Close
Faqja 22 prej 54 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 220 prej 533
  1. #211
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Vizita e presidentit Bush ne Tirane jehone ne Angli

    Vizita e presidentit Bush ne Tirane jehone ne Angli

    Nga Londra
    Muhamed Veliu
    Korrespondent i Top-Channel


    Vizita e sotëme e presidentit Xhorxh W Bush në Shqipëri është ndjekur me interes nga Shqiptarët e Britanisë së Madhe, po ashtu ka patur një jehonë të gjerë në mediat britanike.

    Sikurse miliona shqiptarë në të gjithë botën edhe shqiptarët e Britanisë ka ndjekur përmes platformës Digitalb minut pas minuti këtë vizitë historike e cila zhvillohet në një moment tejet delikat për të ardhëmen e Kosovës.

    Lokalet shqiptare në Londër janë hapur që në orët e para të mëngjesit për tu dhënë mundësi klientëve të ndjekin direkt nga Tirana mbërritjen e presidetit Bush.

    “Kjo vizitë historike e presidentit Bush që lidhet me shumë faktorë kryesisht për statusin e Kosovës dhe antarësimin e Shqipërisë në NATO, na emocionoi edhe ne komunitetin shqiptarë në Britani, ndjekës të kujdeshëm të zhvillimeve në atdheun tonë” u shpreh Lutfi Vata një ndër drejtuesit e komunitetit shqiptarë.

    Ndërda studjuesi arkivave britanike Bejtullah Destani u shpreh se “ Për komunitetin shqiptarë në Britanisë së Madhe, mbërritja e presidentit Bush në Tiranë shihet me një rëndësis të jashtëzokonshëme për vetë faktin se politika e jashtëme amerikane për Kosovën është e njëjtë me atë të kryeministrit Toni Bler”.

    Vizita në Shqipëri presidentit Bush ka gjetur një jehonë në mediat britanike që dje ku në faqet e The Times shruhej se "Shqipëria është një vend i transformuar në gatishmëri për të pritur Bushin e respektuar"

    BBC në të gjitha edicionet e lajmeve ka pasqyruar këtë eveniment të rrallë historik për Shqipërinë duke u ndalur në entuziazmin e pritjes së presidentit Bush.

    “ Entuziazën i jashtëzakonshëm tek shqiptarët, mikpritja e të cilëve patjerëtër do të lërë gjurmë në memorjen e në presindetin Bush i pari president amerikan që viziton Shqipërinë. Kjo mikpritje është në kontrast me vizitat e tjera të Bush në Europë ku ai u prit me protesta” ka raportuar i dërguari i BBC në Tiranë Jonathan Beale.

    Irish Examimer një gazetë Irlandeze në faqen online shkuar se Presidenti Bush në Shqipëri mikritet si një hero.

  2. #212

  3. #213

  4. #214
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Citim Postuar më parë nga Darius
    Pritje madheshtore dhe publicitet i madh dhe ketej nga Amerika e Veriut.

    Lajmet qe kam lexuar deri tani jane relativisht jo te mjaftueshme. Degjova qe gjate takimit me Miosiun (ne mos gaboj) eshte permendur dhe ceshtja came.

    A ka ndonje prej jush qe mund ta konfirmoje kete fakt?
    mos se po qe e vertete i ra infarkt grekeve dhe homsave qe i bejn fresk atyre
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  5. #215
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Ishte me te vertete nje vizite surprize ardhja e presidentit Bush ne Shqiperi. Eshte vizita e pare qe nje president ne detyre i ben Shqiperise dhe kjo eshte diçka historike, kujtojme se ne vitin 1994 babi i G. W Bush ka vizituar Shqiperine bashke me familjen e tij perveç presidentit te tanishem qe ne ate kohe ishte Guvernator i Texas dhe me C. Powel. Eshte ende e pabesueshme qe ai erdhi ne Shqiperi, ne kete vend te vogel te ballkanit. Gjithashtu atij i eshte bere nje pritje madheshtore nga qeveria Shqiptare. Kjo gje eshte verejtur dhe nga komentet e shtypit te huaj, sidomos atij amerikan. Ne faqen e pare te se perditshmes "New York Times" zinte vend nje lajm per pritjen e ngrohte qe i ben populli Shqiptar George W Bush.

    Darius, une kam ndjekur drejt per se drejti viziten e Bush ne TV Shqiptare dhe nga sa kam degjuar une nuk eshte permendur akoma diçka e tille, te pakten deri ne oren 18:00 me oren e Shqiperise, sa kam qendruar une para TV.

    Gjithashtu degjova se Greqia nuk e ka pritur mire viziten e presidentit Amerikan ne Shqiperi. Ministri i Jashtem Grek ne nje deklarate per shtyp kishte theksuar se:

    Ne ballkan po ndodhin zhvillime politike te reja por fatkeqesisht ne nuk mund ti kushtezojme keto zhvillime, e vetmja gje qe na mbetet te bejme eshte te pershtatemi me keto zhvillime.
    Ne baze te ketyre qe ka thene ministri grek dhe mund ta mendojme hipotezen e bisedimeve rreth çeshtjes Çame.

    Gjithashtu, presidenti Bush theksoi se Kosova se shpejti do te jete nje shtet i pavarur sido qe te jene zhvillimet politike ne Europe, vetem duhet dhe pak kohe sa te meren disa hapa te domosdoshme per te mare me pas kete status.
    Presidenti Bush theksoi se SHBA do te mbeshtese fuqimisht Shqiperine per nje anetaresim sa me te shpejte ne NATO, por per kete duhet te tregojne nje vullnet te mire politik dhe forcat politike ne Shqiperi. Ndersa kryeministri Berisha theksoi se 93% e Shqiptareve jane pro anetaresimit te Shqiperise ne NATO.

    Nje gje interesante qe te bie ne sy eshte dhe vizita e presidentit Bush ne qytetin e vogel te Fushe-Krujes. Ai atje eshte takuar me qytetaret e F.Krujes ku ka biseduar me ta per disa minuta, madje eshte ulur dhe ne nje nga kafenete e qytetit bashke me ta.

    Imperator
    Albanian Perandory

  6. #216
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anëtarësuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Greket, nepermjet Ministrit te tyre te Jashtem, treguan dhe njehere cinizmin e tyre ndaj popullit tone. Megjithate kete here nuk munden te na prishnin festen, sot Shqiperia ishte kryefjala e gjithe mediave te botes, dhe jo per keq siç ishte kuyr presidenti Amerikan vizitoi Greqine, por ishte kryefjala e botes per mire, madje ne cilesoheshim si aleatet me te mire te SHBA ne Europe.
    Greqia per here te pare iu nenshtrua politikes Shqiptare me deklaraten e ministrit te saj te jashtem ku ai thosh:

    Ne duhet te pershtatemi me zhvillimet e fundit ne ballkan.

    Imperator
    Albanian Perandory

  7. #217
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Ishte vertet nje histori e madhe per popullin tone edhe BUSHI e pa vete se ne Shqipetaret kush jemi nje popull i lashte i europes qe na kan shkelur me shekuj.
    Kjo vizite e Bushit qofte vizita e realizuar per te gjithe Shqipetaret 10 qershori qofte fati i te gjithe Shqipetareve.



    LE TE PLASIN GERCKAT DHE SERBECKAT

  8. #218
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Shume bukur ! por ka pasur mundesi te pritet edhe me mirë; gjelbrimi e lulet mungojne, ato shkallet e muzeut kombetar, e shifni si jane bere ? Ështe dashur te pastrohen me nje shpric, me zall dhe shtypje, nuk e di se si nuk iu ka ren ne mend organizatorve...
    Megjithese po te ishte teper mire nuk do na ndihmoje amerika, do thon; po aty ishte parajse, skan nevoje per asgje...
    Zoti e bekoft Shqiperine&Ameriken !

  9. #219
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Vetem ketu 60 milione françez nuk kan marrur vesh se çka ndodhur ngaqe ishin te zenun me votime(per ne parlament) e ndoshta neser shtypi do te botoje ndonje rresht...

  10. #220
    student Maska e besarti
    Anëtarësuar
    17-03-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    80
    Neper krejt mediat boterore sot ne faqete e para ka qene Shqiperia jane e dashur... ALBANIA

    Po te ishim munduar me tere fuqi, e dije e para qe kemi, kurr nuk do te kishim mujte te bejme nje Marketing te tille!

    Imazhin (imazhin e vertete te shqiptareve) me te mire nenes Shqiperi, ja bene virtytet shqiptare... Mikpritja, Ngrohtesia, Besa, Siguria, Rrespekti (se ne gjithnje i kemi mbrojtur musafiret, i kemi nderuar dhe rrespektuar)!

    Zoti e bekofte Ameriken, Shqiperine, Kosoven dhe trojet Shqiptare

    PS: Ah sa mire do te kishte qene, sikur sot ne pervjetorin e Lidhjes se Prizerenit, ta kishte shpallur presidenti George W. Bush, pavarsine e Kosoves... shpresoj qe edhe kjo te ndodhe sa ma shpejte!
    Nese rrezikon mund te humbesh, por nese nuk rrezikon ke humbur gjithsesi!

Faqja 22 prej 54 FillimFillim ... 12202122232432 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Presidenti Moisiu viziton familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •