Lajm i rreme leci, te huajt edhe shpikin vetem e vetem qe te na ulin sa me shume.
Imperator
Lajm i rreme leci, te huajt edhe shpikin vetem e vetem qe te na ulin sa me shume.
Imperator
Albanian Perandory
Qe eshte lajm i rreme e imagjinoj sepse me gjithe ate rremuje mund edhe ta humbasesh oren.
Por po shikoja lajmet dhe folen per kete gje.
Italian hesapi,kujtojne se jane te gjithe hajdute si vetja.
Quod timor cladis.
Sed intuitum amet elit vitae est
leci, si Italise ashtu dhe Greqise e disa vendeve te tjera ballkanike nuk u ka ardhur mire per viziten e George Bush ne Shqiperi. Perveç kesaj, atyre u ka bere shume pershtypje qe nuk eshte ngritur asnje ne protesta por i eshte bere nje pritje madheshtore presidentit Amerikan ne Shqiperi, sepse si ne Itali ashtu dhe ne Greqi e ne shume vende te tjera, krahas pritjes se ngrohte jane ngritur dhe ne protesta kundra presidentit te Amerikes. Nga ky aspekt, ata tani mundohen te spekullojne me kete ngjarje te rendesishme per popullin tone ne menyre qe te na ulin sa me shume ne syte e botes, por nuk do te mund t'ia arrijne kurre ketij qellimi ashtu siç nuk ia kane arritur deri tani.
Imperator
Albanian Perandory
Besoj se e pe mire qe Pallati i Kultures qendronte bukur e fort pa asnje pengese. Uroj mos dali ndonje antares tjeter te na gjej ndonje dicka "te mangut" nga kjo vizite.Postuar më parë nga Kryeplaku
Mesa duket Komunizmi mbizoteron ende ne zemrat edhe te disave nga brezi i ri. Por nuk u ze faj, jane te rinj dhe kane kete besim sepse nuk kane vuajtur komunzimin e eger, shtypjen e tiranine.
Vizita e Bush ne Shqiperi do te mbetet diçka historike per mbare popullin Shqiptar. Me rastin e vizites se tij, rruges "Punetoret e Rilindjes" i eshte ndryshuar emri, dhe per respekt e George W Bush, si president i pare Amrikan qe viziton Shqiperine, ajo rruge ka mare emrin rruga "George W Bush".
Imperator
Albanian Perandory
E mora vesh dhe punen e ores, dicka mese normale, Bush-it mire qe nuk i hoqen gjera te tjera me ate delir. Por Italianet do benin mire qe ta hapnin ndryshe te pakten nje here sa per ndryshim(se e dime mire se cfare populli llapaqen qe jane) edicionin e lajmeve, psh me puthjen e dores qe ju be Bush-it, qe ju be Amerikes, jo si shenje nenshtrimi se Bushi nuk eshte figure fetare por si nje shenje mikpritje dhe falenderimi qe rralle here ndodh ne bote. As figurat fetare(papat, janullatosat(ky jo e jo) e as "shenjtoret" e tjere) nuk jane pritur si Bushi, dhe kjo ka nje shpjegim, jo se ky njeri eshte i pagabueshem, por se per nje dite ne 8 vjet administrate ai shkeli ne Shqiperi dhe per 7 ore ne shqiptaret pritem mikun tone me te madh pa rendesi se si shkojne punet per te ne Amerike apo ne bote, ai mbetet figura numer nje e shtetit Amerikan dhe se cfare ka perfaqesuar ky shtet ne gati 300 vjet ekzistence dhe perfaqesuesi numer nje i ati populli tek ne.
Nuk besoj ne ket lajm sepse mediat italiane jane si ajo ****** qe ndron ne xhdo moment vendin,edhe mediat italiane jane keshtu sepse jane pro serb italianet.
Nga inati dhe xhelozia tani shtetet europiane shikojne te shpifin ndonje gje per shqipetaret.
Ja dhe flamuri shqipetar qe valon ne qender te amerikes
Derisa Bush siguronte shqiptaret per pavaresine e Kosoves ne mes te Tiranes, nuk e di pse kisha pershtypjen se shteti amerikan ka nje premtim ende te pathene per shqiptaret...
Bush në Tiranë : Zoti bekoftë Amerikën dhe Shqiptarët - VIDEO
Mirdita- Bushi foli shqip. “Unë jam përkrahës i fortë i planit të Ahtisaarit. Koha është tani, e thashë edhe në Romë. Pika e parë - duhet të bëjmë përparime; pika e dytë - rezultati përfundimtar është pavarësia. Dua të qartësoj se pavarësia është rezultati i fundit", ka deklaruar në Tiranë, presidenti amerikan, George Bush
Presidenti i SHBA-së, George Bush dhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha, kanë mbajtur një konferencë shtypi në Tiranë. Në të presidenti amerikan vlerësoi nivelin e lartë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe SHBA.
Ai tha se SHBA përkrah dëshirën e Shqipërisë për t'u anëtarësuar në NATO. Ai vlerësoi lartë tolerancën fetare në Shqipëri.
Lidhur me çështjen e Kosovës, presidenti amerikan Bush tha: "Unë jam përkrahës i fortë i planit të Ahtisaarit. Koha është tani, e thashë dhe në Romë. Pika e parë - duhet të bëjmë përparime; pika e dytë - rezultati përfundimtar është pavarësia. Dua të qartësoj se pavarësia është rezultati i fundit".
bushlaura.jpg
Nga ana e tij, kryeministri i Shqipërisë falënderoi zotin Bush për vizitën në Shqipëri duke e cilësuar këtë si vizitë historike. Ai tha se Shqipëria përkrah planin Ahtisaari, fillimisht për një pavarësi graduale të Kosovës e deri në pavarësi të plotë të saj.
Takimi i presidentin Bush me presidentin Moisiu
Në orën 10:10 presidenti Bush është pritur në Pallatin e Brigadave nga homologu i tij shqiptar, Alfred Moisiu, dhe së bashku kanë dëgjuar himnet e Shqipërisë dhe SHBA-së. E pranishme në ceremoninë e pritjes së Bushit ka qenë edhe ambasadorja amerikane në Shqipëri, Marcie Ries, si dhe shumë personalitete të tjera.
Gjate takimit Moisiu ka dekoruar presidentin Bush me “Urdhrin e Flamurit”. Dekorimi i Presidentit Bush u bë me motivacionin: “aleat i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve - në shenjë mirënjohjeje të thellë për rolin historik në mbrojtje të lirisë, demokracisë dhe të drejtave kombëtare, në të mirë të kombit shqiptar dhe mbarë rajonit. Për kontributin e çmuar dhe mbështetjen e vendosur të qeverisë dhe popullit amerikan në zhvillimin e proceseve demokratike dhe të integrimit të Shqipërisë në strukturat euro-atlantike”.
bushberisha1.jpg
Takimi me kryeministrat Berisha-Gruevski-Sanader
Po sot pasdite në Tiranë, kryeministrat e dy vendeve të tjera ballkanike, kryeministri kroat Ivo Sanader dhe ai maqedonas, Nikolla Gruevski, do të marrin pjesë në një drekë pune me presidentin Bush dhe kryeministrin Berisha.
Pas takimeve dhe aktiviteteve tjera, të parashikuara me protokoll, Presidenti amerikan Bush dhe bashkëshortja e tij Laura, do të largohen nga Shqipëria rreth orës 16: 30.
Ndryshe, kjo vizitë shtatorëshe e presidentit Bush në Shqipëri, shoqërohet me masa të larta sigurie. Rreth 10 mijë e 500 punonjës policie janë angazhuar për të garantuar sigurinë, ndërsa snajperistët do të pozicionohen ne kullat më të larta në Tiranë.
Mediat e huaja: Pritje madhështore në vendin më pro-amerikan në planet
Mediat e huaja i kanë kushtuar një vëmendje të veçantë vizitës së presidentit amerikan Bush në Shqipëri. Reuters shkruan se Shqipëria, një nga vendet më të varfra në Evropë ka shpenzuar miliona dollarë për një pritje euforike për presidentin Bush, edhe pse ky i fundit do qëndrojë në Shqipëri vetëm 7 orë.
Pikërisht në këtë vend të vogël, presidentit amerikan po i bëhet një mikpritje madhështore dhe historike. Mediat shkruajnë se i lodhur nga gjithë protestat kundër tij në vende të tjera Evropiane, Bush do ta mbyllë turin e tij me një pritje të ngrohtë në të vetmin vend që e pret krahëhapur.
Stacioni amerikan CBS, thotë se Shqipëria është vendi më pro amerikan në Evropë. Agjencia ANSA shkruan: Shqipëria është një nga vendet më pro-amerikane në planet. Kryelajmi i BBC është gjithashtu vizita historike e Bushit në Shqipëri, si vizita e parë e një presidenti amerikan në këtë vend ballkanik. Mediat e huaja nuk lënë pa përmendur edhe faktin se aq shumë e duan shqiptarët Bushin, sa i vunë një rruge përballë parlamentit emrin e tij.
E përditshmja amerikane New York Times përmes një reportazhi vlerëson se Shqipëria është me siguri vendi më pro-amerikan në Evropë, e ndoshta edhe në botë, është një vend ku Bush është më i sigurt sesa ne SHBA.
Megjithatë, shumica e tyre mendojnë se më tepër vizita e Bushit ka të bëjë me çështjen e Kosovës se sa me të ardhmen e Shqipërisë.
Burimi&video
Me siguri se amerikanet duajne te thon; bene shqiperine ashtu si ishte dhe deri ku ishte...Postuar më parë nga Rina_87
Rroft Shqiperia !
Rroft Shqiperia e Veriut ! (e perkoheshme)
Krijoni Kontakt