ....,frymzimi i pashterur ,dimenzioni i pakufizuar i shpirtit.....


    Motivi

    Motive ke ti plot,
    O, Mondi , o poet.
    Per buzeqeshje ,mall dhe lot,
    Ti per vargje je si mbret.

    Dhe une pak vargje shkruaj,
    mund te them se belbezoj,
    Por, kur has ne vargun tend,
    S'mund te anashkaloj.

    Dhe ju mjeshter te vargut,
    zgjatni rrjeshtat sikur lum.
    Nje mirenjohje permes vargut,
    E di qe e doni me shume.

    Dhe une pak merrem me shkrime,
    ta them me sinqeritet.
    Por, i dua njerezit e vargut,
    Dhe me varg du me i pershendet.

    Nje here nje poet fisnik,
    Keshtu ai dha nje mendim.
    Te drejtes i mbeti besnik,
    "Ku ka dhembje lind nje renkim"

    Edhe une sikur ai,
    Ne mendim te tij besoj.
    Por, as dhembjen e renkimin,
    kujt s'ja deshiroj.....


    p.s.
    Une kete pershendetje modeste e kam bere ne nje vend tjete...por, me duket se ketu e ka vendin...

    Me nderime per z. mondishall
    bili99

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga mondishall
    O qejf!

    Gjithmone i paplote
    Mbete o qejf
    Dhe kur piva nje gote
    Dhe kur shpirti m'u deh.


    Dhe kur kenges ia morra
    Ti prape me sillje lotet
    Une qejfin tim kerkova
    S'kerkova qejfin e botes.


    Gjithmone i paplote
    O qejf vazhdon te mbetesh
    Mos do dhe ti nje gote
    Me mua sot te dehesh?
    * * *

    Oooooooooo ku gjen keto .......
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Boll!?

    Boll qava
    Tani do filloj te qesh!
    Boten do ta shoh ne formen e qeshjes.
    Boll shava
    Tani do filloj te levdoj!
    Pa te shohim formen e nje bote te levduar!?
    Boll u merzita!
    Aah, pse s'po gezoj?
    Harrova une gezimin, apo gezimi me ka harruar!?
    * * *
    ------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(nga mua)

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Une dhe vargjet

    Sot po notoj mes vargjesh
    Apo ato notojne tek une?
    S'do bejme debat llafesh
    Kush notin e di me shume.

    Aman, o Zot, si po harlisen
    I harlisur dhe une notoj
    Ah, c'me ngacmojne kastile
    Kastile dhe une i ngacmoj.
    * * *

    Edhe sot

    Edhe sot
    E njejta trajektore...
    E djeshme, e pardjeshme, e sterpardjeshme
    .....Levizjeje.
    Edhe sot
    E njejta frymemarrje...
    E djeshme, e pardjeshme, e sterpardjeshme
    ....E mushkerive.
    Edhe sot
    E njejta shterje...
    E djeshme, e pardjeshme, e sterpardjeshme
    ....E fuqive.
    Edhe sot
    I njejti ankth...
    I djeshem, i pardjeshem, i sterpardjeshem
    ....I ndjesive.

    Edhe sot
    Asgje e panjejte...
    Me te djeshmen, te pardjeshmen, te sterpardjeshmen
    ....E ekzistences.
    Edhe sot, ama...
    Si dje, pardje, sterpardje...
    ....I japim JETE-JETES!
    * * *

    DIKU...

    NUK ERDHEM NGA ASGJEKUNDI
    NE ASGJEKUNDI SIGURISHT S'DO SHKOJME
    NGA DIKU KEMI ARDHUR SIGURISHT
    SIGURISHT PER DIKU VAZHDOJME.....
    * * *

    Djaloshar

    Gjithmone jam aty ku do vesh
    Djaloshar i endrave vajzerore
    Dhe ne plakje, djaloshar do me kesh
    Pa stimuj recetash mjekesore.

    Dhe kur te kerkojne sekretin
    Si u be ky plak djaloshar
    Mes vargjesh do gjejn' marifetin
    Djaloshin do gjejn' ne cdo varg.
    * * *
    ------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(nga mua)

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Zemra e lenduar

    Zemra e lenduar
    Si uje i valuar
    Dicka mban per vete
    Dicka ju jep reve.

    Dicka prape kthehet
    Ne formen e shiut
    Dicka prape mbetet
    Ne shpirt te njeriut.
    * * *
    --------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ( nga mua)

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    O Diell!

    S'te ngopim dot me vargje
    O Diell, qe dot s'te ngopemi
    O jetdhenesi mes zjarreve
    Mes erresirave, ndriconjesi!

    Mes gjoksit te sistemit
    Si zemra mes kraharorit
    O sinjaldhenes i universit
    Mes Njeriut dhe Zotit!
    * * *
    -----------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(nga mua)

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Moj Hene

    Ai qe pajetesine tende
    Magjishem ne vargje jetesoi
    Ty Hene te preferoi cdo mbremje
    Dhe prehrin tend te ulej, preferoi.

    Ai dhe te dashures i tha:
    -Ne jete nje tradhti te kam bere.
    E dashura jo vetem qe s'u nda
    Kudo te morri pas, ty moj Hene.
    * * *
    -------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(nga mua)

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Yjet dhe ...Toka

    Nje Yll tani po shuhet
    Po lind nje Yll tani
    Nje tjetri faqja i skuqet
    Si nje dashnor i ri.

    Nje Yll me jete mbarset
    Nje tjeter jeten kulmon
    Nje Yll po shuan hallet
    Vec Toka hallet shton!
    * * *
    -------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(nga mua)

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    C'jane keta!?

    C'jane keta kostumaxhinj
    Gravatosur, pispillosur
    Surratfryre e barkaxhinj
    Engjellosur dhe djallosur!?

    Mos jan' valle "Njeriu i ri"
    Qe krijoi "nena" Parti
    Dhe me mendje dhe me zemer
    Vec per mode ju vuri mjeker!?

    Ja, shikoni, bre aman
    Njelloj ecin, njelloj ndalin
    Dhe kur doren ngrehin lart
    Tepke me Enverin ngjasin!

    Ja, degjoni, cfare thirrje
    Zgjatin rrokje edhe fjale
    Qajn' per popull der' ne ngjirje
    Per sa koh' Pushtet nuk kane!

    Vec ama, kur pushtetosen
    Cfar' pesojne qe marrosen!?
    S'esht' skleroze pleqerie
    Por nje shpirt mbushur me hile.

    Hileqare, zullumqare
    Gojeqelbur, shpirtpalare
    Me kopuke se byroistat
    Me envere, se enveristat!

    Me katrane se katrani
    Me hajvane se hajvani
    Me te liq se ligesia
    Me t'pabes' se pabesia!

    Asnjeher' ne jeten time
    S'kam perdorur fjal' te tilla
    Ndaj kerkoj falje publike
    Ah, c'me bete, more Katila!
    * * *
    -------------------------------------------------------------
    ME MIRE TE RROJ ME DHIMBJEN E SE VERTETES,
    SE SA ME LUMTURINE E GENJESHTRES(nga mua)

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historia rreth vdekjes së ish-kryeministrit komunist Mehmet Shehu
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 86
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 11:58
  2. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Për të nesërmen
    Nga deep_blue në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 13-01-2006, 02:45
  5. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •