Close
Faqja 4 prej 54 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 533
  1. #31
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Shyqyr qe po mobilizohen edhe keta per te pritur Bushin..


    Nje gje me beri pershtpyje tek ky lajm i dhene sot nga Gazeta Shqip, opse duhet te nderrojne shoqatat islame emrat? E pakuptimte.. C'rendesi ka emri?.. Te njejtet njerez do te jene apo jo?


    Bush në Tiranë, SHISH vë nën vëzhgim organizatat islamike

    Gjendja e përforcuar do të vijojë deri në mes të qershorit


    Alarmohet Shërbimi Sekret Shqiptar në prag të vizitës së Presidentit amerikan në vendin tonë. Oficerët e sektorit antiterrorist të Shërbimit Informativ Shtetëror kanë vënë në survejim një numër të konsiderueshëm shoqatash dhe fondacionesh islamike, të cilat operojnë në Shqipëri dhe dyshohen për lidhje me terrorizmin. Gjithashtu, SHISH-i po kontrollon gjithë ato fondacione, të cilat kanë ndryshuar emrin e tyre në gjykatë. Burimet nga Shërbimi Sekret bëjnë të ditur për "Shqip", se gjatë verifikimit të dokumenteve në Komitetin Shtetëror të Kulteve dhe në regjistrin e Kodit Tregtar në gjykatë, është zbuluar se fondacionet kanë ndryshuar emërtim. Edhe administratorët nuk janë shtetas arabë, të cilët jo pak herë kanë qenë të dyshuar në lidhjet e tyre me organizatat terroriste që veprojnë në botë. Por, ndryshimi i performancës së shoqatave islamike dhe vënia në krye të tyre e të rinjve shqiptarë që kanë studiuar teologji, shikohet me dyshim nga SHISH-i dhe njësi të tjera të specializuara, që merren me kontrollin e tyre. Burimet nga ky institucion shprehen se kjo është një formë e re, që shoqatat islamike kanë gjetur për të humbur lidhjet e vjetra me organizatat të dyshuara si terroriste. Nga ana tjetër, SHISH-i nuk ka lënë mënjanë edhe shoqatat e tjera islamike, që prej vitesh operojnë në Shqipëri. Që prej marrjes së informacionit për vizitën në Shqipëri të Presidentit amerikan, Xhorxh Bush, agjentët e Shërbimit Sekret kanë nisur punën për mbajtjen nën kontroll të personave që janë në organizmat e dyshuara në lidhje me terrorizmin. Mbajtja nën vëzhgim e tyre do të vazhdojë deri në përfundim të vizitës së Bushit, ndërkohë që po pati veprime dyshuese, oficerët e sektorit antiterrorist kanë marrë urdhër të ndërhyjnë me çdo kusht. Gjatë këtyre kontrolleve që po ushtron Shërbimi Informativ Shtetëror është zbuluar se gjatë vitit 2006 dhe në fillim të vitit 2007, disa prej fondacioneve që kanë vepruar më parë në Shqipëri janë tërhequr, duke shkëputur aktivitetin e filluar vite më parë në vendin tonë. Në zbatim të detyrimeve ligjore, SHISH-i po verifikon burimet e financimit për dhjetëra fondacione të tjera, që nuk i përkasin karakterit islamik. "Ky është vetëm një kujdes për ta mbajtur situatën në kontroll, ende nuk ka asnjë dyshim", pohojnë burimet. Disa fondacione që kanë pasur degët në Shqipëri rezultojnë në listën e zezë të Departamentit të Shtetit Amerikan. Ato u larguan gjatë viteve 1998 deri në 2001.

    Shoqatat islame, ndryshim emrash


    Edhe pse cilësohen si lehtësisht të verifikueshme, disa dhjetëra shoqata islamike kanë ndryshuar emërtimin në gjykatë. Krahas emrit të vjetër ato kanë ndryshuar edhe drejtuesit e tyre. Këtë herë nuk janë më shtetasit me origjinë arabe, që menaxhojnë dhe drejtojnë fondacionet që deklarohen si bamirëse. Të rinj shqiptarë që kanë studiuar teologji kryesisht në vendet e Lindjes janë edhe fytyra e re e shoqatave islamike në vendin tonë. E njëjta lëvizje mund të dallohet mjaft qartë edhe në xhamitë më kryesore të vendit. Zëvendësimi i drejtuesve arabë nga të rinj shqiptarë të shkolluar jashtë vendit justifikohet me survejimin e rreptë që bëhej ndaj shtetasve të huaj nga Shërbimi Informativ. Të gjithë shtetasit që vinin nga vendet islamike dhe qëndronin me banim në Shqipëri janë të detyruar që të paraqiten në komisariatet e policisë, në rastet që këto të fundit do të kërkojnë shpjegime. Po kështu, këta persona duhet të marrin leje të veçanta, në qoftë se do të kërkojnë të transferohen me vendbanim nga një qytet në tjetrin. Të gjitha këto procedura ndihmojnë organet hetimore për kontrollimin e tyre.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #32
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux
    Mgjth mospelqimin apo dhe antipatite personale qe mund te kete cdokush ndaj Bushit te ri, ai vjen ketu si perfaqesues i shtetit amerikan, i atij shteti qe mundesoi moscopetimin e Shqiperise ketu e 80 vjet me pare dhe akoma me fresket clirimin e gjysmes se kombit vetem 8 vjet me pare. Dhe Amerika nuk eshte Shqiperi ku cdo akt publik duhet te dallohet i perket Berishes, Nanos, Metes apo Dreqit, dhe ne menyre aksiomatike po e pati bere Berisha atehere Nano eshte kunder dhe anasjelltas. Per me teper i takon diplomacise dhe politikes shqiptare qe ta shfrytezoje ne maksimum viziten e njeriut me te fuqishem te globit per te perforcuar pozitat tona ne rajon. Shpresoj qe te jete nje shenje akoma e forte dhe per pavaresine e Kosoves.

    .Dr Rieux.. E ke thene shkelqyeshem ...dhe qe mos te te perseris...deshira ime do te ishte qe Shqiperia te Shtrohej me qilim-flamur Amerikan, dhe qielli shqiptar te mbulohej me flamuj Amerikan...dhe gjithe kjo per te shpreh nje mikpritje aq te njohur shqiptare..e jo per servilitet...per mikun me te mire te shqiptarve Ameriken dhe popullin Amerikan...dhe mikpritje nga miku i vetem i sinqert i Amerikes ne Ballkan.....Le te tejkaloje te gjitha permasat e pritjes madheshtore qe iu be z.James Baker........" Me mire nje mik se nje metelik"...dhe miku me i mire...dhe miku me i forte....eshte nderi me i madh per Shqiperine , Kosoven dhe gjithe shqiptaret....(10 qershori eshte edhe nje Date Historike per shqiptaret--- Lidhja e Prizrenit 1878-2007,129 vjetori)........Procesi vazhdon Rilindas te dashur......Kosova pamvarsohet kete vit...dhe amaneti juaj vazhdon te jetoje ne zemrat tona....Bashkimi eshte ne perspektive qe duket..................

    Me nderime per miqt e shqiptarve,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 16-05-2007 më 16:20

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ambasadorja amerikane Ries, e domosdoshme në Bagdad apo e patolerueshme në Tiranë

    18 May 2007
    Nga Kastriot Myftaraj


    - Ambasadorja e SHBA në Shqipëri do të largohet nga Shqipëria para përfundimit të mandatit, vetëm pak ditë pas vizitës së Presidentit Bush në Shqipëri për të marrë një detyrë në Bagdad.Kjo ka dy shpjegime: Ose Marcie Ries është e domosdoshme në Irak, prandaj ajo duhet të gjendet atje para kohës normale, pra para përfundimit të mandatit të saj në Shqipëri, dhe para kohës kur bëhen lëvizjet e diplomatëve nga ana e Departamentit të Shtetit, në muajin shtator, ose ajo është bërë e patolerueshme në Shqipëri dhe duhet të largohet. Duke gjykuar nga situata në Irak, si dhe aftësitë e zonjës Ries (fjalën «zonjë» në këtë rast e përdor thjesht për inerci etike), ka shumë më tepër gjasa që të jetë e dyta, pra që ambasadorja të jetë bërë e patolerueshme në Shqipëri për shkak të bëmave të saj. Bëmat e saj në Shqipëri i kam analizuar në shumë artikuj dhe nuk është vendi t’i përsëris këtu, por do të mjaftohem duke dhënë të fundit në radhë dhe që është epitoma e diplomacisë së zonjës Ries në Shqipëri. Në prill të këtij viti, pak para se të njoftohej vizita e Presidentit Bush në Shqipëri, gjë për të cilën ambasadorja Ries sigurisht që ishte në dijeni kohë më parë, në Shqipëri u botua libri i editorialistit të «New York Times», Thomas Friedman, me titull në botimin shqip «Bota në kohën e terrorizmit», ndërsa në anglisht është botuar me titull «Longitudes and Attidudes- Exploring the world before and after September 11». Ky libër është një përmbledhje e përzgjedhur e editorialeve të Friedman në «New York Times», në një periudhë nga fundi i vitit 2000 deri në vitin 2003. Në Shqipëri libri është botuar nga Instituti i Dialogut dhe Komunikimit, i drejtuar nga Piro Misha dhe mban shënimin «Për botimin e këtij libri ndihmuan ambasada amerikane në Tiranë, si dhe Fondacioni SOROS». Editoriali i parë në libër është ai i botuar në 15 dhjetor 2000, në të cilin Friedman e quan vendimin e gjykatës së Lartë të SHBA për zgjedhjet presidenciale të vitit 2000, që i dha mundësi Bush të marrë mandatin presidencial: «E shtëna ishte drejtuar në zemër të kombit nga pesë gjykatësit konservatorë të Gjykatës së Lartë të SHBA. Nuk ka nevojë për ndonjë burim të brendshëm për të kuptuar se të pesë gjyqtarët konservatorë vepruan si shtesë e ekipit të krerëve të PR, që e ndihmuan guvernatorin Bush të zvarritej deri në vijën e finishit». (Thomas Friedman: «Bota në kohën e terrorizmit», «Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit», Tiranë 2007, f. 13) Përse dreqin duhet që Ambasada Amerikane, në prag të vizitës së Presidentit Bush në Shqipëri, që është e para vizitë e një presidenti amerikan në vendin tonë, të jetë bashkëpunëtore për botimin në Shqipëri të një libri ku zgjedhja e Presidentit Bush konsiderohet atentat ndaj kombit amerikan, i bërë në abuzim të detyrës, nga gjykata e Lartë Amerikane, që në SHBA ka ato funksione që në Shqipëri kanë Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese? Pra, me këtë libër shqiptarëve u thuhet se Presidenti Bush është një uzurpator, që në origjinë të pushtetit të vet ka «Krimin e Atridëve» kundër demokracisë amerikane. Termat e përdorur janë edhe më të ashpër se ata të përdorur kundër Bin Laden pas 11 shtatorit, pasi për Bin Laden nuk u tha se e goditi në zemër kombin amerikan, por vetëm se i shkaktoi një plagë të cilën kombi amerikan do ta përballonte dhe do të reagonte siç duhet. Përse dreqin duhet që ambasada amerikane në Tiranë ta bëjë këtë gjë në bashkëpunim me Fondacionin «SOROS», kur dihet se George Soros ka deklaruar publikisht se sjellja e Presidentit Bush dhe e administratës së tij është si ajo e Hitlerit dhe e Rajhut të tretë nazist, dhe e ka konsideruar Presidentin Bush një rrezik për botën? Këto nuk kanë shpjegim tjetër veç atij se ambasadorja amerikane Ries punon për të diskredituar Presidentin e SHBA para vizitës së tij në Shqipëri. Në rast se do të perifrazoja një shprehje të Thomas Friedman, të cituar më lart, do të thosha se ambasada amerikane në Shqipëri është bërë shtesë e Fondacionit «SOROS» në Shqipëri. Por, këto ndodhin se në SHBA ka liri dhe diplomacia amerikane në Shqipëri me këtë u jep shqiptarëve një shembull të respektimit të mendimit ndryshe, do të thonë apologjetët shqiptarë të zonjës Ries. Por problemi është se e gjithë veprimtaria e Ambasadës Amerikane në Shqipëri e përgënjeshtron këtë, pasi në këtë rast ishte dashur që Ambasada Amerikane në Shqipëri ose USAID, si pjesë e saj, të kishin financuar edhe botime, ku kritikohet diplomacia amerikane në Tiranë nga pikëpamja e përmirësimit të marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë. Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Ambasada Amerikane në Tiranë e toleron dhe e sponsorizon kritikën vetëm kur Presidenti Bush konsiderohet atentator kundër kombit amerikan?! Pa përmendur bëmat e saj të tjera, vetëm për këtë skandal ambasadorja Ries nuk duhet të jetë në Shqipëri në 10 qershor kur të vijë Presidenti Bush, por të largohet më parë. Më tutje në librin e Friedman mësojmë se «Presidenti Nikson nuk i kishte qejf çifutët».(f. 53) Kur këtë gjë e thotë editorialisti hebre (çifut) i «New York Times» në një libër të sponsorizuar nga Ambasada Amerikane e drejtuar nga hebreja Ries, si dhe nga Fondacioni i hebreut Soros, atëherë ka arsye të forta për të besuar se është kështu dhe se Nikson kishte arsyet e veta për të cilat nuk i donte çifutët. Atëherë besoj se i duhet rikthyer asaj teorisë e konspiracionit sipas së cilës Presidenti Nikson u largua nga posti pasi çifutët e trembur nga fakti se ai u rizgjodh me 60% i sajuan skandalin e «Watergate». Aq më tepër që Presidenti Nikson kur i shpalli luftë mafies në vitin 1970, i kërkoi Zvicrës që të hiqte sekretin bankar, gjë të cilën Zvicra, ku pjesa më e madhe e bankave kontrollohen nga hebrenjtë, e kundërshtoi. Në vend të sekretit bankar të Zvicrës së vogël, ra Presidenti i SHBA!!! Në SHBA ka shumë libra që analizojnë çështjen «Nikson» nga pikëpamja se atë e rrëzuan hebrenjtë se ai «nuk i kishte qejf». Ambasada amerikane dhe Fondacioni «SOROS» do të na bindnin vërtet se sponsorizojnë botime me pikëpamje të ndryshme, sipas parimit të lirisë në rast se do të financonin botimin e ndonjërit prej tyre në Shqipëri. Dhe pastaj sipas modelit të kësaj teorie do të shikojmë dhe punët e Soros në Shqipëri, me kriptohebrenjtë Edi Rama, Erion Veliaj, Alfred Moisiu, të cilat i detyrojnë njerëzit si unë që, ashtu si Nikson, mos t’i kenë qejf çifutët, kuptohet jo të gjithë, por ata si George Soros dhe si Marcie Ries, që mbështet Sorosin. Një gjë që të bën përshtypje në botimin shqip të librit të Friedman, është se fjala anglisht «jew», është përkthyer në shqip «çifut». Është për t’u çuditur sesi përkthyesit e librit dhe botuesit, duke përfshirë dhe super-eruditin Piro Misha, nuk e dinë se fjala “çifut“ është një fjalë turke që ka kuptimin e të pëgërës dhe përkthimi më i saktë në shqip është “bajgë“. Të gjithë hebrenjtë që kanë jetuar në Imperinë Osmane e njohin mirë këtë fjalë dhe ajo është trashëguar në kujtesën familjare si pjesë e arsenalit të fyerjeve që u janë bërë hebrenjve. Në Shqipëri fjala “çifut“ përdoret rëndom për hebrenjtë, edhe kur nuk ka konotacion të keq, madje edhe kur flitet në favor të tyre. Madje edhe në fjalorët e shqipes, fjalët “jews“ dhe “hebre“ përkthehen “çifut“, duke u konsideruar kjo e fundit si fjalë e gjuhës shqipe për hebrenjtë. Gjithsesi, përkthyesve dhe botuesve të librit nuk u lejohet që mos ta dinin këtë gjë që çuditërisht e dinte dhe kryetarja 18 vjeçare e FRESSH, Megi Ajtyresa, e cila kur doli në emisionin «´Zonë e Lirë» të Arian Çanit, në tetor të vitit të kaluar, kur Arian Çani i tha se qarkullojnë fjalë që ju jeni çifute, ajo i tha: “Ndoshta duhet thënë herreje”. Por, në Shqipëri mund të numërohen me gishtat e dorës njerëzit që e dinë dallimin mes fjalëve “çifut“ dhe “hebre“. Fjala “çifut“ është një fjalë fyese e gjuhës osmanishte, me të cilën myslimanët e Imperisë Osmane quanin “hebrenjtë“. Sigurisht që në përkthimin e librit të Friedman përdorimi i fjalës «çifut», që përdoret atje qindra herë, është bërë pa të keq, por gjithsesi kjo tregon sesa pak njerëz e dinë në Shqipëri të vërtetën e fjalës “çifut“. Fakti që dallimin midis fjalës “çifut“ dhe fjalës “hebre“ e dinte 18 vjeçarja Megi Ajtyresa, që nuk la përshtypjen e një njeriu me erudicion (që nuk përbën të metë intelektuale për moshën që ka), dhe nuk e dinin eruditët e Institutit të Dialogut dhe të Komunikimit, për dreq ushqen teorinë e konspiracionit kriptohebre Soros-Edi Rama-Erion Veliaj, ku është përzier dhe ambasadorja Ries, se duket qartë që Ajtyresa kuptimin e fjalës “çifut“ dhe refuzimin e kësaj fjale, e ka mësuar në familje, si pjesë të kujtesës familjare, dhe jo nga leximet. Pra, zonjusha tradhtoi identitetin e vet hebre për fatin e keq të tutorëve të saj politikë Edi Rama, George Soros etj. Nuk është ironi e vogël që në botimin në shqip të librit të Friedman që mban shënimin «Botimi i këtij libri bën pjesë në projektin e Institutit të dialogut dhe Komunikimit Libra për një shoqëri të hapur», fjala «jew» është përkthyer në shqip në termin brutal të «shoqërisë së mbyllur», «çifut»! Gjithsesi tash prej një prej njerëzve, që është përgjegjës për këto gjëra, siç është zonja Ries, po shpëtojmë. Në këto rrethana, për të treguar se nuk jam antihebre (unë nuk e përdor termin «çifut»), por jam vetëm kundër disa hebrenjve të këqinj, po i jap disa këshilla dashamirëse si shtesë e manualit të sigurisë që i jep Departamenti të Shtetit për ta zbatuar në Irak. Kur zonja Ries të jetë në Bagdad dhe të shikojë gjurmë të kuqe pëllëmbësh në muret e Bagdadit, mos të mendojë se është fjala për ndonjë protestë të homologes irakiane të Lëvizjes «Mjaft», të cilën ajo e ka aq për zemër në Shqipëri. Fjala në Irak është për gjurmët që lenë viktimat e terrorizmit. Një i njohuri im që ka qenë në Irak, kur e pyeta se cila qe ajo gjë që i pati bërë më tepër mbresë, ai m’u përgjigj: Gjurmët e pëllëmbëve të përgjakura të viktimave në mure. Të plagosurit nga atentatet terroriste me autobomba zvarriten për t’u larguar nga vendngjarja në panik dhe kërkojnë të çohen në këmbë duke u mbështetur pas mureve, shtyllave dhe duke e bërë këtë lenë në to gjurmën e pëllëmbëve të duarve të tyre të përlyera me gjakun e vet. Këtu mua mu kujtua menjëherë simboli i çuditshëm i “Mjaft”, një gjurmë pëllëmbe në ngjyrë të kuqe me disa pika po në ngjyrë të kuqe që bien prej saj, simbol që u paraqit në postera të vendosur në rrugë, në reklama në televizione e në gazeta, bluza etj. Ngjashmëria e simbolit të “Mjaft” është tmerrësisht e madhe me pëllëmbën e përgjakur në Irak, simbolin e terrorizmit dhe vdekjes që le Al-Kaeda në rrugët dhe muret e Irakut dhe Afganistanit. Lëvizja «Mjaft» ediramiste në Shqipëri ka si synim final që në muret e ndërtesave të Tiranës dhe të qyteteve të tjera shqiptare, simboli i «Mjaft», gjurma e kuqe e pëllëmbës, të shndërrohet në gjurmë gjaku njerëzor. Kur zonja Ries të shikojë në rrugët e Bagdadit të parin të ri irakian me shallin tip-Arafat, të moxhahidinit në qafë, mos t’i krijohet iluzioni se ka ardhur në Irak, beniamini i saj Erion Veliaj, i cili me një shall të tillë doli në protestën e mbajtur në Tiranë, në 10 nëntor të vitit të kaluar, nga «Aksioni Civil» kundër autokracisë së Berishës, duke thënë se ky është simboli i të rinjve protestues në Evropë (ajo çka nuk e tha Erioni është i të rinjve antiamerikanë dhe posaçërisht anti-Bush). Me shumë gjasë, takimi me homologun irakian të Veliajt për nga shalli, do të bëjë që zonja Ries mos të ketë më shans, së pakut jo në këtë jetë, për t’u takuar me Veliajn. Në Bagdad zonja Ries do ta kuptojë ndryshimin mes një shpërthimi serioz eksplozivi, me të cilin kryhet një atentat, si dhe shpërthimit qesharak që ndodhi dy ditë para zgjedhjeve vendore të shkurtit, në restorantin ku kishte darkuar Edi Rama, dy orë pasi ky qe larguar, shpërthim që theu disa xhama dhe dëmtoi disa karrige, gjë që megjithatë e bëri ambasadoren amerikan të shkojë me vrap dhe t’i kërkojë Prokurorit të Përgjithshëm të zbulojë të vërtetën e ngjarjes, për të cilën Edi Rama kishte akuzuar si përgjegjës Berishën dhe Olldashin. Dhe mbi të gjitha, Zot na ruaj, që mos ndodhtë që kur zonja Ries të shikojë ndonjë tubacion nafte në flakë, si pasojë e ndonjë atentati terrorist, t’i krijohet ideja se kjo është mënyra më efikase me të cilën Lëvizja «Mjaft», e përkëdhelura e Ambasadës Amerikane në Shqipëri, lëvizje e cila ishte dhe është në zemër të Aleancës për Mbrojtjen e Gjirit të Vlorës, kundër AMBO, të zhdukë rrezikun AMBO për Vlorën. Se zonja Ries ka thënë në rrethe të ngushtë se ajo do të vazhdojë të mbajë lidhjet me Shqipërinë edhe pasi të largohet nga vendi jonë. Gjithsesi të shpresojmë se largimi i saj do të përshpejtohet edhe një herë dhe do t’i paraprijë vizitës së Presidentit Bush në Shqipëri. Kështu në Shqipëri do të kemi një «çifute» më pak, duke uruar që të kemi më shumë hebrenj, si gjeneralin Klark, të cilin ambasadorja Ries, në mënyrë skandaloze, nuk e shoqëroi në vizitën e tij në Shqipëri.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bush, dreke te vila e Mehmet Shehut
    Fatjona Mejdini
    E Premte, 25 Maj 2007


    Surprizat per viziten e Presidentit amerikan Xhorxh Bush me 10 Qershor ne Shqiperi, nuk kane te sosur. Grupi i punes se ngritur ne Kryeministri, qe po organizon kryesisht anen protokollare te vizites se Presidentit amerikan, parashikon qe cdo minute e vizites se tij rreth 5-oreshe ne Tirane, te shoqerohet me elemente te vecante dhe spektakolare. Burime prane Kryeministrise, bejne te ditur se, Presidenti amerikan do te konsumoje dreken e tij gjysme formale te punes, gjate oreve te qendrimit ne Tirane, ne ambientet e “Viles 31” ne zonen e ish-Bllokut, rezidence e cila i perkiste dikur ish-Kryeministrit te periudhes komuniste, Mehmet Shehu. Ne kete dreke, e cila pritet te shtrohet rreth ores 13:30 minuta, Presidenti amerikan Bush, do te shoqerohet nga Kryeministri i Shqiperise, Sali Berisha, Kryeministri i Maqedonise, Nikola Gruevski dhe Kryeministri i Kroacise, Ivo Sanader, perkatesisht vende keto anetare te “Kartes se Adriatikut A3”, qe aspirojne integrimin ne NATO. Gjate kesaj dreke gjysme formale ne ambientet e viles se nje ish-funksionari te larte komunist, kryeministrat e Kartes A3, do te shkembejne me Presidentin Bush mendime rreth integrimit te vendeve te tyre ne strukturat e NATO-s dhe pritet qe te perfitohet dhe mbeshtetja e SHBA per integrimin sa me te shpejte ne kete Aleance. Kjo dreke e Presidentit Bush ne nje nga vilat e ish-Bllokut komunist, do ta “veshe” kete zone me flamuj te panumert shqiptare dhe amerikane dhe te tjera dekoracione te pergatitura per kete rast. Grupi i punes se ngritur ne Kryeministri dhe i kryesuar nga zv/kryeministri, Gazmend Oketa, ka menduar t’i japin nje vemendje te vecante elementeve dekorative qe do te shoqerojne viziten e Presidentit Xhorxh Bush ne Shqiperi. Keshtu, duke nisur qe nga aeroporti “Nene Tereza”, ku aeroplani “Air Force I” do te sjelle Presidentin amerikan, Bush dhe deri ne hyrje te Tiranes, anet e rrugeve do te jene te dekoruara me flamuj amerikane dhe shqiptare. Pergjate autostrades Tirane- Durres, ku Presidenti Bush do te kaloje nen ruajtjen e rrepte te forcave te shumta te sigurise vendase dhe amerikane, nuk do te mungojne edhe pankartat e medha te shkruara ne shqip dhe anglisht, ku Presidentit te pare amerikan qe viziton Shqiperine, do t’i urohet mireseardhja. Ashtu sic eshte bere e ditur edhe me pare, viziten e pare ne Shqiperi, Bush do ta zhvilloje ne zyren presidenciale, ku do te takohet me mikpritesin e tij, Presidentin shqiptar, Alfred Moisiu. Pas takimit te tij 30-minutesh me homologun Moisiu, Bush dhe eskorta e sigurise, qe do ta shoqeroje, do te drejtohen drejt Kryeministrise. Ajo cfare eshte e sigurt pergjate ketij kalimi ne bulevardin “Deshmoret e Kombit”, jane qytetaret e shumte, qe te kuriozuar nga kjo vizite e shumepritur, do te kene mundesine qe te shikojne makinen ku do te jete akomoduar Presidenti amerikan Bush dhe eskorten e panumert te forcave te sigurise. Nga ana tjeter, qytetaret ne anet e bulevardit, do te jene nen monitorimin e rrepte te forcave te sigurise, ndersa per makinat, ato nuk mund te qarkullojne fare ne kryeqytet gjate te dieles se 10 qershorit, ku Bush do te preke Tiranen. Masave per sigurine e Presidentit amerikan do t’i shtohen edhe rreth 15 mije forca sigurie te vendit, pa llogaritur ketu edhe sherbimin sekret amerikan te CIA-s, qe do te bejne te mundur normalitetin e nje vizite historike me 10 qershor ne Shqiperi. Pas vizites ne Tirane, Bush do te perfundoje turneun e tij evropian ne Sofje te Bullgarise, ku me 11 qershor, do te takohet me Presidentin Parvanov dhe Kryeministrin Stanishev.

    Grupi punes

    Grupi i punes i ngritur ne Kryeministri dhe i drejtuar nga zv/kryeministri Oketa, mblidhet cdo dy dite per te diskutuar ne lidhje me pergatitjet nga ana e pales shqiptare per viziten historike te Xhorxh Bush ne Shqiperi, e para ne histori qe nga krijimi i shtetit shqiptar.

    Dekoracioni

    Tirana do zbukurohet ne pjeset kryesore te saj me rastin e vizites se Presidentit amerikan, Xhorxh Bush. Autostrada Tirane-Durres, bulevardi “Deshmoret e Kombit” dhe zona e ish-Bllokut, do te mbushen me flamuj te dy vendeve dhe parulla mireseardhjeje.

    Siguria

    Asnjehere me pare ne Shqiperi s’jane marre masa kaq te rrepta sigurie per mbrojtjen e nje personaliteti. Per viziten e Bush, pervec angazhimit te rreth 15 mije forcave te sigurise shqiptare, ne loje do te hyjne edhe agjentet e CIA-s per ta bere sa me te sigurt kete vizite.
    #VamosArgentina

  5. #35
    Pune te bukur Brari. Komplimentet e mia

    Eh ardhja e Z. Bush ne Shqiperi duhet pare ne intresin tone kombetare.(Shpresoj te jete nje sinjal per te ardhmen)
    Miqesia me ket vend eshte mjaft e rendesishme se po mbetemi Vetem si dikur ne kohen e Xhaxhit.
    Europa nuk na do kur them Europa kam parasysh Greqin fqinje, dhe Italine ku jetoj vet per momentin. Pasja afer e ketyre shteteve ne ket moment te turbullt politik ne gjithe boten e vecanrisht te ne nuk na ndihmon aspak.
    Kam pare mbreme Anno Zero te RaiDue (programin e M.Santoros e shof vetem se me pelqen mendimi i M.Travaglio) na ben kriminelet e botes bashke me ate buzevicen Alessandra Mussolini.
    Vende te tjera me tradite ne demokracine Europiane si Anglia Gjermania apo vendet Nordike sbesoj se kane intres te ne.
    Te shohim te Amerika sdo dalim keq.
    Ti leme komentet per Bushin se sna takon ne ti zgjidhim se kemi barkun bosh e jemi te uritur per shume gjera.

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,400
    Postimet në Bllog
    22
    Ambasadorja amerikane Ries, e domosdoshme në Bagdad apo e patolerueshme në Tiranë
    Ambasadoria amerikane ne Tirane, do te fluturoje drejt Bagdatit ashtu sic fluturoi edhe paardhesi i saj ne ambasaden amerikane ne Shqiperi, dhe jo se ajo ka bere nje pune te keqe ne Shqiperi, por se ajo ka bere nje pune te shkelqyer ne Shqiperi.

    Departamenti i shtetit amerikan eshte shume i ndjeshem ne emerimet ne Lindjen e Mesme, dhe te gjithe ambasadoret amerikane ne Shqiperi jane kandidatet me te kualifikuar per kete detyre, fale eksperiences qe ata kane fituar ne kontaktet me nje shoqeri me shumice myslimane, sic eshte shoqeria shqiptare. Dhe kjo verteton ate piken qe une zura ne goje me lart, qe Shqiperia eshte unikalisht e kualifikuar si vend per tu bere nje ndermjetes i dialogut midis lindjes dhe Perendimit.

    Dhe mos lexoni brockullat e Kastriot Myftaraj se do te budallepseni, budallai shoke do.

    Albo

  7. #37
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Bush, letër falenderimi Berishës



    Presidenti amerikan George W. Bush i ka dërguar një letër Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ku e falenderon për mesazhin ngushëllues që ky i fundit i ka dërguar për tragjedinë që ndodhi në Institutin Politeknik të Virginia Tech. Presidenti Bush ka shprehur hidhërimin dhe zemërimin e popullit amerikan për ngjarjet e dhunshme të asaj dite, të cilat u morën jetën pa kuptim disa studentëve dhe pjesëtarëve të fakultetit, dhe që plagosi disa të tjerë. Për këtë arsye, Presidenti amerikan i shkruan kryeministrit Berisha se mesazhi i tij është një burim ngushëllimi dhe prehjeje për familjet e viktimave dhe gjithë popullin amerikan. "Mesazhi juaj do të kujtohet gjithmonë me mirënjohje", përfundon letra e Presidentit amerikan George W. Bush, drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

  8. #38
    New York Maska e mario_kingu
    Anëtarësuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225
    eshte dicka historike
    Partizoni

  9. #39
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Mes vizitës së Bejker, në 1991, tek ajo e Bush në 2007, amerikanët ia dolën ta

    bëjnë Shqipërinë real!!!




    Nga Kastriot Myftaraj - Në 22 qershor 1991, në Sheshin «Skënderbej» Sekretari i Departamentit të Shtetit, James Baker, të cilit iu bë një pritje madhështore nga rreth një milion shqiptarë të ardhur nga gjithë vendi, që kishin mbushur rrugët nga aeroporti deri në Sheshin “Skënderbej”, duke iu drejtuar turmës të madhe, që tundte flamuj amerikanë dhe shqiptarë, u shpreh: “Ne jemi me ju dhe ju jeni me ne!” «Ne» ishim SHBA, ndërsa «ju» rezultoi të ishte diçka e komplikuar, siç e tregoi e ardhmja. Në 1991, kur Shqipëria ishte e ndarë në komunistë, që ishin duke u transformuar në socialistë, dhe në antikomunistë, ku tek të fundit bënin pjesë edhe komunistë dhe njerëz nga familje komuniste, që kishin braktisur partinë e tyre, proamerikanë në SHBA ishin vetëm antikomunistët. PPSH e transformuar në PS, vetëm pak ditë para vizitës së Baker, e perceptonte si armiqësi nga ana e SHBA, dëshirën e SHBA që në Shqipëri të bëhej rotacioni i pushtetit me anë të zgjedhjeve të lira, gjë që do të konfirmonte ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri nga ai diktatorial komunist, në atë demokratik, cak do të thoshte që, PS të dilte në opozitë. Prandaj “Zëri i Popullit”, gazeta e PS-së, e komentoi me tallje dhe cinizëm vizitën e Baker, duke dalë me një titull të madh në faqen e parë: “6 milionë dollarë për tre milionë shqiptarë!” (“Zëri i Popullit”, 23 qershor 1991, f. 1.) Aluzioni ishte për ndihmën humanitare prej 6 milion USD që Baker i pati ofruar Shqipërisë gjatë vizitës së vet në Tiranë. PS dhe mbështetësit e saj, në 1991 përbënin krahun antiamerikan në Shqipëri, jo vetëm për traditën antiamerikane të regjimit komunist, por edhe për arsyen që thashë më lart. Nga mënyra sesi u prit Baker në Shqipëri, Uashingtoni duhet të ketë arritur përfundime për qëndrimin e shqiptarëve të këtej kufirit ndaj SHBA: 1) Shqiptarët, me përjashtim të anëtarëve dhe mbështetësve të PS (ish-PPSH) dhe pjesës më të madhe të familjarëve të tyre, janë proamerikanë. Në proamerikanët shqiptarë bënin pjesë ish-të persekutuarit politikë nga regjimi komunist, pjesa e ndërmjetme jokomuniste e shoqërisë shqiptare, si dhe një pjesë ish-komunistësh që kishin braktisur shtresën e tyre. 2) Antiamerikanizmi në Shqipëri përbëhej nga anëtarët dhe mbështetësit e PS (PPSH), pra nga një pjesë e madhe e shtresës së ish-komunistëve dhe të familjarëve të tyre. Duke qenë se në Shqipëri, në vitin 1990 kishte rreth 200 mijë anëtarë dhe kandidatë të PPSH, duke llogaritur për secilin mesatarisht nga 3-4 familjarë, që e dëgjonin, dilte se në Shqipëri grupimi antiamerikan arrinte maksimalisht në 800 mijë deri në 1 milion njerëz, pra në rreth 30% të popullsisë. Këtu duheshin zbritur komunistët dhe kandidatët e PPSH që kishin braktisur partinë e tyre, çka do të thoshte që kjo shifër duhej të zbriste edhe më, çka u verifikua nga numri i votave që mori PS dhe aleatët e saj që nga ajo kohë dhe deri më sot. 3) E majta antiamerikane, me origjinë komuniste, në Shqipëri, mund të ishte e rrezikshme për interesat amerikane në Shqipëri, pasi ajo kishte potencial për destabilizim, duke qenë se inkludonte pjesën më të madhe të ushtarakëve dhe oficerëve të Sigurimit të Shtetit. Kjo e majtë antiamerikane mund të gjente gjithherë mbështetje dhe ndihmë për aksione antiamerikane, në shtetet e rajonit si Serbia dhe Greqia, si dhe nga fuqi të mëdha që donin t’ i hapnin probleme SHBA. Zyrat për Shqipërinë, në Uashington, i rekomanduan Departamentit të Shtetit dhe Shtëpisë së Bardhë, që politika amerikane në Shqipëri, në perspektivë duhej të ishte që të afrohej me të majtën ish-komuniste në Shqipëri, duke e neutralizuar antiamerikanizmin e saj. Ajo që rekomandonin këto zyra për politikën e SHBA-së në perspektivë në Shqipëri ishte praktikisht zbatimi i parimit të vjetër: Ta bësh për vete armikun e fortë, duke i hedhur si pre mikun e dobët. Pra, SHBA ta ndihmonin PS-në të sundonte Shqipërinë, dhe ta mbante të shtypur PD-në dhe të djathtën historike shqiptare. Ndërkaq, SHBA kalkulonin që ta ruanin proamerikanizmin e PD-së, së djathtës historike dhe mbështetësve të tyre, falë angazhimit amerikan për çështjen e Kosovës, gjë që kishte shumë më tepër efekt tek e djathta se tek e majta. Kështu, me kalimin e kohës, politika amerikane në Shqipëri evoluoi, duke parë si partner të privilegjuar PS-në dhe aleatët e saj për të qëndruar gjatë në pushtet. Amerikanët, që prej vitit 1994, dhe në vazhdim, bënë gjithçka për të mbështetur PS-në dhe për ta dobësuar dhe përçarë PD-në, partinë e parë dhe më të madhe opozitare në Shqipëri, çka mund të rezultonte fatale për pluralizmin në Shqipëri. Ambasada amerikane filloi të ndjekë dhe vazhdon të ndjekë një praktikë selektive në dhënien e vizave për në SHBA, që konsistonte në favorizimin e ish-komunistëve dhe të të majtëve. Nga mënyra sesi ambasada amerikane i jepte dhe i jep vizat, duket qartë se amerikanët i kanë skeduar shqiptarët dhe sa më lart të ketë qenë një shqiptar në hierarkinë e regjimit komunist, aq më lehtë e merr vizën amerikane. Ironikisht, ish-të persekutuarit politikë, një pjesë e madhe e të cilëve janë persekutuar se të afërmit e tyre i besuan CIA-s, që tërhiqej për hunde nga Kim Philby, ambasada amerikane i trajton edhe më keq se kafshët. Unë kam parë me sytë e mi një ish-të persekutuar politik që po protestonte para sportelit të zyrës konsullore të SHBA, dhe që e largoi roja, pas kërkesës së funksionarëve. Roja i kërkoi falje gruas së një ish-oficeri të lartë të Sigurimit të Shtetit, e cila kishte ardhur tek sporteli bashkë me qenin e vet të vogël (kone), se duke larguar ish-të persekutuarin politik, kishte shkelur bishtin e qenit, duke e bërë këtë të ulërinte nga dhimbja. Madje edhe disa amerikanë u dukën të shqetësuar për qenin. E njëjta praktikë selektive, praktikisht raciste ndiqet dhe në lotarinë amerikane, ku ata që fitojnë të drejtën të marrin Green Card, dalin sipas një filtrimi të ngjashëm. PS dhe aleatët e saj, pasi erdhën në pushtet, duke u ndjerë të sigurt nën mbrojtjen amerikane, abuzuan tmerrësisht dhe në mënyrë arrogante, me pushtetin, duke e çuar korrupsionin, trafiqet kriminale, dhe shfaqjen arrogante të luksit dhe pasurisë së tyre të krijuar në mënyrë abuzive, në përmasa të tilla, që indinjuan deri edhe vetë të majtët. Zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut 2005 pritej të shndërroheshin në plebishit kundër abuzimit me pushtetin të PS. Një fitore e re, e treta radhazi e PS, do të shkaktonte shpërthimin e pakënaqësisë popullore në situata të llojit të 7 shkurtit 2004, që do të shkallëzoheshin deri në luftë civile. Amerikanët donin që të evitonin destabilizimin e Shqipërisë, që do të vinte nga pakënaqësia popullore, që do të shkaktohej nga një fitore e re e së majtës. Amerikanët, të cilët nuk e larguan Berishën nga politika pas rënies së tij nga pushteti në 1997, se u duhej për ta përdorur si valvul sigurimi për mos të lejuar që kundërshtimi i njerëzve të opozitës ndaj qeverisë së majtë mos të precipitonte deri në përplasje të dhunshme pa tërheqje pas, e panë se Berisha në rast se i humbte zgjedhjet e vitit 2005, nuk mund ta bënte më rolin e valvulës dhe presioni i zemërimit popullor do ta shpërthente këtë valvul sigurimi. Kështu, amerikanët, të gjendur para dilemës rikthimi i Berishës në pushtet apo destabilizimi i Shqipërisë vendosën që ta sjellin Berishën në një pushtet fiktiv. Kështu, popullit opozitar do t’i krijohej iluzioni se u ndryshua pushteti dhe se tash gjërat do të ndryshojnë. Këtë plan diabolik amerikanët filluan ta zbatojnë që para zgjedhjeve të 3 korrikut 2005, duke e detyruar Berishën që të ripranonte në lidershipin e PD-së njerëz të kompromentuar për bashkëpunim ekstremist me të majtën, si Arben Imami, Gramoz Pashko, Genc Ruli etj., të cilët me siguri i i kushtuan një kosto elektorale PD. Qëllimi ishte që të minimizohej fitorja e pritshme e PD, në mënyrë që mazhoranca parlamentare e PD-së të ishte e brishtë dhe të paralizohej lehtë. Për ta bërë fiktiv pushtetin e PD amerikanët inkurajuan Presidentin Moisiu, Gjykatën Kushtetuese, që të bënin një guerilje kundër mazhorancës dhe qeverisë duke kthyer dhe rrëzuar ligjet. Gjithashtu nxitën Prokurorin e Përgjithshëm që ta sfidonte mazhorancën e re parlamentare. Gjithashtu amerikanët i bënë presion maksimal Berishës që të bënte ndryshime minimale në administratë, ndërsa PS-në e kishin toleruar që të përdorte «kosën» dhe jo më «fshesën» për të pastruar administratën dhe institucionet e tjera. Por, aspekti më i keq i kësaj politike amerikane në Shqipëri, nuk është thjesht në mbështetjen e së majtës, por tek arroganca me të cilën bëhet kjo gjë. Amerikanët mund ta mbështesnin të majtën të vinte dhe të rrinte në pushtet, si dhe të vinte njerëzit e saj në institucionet kryesore të shtetit, por duke i kërkuar që të nxirrte për postet kryesore persona që në kohën e diktaturës komuniste nuk kanë pasur një karrierë të tillë që i bën ata acarues për pjesën jokomuniste të shoqërisë shqiptare, që përbën dhe shumicën e popullsisë. Kur Presidenti Bush do të vijë në Tiranë në 10 qershor atë do ta presë Presidenti Moisiu, i cili pavarësisht se ç’është thënë është një emër që doli nga ambasada amerikane, kur u zgjodh president. Presidenti Moisiu ka filluar studimet e larta në ish-Bashkimin Sovjetik, në kohën e Stalinit, në vitin 1951, një vit para se të lindte Presidenti aktual rus Putin. Alfred Moisiu ishte drejtor i Drejtorisë së fortifikimit në Ministrinë e Mbrojtjes, pikërisht në vitet kur u bë bunkerizimi famëkeq i vendit, në kohën e komunizmit, dhe ishte pikërisht Alfred Moisiu që e drejtoi këtë proces. Bunkerizimi është simbol i diktaturës komuniste një Shqipëri, çka e bën Alfred Moisiun njeriun më të papërshtatshëm për t’u bërë President, 12 vjet pas ndryshimit të sistemit. Në rast se në vitin 2007, 17 vjet pas ndryshimit të sistemit, Presidentin Bush në Shqipëri e pret ish-shefi i bunkerizimit të vendit në kohën e diktaturës komuniste, atëherë kjo nuk ka shpjegim tjetër veçse që amerikanët po u thonë shqiptarëve se ata (amerikanët) duan të sundojnë Shqipërinë me anë të ish-nomenklaturës komuniste, dhe shqiptarët duhet të ulin kokën dhe ta pranojnë këtë gjë. Kjo është shumë cinike dhe nxit antiamerikanizmin e shumicës së shqiptarëve. Në Uashington nuk duket se e kanë sa duhet të qartë se influenca e madhe që kanë ushtruar SHBA-të në zhvillimet politike në Shqipëri, për një periudhë të gjatë, në dëm të së djathtës dhe në dobi të së majtës, ose më saktë të fraksioneve të caktuara të së majtës, është bërë e mundur se anëtarët dhe mbështetësit e PD-së dhe të së djathtës në përgjithësi kanë shkuar me bindjen se SHBA-të e kanë bërë këtë politikë për shkak se kanë qenë të detyruara nga zhvillimet rajonale dhe se në një situatë tjetër, ato do të ruanin së paku qëndrimin e arbitrit të ndershëm mes dy palëve në politikën shqiptare. Me këtë arsyetim janë justifikuar dhe disa qëndrime të influencuara nga lobitë në SHBA-të të zyrtarëve të ambasadës amerikane në Tiranë. Në fakt, i vetmi proamerikanizëm vetësakrifikues në Shqipëri është ai i atyre që nuk janë ish-komunistë të privilegjuar nga amerikanët dhe amerikanët sigurisht që e dinë këtë. Amerikanët e dinë se proamerikanizmi i pjesës më të madhe të së majtës është një proamerikanëizëm pragmatik, që mund të përcaktohet si proamerikanizmi pushtetar. Por amerikanët kanë bërë një gabim të madh që e kanë parë proamerikanizmin e pjesës tjetër të shoqërisë shqiptare si një gjë që e kanë në xhep dhe që vjen dhe nga ndjenja e hipnotizmit nga hiperfuqia e SHBA-së. Sot amerikanët realisht në Shqipëri nuk kanë miq. Pjesa më e madhe e shqiptarëve ndihen shumë të fyer nga amerikanët, për shkak se amerikanët veprojnë në Shqipëri si politikanët “kukluksklanas” dikur në shtetet e jugut të SHBA-së, në kohën e sundimit të racizmit, kur kishte të bardhë të privilegjuar dhe zezakë të shtypur. Në Shqipëri, për amerikanët, ish-komunistët që kanë mbetur tek e majta dhe ish-nomenklaturistët e kohës së komunizmit, janë “të bardhët”, ndërsa pjesa tjetër e shqiptarëve janë “zezakët”. U bënë së paku 13 vjet që diplomatët amerikanë në Shqipëri kanë vënë kapuçin e “kukluksklanasit” në kokë. Tashmë pjesa më e madhe e shqiptarëve e kanë parë se anësia e zyrtarëve amerikanë merr përmasa absolutisht arbitrare dhe të patakt, në dëm të kësaj shumësie të shqiptarëve. Diplomatët amerikanë ia dolën që praktikisht t’i bëjnë antiamerikanë pjesën më të madhe të shqiptarëve. Sot në Shqipëri realisht nuk ka proamerikanë, pasi pjesa më e madhe e të majtëve të privilegjuar nga SHBA, në të vërtetë, shpirtërisht janë antiamerikanë. Kjo mund të sjellë incidente serioze në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane. Në Uashington duhet ta dinë dhe sigurisht që e dinë se në botë sot ka qendra shumë të fuqishme antiamerikane, shtetërore dhe joshtetërore që do të donin që në Shqipëri, që ka reputacionin e një nga vendet më proamerikane në botë, të bëhen revolta masive antiamerikane me djegie flamujsh, sulme mbi selinë diplomatike dhe mbi diplomatët amerikanë, siç i kemi parë të ndodhin në vende të tjera. Këto qendra antiamerikane, shtetërore dhe joshtetërore janë gati të paguajnë edhe shumë të konsiderueshme për ta bërë të mundur këtë gjë. SHBA-ja do të vihen në pozita qesharake pasi superfuqia e vetme e botës nuk mund ta përdorë dhe as ka mundësi praktike ta përdorë fuqinë e saj për të shtypur kundërshtarët e saj në një vend të konsideruar si nga më proamerikanët në botë. Amerikanët gabojnë nëse ata mendojnë se njohin mirë raportin e forcave në shoqërinë shqiptare dhe se ai është në favor të partnerëve të tyre të privilegjuar. Në konfliktet e brendshme, ashtu si në luftërat bërthamore, më i rëndësishëm se madhësia e forcës është mënyra e përdorimit të forcës që palët zotërojnë. Kur humbin skrupujt rritet egërsia dhe vendosmëria , dhe ka epërsi pala që nuk ka diskrecion, pasi nuk është ajo ka shumë për të humbur në krahasim me palën tjetër. Gjatë vizitës së Presidentit Bush do të derdhet lumë retorika për shqiptarët si një nga kombet më proamerikane në botë, por e vërteta është se marrëdhëniet shqiptaro-amerikane kanë vdekur përsa u përket pjesës më të madhe të shqiptarëve të Republikës së Shqipërisë. Amerikanët kanë fyer rëndë 70% të popullsisë së Shqipërisë dhe praktikisht janë armiqësuar me të. Për 70% të shqiptarëve sot nuk do të kishte rëndësi nëse në vend të selisë të ambasadës amerikane do të ishte gropa e Hajdin Sejdisë. Kjo është e vërteta e hidhur dhe për të ardhur keq, se amerikanëve u detyrohemi shumë për çështjen e Kosovës dhe për çështjen nacionale shqiptare në përgjithësi. Nëse zyrtarët që merren me Shqipërinë në Uashington nuk e përdorin këtë vizitë për të nxjerrë disa përfundime të reja, sipas të cilave amerikanët duhet të rishqyrtojnë dhe balancojnë marrëdhëniet e tyre me pjesët e ndryshme të shoqërisë shqiptare, atëherë ka shumë gjasa që mos të ketë më mundësi riparimi në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.

  10. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bush, vizite me ushtare amerikane
    Rozeta Rapushi
    E Enjte, 31 Maj 2007

    Kuvendi i jep te drejte, me nje akt te posacem, forcave ushtarake amerikane, qe do te vijne me 10 qershor ne Shqiperi me Presidentin Xhorxh Bush, te reagojne edhe me force ndaj cdolloj kercenimi apo rreziku. Kete vendim anetaret e Komisionit parlamentar te Ligjeve e moren vetem pasi Ministria e Mbrojtjes deklaron se nuk mund te garantoje plotesisht sigurine ne nivelin qe kerkohet, me mundesite ushtarake qe ka. Me shumice votash, Komisioni parlamentar i Ligjeve votoi aktin normativ te sjelle nga Ministria e Mbrojtjes per masat e sigurise gjate vizites se Bush ne Shqiperi. Si pozita ashtu edhe opozita, pranuan te gjitha pikat e aktit, pervec socialistit Bashkim Fino, i cili abstenoi, duke e quajtur nje akt diskriminues ndaj vendit tone. Fino ishte kunder nenit 3 te aktit normativ te ministrise, i cili parashikon: "Njesite e forcave ushtarake te SHBA-se lejohen te kryejne veprimet e pershtatshme ndaj cdolloj kercenimi apo rreziku, qe mund te cenoje sigurine e vizites, duke perdorur, nese eshte e nevojshme, edhe forcen, ne perputhje me intensitetin e rrezikut apo te kercenimit". "Eshte nje akt diskriminues. Ne nuk jemi ne vitin 1997. Jemi nje vend i qete dhe nuk ka asnje arsye qe te vijne ushtaret amerikane per te garantuar sigurine", tha Fino. Por perfaqesuesi i Ministrise se Mbrojtjes, Ndue Marku, u shpreh se prania e tyre eshte e nevojshme, ashtu si miratimi me urgjence i aktit normativ. Kjo sepse, sipas Markut, ne kete menyre i paraprihet ndonje sulmi ajror, si ai i 11 shtatorit ne Amerike. Marku u shpreh se miratimi i ketij akti eshte i nevojshem per garantimin e sigurise. Ndonese votoi pro aktit, rezerva pati edhe nenkryetari i Komisionit te Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Nenkryetari pyeti nese masa te tilla i ploteson marreveshja e nenshkruar kohe me pare. "Jo, marreveshjet e nenshkruara deri me sot nuk parashikojne asnje nga pikat qe ka akti. Pasi ushtaret amerikane do te vijne per te siguruar sulme qe mund te jene si ato te 11 shtatorit", u pergjigj Marku. Sipas aktit normativ, qe i eshte percjelle sot me urgjence seances plenare, do te lejohet para 10 qershorit, hyrja qendrimi dhe levizja ne territorin e Shqiperise, te njesive te forcave ushtarake te SHBA si dhe mjeteve te tyre ushtarake per pjesemarrje ne operacionin e perbashket per masat e sigurise para dhe gjate vizites se Presidentit te SHBA-se ne Shqiperi. "Republika e Shqiperise, ne kuader te operacionit te perbashket per masat e sigurise, ve ne dispozicion hapesiren tokesore, detare dhe ajrore, perfshire portet dhe aeroportet, si dhe krijon lehtesite e nevojshme per kryerjen e ketij misioni", thuhet ne aktin normativ. Per sigurine e vizites se Presidentit Bush do te ofrojne bashkepunimin e tyre dhe do te jene ne gatishmeri pjesa me e madhe e ministrive si ajo e Mbrojtjes, e Jashtme, e Brendshme, ministria e Transportit, Financave si dhe Sherbimi Informativ Shteteror e strukturat ne varesi te tij.

    Shkurt

    Aksesi

    Kuvendi do te lejoje sot, me nje akt te posacem, hyrjen dhe qendrimin ne Shqiperi te forcave ushtarake te Shteteve te Bashkuara te Amerikes dhe te mjeteve te tyre ushtarake, me rastin e vizites se Presidentit te SHBA-se, Xhorxh Bush, ne vendin tone. Forcat ushtarake do te vijne para dhe gjate vizites se Presidentit amerikan per operacionin e perbashket te sigurise.

    Te drejtat

    Pervec ardhjes dhe qendrimit ne Shqiperi, forcat ushtarake te SHBA, qe do te vijne me rastin e vizites se Presidentit Bush ne Shqiperi, do te kene edhe te drejte qe te nderhyjne, te kryejne veprime te pershtatshme ndaj cdolloj kercenimi apo rreziku qe mund te cenoje sigurine e vizites. Madje, ushtaret kane te drejte, sipas aktit qe do miratohet sot, te perdorin edhe forcen ne rast kercenimi.

    Hapesira ajrore

    Per te lejuar veprimtarine e forcave ushtarake amerikane gjate vizites se Presidentit Bush ne Shqiperi, vendi yne, ne kuader te operacionit te perbashket per masat e sigurise, ve ne dispozicion hapesiren tokesore, detare dhe ajrore. Perfshire ketu edhe portet, aeroportet si dhe merr persiper qe te krijoje hapesira tokesore, detare dhe ajrore per kryerjen e ketij misioni. Nje gje e tille eshte bere dhe ne vitin 1999, ne kohen e luftes ne Kosove, po me vendim Parlamenti.

    Gatishmeria

    Ministrite do te jene te gatshme te ofrojne ndihmen e tyre gjate vizites se Presidentit Bush ne Shqiperi. Ministria e Jashtme ajo e Mbrojtjes, e Brendshme, e Transportit, Financave, por edhe Sherbimi Informativ Shteteror dhe institucione te tjera ne varesi te tyre do jene te gatshme te ofrojne bashkepunim, sipas objektit te veprimtarise shteterore, ne perputhje me ligjet ne fuqi.

    Emergjenca

    Akti normativ per masat e sigurise, qe do te merren gjate vizites se Presidentit Bush me 10 qershor, u dorezua dje me urgjence ne Komisionin arlamentar te Ligjeve. Me konsensus te plote, anetaret e majte dhe te djathte te komisionit pranuan qe forcat ushtarake te kene te drejte te reagojne ndaj ndonje kercenimi te mundshem. Akti do votohet me urgjence ne seancen e sotme plenare.

    Perjashtimi

    Vetem deputeti socialist, Bashkim Fino, abstenoi ndaj aktit per masat e sigurise me 10 qershor, diten kur Presidenti i SHBA Xhorxh Bush do te vizitoje Shqiperine. Socialisti refuzoi te votoje nje akt, qe, sipas tij, e diskriminon vendin tone te qete. Fino u shpreh se, per sa kohe Shqiperia eshte nje vend i qete e pa probleme, nuk ka pse te merren masa te tilla.
    #VamosArgentina

Faqja 4 prej 54 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Presidenti Moisiu viziton familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •