Shyqyr qe po mobilizohen edhe keta per te pritur Bushin..
Nje gje me beri pershtpyje tek ky lajm i dhene sot nga Gazeta Shqip, opse duhet te nderrojne shoqatat islame emrat?E pakuptimte.. C'rendesi ka emri?.. Te njejtet njerez do te jene apo jo?
![]()
Bush në Tiranë, SHISH vë nën vëzhgim organizatat islamike
Gjendja e përforcuar do të vijojë deri në mes të qershorit
Alarmohet Shërbimi Sekret Shqiptar në prag të vizitës së Presidentit amerikan në vendin tonë. Oficerët e sektorit antiterrorist të Shërbimit Informativ Shtetëror kanë vënë në survejim një numër të konsiderueshëm shoqatash dhe fondacionesh islamike, të cilat operojnë në Shqipëri dhe dyshohen për lidhje me terrorizmin. Gjithashtu, SHISH-i po kontrollon gjithë ato fondacione, të cilat kanë ndryshuar emrin e tyre në gjykatë. Burimet nga Shërbimi Sekret bëjnë të ditur për "Shqip", se gjatë verifikimit të dokumenteve në Komitetin Shtetëror të Kulteve dhe në regjistrin e Kodit Tregtar në gjykatë, është zbuluar se fondacionet kanë ndryshuar emërtim. Edhe administratorët nuk janë shtetas arabë, të cilët jo pak herë kanë qenë të dyshuar në lidhjet e tyre me organizatat terroriste që veprojnë në botë. Por, ndryshimi i performancës së shoqatave islamike dhe vënia në krye të tyre e të rinjve shqiptarë që kanë studiuar teologji, shikohet me dyshim nga SHISH-i dhe njësi të tjera të specializuara, që merren me kontrollin e tyre. Burimet nga ky institucion shprehen se kjo është një formë e re, që shoqatat islamike kanë gjetur për të humbur lidhjet e vjetra me organizatat të dyshuara si terroriste. Nga ana tjetër, SHISH-i nuk ka lënë mënjanë edhe shoqatat e tjera islamike, që prej vitesh operojnë në Shqipëri. Që prej marrjes së informacionit për vizitën në Shqipëri të Presidentit amerikan, Xhorxh Bush, agjentët e Shërbimit Sekret kanë nisur punën për mbajtjen nën kontroll të personave që janë në organizmat e dyshuara në lidhje me terrorizmin. Mbajtja nën vëzhgim e tyre do të vazhdojë deri në përfundim të vizitës së Bushit, ndërkohë që po pati veprime dyshuese, oficerët e sektorit antiterrorist kanë marrë urdhër të ndërhyjnë me çdo kusht. Gjatë këtyre kontrolleve që po ushtron Shërbimi Informativ Shtetëror është zbuluar se gjatë vitit 2006 dhe në fillim të vitit 2007, disa prej fondacioneve që kanë vepruar më parë në Shqipëri janë tërhequr, duke shkëputur aktivitetin e filluar vite më parë në vendin tonë. Në zbatim të detyrimeve ligjore, SHISH-i po verifikon burimet e financimit për dhjetëra fondacione të tjera, që nuk i përkasin karakterit islamik. "Ky është vetëm një kujdes për ta mbajtur situatën në kontroll, ende nuk ka asnjë dyshim", pohojnë burimet. Disa fondacione që kanë pasur degët në Shqipëri rezultojnë në listën e zezë të Departamentit të Shtetit Amerikan. Ato u larguan gjatë viteve 1998 deri në 2001.
Shoqatat islame, ndryshim emrash
Edhe pse cilësohen si lehtësisht të verifikueshme, disa dhjetëra shoqata islamike kanë ndryshuar emërtimin në gjykatë. Krahas emrit të vjetër ato kanë ndryshuar edhe drejtuesit e tyre. Këtë herë nuk janë më shtetasit me origjinë arabe, që menaxhojnë dhe drejtojnë fondacionet që deklarohen si bamirëse. Të rinj shqiptarë që kanë studiuar teologji kryesisht në vendet e Lindjes janë edhe fytyra e re e shoqatave islamike në vendin tonë. E njëjta lëvizje mund të dallohet mjaft qartë edhe në xhamitë më kryesore të vendit. Zëvendësimi i drejtuesve arabë nga të rinj shqiptarë të shkolluar jashtë vendit justifikohet me survejimin e rreptë që bëhej ndaj shtetasve të huaj nga Shërbimi Informativ. Të gjithë shtetasit që vinin nga vendet islamike dhe qëndronin me banim në Shqipëri janë të detyruar që të paraqiten në komisariatet e policisë, në rastet që këto të fundit do të kërkojnë shpjegime. Po kështu, këta persona duhet të marrin leje të veçanta, në qoftë se do të kërkojnë të transferohen me vendbanim nga një qytet në tjetrin. Të gjitha këto procedura ndihmojnë organet hetimore për kontrollimin e tyre.
© Gazeta Shqip - 2006-2007
Krijoni Kontakt