-
Mesele shqiptare
MOS THUEJ KAM HARRU,THUEJ M’U KA KRU!
Niherė, s'u kanė fort moti, nė ni katun, ni plak shkon te xhamia me falė Xhumanė ditėn e ejte. Prit-prit, nuk shkon kush m'u falė. Dikur hemene kah iqinija, kapėrcen ni shok i tina e pe sheh shtritė nė oborr tė xhamisė.
-Shka je kah ban ktu?,- e pvetė.
-Qe valla, po pres me falė xhumanė.
-O hajvan, sot asht e ejte,- i thotė ky shoku.
-Ik mor, mos e m'kallxo ti mu shka asht sot. E Xhuma asht, hiq pa shybe.
-Ku pe din ti se asht e Xhuma?
- P’e di se gruja prama m'ka qitė fli, bile- bile ma ka mushė edhe kusinė. Pėr qata e di se sot asht e Xhuma.
-Hej, hec pi shpije, se, kqyre u ba aksham, leje ti flinė e kusinė!,-i bėrtet shoku. Ky,qi ish shkue m’u falė, s'pat shka me ba, u nis e drejtė te shpija. Si hini n’oborr thirri:
-Oj grue, shka tė qoj prama me qite flinė? Hajde- hajde flinė, po, pse m'a prune kusinė? E din shka m'ke ba me to? Tan ditėn e lume kam nejtė te xhamia me falė Xhumanė
-Se di o njeri, m'u paskan perzie ditėt, kam harru.
- Mos thuej kam harru,po biri drejtė, thuej m'u ka kru!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hajrush : 07-06-2022 mė 16:40
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt