Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    Si linde, dhe pse e blute?!

    Kam lindur jashte stines time
    madje pa mbarsje.
    Ne mbarsjen e se keqes u rimbars jeta.
    U shfaq para mengjesit kokekrisja
    e shembjes.
    dhe u hodha...
    duke dale nga te gjitha dritaret qe nuk te shpetojne
    vec ajrit.
    Kishin dale te gjithe.Pallati i boshte i parase
    germadhe po ftohej nen perrezetoke,
    pergjysem nen per'rreze.
    Ndersa une endja ne krijimin e ngjyres
    perqeshjen e qiellit te verbuar nga zjarri,
    nga flaka.
    E kurseja peshtymen time,te meshires.
    Egon e vogelsise e pija,
    dhe e haja.
    Te gjithe te dorezuarit e ikjes
    prej flokesh, prej mengesh, prej kembesh
    i mbaja.
    Dhe, shtyja nje gllenke te egos
    -"ja shtate i shpetova"!
    Pertypja nje goje te egos
    "ja edhe shtate... dhe, shtova e shtova,
    nga shpirt qiejt e nisur.
    Nderkaq, e mbushur me inat te jetes
    per inat te vdekjes
    numeroja me ego, shpirtrat e vetes.
    Ti , erdhe e more te parin...
    e dije virgjerimin e perditshme te mengjesit tone.
    Pres dhe te tjere.
    ...
    Tani gjallohem si minj'ngrensia
    me e pangopur e instiktit
    ne mbrojtje te instiktit.
    ..............................................
    ..Te nesermen, pas lindjes.

    Me kercenimin me te vertete
    shterngova fort
    sendin e mishte,
    dhe emrin tim te brishte
    e i thashe;
    Degjo moj mjerane,
    mos u trishto per qirinjte e tu
    te 20 shkurtit
    se une ti shuaj , me shuarjen tende
    fatale.
    As lodhjen tende te varfer
    mos e torturo me kot
    se nuk do te mjaftojne
    as gjithe qirinjte e botes
    as gjithe yjet e qiellit...
    per torten e shtatorit...

    Se ka vdekur fryma ,
    qe shuan e merr shpirtra.



    " bukuri e vrare, nga kohe e rrenuar"


    Kam kohe qe nuk lahem,
    te thahem s'kam kohe!
    Kam kohe qe nuk krihem,
    te lyhem s'kam kohe!
    Kam kohe qe nuk cmendem,
    te mendoj s'kam kohe!
    Kam kohe qe nuk qaj,
    te kenaqem s'kam kohe!
    Kam kohe qe nuk iki,
    te rri nuk kam kohe!
    Kam kohe qe nuk lindem,
    te vdes nuk kam kohe!

    Oh, kohe rrenuara ime , me dhimbsesh.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224
    Mace, sa shpirtra shpetove?
    Me ke tronditur. Ndoshta vertet je nje mace-engjell.
    Gjithe te mirat...
    Shtepia e vjeter

  3. #3
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    -Pis mace!
    -Peace gjyshee!

    ps: mos me fol sot... i kam te kursyera dreqkat fjale sot... i kam te paqta.

  4. #4
    Mace ato vargjet mbi "kohen e rrenuar "me pelqyen shume
    Me sa duket je frymezuar sot meqe ke prere thonjt se keshtu sikur lexova diku

  5. #5
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165

    Si linde

    Hej,mace,vertete qe me ke pelqyer ketu.Ti Elinda Marku gjynah te mirresh me vogelsira.Shpeto shpirtera te te shpetojne tendin!
    .................................................. ......Liridona
    Liridona

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-05-2002
    Vendndodhja
    durres
    Postime
    3

    ah macia...

    O njerez!
    Kjo eshte macia_blu.Ka te gjitha veset dhe huqet e nje mace.Por ka dicka me shume se ato.Ajo eshte blu.
    :a
    PS.
    Ju lutem mos na ngaterroni ne politike.Ajo eshte blu ne thellesi te shpirtit, sic eshte blu qielli ne pafundesine e tij.

  7. #7
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Jane poezite me te bukura qe kam lexuar prej teje

    Tani gjallohem si minj'ngrensia
    me e pangopur e instiktit
    ne mbrojtje te instiktit.

    Ndersa keto vargje vertet te rralla...Urime. amica...

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    "Kam lindur jashte stines sime"


    E kisha kuptuar kete prej kohesh mace.

  9. #9
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492

    DHIMBJA E NJE ENDRRE.

    (tregim i jetuar)-
    Para se te vinte lajmi per vdekjen e tij,Ai erdhi vet' ne nje enderr-zhgjenderr tetori, vjeshte, gjethesh. Mu be se isha ne nje pyll te dendur, te stermadh, te verdhe e, te pangjashem me asnje pyll real te botes.Si i tille, ai ishte i frikshem, i erret, si dhe sa verdhesia dhe hija e pemeve, lisave, shkurreve. Me behej nate, nate e verdhe!Me behej vjeshte, vjeshte- vjeshtezeze! Gjitheketu ishim vetem une dhe babai...babai im gri, ndersa une nuk e di c'ngjyre kisha e me c'ngjyre ngjaja. Isha biles e pamishte, mbase e ajert.
    Ishim ne nje humbje te parrugegjetje, une dhe babai. Ai perpara i grite, une pas tij e pangjyre. E ndiqja me nje shprese te varur,si medalion ne nje zinxhire qe leshonte nje lende te lengshme ..gri.Frika e te humburit me dha guximin e thirrjes. Kurrizi i babait bashke me hapat e tij te padegjueshem neper gjethe , me dhane nje mall, nje ankth, nje deshire...por shprese jo. E thirra dhe e luta,te me priste. Por ai as nuk u pergjigj, as nuk u ndal, biles nuk e ktheu as koken. Ne nje teposhte te menjehershme, qe u shfaq teksa po mendoja e trembur "a thua kaq e dendur te jete kjo largesi e dukshme dhe e padukshme, e ndjeshme dhe e pabesueshme, midis meje dhe Atij, dhe ne te dy midis ketij pylli te cuditshem, te frikshem, te larget", mu duk se rreshqita. Mendoja.. Kur erdhem? Pse erdhem? Pse jemi kaq vetem, kaq larg, kaq keq dhe, kaq te shurdher e thuaj-thuaj te panjohur? A thua babai gri nuk e dinte qe edhe une isha me te e ne te njejtin pyll. A thua ai nuk po ma njeh zerin?Pse nuk e kthen koken ? Pse nuk ndalon te me prese? Keto dhe keshtu po mendoja kur u shfaq ajo, pra teposhtja me gjithe rrezimin tim. Rashe, dhe kur bera te ngrihesha, nuk munda. Munda vetem e vetem te ngre koken, madje as koken tamam. Vetem shikimin, duke e shoqeruar me friken dhe dyshimin se Ai, as tani qe jam rrezuar nuk po ndalej, per me dhimbshem ecte i qete, i sigurte. Ecte aq lehte, sa ndonese edhe ai shkelte neper keto gjethe, te thate e te rena kushedi prej sa vjeshtave, ne sa vjeshta, nuk i degjoheshin hapat. Ecja e tij nuk kishte kercitjen e thate te ketyre gjetheve te vjetra. Ndersa fryma ime e perrezetokes, tani i kerciste ato disa here me fort e me shurdhueshem se hapat e tij. E thirra prap. Ne thirrjen time kisha vene gjithe forcen cortuese dhe urdherore per te me pritur. E njejta pritje-percjellje e fjaleve te mija, ne degjimin e tij pa reagim. Tashme, me pak e frikesuar nga pylli dhe krejt e humbur ne sjelljen e kurrenjehershme ne jetet tona midis meje dhe Atij. I kerkova trupit tim gjithe forcen e qene ne mua dhe bera te ngrihem. Por ooohhhh! M'u be se as kembet as krahet nuk i kisha. Ndoshta i humba ne pyll, pa dhimbjen fizike , pa kercitjen shurdhuese te shkeputjes. Vetem ne mos'pasjen me te tyre. A thua mi mori Ai perderisa nuk me dhemben? Duke me dhene kete mosmundesi te ngritjes dhe mberritjes se tij. (po pse te mi merrte? pse te deshironte qe te mos e ndiqja?) Shpirti , mu zhvendos ne njeqind pjese te tjera te trupit, duke kerkuar kembe e krah te rinj, per kapercimin e ngritjes. Ndersa mendja kerkonte fjalen magjike, me te cilen duhej ta ndalja.
    Me te gjitha keto dhembje, teposhten dhe , disa gjethe nen trupin tim te pertokte, pa qiell permbi mua, po rrija si nje dru i ngrire. Edhe qiellin ma kishte fshehur vjeshta, pylli, nata. (mos valle edhe qiellin ai ma mbante?) Nderkaq druresia ime paskesh qene levizur dhe kisha mundur ta mberrija tim Ate. Per me shume , e kisha mberthyer prej mesi, ne rripin e tij te pantallonave gri. I kisha ngulur dhembet dhe gjithe forcen time. Ne dhembe kisha varur krejt mundesine dhe peshen time te renduar shumefish. Rrypi po me vriste qiellzen,ndoshta ma kishte bere gjak. Ndjeja nje ngrohtesi qe kullonte ngjyre. Mbase gjaku, mednova me vete. Po kjo s'ishte dhimbja. Ajo e verteta e vertete dhimbte, tek vazhdimi i tij i mosndaljes. Ose te pakten i mosngadalsimit. Per me tej te keqes time, ai as qe donte tia dinte se mua mi kishte ngrene pylli, edhe krahet edhe kembet. Dhe se, gjithe mberthimi im ishte aq pamundesisht i bere....
    Eshte krejt gri. I thashe vetes. A thua , dhe fytyren gri ta kete qe nuk e kthene te me shoh, qe ta shoh?! Desha ta perseris thirrjen, po...s'mundja se mos dhembet e mij do ta humbnin rrypin, e vetmia gje qe kisha mberritur ne te. I cili edhe ky ishte gri si floket, si trikoja, si pantallonat, si kepucet. Kepucet! Po ti kishte se nuk me kujtohet nese kishte apo jo kepuce. Me behet te bindem se nuk kishte, perderisa e kishte ecjen aq te lehte. Ndonese , ndoshta kembet nuk ia pashe per asnje cast, nga te gjitha ato caste tmerri, ne ate pyll tmersisht te tmerrshem. Duke menduar gjithe fjalet qe nuk mund ti flisja dot, me tim Ate, c'ka me te cilin nga te nente femijet e tij une kam qene me e guximshja dhe me rrebelja e privilegjuar, per biseda te shpeshta e te cfaredollojshme. Mu kujtua se dhembet me te cilet kisha mberthyer kete rryp qe po ma lidhte shpirtin, i kisha fallso. Nje proteze poecelani nen te cilen fshiheshin dhembet e mij te krimbur e te dekortikuar. Mu kujtua bashke me dhembet nje thenie e dikujt, qe tani nuk ia mbaj mend emrin. "Njerezve te ndjeshem iu prishen dhembet" Kur patem diskutuar nje here , ne te dy, per kete thenie , im Ate kishte thene-" Nuk eshte e vertete se, po te jete ashtu si thua ti, dhe ai qe e paska thene, une qenkam i pandjeshem, perderisa i kam te gjithe dhembet e shendetshem". Pata qeshur atehere.Ndersa tani po e kundershtoja ne heshtje. Po e kundershtoja duke e perseritur thenien dhe duke i shtuar-"nuk ka si te jesh i ndjeshem ti, perderisa nuk po ndalesh, desha t'ia them mendimit tim te shurdher dhe heshtjes time te vdekur ne mua, por...proteza ime mbati sakaq ne rryp.Ndersa koka ime , bashke me dhembet e mije te prishur, te gjakosur, me to dhe gjithe qenia ime ra, si nje berr i therur, por ende me rendesen e gjalle. Vetem syte munda te komandoja. Per ta ndjekur teksa zhdukej ne pyll, pa e kthyer koken, pa e ndalur hapin, dhe...vazhdimisht gri. Deshperimi mu be aq i madh, aq i madh dhe i rende sa as bota me gjithe botesine e saj nuk rendonte sa ky deshperim. Besova se pylli ma mori babain, me te dashurin e deritanimbetur. Besimi i perralles per vdekjen qe me pati treguar Ai , atehere , disa dite pas vdekjes se nenes mu be aq i besueshem dhe aq i genjeshtert sa kurre me pare as me vone. Pra isha rritur, ne kete pyll, dhe duke perciell per ketu mjaft njerez aq shume te dashur. Babai, e kishte sajuar per mua ate perrallen per vdekjen, atehere kur une i lutesha te shkonim e te merrnim nenen time te shkuar ne vdekje-pyllin . Kur me thoshte..."Nuk ka shkuar ne vdekje bija ime, ate e ka marre pylli, dhe ne nuk shkojme dot atje. Se pastaj ai na merr edhe ne.." e keshtu e keshtu...genjehesha ne perrallen e tij, qe sojoi enkas per mua . E une duke besuar se vdekja eshte e bukur si pylli i perralles se perralles. Ndersa tani po e shoh e po e besoj se per cilin pyll me paskesh folur Ai mua. Po besoj se pylli eshte i bukur si vdekja.
    Ndoshta , pa dashur te besoj ndryshe, vecse nena ime ka shkuar ne pyll, e prej andej ne qiell.Dhe ja, keshtu po ben dhe im Ate.
    ....
    Ra telefoni. Ishte mengjes. Mengjes pa dite, ende.- "Alo!"...Nga pertej telefonit, mu be real, se nje ze-vaji perzihej me largesi. Prej tij thirrej e perseritej ngjitur, shpesh'shem emri im. Teksa degjoja zerin qe pervaje-onte emrin tim, pa mundur ta ma thoshte emrin e dhimbjes dhe shkakun e thirrjes. Perpiqesha te fiksohesha, ose e tera ne enderr, ose e tera ne zhgjenderr.Po nuk arrija dot! Ai ze here me dukej krejt vaji, ngasherim, dhimbje. Here me behej ze i qarte, kumbues i nje njeriu te dashur, te dashur vuajtshem. Me kujtonte gjithe zerat e me jepte gjithe mallimin duke ma marre prap. Dhe me zbulonte deshiren e nje casteshme per te besuar se nuk jam ne enderr. Por se ky ze ishte i vertete.(edhe zerat e enderrave , jane te vertete.edhe e verteta e zerave, eshte enderr, po kaq edhe te njohur.) Pastaj guximi i munguar ne ze, per te me thene ate per te cilen me kishte thirrur, e per te cilen ende vazhdonte te me therriste. Me bente te lutesha qe telefoni, le te ishte gjethe. Zeri le te behej prap heshtje. Muri, gri le te behej, ndonse perserisja nje "alo" te tinzshem, te pasigurt. Sikur, ku ta dish, ndoshta askush nuk foli. Provokoja enderren time, dhe zerin pertej telefonit.


    Shtator, 2001. usa.

  10. #10
    EDUKATOR SHPIRTĖRASH Maska e che guevara
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    101

    per macen

    e tani me ke lene pa tekst mace
    me te vertete je shkrimtare e vertete

    po me fascinoni me keto shkaravinat tuaja ne leter

    e tani te them vazhdo keshti se na kenaqe shpirtin e ligeshtuar prej kohesh

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •