Close
Faqja 51 prej 54 FillimFillim ... 414950515253 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 501 deri 510 prej 533
  1. #501
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    “Në gjyq, mediat që sajuan lajmin për vjedhjen e orës”
    Nga Agim Baci

    “Në gjyq, mediat që sajuan lajmin për vjedhjen e orës”. Lajmi është konfirmuar për gazetën “TemA” nga burime pranë Bashkisë së Fushë-Krujës. Sipas këtyre burimeve, prej dy-tri ditësh, anëtarët e Këshillit Bashkiak të qytetit po mbledhin firmat për të zyrtarizuar akuzat ndaj mediave që dhanë lajmin e zhdukjes së orës së presidentit amerikan në këtë qytezë, gjatë vizitës së tij të dielën e shkuar.

    Mësohet se anëtarët e Këshillit Bashkiak janë konsultuar me shumë nga banorët, të cilët kanë kërkuar nga të zgjedhurit e tyre të ndërmarrin këtë hap, për t’i rikthyer atë që e cilësojnë “dinjiteti i cenuar i qytetit dhe shqiptarëve”. “Janë të shumtë qytetarët që kanë kërkuar këtë hap dhe ne do ta mbështesim, duke paguar për të gjetur edhe avokatin më të mirë që kjo çështje të zgjidhet, për ta na rikthyer në vend dinjitetin që na kanë cenuar”, - thonë qytetarët e intervistuar, të cilët nuk zënë në gojë paratë, por vetëm rikthimin e nderit të cenuar, duke iu kërkuar këtyre mediave që të dalin publikisht për t’iu kërkuar ndjesë.

    Inicimi

    Fillimisht, ka qenë një mbledhje e Këshillit Bashkiak për të debatuar rreth shqetësimit që i kishin shfaqur qytetarë të ndryshëm në kontaktet me ta për lajmet e përhapura. Shumë sms janë nisur nga telefonat e banorëve të Fushë-Krujës drejt mediave që përhapën lajmin, ndërkohë që nuk është fshehur edhe shqetësimi për ndonjë acarim të përveçëm që mund të kishte mes ndonjë qytetari dhe vetëm këtyre mediave. Por, gjithçka më pas është zgjidhur, duke iniciuar mbledhjen e një akuze zyrtare të mbështetur nga të zgjedhurit në këtë bashki. “Thuajse e gjithë java i është kushtuar këtij debati dhe duket se tashmë do ta zgjidhim përmes hedhjes në gjyq”, - thotë një nga anëtarët e Këshillit Bashkiak, që nuk dëshiron të identifikohet si i pari që e bën publik lajmin. “Besoj se i takon kryetarit ta prezantojë këtë iniciativë që tashmë mbështetet nga shumica e qytetarëve këtu”, - shprehet anëtari i Këshillit, i cili ka konfirmuar se gjithçka pritet të mbyllet brenda kësaj jave. Ndërkaq, kryebashkiaku, Ismail Dani, thekson se, është mjaft e rëndësishme që mediat që emetuan këtë lajm t’iu kërkojnë ndjesë banorëve të këtij qyteti. “Po bisedohet dhe ne duam që këto media të kërkojnë falje publike”, - thekson Dani.

    Detajet

    Konsultat me avokatë kanë qenë të shumta, ndërkohë që është sugjeruar mbledhja e të gjitha lajmeve të botuara për Fushë-Krujën në mediat e ndryshme. “Vetë punonjësit e ambasadës, më shumë se për habinë e lajmit, janë habitur për faktin se këtë lajm e kanë përhapur vetë disa media shqiptare”, - thotë një nga punonjësit e bashkisë. Ndërkaq, një dosje duket se është gati për “betejën”, ndërsa shumë nga qytetarët kanë shprehur dëshirën të marrin pjesë në një gjyq të hapur, që kërkojnë të zhvillohet me të akuzuarit.


    Tema

  2. #502
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Sqarim per BALLISTIN E TETOVES
    Eshte shkruajtur gabim. Emri eshte -Carlo Bollino-.............Carlo Bollino eshte italian qe rri ne Shqiperi...........eshte nje nga pronaret e Gazetes Shqiptare, eshte njekohesisht edhe perfaqesues i agjensise se lajmeve ANSA.......... Eshte ky qe eshte i lidhur me Top Channel e 24-news.......dhe diskutohet qe ky i pari trasmetoi lajmin nepermjet ANSA-s Italian i pari....... Nga ky lajm mundohen te justifikohen pastaj gazetaret shqiptar duke thene : - Se dhame ne te paret e dhane ne fillim ANSA................."gazetaret shqiptar"????????? i thençin........


    Ne itali thuhet nje shprehje "nena e budallait eshte gjithmone shtatzene"....Sa inat qe ne Shqiperi ESHTE NGANJEHERE ME BARRE EDHE NENA E QELBESIRAVE!!!!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga artur : 17-06-2007 më 04:01

  3. #503
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Edi Rama, atentator i dyfishtë kundër kombit shqiptar dhe kundër Presidentit amerikan


    Në prag të vizitës së Presidentit Bush në Shqipëri gjëja më impresionuese dhe që diskutohej më tepër ishin masat e sigurisë të ndërmarra për këtë vizitë nga pala shqiptare dhe ajo amerikane. Nga masat e sigurisë nënkuptohej se amerikanët ishin të shqetësuar për ndonjë atentat që mund t’i bëhej Presidentit të SHBA në Shqipëri. Pistat se nga mund të vinte rreziku ishin më shumë se një: terroristët islamikë, apo edhe terroristët serbë, grekë etj. Duke qenë se Shqipëria është një vend me institucione të brishta, do të qe dhe vendi ideal për ta bërë një atentat të tillë.Fitimi do të qe i dyfishtë për terroristët sepse Shqipëria reputacionin e një vendi proamerikan. Edhe sikur nga atentati Presidenti amerikan mos të cënohej fizikisht përsëri efekti i publicitetit negativ do të bëhej. Por këtë herë qendrat që punojnë kundër Shqipërisë, kombit shqiptar dhe kundër pranisë së SHBA në Shqipëri dhe në krejt hapësirën shqiptare, kishin menduar diçka më diabolike. Ato llogaritën që të bëjnë një atentat jo kundër një individi, qoftë ky edhe Presidenti i SHBA, por kundër një kombi të tërë, gjashtë milion njerëzve të hapësirës shqiptare, dhe pothuajse dyfish më tepër shqiptarësh që gjenden nëpër botë. Dhe si objekt zgjodhën jo trupat fizikë të njerëzve, por reputacionin, dinjitetin, diçka edhe më të keqe se atentati ndaj individëve, se efekti kalon edhe në brezat e ardhshëm. Pra, ishte planifikuar një genocid moral ndaj kombit shqiptar, një vrasje në masë e dinjitetit të shqiptarëve. Si armë të atentatit, ata zgjodhën fjalën, lajmin mediatik, që në këtë rast u bë ekuivalenti i bombës atomike. Lajmi i rremë që bëri xhiron e botës ishte se Presidentit amerikan i vodhën orën e dorës gjatë vizitës në Shqipëri. Synimi ishte që të zhvlerësohej efekti i vizitës së Presidentit amerikan në Shqipëri, ku Presidenti amerikan nuk u prit me protesta, por shumë miqësisht, pikërisht nga njerëzit e thjeshtë, deri edhe në një qytezë shqiptare si Fushë-Kruja. Synimi tjetër ishte që të thuhej se SHBA nuk kanë pse të krenohen për miqësinë me një popull-cub, se ky ishte një solidaritet të ngjashmish, se Presidenti amerikan u gjend në mjedisin e vet, gati si në një skenë nga “Opera për tre cantim» e Bertold Breht, ku gangsterët luajnë maskaradën e sjelljes si njerëz të shoqërisë së mirë. Pra këtë herë ishte llogaritur që t’u bëhej një atentat i dyfishtë moral, ndoshta më vrastar se ai fizik, Presidentit të SHBA dhe kombit shqiptar. Urdhëruesit e atentatit janë jashtë Shqipërisë, por ndërmjetësi mes tyre dhe ekzekutorëve është Edi Rama, kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe kryetari i PS. Lajmi i rremë për vjedhjen e orës së Presidentit Bush u publikua në mediat, televizione dhe gazeta, që janë praktikisht mjete propagandistike të Edi Ramës dhe ku edhe kryeredaktorët e gazetave dhe drejtorët e informacionit të televizioneve, edhe për gjëra më pak të rëndësishme marrin urdhra nga Edi Rama me telefon. Televizioni News 24, «Gazeta Shqiptare», televizioni «Top Channel», gazeta «Shqip», që e dhanë lajmin, janë praktikisht instrumente propagandistike të Edi Ramës. Një lajm kaq delikat nuk mund të jepej, posaçërisht në Top Channel dhe në gazetën «Shqip» jashtë vullnetit të Edi Ramës. Edi Rama është «Lee Osvald»(atentatori i Presidentit Kennedy) i këtij atentati të dyfishtë kundër Presidentit të SHBA dhe kombit shqiptar. Nëse do të pyesni se përse Edi Rama e bëri këtë atentat, përgjigjen do ta gjeni tek miqësia e Edi Ramës me George Soros, që e ka krahasuar Presidentin Bush me Hitlerin dhe e ka shpallur rrezik për botën. Por Edi Rama nuk e ka vetëm me Presidentin Bush si individ, por ai e ka me SHBA, me kombin shqiptar. Nëse nuk e besoni këtë, atëherë më shpjegoni se përse Edi Rama ia dorëzoi çelësin simbolik të qytetit të Tiranës këngëtarit serb Goran Bregoviç, mikut të çetnikëve, të Ratko Mlladiçit, Arkanit dhe terroristëve të tjerë. Edi Rama këtë herë ka dalë nudo moralisht si autor i këtij atentati, ashtu siç doli në fotografitë nudo në një plazh mes njerëzish të veshur, që u publikuan fillimisht në gazetën “Sot” në fillim të këtij viti. Në atentatin e dyfishtë kundër Presidentit të SHBA dhe kombit shqiptar duken gjurmët e të njëjtit perversitet si ai që duket në fytyrën e Edi Ramës në fotot nudo ku ai kënaqet me përshtypjen tronditëse që u bën manalli (po të përdor një fjalë nga Tirona) i tij fëmijëve në plazh. Edhe tash Edi Rama kënaqet në mënyrë perverse me përshtypjen e keqe që le në botë lajmi se shqiptarët i vodhën orën Presidentit Bush. Këtë herë Edi Rama nuk ka dalë vetë nudo, por e ka ekspozuar në një nudo morale kombin shqiptar para botës. Tashmë socialistët shqiptarë kanë një përgjegjësi të madhe për faktin që e mbajnë