Ai qe agjent qe ishte paralel me te. Sa te cuditshem qe jeni. Trecereku i njerezve qe ishin ne skalionin e pare prites ishin me FTESE. Nuk di nese e pate intervisten e asaj nenes qe doli ne fotografi me Bush-in.Postuar më parë nga Ballisti_Tetove
Ti me jep mua lajme Kroate ?
Incidentet qe nuk e eklipsuan Bushin
Derguar me: 12/06/2007 - 07:23
• Nga Erl Murati
Për një sy indiferent, titulli i shkrimit mund të ngjajë i hiperbolizuar. Sigurisht, asnjë incident që mund të përbëjë skandal nuk u shënua gjatë vizitës së presidentit amerikan në Shqipëri. Por, garnitura e reagimeve që shoqëroi qëndrimin e Bushit në këtë cep të Ballkanit, nëse disa raste nuk la një shije të mirë. Dora që bënte fresk me një copë letër e kryeministrit kroat Ivo Sanader, teksa homologu Berisha fliste në konferencën e përbashkët për shtyp, bartte gjithë simbolikën e xhelozisë së fqinjëve tanë për këtë vizitë. Sanader nuk kishte vapë në ambjentin me kondicioner në Pallatin e Kongreseve. Nga ana tjetër, nuk mund ta akuzosh atë se nuk di normat elementare të protokollit. Ai ishte i palumtur dhe as nuk e fshehu nervozizmin kur replikoi me përkthyesin shqiptar, që sipas tij, duhet të dinte patjetër serbokroatisht. Në konferencën me Berishën, kryeministri kroat u bind të fliste anglisht, por do të kishte preferuar ta bënte këtë në Zagreb dhe jo në Tiranë. Ai do t’i ketë dhënë vetës të drejtë kur ka dëgjuar 24 orë më vonë ministren e Jashtme greke, Dora Bakojanis të deklaronte se vetëm Kroacia e meriton të anëtarësohet në NATO dhe jo Shqipëria apo Maqedonia. Megjithatë, shqiptarët “janë për fqinjësinë e mirë”: shqiptarët luftuan për kroatët kundër serbëve më 1991 dhe në vend që ta na thotë ata ‘vëllezër’, u themi ne. Pika që s’na bie.
* * *
Presidenti amerikan Bush u shpall qytetari i Fushë-Krujës. Do të ishte më mirë të shpallej Qytetar Nderi i Tiranës, por dikush në bashkinë e kryeqytetit mendoi se ai aq meriton. E normal, përderisa s’meritonte përvetësimin e “Rrugës së Barrikadave”, nuk mund të meritonte as titullin “Qytetar Nderi”. Vërtet këtë titull e ka marrë serbi Goran Bregoviç, por ai i bie sazes dhe artistët kanë një kod komunikimi ekskluziv mes tyre. Bushit do t’i duhet të kënaqet me “Punëtorët e Rilindjes” dhe kryetari i Bashkisë mendoi se ai nuk meritonte as praninë e tij në ceremoninë e përurimit të rrugës. Pika që s’i bie.
* * *
Përpos mijëra flamujve dhe pankartave, vizitës së presidentit Bush i dhanë ngjyrë edhe disa analistë të medias, të cilët për t’u treguar origjinalë, i mëshuan më shumë difekteve të ikonografisë së mesazhit, se sa rëndësisë kombëtare që pati vizita. Serbët krenohen deri në delir për miqësisë dhe devocionin ndaj Rusisë, ndërsa shqiptarëve u dashka t’u vijë turp për miqësinë dhe afeksionin me Amerikën. Kjo formë kritike vjen si reminishencë e së kaluarës kur Amerika ishte sinonim i së keqes dhe disa analistë me dashje apo pa dashje, për origjinë apo preferencë ideologjike, bëhen ringjallës të një antiamerikanizmi - këtë rradhë – modern. Eshtë banale të bëhen krahasime me vizitat e Hrushovit dhe Çu En Lait kur në fuqi ishte diktatura komuniste. Në atë kohë, pritjet dashurore i diktonte Partia, ndërsa tani njerëzit dalin vetë në rrugë për të shprehur aspiratën dhe ndjenjën e popullit. Asnjë Parti nuk është e zonja t’u imponojë më diçka të tillë. Ata që nuk e kuptojnë këtë, nuk kuptojnë dallimin mes demokracisë dhe diktaturës. Sepse është diçka tjetër miqësia e diktuar nga lart dhe tjetër gjë janë miqësitë që dalin nga njerëzit vetë. Nga ana tjetër, vizita nuk duhet parë as më sytë e monopolit të një partie në fuqi dhe as me xhelozinë rurale të një opozite që merr inat pse dikush tjetër është në pushtet dhe pret presidentin e SHBA. Vizita e 10 qershorit nuk ishte vizitë e Bushit tek Berisha. Ajo ishte vizitë e Amerikës tek Shqipëria.
Krijoni Kontakt