Lamtumirė..
(Lirikė dashurie)
S'kam dashur kurrė tė tė lėndoj,
se tė kam dashur sa s'ka mė,
po ti mė ikėn-mė largohesh,
ndaj dhe unė ika-po tė lė.
S'besoj se do lėndohesh shumė,
ti ende s'di ē'ėshtė dashuria,
ndaj s'munde ta kuptoje dot,
prushin e ndjenjave tė mia.
Veē bukurisė sė pakursyer,
natyra gjė s'tė ka dhuruar,
ishe njė gonxhe qė nuk ēele,
u vyshke qė pa lulėzuar.
Dhe pse e kam kaq tė vėshtirė,
po tė pėrzė nga zemra ime,
mė mirė ndriēo si yll i largėt,
dhe mė dil veē nė ėndėrrime.
Pas meje do tė vijnė tė tjerė,
dhe do tė puthin puthjen time,
e ti ashtu si dhe me mua,
do shkrihesh nėpėr pėrqafime.
E do t'u thuash-hipokrite:
"O sa tė dua-s'e them dot!",
edhe njėlloj si dhe me mua,
fare mė kot do derdhėsh lot.
Nė sa krevate do tė shtrihesh,
dhe do tė hiqesh virgjėreshė,
kur i mendoj kėto tė gjitha,
mė vjen tė qaj edhe tė qesh.
Unė gjer tani isha i nxehur,
nuk e mohoj qė prapė tė dua,
sikur tė puthesh me gjithė botėn,
askush s'i ndez buzėt e tua.
Unė vetė isha i lėnduar,
e ndofta tė lėndova shumė,
kush vallė di tė pėrkėdhelė,
ashtu siē pėrkėdhelja unė?!
Megjithatė po tė uroj,
u bėfsh prapė yll e lėshofsh nure,
mė pas besoj se dhe pėr mua,
do ēelė me gaz njė tjetėr lule.
Mbi ndjenjėn tonė ra dėborė,
gjithēka mė tutje ėshtė e kotė,
pra lamtumirė-veē lamtumirė,
se mirupafshim s'tė them dot!..
Krijoni Kontakt