Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 30
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e REFERI
    Anëtarësuar
    13-06-2007
    Vendndodhja
    ne arenat e ringut
    Postime
    25
    Cka kam une referi me keto gjana a u zbulua nji toke ose nuk u zbulua?Edhe ju kot e hargjoni kohen ne vend se kishit me maru noj pun ma me randesi kurse juve po zbulioni planetin e ri?Leni pash zotin se kemi pun tjera ma me rendesi ja per shembull ado najapin ata kokeqypat e bashkesis boterore pavaresin ose jo?
    Kete pun sjam tuje ereferu se ska rezultat...
    Jeta eshte gjyq kurse neve referojme(dhe na referojn (nji refer i famshem)

  2. #12
    Nderi i Universit Maska e Gostivari_usa
    Anëtarësuar
    12-08-2005
    Vendndodhja
    Atje ku nuk me gjeni dot!
    Postime
    3,639
    kujt i duhen keto planete te reja , kur mjete fluturimi nuk kemi per te shkuar atje !!! 120 trilion milja ose 192 trilion kilometra !!! Me cfar do ti udhetojme keto me nje "gomar" kozmik ( rakete ) .
    Mendoj shkencetarte me shum duhet te bazohen ne mjetet e fluturimit ,pra te bejne zbulime te mjeteve te cilet do te fluturojne me nje shpejtesi te madhe , nese jo me shpejtesi te drites , te pakten me 30 % e saj gje qe eshte e mundur nqs si burim energjetik perdoret anti materia .

    IceFus1on
    WE WILL NOT GO DOWN!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anëtarësuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Për herë të parë, në një trup qiellor jashtë sistemit diellor

    "Pika uji" në planetin e largët

    Konsiderohet si një hap shumë i rëndësishëm në gjetjen e shenjave të jetës, edhe shumë larg nesh

    Është zbuluar ekzistenca e një planeti, njëra anë e të cilit gjendet përjetësisht nën dritën e ditës, ndërsa tjetra, nën një natë të pambarimtë. Në të, një vit i tërë kalon brenda vetëm 48 orëve, ndërkohë që temperaturat e sipërfaqes janë aq të larta sa për të shkrirë kallajin.

    Por, në të njëjtën kohë, është edhe planeti ku shkencëtarët, për herë të parë kanë arritur të provojnë praninë e ujit në një trup qiellor përtej sistemit tonë diellor - zbulim që shënon një hap shumë të rëndësishëm në kërkimet për shenja jete jashtëtokësore.

    Planeti njihet vetëm në emrin e koduar, me të cilin e kanë pagëzuar shkencëtarët HD 189733b. Vërtitet rreth një ylli me përmasa të përafërta me ato të Diellit në konstelacionin Vulpecula, rreth 63 vite dritë larg nga Toka - rreth 380 milionë milje larg.

    Para dy ditësh, një skuadër astronomësh, nën drejtimin e Giovanna Tinetti, "European Space Agency" (Agjencisë Evropiane Hapësinore) njoftoi se kishte gjetur prova bindëse për praninë e ujit në një "exoplanet" (planet i një sistemi diellor që nuk është yni).

    "Trupat na u përshkuan nga mornica, teksa identifikonim shenja të pranisë së ujit në një planet që gjendet trilionë milje larg", tha doktoresha Tinetti, e cila gjithashtu bashkëpunon nga afër edhe me "University College" të Londrës.

    Është pranuar gjerësisht se uji është elementi themelor për praninë e jetës në një planet - ose së paku të asaj jete që njohim ne - por ka pak shanse që ndonjë gjallesë të arrijë t‘i mbijetojë nxehtësisë së HD 189733b, një "gjigand i gaztë" i ngjashëm me Jupiterin.

    E megjithatë, zbulimi i pranisë së ujit në një sistem kaq të largët në raport me ne, shënon një hap të konsiderueshëm në kërkimet për gjetjen e shenjave të jetës në planetë të tjerë, shpjegoi Profesori Yuk Yung, i Institutit të Teknologjisë në Kaliforni.

    "Uji është një ndër elementet bazë të jetës që ne njohim. Është mjaft emocionuese të zbulojmë se gjendet me bollëk në një tjetër sistem diellor, ashtu si edhe në tonin", tha lidhur me zbulimin profesori Yuk Yung, gjithashtu një prej pjesëtarëve të skuadrës që kreu zbulimin në fjalë. Që nga viti 1995, astronomët kanë zbuluar rreth 200 ekzoplanetë, duke kapur influencën e tyre te yjet rreth të cilëve orbitojnë. Prania e HD 189733b u zbulua falë studimeve të rrezeve që lëshon Dielli i tij. Duhet shënuar se planeti kalon përpara këtij Dielli çdo 2.2 ditë tokësore.

    Analizat e detajuara të gjatësive të valëve të absorbuara nga planeti treguan se atmosfera e tij është e pasur me avuj uji, i cili, për shkak të nxehtësisë së madhe, nuk arrin të kondensohet në re apo në ujë, tha dr. Tinetti, studimi i së cilës është publikuar në revistën shkencore "Nature".

    "Uji është e vetmja molekulë që mund të shpjegojë ndryshimet në rrezet e kapura nga dielli i këtij planeti. Megjithëse as që mund të mendohet se në HD 189733b ka apo mund të ketë shenja jete, duke qenë një ambient mjaft i ashpër, zbulimi ynë demonstron se uji mund të ndeshet me shumë më lehtësi në hapësirë nga ç‘mendonim më parë, ndërkohë që metoda që përdorëm gjatë studimit të këtij planeti mund të përdoret në të ardhmen për të zbuluar planetë më miqësorë, karshi jetës e gjallesave", tha dr. Tinetti.

    Mendohet se planetët më të përshtatshëm për të mirëpritur jetën janë ata me përmasa relativisht të vogla, e shkëmborë, të ngjashëm me Tokën. Shkencëtarët mendojnë se këta janë shumë më përshtatshëm se gjigandët e gaztë si Jupiteri. Për të bërë të mundur praninë e jetës, gjithashtu pranohet si faktor i detyrueshëm uji në gjendje të lëngshme, kështu që planeti duhet të gjendet në "zonën Goldilok" - jo shumë larg apo shumë pranë Diellit të tij, në mënyrë që uji i pranishëm në të as të mos ngrijë, e as të mos gjendet në formë avujsh.

    "Grahali i shenjtë për gjuetarët e sotëm të planetëve është të gjejnë një planet të ngjashëm me Tokën që të ketë njëherësh edhe ujë në atmosferën e tij... Ky zbulim na jep provat se edhe planetë jashtë sistemit tonë diellor mund jenë të përshtatshëm për gjallesat", tha dr. Tinetti.

    Planeti HD 189733b vlerësohet të jetë sa 1.15 e masës së Jupiterit, ndërkohë që orbitën rreth Diellit të tij me distancë prej retë 2.8 milion miljesh, afër aq sa duhet për t‘u mbajtur në këtë largësi nga graviteti i yllit, ndërkohë që vetëm përballë yllit qëndron vetëm njëra nga hemisferat. Kjo do të thotë se njëra nga hemisferat është gjatë gjithë kohës nën rrezet e yllit me temperatura që duhet të jenë 1 mijë gradë celsius ose më shumë.

    Një gjë e tillë, me shumë gjasa, krijon erëra të stuhishme të cilat lëvizin nga ana e ndriçuar drejt anës së errët të planetit, shpjegoi dr. Tinetti. "Duhen mësuar ende edhe një mijë veçori të tjera mbi këtë planet", vazhdoi astronomia. Zbulimi i pranisë së ujit në planetin HD 189733b u realizua me ndihmën teleskopit hapësinor Spitzer të "Nasa"-s, i cili tashmë konsiderohet prototipi i instrumenteve të ardhshme të hapësirës.

    "Zbulimi i ujit në këtë planet na bën të mendojmë se edhe planetë të tjerë në Univers mund të kenë ujë", tha Sean Carey, shkencëtari i qendrës shkencore Spitzer. I të njëjtit mendim ishte edhe Mao-Chang Liang, i po së njëjtës qendër: "Vërtetimi i pranisë së ujit është edhe çelësi i zbulimit të jetës aliene".

    gazeta shqip 13/ 7/ 2007

  4. #14
    Jasmin!
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Vendndodhja
    Prishetine.
    Postime
    9
    Citim Postuar më parë nga Natyra Borovci
    Planeti i ri i ngjashem me token gjendet 120 trillion larg sistemit tone diellor. Kozmonautet amerikane te cilet e zbuluan planetin e ri ia vune emrin "SuperToka" sepse ngjante me token tone.Ende nuk dihet nese ka njerez ose jo ne ate planet por nese ka ata duhet te jene ndryshe nga ne nese jo do te thote se planeti eshte duke u formuar.Kozmonautet me nje interviste kane thene se ai planet peshon 5 here me shume se Toka
    dhe se eshte e mundur qe ne te te kete uje.
    Disa thone se ky planete eshte kloni i Tokes , por nuk dihet ende nese eshte ashtu .Ai planete duket me i erret se Toka,ndersa Toka eshte me me shume drite
    (dmth me e ndritshme).Ne planetin e ri shihen edhe disa pjese te bardha ,qe duken si re.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Nga kjo distance e larget, asnje vrojtim nuk eshte teresisht i sigurt. Gjithesesi, hipotezat e perpiluara dhe hamendesimet e lidhura jane ne favor te pikave te parashtruar me lart.

    E rendesishme eshte qe ekziston nje planet i ngjashem me Token, teksa shumica e planeteve te tjere te zbuluar (edhe ai qe u zbulua dje nga NASA) nuk jane aspak te pershtatshem per jeten komplekse; pra, jo te ngjashem me planetin blu.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-08-2006
    Postime
    7
    dikush esht tu e pshtjell ky planeti i ri a esht si tha ne fillim qe quhet 581c
    apo tash ky esht tjeter planet qe po quhet HD 189733b
    ju lutem spjegone a esht fjala per te njejtin planet se ne shkrime ketu po ka shum dallime

  7. #17
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    ○ Planeti gjendet 120 trilion milje larg sistemit tone diellor?

    qe ketu ta pret entuziazmin ky zbulim 'historik'....
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  8. #18
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Kur e gjeten paradite apo mbasdite se jam kurioz.


    Dito.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    ○ Planeti gjendet 120 trilion milje larg sistemit tone diellor?

    qe ketu ta pret entuziazmin ky zbulim 'historik'....
    Entuziazmi pritet, pergjithesisht, kur shuhet injoranca.

    Kur e gjeten paradite apo mbasdite se jam kurioz.
    C'thote cerdhja.

  10. #20
    Jasmin!
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Vendndodhja
    Prishetine.
    Postime
    9
    Borix,na fal nuk osht fjala veq per nje planet 120 trillion po ajo osht nje psjese e informates ne lidhje se qka po folum edhe kryesore jom hi ne teme!!!!

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Një spiun shqiptar informon gjermanët për planet e aleatëve
    Nga Dito në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-04-2009, 07:46
  2. Zbulohet një sistem diellor, i njëjtë më tonin
    Nga white-knight në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-10-2008, 15:57
  3. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 02:27
  4. Muhamedi në Bibël...
    Nga drita në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 20-06-2004, 15:39
  5. Ata Vinin Nga Nje Planet Tjeter
    Nga BOKE në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 21-02-2003, 19:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •