-
Kohė qirinjsh
Poezi tė shkėputura nga pėrmbledhja "Kohė Qirinjsh"-Agim METBALA
KOHĖ QIRINJSH
Nė Kosovė
Motet ndėrrohen
Nėn ritmikė gjeneratorėsh
Ftohtė,akull,akullnajė
Nė shpirt tė secilit
Mbin nga njė ajsberg ...
Nė Kosovė
Nata edhe dita
Ndėrrohen nė vėrtitje krismash
Duke bartur stafetėn stereotipe
Me porosi tė stėrpėrsėritura ...
Nė Kosovė
Ēdo gjė e brishtė
E ftohtė,akull,akullnajė
Derisa tė lindė shpirti
Ai do t'i shkrijė tė gjithė ajsbergėt
Nė bebėzat e syve do ta mbjellė dashurinė
Aq tė kėrkuar nė kėto mote ..
18.03.2003
KOHĖ E KRISUR
Nė kėto kohėra tė rėnda si plumbi
Trurin e kam konservuar mirė
Pakkujt i duhet truri
Veshin e kam mbushur me pambuk
Pėr ta shpėtuar timpanin
Ndėrsa sytė i kam mbyllur
Dhe i kam futu nė kuti
Pėr tė mos parė fėlliqėsirat...
Do tė pres ditė mė tė mira
pėr tė jetuar dhe pėr tė vdekur ...
FJALA MĖ MBETI NĖ FYT
Desha tė flas
Fjala mė mbeti nė fyt
Janė ngopur me fjalėt tona ...
Desha tė shkruaj
Pėr ēfarė tė shkruaj
Para meje kishin shkruar pėr ēdo gjė
Era i morri shkrimet e tyre ...
Desha tė protestoj
Pėr shumėēka
Para meje kishin protestuar pėr ēdo gjė
Ato i varrosėn nė sarkofag ...
Desha tė ēmendem
Nuk mė lanė
Mė thanė
a mjaftė tė ēmendur ...
Dhe shtuan :
-Sė pari kuptohet vetja
Atėherė i mirret erė
Flladit tė pranverės ...
BIJĖS SIME
Fitores
Nuk tė dua aq shumė
vetėm pėr faktin se pjesė e imja je
Tė dua mbase edhe pėr diēka krejtėsisht tjetėr
Se nė syrin tėnd ngjyrė gėshtenje
Pėrherė rri zgjuar syēeltėsia
Se nė ballin tėnd bėn rojė guximi
Fytyrėn tėnde buzėqeshja e stolis
Tė dua se ecėn aq sigurt
Shtigjeve tė jetės bija ime...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 16-01-2008 mė 09:37
-
-
I dashtun koleg. Po hedh disa vargje te vjetruara...ndoshta te dy duhet me shkrue vargje te reja ne kete kohe qe po kalojme duke u udhehequr nga frymezimi pozitiv dhe dashuri per vendlindjet tona.
Respekt dhe te prifte e mbara.
Agimi
RROFTĖ SHQIPĖRIA!
Rroftė Shqipėria e “lirė“
dhe e coptuar!
Rroftė Shqipėria e kioskave,
e vjedhur dhe e pėrcėlluar!
Rroftė Shqipėria e krisur nė tru,
e goditur nė zemėr,
as mashkull as femėr!
E tradhėtuara nė lėkurė,
Rroftė Shqipėria qė nuk vdes kurrė…
E plagosur nga gazetat,
nga ethet E PUSHTETIT e sėmurė,
Rroftė Shqipėria e ndotur,
e pėrlotur.
Nga deti e mallkuar,
e palarė, e parruar!
Rroftė Shqipėria natyrore qė po harrohet,
qė trishtohet edhe kur dashurohet(!)
Gjysma martire
Gjysma pa fat!
Rroftė Shqipėria lakuriq
Qė s‘e pati hak!
Koskė e lėkurė
Me absurdin Pajtim - Gjak!
Rroftė Shqipėria lugat
Magjia qė mbijeton
me korrupsion!
Shqipėria me 3 Fé,
qė trembet nga ne!
Rroftė Shqipėria - Atdheu i fėmive!
Shqipėria e 3 milion Partive!
-
-
Agim METBALA
Faleminderit tė nderuar miq
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 16-01-2008 mė 17:03
-
-
Agim Metbala
MALLĖNGJIMI Agim METBALA
Tėrheq thembrat zvarrė
Nė udhėkryqin e Shijakut
Apo hiija mė tėrheq pa cak
Sa fort mė zu malli
Zemra ime e ndarė nė dysh
Nė mėnyrė simetrike
Gjysma pėrtej bjeshkėve tė Nemuna
E gjysma kėndej
Te udhėkryqi i Shijakut
Halucinacionojoa nė mesditė
Me sy hapur si dy gropa pa fund
Para syve pėlhurė ekrani
Insertet ndėrroheshin nė mėnyrė serike
Flakė,ofshamė,lot dhe ikje . . .
Mbi kufomat mbinin lulebozhuret
Prapė pėrsėritje sė nė refren :
Flakė,ofshamė,lot dhe ikje ...
Oh, sa mė ka marrė malli pėr rrasat e Rahovecit !
Tėrheq thembrat zvarrė
Nė udhėkryqin e Shijakut
Apo hija mė tėrheq pa cak ...
(15.05.1999)
SHPIRTI NĖ SHUPLAKĖ
Kurrė nuk do tė isha trembur
Nga askush dhe nga asgjė
Po tė mos ishte syri im
Qė ma shpalos shpirtin nė shuplakė ...
(Durrės, 03.08.2003)
LODHJA - Agim METBALA
U lodha nė udhėkryq
Nė pritje tė ndėrrimit
Tė ngjyrės sė kuqe
Derisa m'u zbardhėn flokėt ...
U lodha e timpanėt
M'u shqyen gjerė e gjatė
Me refrenet demode
Patriot-tradhėtarė,patriot-tradhėtarė ...
Dhe tani fare jam shurdhuar ...
U lodha e bebėzat
Mė janė verbuar tėrėsisht
Me fytyra tė njėjta nė skenė
Duke ndėrruar maskat
Nė mėnyrė serike
Gjatė katėr stinėve tė vitit ...
ĒAST
Ndiej kėnaqėsi
Kur butas prek njė dhembje
Kur shijoj njė dashuri
Kur tej mase ngarkoj vetvehten
Kur sado pak sakrifikohem pėr tjetrin
Edhe kur nė gjysmė hap kap durimin ...
Vetėm atėherė e ndiej ēastin e jetės
Koha tjetėr mė ishte e humbur !
NGADHĖNJIM
Nė raste tė panumėrta
Ia kam lidhur duart syve
Nga turpi ynė tė lidhur pėr beli
I gatshėm pėr dorėzim
Dhe njė mijė e njė tė tjera
Tė thėna e tė pathėna...
Ēuditėrishtė,sa herė kam kthyer
Shikimin nga fėmijėt
Nė njė mijė variante
Mė ėshtė paraqitur lindja
Dhe fitorja jonė !
(03.07.2004)
PUTHIN PRAGUN E NDERIT
Kėngėt e mia
Kėputen nė melodi tė vjetra
Rrisin buzėqeshjen e fėmijėve
Ndonjėherė shtojnė nga njė pikė
Loti nė qepallė
Lehtazi shndėrrohen nė serenadė
Trokasin nė dritare
E xhamave tė mėrdhirė
Pėr ta zgjuar dashurinė
Befasishėm,po befasishėm
Nė gjumė trembin
Mizat kush i ka nėn kapuē ...
Kėngėt e mia ecin dhe ecin
S'ngrihen nga tė ftohtit
Mbase rreziten me rrezet e diellit
Dhe puthin pragun e nderit ...
MARSIN DUA TA SHOH NĖ BEHARE
Sa herė vjen Marsi
I trembem rrėmujės
Dhe prangave...
Si e gjithė bota
Dua ta shoh dushkun tė ēelur
Vetėm nė gjelbėrim
Ta pushoj syrin e etur pėr bukuri
Marsin ta shoh nė behare
Ta pushoj shpirtin e mekur ndėr stuhitė
T'i kthej
Pranverat qė m'i kanė vjedhur . . .
(16.04.2004)
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 16-01-2008 mė 17:23
-
-
Dhe une ju falenderoj per castin. Urime ne krijimtari. Miqesisht mondishall
-
-
Agim
Edhe unė ju uroj suksese juve dhe gjithė shqiptarėve kudo qė ndodhen
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 16-01-2008 mė 17:04
-
-
Komplimente per poezite. Vertet te bukura.
Lissus.
Zemra ime nuk erdhi kurre me mua
ne keto rruge kurbeti te turpit tone,
mbeti ku u ngjiz ngaqe u dashurua
me qytetin tim qe hesht gati gjithmone,
mburoje rrin mbi ate vend te bekuar,
ku natyra derdhi kreyvepren e saj,
ndaj, s'lendohet Lezha pa me lenduar
dhe po e lenduat; mbi ju do qaj.
-
-
Agim METBALA
MIQT E MI POETĖ
Miqt e mi poetė
I rrokėn yje nė vargje
U bėnė shandanė nėpėr mote
E me monologje e dialogje
Trembėn tė keqen
Sot ecin vertikalisht...
Miqt e mi poetė
Ecėn kufijve pa pasaportė
Kur ata ishin tė hekurta
E tė ftohtė si akulli
Nuk e thyen lapsin
Nuk e mbyllėn gojėn
Kur lapsi e fjala me vdekje
A jetė peshohej
Sot u shpallėn kosmopolitė...
Miqt e mi poetė
Nuk iu trembėnn as vdekjes
Shkuan grykave tė malit
Jeta vdekje
Pėr ta ishte vdekje e tmerrshme
Sot fotografitė e tyre
Janė futur nė abetare...
SHPĖTIMI
Hutia na ėshtė lidhur
Pėr ty kėmbė me nyje tė mbrapsht
Turrinjt thejm asfaltit
Nė shuplaka numrojmė dhėmbėt e thyer...
Inati na ka mbuluar trupin
Qefin tė gjallė mbajmė pėr jetė
Nga jeta ikim si nga hija e zezė
Duke i numėruar birat e hapura nė kafka...
Zhagė, zhagė zvarritem
Pėr ta rrjepur lėkurėn
Maramendshėm iki nė ēerdhe tė fėmijėve
Ta ndėgjoj cicėrrimėn e zogjėve
Aty ndjej klithėn e lindjes
Dhe vrasjen e vdekjes...
27.09.2004
-
-
Je tejet i mire o Poeti im Kosovar.
Me shume e shume respekt per ty e vargun tand plot jetė.
Agimi
-
-
Adash i nderuar,
Ju falenderoj pėr fjalė miradie, t'ju jem seinqerisht, unė gėzohem edhe kur me poezitė e mia kėnaq edhe njė lexues tė rėndomt, e lėre mė njė poet siē jeni Ju.
Suksese edhe mėė tė mėdha nė fushėn artistike!
Me respekt!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt