Akoma ka plera toksike te ketij kalibri ne kete forum ?Postuar më parë nga antares
Akoma ka plera toksike te ketij kalibri ne kete forum ?Postuar më parë nga antares
Bush, “shkrihet” me qytetaret
E Hene, 11 Qershor 2007
Banoret e Fushe-Krujes kane prekur dje endrren e paenderruar, teksa kane pasur mes tyre Presidentin e SHBA, Xhorxh W.Bush. Kishin disa dite pa gjume ne pritje te ketij takimi, dhe dje me perqafimin qe i kane dhunuar numrit nje te SHBA, kane pershkuar xhiron e botes nepermjet ekraneve televizive, duke u bere ndoshta i pari qytet ne bote qe arrin dhe i dhuron kete dashuri Presidentit Xhorxh E. Bush. Kane qene momente shume emocionuese, ndoshta me emocionueset e takimit te djeshem ne Shqiperi. I liruar nga veshja e tij zyrtare, Presidenti amerikan, Bush, ka hequr dore nga protokolli ne oren e fundit te vizites ne token shqiptare, duke u futur ne mes te turmes se njerezve, qe e kane pritur me brohoritje, dhe eshte perqafuar perzemersisht me ta dhe me pas u ka dhuruar puthje me dore. Presidenti Bush ne viziten disaminuteshe ne Fushe-Kruje, qendroi ne nje bar-restorant, ku u takua me nje grup biznesmenesh. Ai vizitoi nje projekt per nxitjen e biznesit te vogel, te financuar nga USAID. Nje takim i tille eshte paralajmeruar para nje jave nga gazeta “Koha Jone”, e cila ka dhene detaje te zhvillimit te kesaj vizite, qe eshte cilesuar dhe si surpriza e gjithe vizites se shefit te Shtepise se Bardhe ne Shqiperi. Ai duke falenderuar nga afer te gjithe qytetaret e Fushe-Krujes, te cilet i kane bere nje pritje spektakolare, eshte takuar me ta dhe ka shkembyer pershendetje. Shume entuziast, Presidenti Bush ka shtrenguar duart, eshte perqafuar e nuk ka ngurruar te beje edhe foto, madje ka dhene edhe autografin e tij nje qytetari. Pronari i njerit prej lokaleve ne Fushe- Kruje ka pasur gjate kesaj dite te veçante klientin e tij me te rralle, Presidentin Bush, i cili ka qendruar per disa minuta ne kete lokal. Kjo ka qene dhe mbyllja spektakolare e vizites historike te Presidentit Bush ne Shqiperi. Foto, autografe dhe puthje me keta njerez te ketij qyteti kaq modest shqiptar, qe sot jane kthyer ne vemendjen e te gjithe shqiptareve, por ndoshta edhe te mediave boterore. Te cilat nuk kane munguar qe ta japin ne menyre te drejtperdrejte nje eveniment te tille, duke iu referuar CNN, i cili ka ndjekur hap pas hapi dhe ka transmetuar live tere viziten e Presidentit Amerikan Xhorxh W. Bush. Menjehere pas ketij takimi, eskorta e Bush u drejtua drejt aeroportit “Nene Tereza” per te perfunduar ne kete menyre viziten e tij te suksesshme, me te miren ndoshta ne jeten e tij, ne token shqiptare. A.G
Bush, “Qytetar Nderi” i Fushe-Krujes
Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhorxh W. Bush, eshte shpallur dje gjate vizites se tij ne Fushe-Kruje “Qytetar Nderi” i qytetit. Vetem pak minuta perpara se Presidenti Bush te vizitonte kete qytet, kryetari i Bashkise se Fushe-Krujes, Ismet Mavriqi, u shpreh se Keshilli Bashkiak e ka shpallur Presidentin e SHBA-se “Qytetar Nderi” te Fushe-Krujes. Me pas, kryebashkiaku Mavriqi tha se kjo eshte nje vizite historike per popullin shqiptar dhe akoma me e rendesishme eshte kjo vizite per banoret dhe qytetin e Fushe-Krujes. “Me nje vendim te Keshillit Bashkiak, Presidenti Bush eshte shpallur ‘Qytetar Nderi’ i qytetit. Presidenti Bush eshte mik i madh per gjithe shqiptaret”, tha kryetari i bashkise se ketij qyteti, i cili dje ka perjetuar evenimentin me te madh te tij, qe nga krijimi si qytet dhe pike nyje per shume vite per tere zonen e Veriut.
Bush, pershendetje ne “Skenderbej”
Presidenti i SHBA, Xhorxh W. Bush, pershendeti dje, ne mesdite, mijera banore te Tiranes, qe kishin dale ne rruget dhe sheshet kryesore me flamuj dhe banderola.
Duke u larguar nga Tirana, per ne qytezen e vogel te Fushe-Krujes, Presidenti Bush pershkoi me delegacionin e tij sheshin “Skenderbej” dhe bulevardin “Deshmoret e Kombit”, ku mijera banore te kryeqytetit, si dhe te ardhur nga zonat e tjera te vendit dhe Kosova, e pershendeten ngrohtesisht me flamuj amerikane dhe shqiptare. Ai gjate parakalimit ne qendren e kryeqytetit shqiptar, i kthyer dje dhe ne qendren e mbare shqiptareve, ka ngadalesuar shpejtesine e automjetit, duke pershendetur qytetaret shqiptare, te cilet kishin kohe qe e kishin pritur, dhe qe nuk kishin perfituar nga hyrja e tij ne kryeqytet, e cila nuk eshte bere nga rruga e Durresit, por nga unaza e re.
Gjate krejt paradites se djeshme, kur Presidenti Bush zhvillonte takimet zyrtare me kreret me te larte te shtetit shqiptar, mijera banore kishin mbushur rruget dhe sheshet e veshura me flamuj amerikane dhe shqiptare, ne shenje mirenjohjeje per viziten, per here te pare ne Shqiperi, te nje Presidenti te SHBA. Presidenti amerikan mbyll me sukses viziten e tij ne Shqiperi. I pritur me ngrohte se kudo dhe i shoqeruar nen masa te rrepta sigurie, shefi i Shtepise se Bardhe ka zhvilluar viziten e tij te pare ne token shqiptare, duke dhene nje deklarate te forte dhe nje lajm shume te mire per gjithe kombin shqiptar.
#VamosArgentina
Moisiu, “Urdhrin e Flamurit” per Bush
E Hene, 11 Qershor 2007
Presidenti Moisiu vleresoi viziten e Presidentit te SHBA-se ne Shqiperi si vizite historike. Ai u shpreh se kjo dite e madhe eshte pritur nga te gjithe shqiptaret, kudo qe ndodhen, me nje gezim te veçante. “Per arsye historike dhe bashkekohore, theksoi Presidenti, Shqiperia dhe shqiptaret kane nje ndjenje te larte mirenjohjeje dhe respekti per shtetin dhe popullin amerikan”. Ne vijim, ne pranine e znj. Laura Bush dhe znj. Mirela Moisiu, si dhe drejtuesve te Parlamentit, institucioneve kushtetuese dhe kryetareve te partive parlamentare, u zhvillua ceremonia e dekorimit te Presidentit te SHBA-se, Bush, me “Urdhrin e Flamurit”, nderimi me i larte qe ben Presidenti i Republikes. Ne perfundim te ceremonise, si dhe pas zhvillimit te nje takimi konfidencial, dy Presidentet u bashkuan me delegacionet perkatese ne ambientet ku u zhvilluan bisedime ne nje takim bilateral.
Presidenti Moisiu dekoron Presidentin Xhorxh W. Bush me “Urdhrin e Flamurit Kombetar”.
Presidenti i Republikes, Alfred Moisiu, i dorezoi dje Presidentit Xhorxh w. Bush “Urdhrin e Flamurit Kombetar” me motivacionin: “Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes - aleatit te madh te Shqiperise dhe shqiptareve - ne shenje mirenjohjeje te thelle per rolin historik ne mbrojtje te lirise, demokracise dhe te drejtave kombetare, ne te mire te kombit shqiptar dhe mbare rajonit. Per kontributin e çmuar dhe mbeshtetjen e vendosur te qeverise dhe popullit amerikan ne zhvillimin e proceseve demokratike dhe te integrimit te Shqiperise ne strukturat euroatlantike”.
Bush takon komandot
Mirenjohje dhe vleresim te veçante, Presidenti i SHBA-se shprehu per mbeshtetjen e madhe te Shqiperise dhe angazhimin e saj ne misionet paqeruajtese ne Irak dhe Afganistan, si dhe per kontributin e saj per paqen dhe stabilitetin ne rajon. Kete konsiderate te larte, Presidenti Bush ia transmetoi dhe 28 ushtarakeve shqiptare qe kane sherbyer ne keto dy vende te pranishem dje ne Pallatin e Brigadave. Dy Presidentet u takuan dhe u pershendeten nga afer me keto efektiva dhe realizuan nje foto te perbashket me ta. E planifikuar per t’u zhvilluar ne Durres, ky takim ka qene me te vertete nje eveniment me vete, teksa kreu i Shtepise se Bardhe nuk ka munguar te vleresoje pergatitjen dhe gatishmerine e ushtarakeve shqiptare ne misionet paqeruajtese, ne kuader te pjesemarrjes ne koalicionin antiterror. Nga ana tjeter, ai ka shprehur vleresimin maksimal per qeverite shqiptare ne permbushjen e ketyre misioneve dhe ne gatishmerine e shprehur per te derguar trupa ne zonat me te nxehta te globit ne funksion te vendosjes se demokracise dhe prosperitetit te ketyre vendeve.
#VamosArgentina
Bush bashkon politiken
E Hene, 11 Qershor 2007
Sapo ka shkelur ne token shqiptare, Bush eshte perballur me shtrengimin e balancuar te dores nga ana e blloqeve politike shqiptare. Me ne krye shefin e ri te diplomacise, Lulzim Basha, kreret e grupeve parlamentare te PD dhe te PS, perkatesisht Bamir Topi dhe Ben Blushi, kane qene te paret ata qe i kane uruar mireseardhjen Presidentit amerikan, Xhorxh Bush. Thirrjes per nje bashkepunim mes forcave politike ne funksion te integrimit te Shqiperise ne strukturat euroatlantike, nuk ia eshte shmangur as Presidenti amerikan, Bush, i cili qofte ne takimin me Presidentin Moisiu, qofte ne takimin dhe ne konferencen e perbashket per mediat me Kryeministrin Berisha, e ka cilesuar primare. Dhe si per te dhene nje pergjigje konkrete ndaj thirrjes se nderkombetareve, ka qene Presidenti Moisiu ai qe ka mbledhur ne Pallatin e Brigadave te gjithe kreret e politikes shqiptare, si dhe kreret e te gjitha institucioneve te pavarura shqiptare. Vizita e Presidentit te SHBA, Bush, ka bere qe per here te pare, pas kaq muajsh, te shkele ne Pallatin e Brigadave ne nje ceremoni te drejtuar nga Moisiu edhe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e shquar per akuzat dhe sulmet e drejtperdrejta ne drejtim te kreut te shtetit. Nderkohe qe kane qene dhe kreret e partive opozitare, duke filluar me kryetarin socialist, Edi Rama, kreun e LSI, Ilir Meta, Gjinushi, Ceka dhe Milo, si dhe kryetaret e te gjitha partive parlamentare te mazhorances. Nuk kane munguar as Kryeprokurori Sollaku, kryetari i Gjykates se Larte, Thimio Kondi, kreu i KLSH, Çeku, Avokati i Popullit, Dobjani. Por ajo qe ka rene ne sy ka qene mungesa e ish-kreut socialist, Fatos Nano, aspiranti kryesor per postin e kreut te shtetit. Ende mbetet enigme mosvajtja e tij, duke qene se eshte politikani qe e ka takuar dy here Presidentin Bush. Mungese ka pasur dhe ish-kryeministri Pandeli Majko, i cilesuar si “Kryeministri i Luftes se Kosoves”. Duke ndjekur te njejten gjatesi vale ne lidhje me kujdesin e treguar per t’u paraqitur para Presidentit Bush sa me te bashkuar, politika shqiptare ka shkuar me tej, teksa ne dreken e punes, ne Vilen 30, rezidenca qeveritare e ish-kryeministri komunist, Mehmet Shehu, ka qene dhe nenkryetari socialist i Parlamentit, Ylli Bufi. Pikerisht neper keto piketa ka kaluar politika shqiptare, per t’u paraqitur sa me e bashkuar perpara Presidentit amerikan, ndoshta per te bere nje pauze perpara perplasjes se madhe, qe pritet te shpertheje me pas, kur te fillojne procedurat per zgjedhjen e Presidentit te Republikes, procedura te cilat qe tani kane nisur me sensin e deshtimit. Por qe ka qene serish Bush, ai qe ka bere thirrje per bashkepunim. S.P
Bush-Moisiu: “Shqiperia, demokraci e brishte”
Nuk kane kaluar pa komente nga ana e Presidentit amerikan dhe marredheniet mes klases politike shqiptare, duke i cilesuar te rendesishme keto marredhenie. “Shqiperia eshte nje vend me demokraci te brishte”, mesohet se eshte shprehur Presidenti Xhorxh Bush, ne takimin koke me koke me homologun shqiptar, Alfred Moisiu, ne Pallatin e Brigadave. Bush e ka vleresuar rolin e Moisiut ne forcimin e institucioneve shqiptare. Presidenti amerikan vleresoi ndryshimet pozitive ne vendin tone, progresin dhe punen e bere deri tani, qe duhet te vijoje dhe ne te ardhmen per zhvillimin dhe konsolidimin e metejshem te demokracise. Ai theksoi rendesine qe ka per vendin bashkepunimi mes kraheve te politikes, sidomos per çeshtje madhore, si ato te integrimit e te tjera.
Pallati i Brigadave, Nano e Majko mungojne
Ish-kryeministri socialist, Fatos Nano, nuk ka munguar ta shprehur tere vleresimin e tij per viziten e Presidentit amerikan, Bush, pavaresisht se nuk ka qene pjese e ceremonise se pritjes ne Pallatin e Brigadave. Ai eshte shprehur se marredheniet e partneritetit me SHBA-ne i sigurojne Shqiperise dhe rajonit te ardhmen euroatlantike. “Kjo vizite shenon nje begraund historik dhe politik jashtezakonisht te dobishem per ecurine e kombit shqiptar, veçanerisht vitet e fundit, kur eshte afirmuar roli global i SHBA-se dhe referencat jane per te gjitha interesat madhore qe bashkojne aktualisht shqiptaret me njeri-tjetrin, me Evropen e Bashkuar me NATO-n, dhe sigurisht me gjithe rajonin”, tha Nano, duke nenvizuar se Shqiperia eshte treguar nje partner i denje i SHBA.
#VamosArgentina
Rofte bushi
rrofte pavaresia e kosoves.
Propozoj qe ai burri (mbrapa Moisiut) te jape llogari para organeve kopetente (ne Guantanamo) per "armembajtje pa leje).......
C'e ka ate gje te gjate ne dore ne pozicion vertikal?
A nuk perben kjo nje kercenim per mejkun e madh" Bush?
---------------------------
Nderkohe (hajduti ordiner) Bushi i Burrelit eshte liruar pas ceremonise se rastit!
"The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
-Simón Bolívar
Postuar më parë nga Darius
“Bush”, provokim i dyfishte ndaj Greqise
E Hene, 11 Qershor 2007
Mediat greke, ne kuadrin e vizites se Presidentit amerikan, Bush, ne Shqiperi, dolen me perfundimin se Tirana zyrtare ka bere nje provokim te dyfishte. “Ne kurriz te vendit helen, nje provokim i dyfishte gjate vizites se Bushit ne Shqiperi”, njofton televizioni kryesor ne vend, Antenna. Sipas tij, shqiptaret i meshuan çeshtjes se çameve, duke i dhene nje mesazh te qarte per kete Presidentit Bush. Ky, per Antenna, ishte provokimi i pare qe rendon Greqine. Media greke deklaron se “Bushit i eshte deklaruar se çamet ne Shqiperi kerkojne trojet e tyre ne Greqi, ne zonen qe njihet prej tyre si Çameria”. Kurse i dyti, pa u komentuar shume, ishte “Fqinjet tane, madje perçmojne apo zhvleresojne kryepeshkopin e Shqiperise, Anastasios”. Lidhur me kete argument, media greke deklaron se Anastasi nuk ishte ftuar ne axhenden e Bushit ne Shqiperi.
#VamosArgentina
Vizita e Bush, flasin analistet
E Hene, 11 Qershor 2007
Analistet e shtypit, Alfred Peza, drejtor i TV “Ora NEWS”, Lutfi Dervishi dhe Martin Leka, menjehere pas konferences se shtypit, komentojne deklaratat e Presidentit Xhorxh W. Bush per Kosoven, integrimin ne NATO dhe mbeshtetjen ndaj Shqiperise
Si e vleresoni viziten e Presidentit Bush ne Shqiperi?
Alfred Peza: Vleresimi personal per viziten e Presidentit Xhorxh Bush ne Shqiperi, nuk mund te dali jashte opinionit te pergjithshem te qytetareve, aktoreve dhe faktoreve kryesore te jetes se ketij vendi, se ajo eshte historike ne shume aspekte. Por, pavaresisht nga kjo, rendesia e kesaj vizite nuk duhet pare, lexuar dhe konsumuar ne menyre folklorike. Por, kesaj vizite i duhen dhene aq “rreshta” dhe vemendje ne “tekstin” e historise sone te tashme dhe te ardhme, sa ajo vertet meriton, pra as me shume e as me pak. Ne perceptimin tim, perveç aspektit statistikor, si e para vizite e realizuar ne Shqiperi nga nje President i SHBA ne detyre, gjykoj se te pakten tre gjera do te mbeten ne mendjen e opinionit brenda dhe jashte vendit per nje kohe relativisht te “gjate”: Deklarimi me i qarte se asnjehere me pare i Presidentit amerikan pro pavaresise se shpejte te Kosoves, mbeshtetja e SHBA per proceset integruese te Shqiperise, sidomos per marrjen e nje ftese per anetaresimin ne NATO dhe proamerikanizmi i theksuar i shqiptareve, perkunder nje vale rritese te ndjenjave antiamerikane ne Evrope dhe ne pergjithesi ne bote, per shkak te çeshtjes se luftes ne Irak. Vizita e Presidentit Bush, per shkak te vemendjes se mediave me te fuqishme te botes, qe e kane pasur ate lajmin e tyre te pare dje, ishte dhe do te jete, edhe per disa kohe, reklama me e mire dhe me pozitive qe i eshte bere ndonjehere Shqiperise. Si perfundim, Shqiperia tani, pas vizites se Presidentit Xhorxh W. Bush, ka fituar nje vlere te shtuar ne raport me periudhen para kesaj vizite. Se sa do te jete kjo vlere, kjo mbetet per t’u pare.
Martin Leka: Padyshim historike ne te gjithe kuptimin e fjales. Historike per nga koha, mesazhet, pritja, gjithçka. Pertej entuziazmit qe ngjall nje vizite e tille ne nje vend te vogel si yni, e para e nje Presidenti te SHBA, shqiptaret kane te drejte te gezohen dhe te ndjehem me te lartesuar per mesazhet qe u dhane nga Presidenti amerikan. Vizita e Presidentit amerikan e lartesoi Shqiperine ne gjeopolitiken rajonale, evropiane e boterore. Ne terma popullore, ishte nje “reklame” falas per Shqiperine nga Presidenti me i fuqishem i botes. Mesazhet e tij per anetaresimin ne NATO dhe per Pavaresine e Kosoves, jane dy elementet baze te vizites, per te cilen te gjithe shqiptaret, brenda e jashte kufijve politike, duhet te ndjehen krenare!
Lutfi Dervishi: Eshte nga ngjarjet me te rendesishme qe kane ndodhur, te pakten qe prej vitit 1991. Para ardhjes ne Tirane, vizita u cilesua historike per faktin se ishte vizita e pare e nje Presidenti ne detyre te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Gjate vizites cilesimi historik do te mbetet per deklarimin qe Presidenti Bush beri per pavaresine e Kosoves dhe mbeshtetjen per aspiraten e Shqiperise per t'u bashkuar ne NATO. Toni dhe gjestikulacionet kur Presidenti Bush deklaroi se objektivi final eshte pavaresia e Kosoves do te thone se ai nuk foli vetem me mendje, por edhe me zemer.
Mesazhi i tij per anetaresimin ne NATO duke kerkuar realizimin e standardeve...
Lutfi Dervishi: Vizita e djeshme ne Tirane tregoi mbeshtetjen dhe angazhimin personal te Presidentit Bush qe Shqiperia te behet anetare me te drejta te plota ne NATO. Dera e NATO-s ka qene dhe mbetet e hapur per Shqiperine. Premtimi i Presidentit te SHBA per mbeshtetje eshte nje shtytje e fuqishme ne kete drejtim. NATO eshte nje organizate qe anetaresimin e bazon mbi kritere dhe standarde. Jane kriteret ushtarake, politike dhe ekonomike. Plotesimi i kritereve eshte ne doren tone. Nese Shqiperia ka avancuar ne kriteret ushtarake dhe kete vit eshte ne xhiron e nente te Planit te Veprimit per Anetaresim, mbetet shume per te bere ne standardet politike. Fakti qe edhe Presidenti Bush theksoi rendesine qe forcat politike ne Tirane duhet te lene menjane diferencat dhe dallimet dhe te perballojne bashke çeshtjet e medha do te thote se “thembra e Akilit”, mbetet vullneti politik. Jane nje sere reformash te rendesishme qe duhet te plotesohen, si reforma gjyqesore, reforma zgjedhore, rezultate konkrete ne luften ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit, zgjedhja e Presidentit etj. Jane nje sere ligjesh te rendesishme qe duhet te kalojne ne Parlament me miratimin e te dy paleve. Eshte rasti qe forcat politike te deshmojne se mbi interesat e ngushta partiake te vendosin interesat e vendit.
Alfred Peza: Askush nuk besoj se ka pritur qe dje, Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush, te vinte ne Tirane me nje ftese bosh dhe ta firmoste ate ne konferencen e shtypit, duke na pyetur me pare edhe ne per daten e anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Keshtu qe, per sa i perket kesaj çeshtjeje, Presidenti amerikan nuk tha asgje me pak ose me shume se sa maksimumi i mesazhit pozitiv qe mund te na jepte: Realizoni standardet dhe dyert e Aleances se Atlantikut te Veriut, me ndihmen dhe mbeshtetjen e SHBA, do te jene te hapura per Shqiperine. Nuk besoj se ndonje udheheqes shteti jo vetem i rangut te Bush, por edhe i nje shteti shume me pak te fuqishem se SHBA, do te mund te arrije te artikuloje ndonjehere qe do te na mbeshtese per t’u anetaresuar ne NATO dhe BE pa realizuar standardet.
Martin Leka: Tani keto dihen. Duhet te respektohen nje sere standardesh qe te anetaresohesh ne aleancen me te fuqishme ushtarake te botes. Keto standarde kane te bejne, pike se pari, me cilesi dhe norma, qe kane te bejne ne fund te fundit me nivelin e demokracise. Keto jane mesazhe per politiken, mesazhe qe mendojme se politika e pergjegjshme do t’i percjelle ashtu siç duhet, pa eufori dhe me prakticizem. Eshte per t’u theksuar fakti se ndoshta jemi shume afer realizimit te kesaj endrre, anetaresimin ne strukturen e NATO-s, po te kemi parasysh deklaratat qe u bene pas takimit te Presidentit Bush me kryeministrat e vendeve te te ashtuquajtures “Karte e Adriatikut”, ne te cilen perfshihen Shqiperia, Maqedonia dhe Kroacia. Ndoshta ky lajm i mire per shqiptaret do te marre viston ne samitin e Bukureshtit te vitit te ardhshem.
Si e vleresoni mbeshtetjen e Presidentit Bush per pavaresine e Kosoves, pavaresisht vetos se Rusise?
Martin Leka: Kjo eshte edhe e verteta e madhe ndoshta edhe pse Bush vizitoi Shqiperine. Ne nje perqindje dominonte mund te themi se ai erdhi per Kosoven, perkatesisht per te gjithe Kombin dhe Tirana ne kete kuptim figurativ ishte thjesht Kryeqendra nga ku shqiptaret duhej te degjonin mesazhin e Presidentit te SHBA. Per here te pare nje President, per me teper i vendit me te fuqishem te botes, permend hapur dhe pa ekuivok fjalen Pavaresi per Kosoven. Kjo do te thote ne terma te tjere qe rruga e Kosoves eshte e pakthyeshme dhe asnje gje ne bote, as edhe vetoja e mundshme e Rusise, nuk mund te ndalojne vullnetin e nje populli te ndrydhur, te sunduar e te shtypur per vite e vite te tera. Deklarata e Bush ka gezuar kosovaret ne veçanti dhe gjithe shqiptaret, sidomos pas nje “hutimi” qe ata paten nga punimet e Samitit te G-8, ku u kerkuar shtyrja e problemit te Kosoves.
Lutfi Dervishi: Ne Tirane, dje patem fatin te jetojme nje moment shume te veçante. Shqiptaret degjuan nga goja e Presidentit te superfuqise se vetme te Botes se SHBA jane per pavaresine e Kosoves. Ka plot çeshtje, ku SHBA dhe Rusia nuk jane dakord me njeri-tjetrin, ka çeshtje qe pare nga interesi i tyre jane me te rendesishme se Kosova (sistemi i mbrojtjes antirakete etj.), por theksimi qe z. Bush i beri dje pavaresise se Kosoves eshte i rendesishem, sepse tregon se, pavaresisht diferencave dhe kundershtive ne çeshtje te tjera, Kosova nuk eshte pjese per "ujdi" te tipit, terhiqem ketu, terhiqu atje. Dje, ne Tirane, u pa qarte se Presidenti Bush deshiron ta mbylle mandatin e tij, duke e zgjidhur çeshtjen e Kosoves. Ai e beri te qarte se pavaresia e Kosoves nuk eshte me pyetja A? , por kur?. Çka do te thote se edhe nese Rusia perdor veton, pavaresia e Kosoves do te vije.
Alfred Peza: Mbeshtetja e Presidentit Bush per pavaresine e Kosoves, pavaresisht nga qendrimi kundershtues i Rusise per kete çeshtje nepermjet shprehjes se tij “koha eshte tani” dhe mesazhi per qetesi drejtuar kosovareve dhe klases se tyre politike, tregojne ate qe deshironte prej kohesh qe te degjonte çdo shqiptar. Pra, mbeshtetjen dhe qendrimin e vendosur dhe pa asnje ekuivok nga kreu i superfuqise se vetme ne bote, per pavaresine e Kosoves. Pas kesaj, pavaresisht se Rusia, si anetare e Keshillit te Sigurimit te OKB-se, eshte kunder kesaj pavaresie, dita kur Kosova do te fitoje pavaresine e saj eshte me afer se kurre me pare. Nje gje eshte e sigurt, se per Rusine, çeshtja e Kosoves eshte nje çeshtje jo jetike, por nje çeshtje politike. Sepse po te ishte ndryshe, Rusia nuk kishte pse i terhiqte trupat e saj me 2003 nga Kosova. Putini dhe Kremlini duket se nuk e kane shume seriozisht ashtu si SHBA per Kosoven, mbeshtetjen e tyre per Serbine ne kete pike. Sepse eshte e qarte se Moska nepermjet votes ose vetos se saj per pavaresine e Kosoves, me shume se per Serbine, eshte duke rritur pazarin e vet politik per çeshtjen e bazes se raketave amerikane ne Poloni, po mundohet te detyroje bashkesine nderkombetare qe te beje nje sy qorr dhe nje vesh shurdh per demokracine e cunguar qe ekziston ne Rusi dhe per çeshtjen e te ardhmes se Çeçenise. Ndaj, mbeshtetja e Presidentit Bush per Kosoven, eshte e qarte se shume shpejt do te arrije te materializohet me statusin e saj final, qe nuk mund te jete gje tjeter ne fund fare, veçse nje Kosove e pavarur, nje shtet i ri ne Ballkan qe do te integrohet nje dite ne BE dhe NATO, duke jetuar ne paqe me fqinjet e saj serbe, maqedonas, malazez dhe me Shqiperine.
Pergatit: Denis Dedej
#VamosArgentina
ta bej edhe une si nje anetar tjeter me pare:Postuar më parë nga antares
Akoma ekzistojne plehra te kalibrit tend ne kete forum?
Po ti je kunder amerikes pres se ciles shqiperia nuk ka pare keq,
apo je me vellezrit e tu afganistanez e iranian.
Nuk kuptoj.
apo je me vellezrit e tu afganistanez e iranian
---------------------------
Thuhet afgane e jo "afganistaneze"
Me heq nje kuriozitet?
Ku e ke bere shkollen (ne se ke bere) dhe sa klase ke bere?
E di ti qe Rregulli 36, Paragrafi 87 i Forumit i ndalon ata qe nuk jane ne gjendje te formulojne 2 fjali ku e dyta te mos kundershtoje te paren?
Shko beja s....... bahces tani!
"The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
-Simón Bolívar
Krijoni Kontakt