PLANI "B" NĖ LOJĖ?
Ndoshta plani "B" pėrkatėsisht rikthimi te opcioni i "kundėrndarjes territoriale", do t'i imponohet Kosovės nė javėt qė vijnė. Kjo do tė thotė qė nėse Serbia e imponon ndarjen e Kosovės, ai veprim do tė shkaktonte edhe shkėputjen e Luginės sė Preshevės nga Serbia.
Dr. Milazim KRASNIQI
Nėse gjendja faktike nė terren do tė ketė ndikim nė fatet e ardhshme tė Kosovės mė shumė se sa letrat e Marti Ahtisarit, atėherė e ardhmja mund tė jetė me shumė probleme dhe paqartėsi, pavarėsisht se ēfarė do tė shkruhet edhe nė rezolutėn e ardhshme eventuale tė Kėshillit tė Sigurimit.Kosova tash tetė vjet ėshtė e ndarė nė pjesėn veriore, e cila efektivisht qeveriset nga Beogradi, ndėrsa formalisht nga UNMIK-u dhe nė pjesėn jugore, e cila efektivisht dhe formalisht qeveriset nga UNMIK-u, ndėrsa virtualisht edhe nga institucionet e pėrkohshme tė vetėqeverisjes. Pra, ndarja nė terren pėr kėto tetė vjet tė adminsitrimit civilo-ushtarak ndėrkomėbar mbi Kosovėn, ka qenė faktike. Nė pjesėn veriore tė Kosovės, qė pėrfshinė qytetin e ndarė tė Mitrovicės, Zveēanin, Leposaviqin, Leshakun e Zubin Potokun, tash tetė vjet kanė vazhduar tė funksionojnė ligjet serbe, ka qarkulluar monedha serbe dhe kanė vepruar organet serbe tė sigurisė. KFOR-i, duke qenė korniza e sigurimit tė jashtėm tė Kosovės, ka qenė kornizė e sigurisė edhe pėr strukturat paralele serbe. Ndėrsa, UNMIK-u ka qenė nė rolin e procesmbajtėsit, i cili ka shėnuar ngjarjet qė kanė bėrė vaki nė territor.
Ndėr tė tjera, UNMIK-u ka mbajtur shėnime tė pėrpikėta edhe pėr plagosjen e pjesėtarėve tė policisė sė vet nga bandat serbe, por para drejtėsisė nuk ka arritur ta dėrgojė askend. (UNMIK-u e mban nė burg Albin Kurtin, pėr organizimin e njė proteste, nė tė cilėn janė vrarė protestuesit, ndėrsa paramilitarėt serbė qė patėn organizuar sulme me bomba ndaj policisė sė UNMIK-ut, janė tė lirė.)
Komisioni faktembledhės i OKB-sė, i ngritur sipas kėrkesės sė Rusisė, nė tė vėrtetė ėshtė ngritur dhe vjen nė Kosovė, pėr ta afirmuar ndarjen e Kosovės, ashtu si ajo ėshtė nė terren. Nėse shkojnė nė veri, ata do tė shohin se atje vėrtet ėshtė bėrė Serbi, dhe se e tillė ėshtė bėrė nėn administrimin e organizatės qė ata e pėrfaqėsojnė. Ata nuk do tė kenė asnjė mundėsi tė hartojnė njė raport korrekt e tė mos e pranojnė faktin qė Kosova nė terren ėshtė e ndarė. Ndėrsa, njė raport i tillė do ta kontestojė planin e Marti Ahtisarit dhe do tė mund tė legjitimojė shpalljen e ndarjes sė pjesė veriore tė Kosovės nga shteti i ri nė formim. Atėherė do tė fillojė periudha e "riintegrimit", me negociata tė veēanta me palėn serbe e me Serbinė, me ndihmėn dhe ndėrmejtėsinė ruse. Kjo ndėrmjetėsi ruse do ta rikthjeė rolin e Rusisė nė Ballkan dhe do ta rrisė rolin e Putinit nė radhėt e nacionalistėve rusė. Ndėrsa, ai rol i rritur nė sytė e nacionalistėve, i duhet Putinit, qė tė sigurojė kontinuitetin e pushtetit me Sergej Ivanovin nė zgjedhjet presidenciale tė vitit tė ardhshėm. Nėse kriza edhe shpėrthen, si pasojė e ndarjes sė Kosovės, Putini mund t'i fėrkojė duart qė e ka mbajtur NATO-n edhe pėr njė kohė tė preokupuar nė Ballkan, larg kufijve tė vet.
Drejtuesit shqiptaro-vendorė tė Kosovės, qė nga presidenti e deri te zėdhėnėsja e kryeministrit, nuk ua kanė ngenė kėtyre cikėrrimave tė terrenit. Ata po e kryejnė me shumė sukses detyrėn e zėdhėnėsve tė administratės amerikane, duke na treguar atė qė e dimė tė gjithė. Ata tėrė kohėn po na tregojnė se ēka po mendon administrata e Bushit pėr Kosovėn. Por, ata po e harrojnė njė fakt logjik: administrata amerikane po flet nga pozicioni i vet, qė do tė thotė se nuk e pėrfaqėson pozicionin e Serbisė. Po tė ishte pėr administratėn amerikane, pavarėsia e Kosovės do tė pranohej moti, por pengesė e pranimit tė saj ėshtė Serbia. Ndėrsa, Serbia edhe mė tutje, po thotė haptas dhe me arrogancė tė shtuar, se nuk do ta pranojė pavarėsinė e Kosovės, aniqė janė nė dijeni tė qėndrimit amerikan.
Nėse mbahet kjo politikė refuzuese, dhe duket se do tė mbahet, atėherė varianti mė logjik i politikės serbe ėshtė ndarja e Kosovės. Edhe pse SHBA-tė dhe NATO-ja janė kundėr ndarjes, ndarja nė terren ėshtė faktike. Deklaratat nuk e ndėrrojnė kėtė gjendje, ndėrsa larg logjikės ėshtė qė mund tė pėrdorėn armėt e NATO-s pėr ta ndryshuar gjendjen faktike nė terren. E kjo do tė thotė se ndarja mund tė jetė njė fakt ndėrkombėtarisht i njohur. Ajo nuk do tė pranohet si e atillė, por do tė jetohet me tė.
Riintegrimi i Luginės sė Preshevės, e cila nė njė variant mė tė butė se veriu i Kosovės, ishte rebeluar ndaj Beogradit, ka ndodhur mė lehtė pėr shkak se Kosova nuk ka mbajtur qėndrim nė favor tė rezistencėssė tyre. Pacifikimi i Luginės sė Preshevės, i bėrė edhe me ndihmėn e Prishtinės e tė Tiranės, i ka hapur rrugė inkurajimit tė Serbisė pėr tė luajtur pa frikė me letrėn e ndarjes sė Kosovės. Pėrndryshe po tė ishte ruajtur aktive ajo vatėr krize, e ndėrlidhur me statusin e Kosovės, Lugina e Preshevės do tė mund tė fitonte vetė mė shumė e edhe do tė bėhej pengesė e ndarjes sė imponuar tė Kosovės. Ndoshta bash pėr ta nxjerrr jashtė loje kėtė rol tė saj, u nxitė rebelimi i atjeshėm, kur nuk e kishte kohėn e duhur.
Shtrohet dilema: ēka mė tutje? Ndoshta plani "B" pėrkatėsisht rikthimi te opcioni i "kundėrndarjes territoriale", do t'i imponohet Kosovės nė javėt qė vijnė. Kjo do tė thotė qė nėse Serbia e imponon ndarjen e Kosovės, ai veprim do tė shkaktonte edhe shkėputjen e Luginės sė Preshevės nga Serbia. Edhe ashtu Leposaviqi e Leshaku i janė ndajmbathur Kosovės nė vitin 1953, si kompensim pėr marrjen nga Serbia tė Luginės sė Preshevės. Prandaj, nėse Serbia luan me kartėn e ndarjes sė Kosovės, mund tė rifutet nė lojė projekti i rikthimit tė gjėrave nė vendin e vet: territoret shqipare tė Luginės tė Preshevės, (Kosova Lindore) t'i kthehet trungut tė vet dhe terrritoret e bashkėngjitura serbe t'i kthehen Serbisė. Nė atė rast, nuk do ta kishte vetėm Serbia planin B tė ndarjes sė Kosovės, por edhe Kosova do ta kishte planin B tė ndarjes sė Serbisė. Ky ekuilibėr pastaj do tė mund tė ftohte gjakrat e ekstremistėve serbė, qė duan tė zhvatin territore, pa u hyrė ferrė nė kėmbė. Ose do t'i detyronte ta paguajnė edhe ata me territore ēmimin e aventurizmave tė vet.
Krijoni Kontakt