Edi Ramën në krye të PS. Individi Edi Rama ka të drejtë të jetë pervers, antishqiptar, ka të drejtë të denigrojë Shqipërinë dhe shqiptarët para botës dhe këtë gjë ai e ka bërë edhe para se të hynte në politikë, mjaft të lexoni shkrimet e tij. Për këtë gjë përgjegjësia është e tij. Por Edi Rama nuk mundet që në të njëjtën kohë të jetë dhe kryetar i një partie të madhe në Shqipëri dhe që një ditë do të vijë në pushtet si PS. Në këtë rast socialistët shqiptarë kanë përgjegjësi të madhe. Për këtë gjë që bëri Edi Rama kanë përgjegjësi dhe ata që i dhanë votën Edi Ramës për t’u bërë kryetar bashkie i kryeqytetit shqiptar. Se një ditë teoria “Edi Rama vërtet vjedh, por edhe punon” ka për të dalë e rreme si lajmi për vjedhjen e orës së Bush. Se rrugët e ndërtuara shtrenjtë të Tiranës, nga Edi Rama, me paratë e taksapaguesve kryeqytetas, që supozohet të mbajnë për një kohë të gjatë, që tani kanë filluar të prishen dhe qytetarëve të Tiranës do t’u duhet të paguajnë përsëri për to. Se miti se Edi Rama çliroi hapësirat e gjelbra nga kioskat, ngjan me sloganin enverian “Parimet do t’ i mbrojmë edhe sikur ta dimë se do të hamë dhe bar!”, pasi kjo u bë jo për të mirën e qytetarëve të Tiranës, por për të krijuar mjedis të përshtatshëm për pallatet e reja, me çmim aq të lartë, për shkak të rryshfeteve që Edi Rama merr nga ndërtuesit, sa edhe sikur qytetarët e Tiranës të hanë vetëm bar nuk blejnë dot një apartament apo dyqan në to. Ambasada e SHBA në Shqipëri është drejtpërdrejt përgjegjëse për atentatin e dyfishtë ndaj Presidentit të SHBA dhe kombit shqiptar. Edi Rama ka qenë politikani i majtë, i cili është mbështetur publikisht më tepër nga ambasadorët amerikanë që kur hyri në politikë, në vitin 1998, si ministër i Kulturës. Kur Edi Rama kandidoi për kryetar bashkie në vitin 2000, ambasadori i atëhershëm amerikan në Tiranë, Joseph Limprecht në mes të fushatës elektorale, shkoi me Edi Ramën në Pezë dhe u ul pranë zjarrit ku piqej qingji, ndërsa pas disa ditësh, para zgjedhjeve doli në krah të Edi Ramës, në fillimin e punimeve për një kinema, duke përdor të dy të njëjtën lopatë. Ambasadori pasues amerikan James Geffrey bënte gjithçka për t’u treguar shqiptarëve se amerikanët kanë dobësi për Edi Ramën. Ambasadorja tjetër amerikane, Marcie Ries, e vazhdoi këtë modë të ambasadorëve paraardhës, duke e çuar deri në përmasa groteske, si ku shkoi dy ditë para zgjedhjeve të fundit vendore për të takuar Prokurorin e Përgjithshëm dhe për t’i kërkuar që të hetonte për të zbuluar të vërtetën e një incidenti ku një sasi shumë e vogël tritoli shpërtheu në një restorant dy orë pasi Edi Rama ishte larguar pas mesnatës, gjë për të cilën Edi Rama akuzoi rivalin Olldashi dhe kryeministrin Berisha. Sigurisht që Prokurori i Përgjithshëm e dinte se duhej të hetonte edhe pa ia thënë ambasadorja amerikane, dhe nëse kjo donte të shprehte preokupimin e saj këtë mund të bënte konfidencialisht, se duke u mediatizuar takimi, u dha të kuptohet se ambasada amerikane ndan të njëjtin version me Ramën për ngjarjen. Tashmë që Edi Rama i ka bërë një atentat të dyfishtë Presidentit të SHBA dhe kombit shqiptar, është e justifikueshme të pyetet se përse është mbështetur kaq shumë ky njeri nga ambasada amerikane në Shqipëri? A do të përgjigjen diku diplomatët që ia kanë dhënë këtë mbështetje, me përjashtim të njërit, që falë zellit të tepruar të mikeshave që Edi Rama ia ofroi me bujari, tashmë është jashtë juridiksionit të pushteteve të kësaj bote. Ambasadorët amerikanë që mbështetën Edi Ramën për të fituar atë fuqi politike dhe mediatike që ka sot dhe për të bërë atentatin e dyfishtë, janë bashkëfajtorë për atentat moral kundër Presidentit të SHBA dhe për genocid moral kundër kombit shqiptar. Për këtë atentat moral kundër shqiptarëve heshti Lëvizja “Mjaft”, e cila është një puppet strings e ambasadës amerikane dhe Edi Ramës. Erion Veliaj nuk u duk në asnjë ekran për të denoncuar këtë ngjarje dhe as nuk organizoi ndonjë nga ato protestat e tij të ideuara me fantazi para mediave që janë përgjegjëse për këtë atentat. Këto media Erion Veliaj dhe Lëvizja “Mjaft” i kanë mbrojtur publikisht kur ato u ballafaquna me qeverinë. Për të mbrojtur Top Channel Erion Veliaj dhe Lëvizja “Mjaft” organizuan një koncert-protestë në Sheshin “Skënderbej” në prill, ku mori pjesë dhe Edi Rama. A nuk ishte ky rasti që “Mjaft” të tregonte pavarësinë e vet dhe të protestonte kundër abuzimeve që bën “pushteti i katërt”, media? Veliaj dhe “Mjaft” nuk e bënë këtë, duke dhënë një provë shtesë se janë puppet strings të Edi Ramës. Por kjo zbuloi dhe përmasat e konspiracionit për atentat antishqiptar. Mediat shqiptare, që dhanë dhe potencuan lajmin, janë beniamine të ambasadës amerikane në Shqipëri. Televizioni Top Channel ishte parapëlqyer të përmendej në raportin e Departamentit të Shteti për vitin 2006, me të dhëna të paraqitura nga ambasada amerikane, për incidentet që kishte pasur me qeverinë dhe pretendimet që kishte se po përndiqej për arsye politike. E pra media të tjera që u përndoqën, madje pa të drejtë, si Radio “Sot”, nuk e patën këtë fat. Televizioni Top Channel, që dha lajmin për vjedhjen e orës, është tribunë e njerëzve që janë beniaminë të ambasadës amerikane në Tiranë si Erion Veliaj, Andrea Stefani etj. Dhënia e lajmit për vjedhjen e orës së Presidentit amerikan ishte vazhdim i një fushate, ku më 30 maj Top Channel e hapi edicionin e lajmeve me titullin “Amerikanët ‘pushtojnë’ Shqipërinë”, dhënë me rastin e vendimit të parlamentit shqiptar për të lejuar forca ushtarake amerikane për të ardhur në Shqipëri për sigurimin e vizitës së Presidentit Bush. Edhe pse fjala “pushtojnë” u dha në thonjëza, konotacioni i saj është i tillë që nuk zbutet nga thonjëzat. Dy ditë para vizitës së Presidentit Bush, në 8 qershor, edicioni i lajmeve i Top Channel u hap me titullin “Tirana barrikadë Bushit”, duke qenë fjala për kundërshtimin e shumicës së majtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës për t’ i ndryshuar emrin Rrugës së Barrikadave në “Presidenti George W. Bush”. Titulli “Tirana barrikadë Bush” ishte i tillë sikur Presidenti amerikan do të pritej në Tiranë me barrikada njerëzore. Ditën e diel, gjatë vizitës së Presidentit amerikan, Sokol Balla, drejtor i informacionit në Top Channel, duke komentuar lëvizjen e konvojit të automjeteve që po shkonin në aeroportin “Nënë Tereza” thoshte se ato po i afrohen Rinasit si një rresht brumbujsh të zinj. Duket se Balla ishte i frymëzuar nga ajo poezia e kohës së realizmit socialist, ku Vojo Kushi i drejtohet tankut duke i thënë: “Hej ti brumbull metalik i tokës!”. Kur u njoftua vizita e Presidentit Bush në Shqipëri, njeriu që tashmë është prezantuar si deputet / së majtës, nga Edi Rama, Saimir Kodra, në emisionin “Fiks fare” pyeste “doktorin”: “Doktor, kush e ka ftuar këtë Bushin në Shqipëri, se populli ynë ka një fjalë që kush vjen pa ftuar, e gjen pa shtruar!” Deri edhe Alban Dudushi i Top show, në Top Channel që shkruan një herë në tre vjet tre rreshta, u mobilizua një ditë para ardhjes së Presidentit Bush për të shkruar një artikull në gazetën “Shqip” (mjet propagande i Edi Ramës) ku ironizohej me zbukurimin e Tiranës me flamuj amerikanë dhe thuhej se Presidentin Bush e kemi bërë si gomarin e stolisur në dasmë (a thua ta ketë pasur fjalën për dasmën e vet ky Dudushi). Në këtë kontekst të gjerë duhet parë dhënia e lajmit për vjedhjen e orës në Top Channel, që kur paraqit reklamat e Digitalb, dallon Shqipërinë dhe hapësirën shqipfolëse-një term fyes ky për trojet shqiptare jashtë kufijve. Prandaj iu bë atentat moral Presidentit Bush që zgjodhi për vizitën e vet 10 qershor, datën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ditës së promovimit të Shqiptarizmit në hapësirën gjithëshqiptare, në dy anët e kufirit. Gazeta “Shqip”, e cila pas vizitës dha lajmin për vjedhjen e orës, ditën e vizitës kishte botuar një dossier nga Dashnor Kaloçi, ku në titull ishte pyetja se si i kemi pritur të huajt e fuqishëm, me lule dhe me plumba. Pastaj në dossier tregohej për vizitën e Victor Emanuele III, që iu bë atentat, të Hrushovit, Çu En Lait, për të arritur tek vizita e Bush. Nënkuptimi ishte i qartë. Dhe Bush në fakt u prit “me plumba”, me të cilat në ditët pas vizitës e qëlluan gazeta “Shqip”, Top Channel dhe mediat e tjera pro Edi Ramës, madje jo vetëm Presidentin amerikan, por gjithë kombin shqiptar. Shteti shqiptar mban një përgjegjësi të madhe që mediat që e bënë këtë punë, ende e kanë selinë në prona publike, madje në ndërtesa institucionesh, ku janë futur në mënyrë abuzive nga Edi Rama, në kohën kur PS ishte në pushtet. Atentatori Lee Osvald u arrestua dhe u vra nga amerikanë të indinjuar, në kohën që ishte i arrestuar. Atentatorit Edi Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij tashmë janë zbuluar dhe “arrestuar” nga “policia” zemërimit kombëtar shqiptar dhe kanë dalë para “gjyqit” të ndërgjegjes kombëtare. Askush nuk mund ta mbrojë për këtë Edi Ramën, që është bërë një lebroz politik, dhe që rrezikon të infektojë dhe atë që e mbron. Pas incidentit me sajimin e lajmit për vjedhjen e orës së Presidentit Bush, për shqiptarët ka filluar “ora zero” kur qëndrimi ndaj Edi Ramës është prova e lakmusit për proamerikanizmin. Nuk mund të jesh dhe pro Edi Ramës dhe proamerikan. Nëse ambasadori i ri amerikan në Tiranë do të guxojë të mbështesë Edi Ramën, ai duhet denoncuar publikisht si bashkëpunëtor në krim kundër SHBA dhe kombit shqiptar.

    Nga Kastriot Myftaraj

    http://www.sot.com.al/index.php?opti...Itemid=1&lang=

  4. #504
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Berisha: Shqiptaret mirenjohje Klinton
    Rozeta Rapushi
    E Diele, 17 Qershor 2007


    Pritja madheshtore qe shqiptaret bene per Presidentin amerikan, Xhorxh Bush, ishte dhe nje mirenjohje per kontributin e ish-presidentit Bill Klinton per Kosoven dhe Shqiperine, ne ate vit te rende per shqiptaret. Kete e ka bere te ditur Berisha, gjate takimit me ish-presidentin amerikan ne SHBA, i cili cilesohet nga shqiptaret si clirimtari i Kosoves. Nderkohe qe pritet qe nje tjeter ish-president i Shteteve te Bashkuara te Amerikes do te vizitoje Shqiperine, gje te cilin nuk arriti ta bente kohe me pare. Ish-presidenti Bill Klinton pranoi dy dite me pare, ne Nju-Jork ftesen e Kryeministrit Sali Berisha, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne SHBA, per te vizituar vendin tone. Nderkohe qe ai ka ftuar kryeministrin Berisha te marre pjese ne takimin qe forumi per Globalizimin i drejtuar prej tij, zhvillon ne vjeshte te ketij viti. Gjate takimit, ish-presidenti Klinton falenderoi Kryeministrin Berisha per pritjen e jashtezakonshme qe Shqiperia i beri Presidentit Xhorxh Bush, nje jave me pare. Ish-presidenti amerikan shprehu gjithashtu vleresimin, mirenjohjen dhe krenarine e gjithe amerikaneve per kete pritje, si dhe pergezoi Kryeministrin shqiptar per arritjet ne realizimin e reformave qe do e cojne Shqiperine drejt integrimit ne Bashkimin Evropian dhe NATO. Nga ana e tij, kreu i ekzekutivit shqiptar e falenderoi ish-presidentin Klinton per kontributin e jashtezakonshem qe ai ka dhene ne marredheniet midis Shqiperise dhe SHBA, si dhe per mbrojtjen e ceshtjes se Kosoves dhe clirimit te saj nga terrori dhe shtypja e regjimit te Milloshevicit. Kryeministri Berisha u shpreh me kete rast se me ndjenjat e tyre miqesore ndaj Presidentit Bush, shqiptaret treguan edhe mirenjohjen e tyre per kontributin e vete Klintonit per Kosoven dhe Shqiperine. Kryeministri Berisha e informoi gjithashtu Klintonin mbi reformat qe ka ndermarre qeveria ne fushen e luftes kunder krimit dhe korrupsionit, vendosjes se shtetit ligjor dhe reformave ekonomike. Gjate takimit, Kryeministri Berisha dhe Klinton diskutuan gjeresisht per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves dhe per hapat konkrete per realizimin e pavaresise se saj, si e vetmja zgjidhje qe garanton paqen dhe stabilitetin ne rajon. Kreu i qeverise ne viziten e tij ne Nju- Jork mori pjese ne prezantimin e raportit per Ekstralegalitetin ne Shqiperi. Raport ne te cilin flitet per arritje qe Shqiperia ka shenuar arritje gjate tranzicionit drejt ekonomise se tregut.

    Clinton ne Tirane

    Nje tjeter president i Shteteve te Bashkuara te Amerikes do te vizitoje Shqiperine. Ish presidenti Bill Clinton pranoi dy dite me pare ne New York ftesen e kryeministrit Sali Berisha i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne SHBA, per te vizituar vendin tone. Gjate takimit, ish presidenti Clinton falenderoi kryeministrin Berisha per pritjen e jashtezakonshme qe Shqiperia i beri presidentit Bush nje jave me pare. Clinton shprehu gjithashtu vleresimin, mirenjohjen dhe krenarine e gjithe amerikaneve per kete pritje si dhe pergezoi kryeministrin per arritjet ne realizimin e reformave qe do e cojne Shqiperine me Bashkimit Europian dhe NATO. Nga ana e tij kreu i ekzekutivit shqiptar e falenderoi ish presidentin Clinton per kontributin e jashtezakonshem qe ai ka dhene ne maredheniet midis Shqiperise dhe SHBA si dhe per mbrojtjen e ceshtjes se Kosoves dhe clirimit te saj nga terrori dhe shtypja e regjimit te Miloshevicit. Kryeministri Berisha e informoi gjithashtu Clinton mbi reformat qe ka ndermarre qeveria ne fushen e luftes kunder krimit dhe korrupsionit, vendosjes se shtetit ligjor dhe reformave ekonomike. Gjate takimit, Kryeministri Berisha dhe Presidenti Clinton diskutuan gjeresisht per zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves dhe per hapat konkrete per realizimin e pavaresise se saj si e vetmja zgjidhje qe garanton paqen dhe stabilitetin ne rajon. Kreu i qeverise ne viziten e tij ne New York morri pjese ne prezantimin e raportit per Ekstralegalitetin ne Shqiperi. Raport ne te cilin flitet per arritje qe Shqiperia ka shenuar arritje gjate tranzicionit drejt ekonomise se tregut.
    #VamosArgentina

  5. #505
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Albania's love affair with America

    http://www.boston.com/news/globe/edi..._with_america/
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  6. #506
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ki kastriot myftaraj po i ben dush te mire ketyre mafiozve edvino-pësëisto-malltezo-bollino-komorroiste..
    i lumte penda..

  7. #507
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Citim Postuar më parë nga Brari
    ki kastriot myftaraj po i ben dush te mire ketyre mafiozve edvino-pësëisto-malltezo-bollino-komorroiste..
    i lumte penda..

    Pse o Brar i lumt penda? Ca lumtesie po bene ky m.uti? Qe ndez urrejtje midis shqiptareve? Per kete po i lumte penda atij dhe ty. Ne vend ta perdore viziten e Bushit qe ti bashkoje politikanet qe qe te zgjedhin nje president konsensual qe ta drejtoj popullin sic duhet pa inate dhe jo sic po e perdore ky K.M viziten per te vene urrjetje

    Dihet boterisht qe shqiptaret e duan Presidentin amerikan. Dhe e vetme menyre te krijohet urrejte mes shqiptareve eshte kjo qe helmezon Kastriot Mytaraj ja E. Rama po bo atentat Bushit. Nuk e kuptoj u munduan te bonin te njejten gje gjate fushates zgjedhjeve dhe e pane qe cdo shpifje eshte e kot populli nuk eshte budalla ti haj petullat e KM-se.

    Ky K. M te gazeta Sot dhe ti ktu o Brar jeni gjakvensa. Te jeni shqiptar si nga nona ene baba do kishin shkruar ndryshe. Do kishit shkruar per paqe dhe bujari dhe jo per gjaksi. Qe te mos urrejne njeri tjetrin te mos urrejne per polike ps-je apo pd-je. .

    Nje pytje kam per ty o brar: si do ndiheshe ti sikur Mero Baze te Tema dhe Kastriot Mytaraj te Sot te shkruanin jo per urrejte por per bashkim. Te benin thirrje politikaneve te bashkepunojne per te miren e vendit, qe te zgjedhin nje president te pranuar nga gjitha forcat.

  8. #508
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Shume i zgjuar hapi me zyrtarizimin e akuzave ne emer te popullit te Fushe-Krujes. Kjo eshte demokraci e shkalles me te larte!!! Respekte per inicuesit! Sikur te behej nje gjyq i hapur do te ishte nje fitore e vertete ndaj shpifjeve dhe inicuesve te shpifjeve.


    Shihni sa bukur kane vepruar te zotet e lokalit ne Fushe-Kruje:


    Një libër shënimesh dhe falënderimesh, dhjetëra kosovarë vërshojnë në “Bar Çela”
    Nga Agim Baci

    Një libër shënimesh qëndron tashmë në një cep të banakut të “Bar-kafe Çela”. Në fletën e tij ka nisur të mbahen shënime nga qytetarë të ndryshëm, të cilët ende shënojnë emocionet e asaj dite, apo përshëndesin këtë lokal si simbol i mikpritjes së qytetarëve nga Fushë-Kruja. Dhjetëra qytetarë nga Kosova kanë udhëtuar për të pirë një kafe me të zotët e lokalit. Kanë dashur të dëgjojnë emocionet nga goja e vetë atyre që kishin mikpritur presidentin që garantoi pavarësinë e Kosovës. “Na duket sikur jemi këtu përballë me të, ndaj dhe kemi ardhur të pijmë një kafe”, - është shprehur Bajrami, një nga të ardhurit nga Peja. “Është edhe kafja jonë tani, sepse këtu ishte ai që na dha një garanci të madhe”, - ka vijuar Bajrami, ndërkohë që të zotët e lokalit duket se e ndjejnë si detyrë të sqarojnë këdo që i kërkon të përshkruajë atë që ka ndodhur të dielën e kaluar. “Nuk lodhem të tregoj atë që ndodhi, sepse përherë ndjej emocion, kur e tregoj”, - thotë Festimi, djali i Sabahut që është i zoti i lokalit që një javë më parë. Festimi rrëfen, se kosovarët që i kanë bujtur në lokal e kanë thirrur direkt në emër. “Më thoshin që më kishin parë në televizor dhe kishin fiksuar emrin tim”, - thotë Festimi, teksa tregon disa nga shënimet që i kanë lënë vizitorët që kanë dashur të dinë diçka më shumë për atë ditë. Ndërkaq, Festimi beson se libri do të mbushet i tëri dhe se do të jetë një dhuratë shumë e mirë për Kosovën.

    TemA

  9. #509
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Nuk me besohet

    Bushi dhe Caplini


    Vendosur: 17/06/2007 - 11:57
    • Edmond Tupja


    Sigurisht, vizita e presidentit Xhorxh W. Bush në Shqipëri përbën një ngjarje të jashtëzakonshme, jehona e së cilës do të ndihet gjatë midis shqiptarëve; pa dyshim, ajo do të zërë një vend tejet të veçantë në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. U fol e do të flitet, u shkruajt dhe do të shkruhet ende për të, por unë do të trajtoj sot një hollësi fare të vogël të kësaj vizite, e cila, natyrisht, nuk kaloi pa u rënë në sy të gazetarëve të mediave të shkruara dhe elektronike. E kam fjalën për orën e Bushit. Kjo orë (unë nuk e di çfarë marke ishte, sa kushtonte, në ç’rrethana e kishte blerë Bushi apo ia kishin dhuruar, kush ia kishte dhuruar, pse ia kishte dhuruar etj., etj.) mund të frymëzojë edhe ndonjë autor librash me detektivë, por si shpjegohet aventura e saj?

    Disa variante u paraqitën nga mjaft media vendëse e të huaja lidhur me këtë mikroincident: a) Bushit i rrëshqiti pa u ndier ora nga dora, pastaj dikush nga rojet e tij e gjeti dhe ia ktheu; b) atë e gjeti një banor i qytezës së Fushë-Krujës dhe nxitoi t’ua dorëzonte rojeve; c) atë ia "mori" në shenjë kujtimi një fshatar fans i Bushit, por familja e detyroi t’ua dorëzonte rojeve të tij; d) Bushi e paskësh lënë vetë t’i binte nga dora, meqë askush nuk ia kërkoi për ta ruajtur si kujtim, si edhe plot variante të tjera gjuhësh të këqija.

    Por, me dashamirësinë që na karakterizon, le të marrim variantin më të mirë, më pozitiv, më shembullor, për një popull të ndershëm si ai i qytezës në fjalë, dhe të themi që ai është më i vërteti dhe më i besueshmi. Kjo miningjarje me orën e presidentit Bush më kujtoi atë që, para disa ditësh, më kishte treguar kineasti dhe miku im Piro Milkani lidhur me aktorin e madh Çarli Çaplin.

    Dekada më parë, gjatë një vizite në Paris, ky aktor, doli një mbrëmje të shëtiste në këmbë në njërën prej lagjeve më magjepsëse të kryeqytetit francez. Kuptohet që një turmë e madhe fansash e rrethuan, e takuan, e përgëzuan, e përqafuan dhe Çarli Çaplini vërtet u lumturua nga ky homazh mbarëpopullor dhe ku? Në mes të Parisit! Në darkë kthehet në hotel, hyn në dhomën e tij ku se si fut dorë në xhepin e xhaketës dhe has një send të panjohur: e nxjerr vrullshëm atë dhe ç’të shohë: një orë floriri me qostek. Në kapakun e saj lexon: "Çaplinit të madh nga një grup hajdutësh xhepash parisianë, fansa të tij!". Natyrisht, si antikonformist që ishte, Çaplini u mrekullua!

    Me këtë ngjarje të para shumë e shumë viteve në kokë, rashë mbrëmë në mendime:

    Si nuk doli vallë një hajdut në Shqipëri t’i falte për kujtim Bushit një orë me një mbishkrim të ngjashëm me atë të orës që Çaplini mori si dhuratë? Ja, për shembull, ndonjë skafist, nga ata më të pasurit, që kanë shoqëri edhe me politikanë të njohur! Përfytyroni mbishkrimin "Presidentit Xhorxh W. Bush nga skafistët shqiptarë, fansa të tij". Por kjo qe e pamundur, sepse Bushi nuk pati kohë të shkojë, ta zëmë, në ndonjë qytet të bregdetit tonë. Ai qëndroi vetëm në Tiranë, ku pati takime zyrtare me qeveritarë e disa opozitarë dhe gjatë të cilave askush prej këtyre nuk do të kishte guxuar, nën syrin vigjilent të rojeve amerikane e shqiptare, nën syrin e pamëshirshëm të kameramanëve e të gazetarëve shqiptarë e të huaj, t’i afrohej atij për t’i futur në xhep orën në fjalë me mbishkrimin "Presidentit Xhorxh W. Bush nga politikanët shqiptarë, fansa të tij" (Pastaj, kjo nuk mund të ndodhte aspak sepse politikanët shqiptarë nuk janë fare hajdutë, më të ndershëm se ata nuk gjen për be në asnjë vend të botës së qytetëruar, gjysmë të qytetëruar e të paqytetëruar, apo jo?).

    E vetmja mundësi që kjo të ndodhte ishte në qytezën e Fushë-Krujës, ku Bushi u shkartis me turmën entuziaste: aty dhe vetëm aty, më në fund do të ishte rrëzuar miti i Çarli Çaplinit si i vetmi personalitet me rrezatim ndërkontinental që kishte marrë dhuratë nga hajdutët. Dhe këtë shans historik, hajdutët e neveritshëm shqiptarë të të gjitha llojeve pa dallim krahine, feje dhe ideje, pavarësisht nga rangu i tyre – hajdutë xhepash, makinash, shtëpish, dyqanesh, tenderësh, trafikantë klandestinësh, prostitutash apo organesh për transplantim, pastrues parash të pista, përvetësues fondesh publike, politikanë të babëzitur, qeveritarë dhe ish-qeveritarë të korruptuar etj., etj., – nuk ditën ta shfrytëzojnë për ta bërë Bushin të vetmin president të SHBA-së, të cilit pikërisht këta hajdutë do t’i kishin bërë një dhuratë të paharrueshme dhe një homazh tejet origjinal për së gjalli.

    Gjithsesi, le të shpresojmë se ata do ta bëjnë këtë gjatë vizitës së ardhshme të Bushit ose të ndonjërit prej pasardhësve të tij në Shqipëri! Let’s hope so!


    --------------

    Sinqerisht nuk di cte bej me artikuj te tille. Me vjen keq qe ta vendos pas artikullit te mrekullueshem te Dita-s por ka ardhur koha qe te bejme nje "reality check" duke qene se edhe Tupja e mbyll ne anglisht. Nuk dua te flas kundra tij, sic do flisja kundra Klosit, edhe pse ky njeri, i shkolluar ne France per gati 6 vjet, i njohur si nje filofreng i madh kohet e fundit ka shfaqur tendenca te cuditshme. Nga martesa e trete qe fatkeqsisht pati dhe nje femije cyryk, shkoi tek shkrimi i romaneve Porno, dhe tani shkruan keto lloj artikujsh dhe gazetat tona akoma jave mbas takimit po i botojne, dhe ankohemi per te huajt pastaj !!!.

    Eshte e qarte qe verehet nje antiamerikanizem i kamufluar ne nje europianezem qe eshte i kamufluar nen nje antishqiptarizem te thelle tek personazhet si Ardian Klosi, Ardian Vehbiu dhe Edmond Tupja(qe e ka dhe kushuri Ardian Klosit si per cudi !!). Keta te tre respektivisht i perkasin shkolles Gjermane, Italiane(jo tamam po atje gjen dhe shan shqiptaret - sepse faktikisht ky esht filoturk) dhe Franceze.

    Eshte e qarte se politikanet shqiptare, Tupja i ul me poshte se hajdutet Franceze, te cilet ata i ofrojne nje ore Caplinit, por artikulli eshte i drejtuar ne dy fronte. Fronti qe i drejtohet shqiptareve "Dhe këtë shans historik, hajdutët e neveritshëm shqiptarë të të gjitha llojeve pa dallim krahine, feje dhe ideje, pavarësisht nga rangu i tyre – hajdutë xhepash, makinash, shtëpish, dyqanesh, tenderësh, trafikantë klandestinësh, prostitutash apo organesh për transplantim, pastrues parash të pista, përvetësues fondesh publike, politikanë të babëzitur, qeveritarë dhe ish-qeveritarë të korruptuar etj., etj., " pra faktikisht ky thote qe ky popull priti Bushin, dhe gjith populli eshte me poshte edhe se hajdutet Franceze jo mo qytetaret e Frances, dhe e dyta i drejtohet Bush-it, popullariteti i te cilit ne bote ka rene. Ok, e pastaj ? Kjo eshte nje vizite e nje presidenti te zgjedhur nga Amerikanet per heren e dyte, dhe kesaj here me nje avantazh absolut votash qe vjen dhe mbeshtet nje shtet si Shqiperia dhe nje shtet te ardhshem si Kosova. C'pune kane shqiptaret ketu me komunistet e Italise apo xhelozite Franceze qe kane humbur lidershipin e botes ndaj Anglo-Amerikaneve ? Nese Edmond Tupja ka dicka per te thene mund ti bashkoheshe Vasco Rossi-t ne koncertin e tij si rockstar kundra atyre qe vete e kane shpikur kete muzike(anglo-amerikaneve), edhe pse ky i fundit nuk arriti dot ta kryente koncertin e tij.

    Ironia eshte e qarte edhe pse e holle(not bad per nje njeri qe shkruan libra porno), por si gjithmone ne kurrizin e popullit te shkrete dhe mikprites te cilit Tupja duket se nuk i kursen asnje fjale. Ai e mbyll me fjalet : "Gjithsesi, le të shpresojmë se ata do ta bëjnë këtë gjatë vizitës së ardhshme të Bushit ose të ndonjërit prej pasardhësve të tij në Shqipëri! Let’s hope so!
    "
    , pra indirekt nje dite do vije ku ne do barazohemi me hajdutet Francez si popull.

    Nuk me vjen cudi tek sot pashe nje emision gati 20 minutesh tek TV5 mbi librin
    http://www.amazon.fr/Mafia-albanaise.../dp/2828906574
    dhe disa te tjere qe jane bere me vone. Perfundimi im dhe per keto emisione qe me shume nje lloj xhelozie ndaj mafjes shqiptare qe ka kapur tregje dhe siguron fonde(gati 2 miliard dollare) qe investohen dhe pastrohen ne shqiperi se sa nje kritike nga "te pastertit moral" te evropes, te cilet jane dhe bleresit kryesor te cdo materiali. Gjithsesi keta njerez jane ata qe punojne kundra shqiperise, dhe jane ata qe zejne dhe faqet e para neper editorialet e gazetave. Fundia fundit ndihma e premtuar nuk ka ardhur kurre nga kjo Evrope. Kjo nuk justifikon kriminelet, por eshte e qarte pse shkruhen keto libra, pikerisht nga Francezet dhe pse behen rraporte te tilla mafioze mbi shqiptaret, pikerisht ne prag te pavarsise se Kosoves. Nje Kadare qe kemi atje nuk eshte ne gjendje ti pergjigjet mesaduket. Mire ne shqiperi do ta hanin .................. shqiptaret(ose komunistet shqiptare), por ne France kush do ta haje ?


    TURP
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 17-06-2007 më 22:06
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  10. #510
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vagu vagu i edvinit.. sna the gjë or cun..

    ose the dicka por ne vend qe te beheshe nje her pak burr e pak shqiptar i vertetet do duheshe qe atyre mendimeve qe the tu vije siper jo myftar e brar po edvin bollino e top qanall qe te te dukej i sinqerte shkrimi.. por ti si gjithmon si gjithe soji juaj pe kelish mafiozesh.. nuk mendoni dot kurre drejt..
    do ngordhni te shtrember..

Faqja 51 prej 54 FillimFillim ... 414950515253 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Presidenti Moisiu viziton familjet e dëshmorëve të Luftës Antifashiste.
    Nga [A-SHKODRANI] në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 15:09

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •